Legalizimet, ndryshojnë gjobat dhe afatet për pagesën e truallit

March 16, 2016 10:04

Legalizimet, ndryshojnë gjobat dhe afatet për pagesën e truallit

Shkurtohen afatet për pagesën e parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje. Nga 45 ditë që ishte deri tani, me hyrjen në fuqi sot të vendimit nr. 182, datë 9.3.2016, pagesa duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga momenti që personi i cili ka ndërtuar pa leje merr dijeni për miratimin e saj.

Në rast se personi që ka ndërtuar pa leje, nuk kryen pagesën brenda 30 ditëve, nuk pajiset me hipotekë për truallin mbi të cilin ka ndërtuar. Një tjetër ndryshim është edhe masa e penaliteteve për vonesat e pagesave.

Në lajmin e saj, Gazeta Shqiptare, thekson se përqindja e penalitetit në bazë të funksionit të ndërtimit varion, nga 2% për banesat, deri në 20% për ndërtimet me funksion biznesin, dhe llogaritet mbi koston mesatare të ndërtimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa për ndërtimet në zona ku nuk ka vlera të miratuara të kostos mesatare, përllogaritja të kryhet në bazë të mesatares aritmetike të kostove të zonave kufitare. /H.M/ Dita

March 16, 2016 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*