Legalizuan objektet e prishura, arrestohen 5 punonjës të ALUIZNI-t

January 20, 2015 10:15

Legalizuan objektet e prishura, arrestohen 5 punonjës të ALUIZNI-t

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë punonjës të ALUIZNI-t dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë.

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë legalizime të paligjshme.

Sipas prokurorisë, 5 ish-zyrtarët e ALUZINI-t legalizuan 8 objekte mes Gardës së Republikës dhe Universitetit Politeknik, të cilat tashmë janë shembur nga INUK-u në prag të vizitës së PapaFrançeskut.

Më datën 19.01.2015, ora 23.00, Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Task-Forcë në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi tre mujor, në kuadër të operacionit policor “Legalizimi” ekzekutoi urdhat e Gjykatës për masat e sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit:

Artur Skela, 45 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Erin Mlloja, 32 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Ermal Dino, 27 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Erald Maçi, 36 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Robert Dauti, 31 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 4 ish-drejtues dhe specialistë të kësaj dege të ALUIZNI-t, shtetasit: F.H., K.B., R.D. dhe shtetasi T.B.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas me detyra drejtuese dhe ish-specialistë pranë ALUIZNI-t dega Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke bërë legalizime në mënyrë të paligjshme të disa objekteve që ndodhen në juridiksionin e Tiranës.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25 te K.Penal”, thuhet në një deklaratë të policisë.

January 20, 2015 10:15
Komento

9 Komente

  1. LORA January 20, 10:20

    Lajm I gezueshem.
    Do te ishte e udhes (ne procesin e hetimit) edhe verifikimi i kontove te ketyre “trimave” ,pergjete kohes kur kane bere legalizimet e paligjshme.

    Reply to this comment
  2. ta qi January 20, 10:20

    ORE INUK SHIFE PAK RRUGEN MBI SHKOLLEN E BALETIT SI KA MUNDESI PRISHE VETEM ATO DYQANET E TE LODHURVE DHE ME LE HOTEL PIKE LOTI (legalizuar korrik 2013) BAR PIANO BAR (trafikant femrash e droge ne londer), dhe keshtu deri tek tregu elektrik SHIFENI ME VEMENDJE JU LUTEM SE NUK ECIM DOT NE TROTUAR

    Reply to this comment
  3. Artan January 20, 11:40

    A mund te me sqaroje njeri dicka? Kodi penal e shumta te denon dy apo tre vjet per shperdorim detyre dhe korrupsion.Po qindra milione leke te taksapaguesve qe pronaret e ndertimeve te prishura pasi ishin legalizuar padrejtesisht do ti fitojne me gjykate,kush do ti paguaj?Perse duhet ti paguajne taksapaguesit keto para?
    Perse nuk vepron shteti edhe tek ne sic behet ne te gjithe boten qe zyrtarit i cili vertetohet se i ka shkaktuar dem shtetit dhe taksapaguesve pervec denimit penal me burg i sekuestrohet cdo pasuri deri ne shlyerjen e demit.
    Vetem keshtu behet drejtesi.Vetem keshtu frenohen zyrtaret qe as te mos e cojne neper mend te abuzojne me detyren.
    Perndryshe i bie qe ne fund nga kjo histori fitojne miliona nga paret tona ndertuesit e paligjshem ,fitojne zyrtaret qe u kane marre shukat ndertuesve per ti legalizuar si dhe perlajne nje perqindje te mire nga keto shuka gjyqtare e prokurore duke mos i denuar sic duhet.
    Ata qe e hane jane taksapaguesit paret e te cileve ne vend qe te investohen per shkolla,spitale,rroga e pensione me te mira,shkojne per te demshperblyer pasojat e abuzimeve me detyren shteterore.

    Reply to this comment
  4. Lul January 20, 13:37

    Qeveria po permbush detyrimet, bjeru hajduteve se vetem keshtu kujtojne cfare eshte shteti dhe ligji….abuzuesit..trafikantet…vrasesit…te ekzekutohen ne mes te tiranes me gure ose bisht lopate.

    Reply to this comment
  5. Pellazgu January 20, 14:30

    Sa legalizime të këtij lloji janë bërë në gjithë Shqipërinë!
    Në qytetet kryesore kanë legalizuar edhe mbi njollat e studimeve të rrugëve, kur ka pasur studime për zgjerimin e tyre, çka ligji e ndalonte rreptëshit, duke e rënduar dyfish arkën e shtetit: një herë për të kompensuar ish-pronarin, në kuadrin e legalizimit dhe një herë për të kompensuar të legalizuarin, në kuadrin e shpronsimit për efekt të zgjerimit të rrugës. Madje kompensimi i dytë është në vlerë më të madher sepse bëhet zhdëmtimi financiar edhe për objektin që prishte.
    Nëse nuk do ishin bërë këto legalizime, shteti kompensonte drejtpërdrejt pronarin e truallit dhe shmangte pagesën edhe për zaptuesin e truallit…

    Reply to this comment
  6. plaku i mocem January 20, 14:35

    Me beri pershtypje per nje 27 vjecar qe cilsohej “si specialist”Une e kam quajtur veten specialist ne profesionin tim mbas dhjete vjetesh pune mbas shkolles se larte.Per mendimin tim,perjashto ata qe kane studiuar ne universitet prestigjoze te huaja ne deget e reja, sidomos te fushes se kibernitikes dhe elektronikes, dhe te cilet kane punuar jo me pak se 5 vjet ne profesion e theksoj kete,vetem keta persona te kesaj moshe mund ta gezojne cilsimin specialist.Kujdes me kete cilsimin ,nuk te ben diploma specialist,por pas saj eshte pervoja konkrete ne pune qe te ben te tille.Ka dhe nje specialitet tjeter qe mjafton vetem diploma e shkolles se larte te quhesh specialist, kjo eshte: Vjedhja,dhe abuzimi me pushtetin.

    Reply to this comment
  7. niku January 20, 15:22

    po ish drejtori Kreshnik Bozho pse jasht apo eshte ne kerkim ne mes te Tiranes e keni me T Kostaqin

    Reply to this comment
  8. BUM-BUM January 20, 16:38

    keta specjaliste do dalin shpejte nga ndjekja penale,jane thjeshte nje zhurme-BUM-BUM.
    i liron prokuroria dhe gjykata ,nuk kane bere shkelje ligjore. Ne çdo vede te shqiperise jane bere ndertime te tilla,prandaj u be legalizimi ligjor i ndertimeve pa leje me vendim te parlamentit shqiptar , qeverise dhe Ministrise Drejtesise.Nuk ka te drejte ti prishe asnje qeveri ligjerisht keto ndertime te legalizuara me vendim te veçante,jo te beje seleksionime ,aty eshte djersa e qytetarve .,sidomose ata qe kane ndertuar shtepi.Kushe pret dhe nje peme ne rruge ose ne park duhet te veproje ligji po te jemi shtet por ketu rrenimi eshte i madhe ndeshkimi duhet te filloi tek zyrtaret e larte pasi demi eshte shume i madhe ,katastrofik jo ndeshkimi sa per te bere zhurme, tek cironkat e vogla.Ne shqipri jane rrenuar pasurit , si vjedhja e B.SH para 10 vjetesh 350kg flori ne monedha numizmatike te vjetra ,vjedhja e vitit shkuar qe groposi 7.13milard lek vjetra ne gjepa te hajdutve punonjesve te saje!!..pasuria ushrise,ekonomise bujqesore,gjologjise,fabrikat,uzinat mekanike kimike,bankat ,djegejet e komisarjateve,rrenimi pyejeve ,pasurive te mbi tokes e nentokes ,rrenimi burimeve ujore, shitja dhe shfrytzimi korruptiv , kriminal e i babzitur te armatimit,municionit,avion maqina topa pa funde municione te çdo kalibri,ku jane?? ku shkuan?? ..ne cilet gjepa hajdutesh kane perfunduar??..milarda,milarda pasuri te popullit,çfar shteti nderton ti politikan?..a’ po i keni vjedhe vete ,dhe ferra ne kembe nuk te hyne?..dhe bene BUM-BUM sa per zhurme !!!!kur do ti ktheni parat e vjedhura ne B.SHqiperise???..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*