Legalizimet, opozita kundër projektligjit të ish-pronarëve

April 28, 2014 17:30

Legalizimet, opozita kundër projektligjit të ish-pronarëve

Opozita nuk votoi sot projektligjin e legalizimeve duke deklaruar se ky ligj ka  risqe financiare jashtëzakonisht dhe ka  përplasje me atë të kthimit të pronës.

Në komisionin e Ekonomisë në mbledhjen e sotme ligji i Legalizimeve ka sjell debate të shumta.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se ndryshimet ligjore nuk zgjidhin asgjë, madje bien ndesh me ligjin për kthimin e pronave ish-pronarëve, duke u kthyer në një barrë për buxhetin e shtetit. Ky fakt është kundërshtuar prej Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

“Futemi në konflikte ligjore dhe me risqe financiare jashtëzakonisht të rënda. Kemi dy ligje paralel, një i legalizimeve që bënë fjalë për trajtimin e pronës dhe ish-pronarëve, dhe një ligj për kthimin dhe kompesimin e pronës, që merr në konsideratë trajtimin e çështjes së shpërblimin dhe ndërshpërblimin të ish-pronarëve. Këto ligje nuk ndjekin të njëjën logjikë dhe të njëtën parametra. Nëse bëhet legalizim pa u zgjidhur pronësia barra do i bjerë qeverisë. Keni mashtruar. Ky ligj përplaset me atë të kthimit të pronës” u shpreh Bode.

Nga ana tjetër Gjermeni u shpreh “ Po të isha në vendin tuaj do kërkoja ndjesë për mungesën e përgjegjësisë, për mungesën e angazhimit, për korrupsionin, për abuzimet e bëra pafund. “

Deputetët janë përplasur ndër të tjera edhe për legalizimet në kryeqytet. Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, deklaroi se kohët e fundit janë konstatuar mjaft shkelje në emër të punonjësve të këtij institucioni.

Projektligji i legalizimeve edhe në këtë komision u miratua vetëm me votat e mazhorancës. .

April 28, 2014 17:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim