Legalizimet, Lame: Javën e ardhshme në Kuvend, ligji për ndërtimet pas vitit 2009

May 23, 2015 09:09

Legalizimet, Lame: Javën e ardhshme në Kuvend, ligji për ndërtimet pas vitit 2009

Javën e ardhshme nis në komisionet parlamentare shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim të ndërtimeve të bëra pas vitit 2009.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka shpërndarë leje legalizimi për njësitë 4, 8 dhe 9, në Tiranë, ku bëri të ditur se në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i përfshin kjo hapësirë kohore.

“Ndërtimet e pas 2009 që deri sot nuk përfshihen në ligjin e legalizimeve, të cilat realisht ishte një kënaqësi dhe për ne që arritëm “ta çajmë”, po e quaj kështu, dhe në një nga seancat e javës tjetër në komisionet parlamentare nis shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim dhe ndërtimet e bëra pas 2009. Në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i përfshin kjo hapësirë kohore”, tha Lame.

Një problematikë tjetër për kreun e ALUIZNI është edhe problemi i përfundimit të procesit të regjistrimit, në hipotekë. Kjo na pengon në dhënien e certifikatave të pronësisë, tha Lame, por është thjesht çështje kohe.

May 23, 2015 09:09
Komento

8 Komente

  1. plakukjgg May 23, 09:25

    Po kur do mbaroni ?

    Reply to this comment
    • greiss May 23, 10:35

      Eshte gjynah qe bukurite e natyres jane shkaterruar nga ndertimet pa kriter gjithandej dhe nese nuk u vihet fre, do te vazhdoje po ne kete rruge deri ne degradim komplet. Nderhyrja ligjore duhet, qe perpara se te ndertojne serish vend e pa vend, ta mendojne mire.

      Reply to this comment
      • helidoni May 23, 10:37

        Zhvillimi urbanistik me skandaloz qe ekziston, eshte ne territorin tone, ndertime vend e pa vend, jashte cdo standarti, territori pas reformes territoriale, ka nevoje edhe per nje sistemim, se eshte aq i copezuar, sa duket sikur jemi ne kandahar dhe sidomos per hotelet e biznese qe mire qe kane fitime, por shkaterrojne edhe urbanistiken.

        Reply to this comment
    • Pronari i Tokes May 23, 16:12

      Pse do ti legalizoje keto ndertime z.Artan Lame?
      Ligji per legalizimin nuk mund te zbatohet. Qeverija premtoi legalizime falas .E verteta eshte qe legaliazimet kane kosto qe formohet nga kosto e truallit dhe kosto e mbajtjes se zyres se Aluizmit, dmth e financimit te kesaj zyre.
      Te pranojme se jane rreth 500000 ndertime pa leje ne Shqiperi.(jane me shume) Aluizni mund te legalizoje me ligjin e deshtuar te Artan Lames te themi 40 mije ndertime, po ja edhe 50 mije ne vit qe kuptohet nuk behen .
      Kjo do te thote se ndertimet pa leje do te legalizohen te pakten pas 10 vjetesh. Dmth koston e zbatimit te ketij ligji Artan Lamja ja hedh qeverive qe do vine dhe drejtoreve te pas tij.Kjo eshte e turpshme.
      Shqiptaret jane te zgjuar, fakti qe qeverija ka premtuar se do ti legalizoje te gjitha ndertimet falas i jep atyre te drejten te mos paguajne asgje, as faturen e tokes, dhe te presin premtimet elektorale te rradhes.
      Pse ta paguajne qe te financojne zyren e Artan Lames apo qe me parate te demshperblehen pronaret e truallit.
      Mund te ndodhe edhe me keq per ta, qe gjate procesit te urbanizimit te ndertimeve disa prej ndertimeve te tyre te prishen.Edhe kjo kosto kuptohet do paguhet nga cmimi i truallit.
      Dmth kemi non sens te legalizuarit do te paguajne qe te behet procesi i urbanizimit, ose ndryshe dikujt do ti prishet ndertesa, atyre nuk i intereson.

      Kjo dhe varferia ne vend ka cuar ne falimentimin e zyres se Aluiznit dhe te ligjit te pa kuptimte pa te ardhme dhe dashakeq te Artan Lames ndaj pronareve te trojeve ne Shqiperi.
      Kjo zyre nuk mund te vetefinancohet me parate e te legalizuarve, ajo eshte e falimentuar, se bashku me teorine deshtake te Lames.
      Per te shpetuar nga falimentimi i plote kjo zyre na paraqet tani nje projekt ligj me te cilin kuptohet do me cdo kusht te vetefinancohet. kjo ne kurriz te bukurive natyrore te Shqiperise .
      Si leve per kete perdoret frika qe ndertimet e pas 2009 do te prishen nga ndertimoret.Keshtu qe njerezit ne hall do paguajne cmimin e truallit dhe do shpetojne per nje kohe zyren e Aluizmit dhe faqen e Artan Lames.
      E ke gabim zoti Lame edhe keshtu nuk shpeton dot as ti as kryeministri.
      Ligji juaj eshte i deshtuar, ai nuk mund te zbatohet.

      Reply to this comment
  2. ilir May 23, 09:53

    Sa me shpejt te perfundojne legalizimet aq me mire per vendin,do kete renie te numrit te vrasjeve,plagosjeve dhe shume krimeve te tjera qe vetem ne shqiptaret dime t’i bejme per nje pellembe toke.

    Reply to this comment
  3. info-analitike May 23, 10:09

    Me kete ligjin pas 2009 Lame synon te zgjidhe ceshtjen e baneses se vet se perndryshe nuk mund ta legalizonte. Kjo eshte rruga drejt shkeljes se te drejtes se prones dhe legalizimit te abuzimeve me pronat e pronareve te ligjshem. Si mujnd te vepronin ndryshe ata qe u pasuruan nga pushteti dhe uzurpimi i pronave te te tjereve.

    Reply to this comment
  4. Viktor May 23, 11:30

    E drejte eshte te legalizohen e te mos nderrtohen me.

    Reply to this comment
  5. tan May 23, 13:17

    kjo eshte ogur i zi per te gjithe pronaret e ligjeshme ne shqiperi,
    pronare zgjohuni sepse u qate nga saliu por ky e ka kaluar saliun 100 x ,pronare qe 25 vite mbajen tapi e dokumenta neper gjykata duke kerkuar prone e tyer ,ky do te ndryshoj edhe ata ligj qe sali te pakten nuk ju merte toke pronareve,ky do tu marre edhe pse e kane te regjistruar edhe pse e kane me tapi ,dhe nje qe ka ndertuar ne 2013 ,dhe qe edi rama i futi ne BURG,ndryshoj edhe Ligjin duke e forcuar nga 5 vite ne 8 vite burg ,tani do ti legalizoje ,do ti legalizoje megjithe se jane ne prone e regjistruar te pronareve qe kane zbatuar ligjin dhe resepktuar ate,do tua marre pronareve me dhune dhe do tua jap token e tyre e atyre q deri dje cirrje se do ti fuste ne burg do tu legalizoj ,po si si ka mundesi Ligji i legalizimit i 2004 eshte ndryshuar disa here ,vetem nga kj qeveri pas 2013 disa here ,Lame do mbahesh mend gjate nga pronaret ne breza skan per ta harruar kete vjedhje
    zgjohuni pronar hapin syte

    Reply to this comment
  6. Adih November 9, 20:13

    Ja kaluat dhe Edver Hoxhes o lame . Keto letra jane anti kushtetuse dhe si rrjedhoje jane letra higjenike ,te perkoheshme sa per propogande se erdhi qershori i ardhshem . Cfare do besh o lame lamashi i kuq kur gjykata e STRASBOURGUT do te hapi thesin kunder shtetit komunist e anti pronar shqiptar .A e dini ju socialistet e pa pergjegjeshem ,jane milarda euro ,per tu paguar pronareve, ku Strasbourgu mund te falimentoje per nje sekonde shtetin shqiptar., dhe pa diskutuar ,qe as edhe nje firme serioze e huaj nuk mund te investoje ne shqiperi. Qofshi ju apo jeni te bindur , se keni nje popull dele e te pagoje ne shekuj me taksat e tije ,breza me radhe……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*