Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Nuk jemi konsultuar me BE

May 12, 2020 15:34

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Nuk jemi konsultuar me BE

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga COVID, por edhe atë politike.

Reforma Zgjedhore, legalizimi i kanabisit mjekësor dhe negociatat janë çështjet e tjera.

Në konferencën online me gazetarët, kryeministri Rama u përgjigj edhe për çështjen e legalizimit të kanabisit.

Si e vlerësoni deklaratën e delegacionit të BE se nuk ka marrë pjesë procesit legalizimin e hashashit? Distancim apo dështim i nismës tuaj?

“Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë. Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor”, tha Rama.

Pse në këtë kohë projekti i legalizimit të kanabisit dhe a ishte kjo ide e juaja?

“Kohë më parë e kam thënë se nuk është koha për të folur. Është koha për të vënë situatën nën kontroll. Por tani jemi në vitin e 3 apo të 4 të konsolidimit të situatës. Kemi mëse një vit që po e analizojmë. Tani janë pjekur kushtet. Nga vijnë idetë?

Nuk jam ata që luftojnë për copyright. Di që jemi në kohë që do ta shtyjmë përpara këtë proces dhe brenda këtij sesioni parlamentar ta kalojmë”, tha Rama.

j.l./ dita

May 12, 2020 15:34
Komento

9 Komente

  1. Gzim Kulufi May 12, 18:48

    Nuk ka kanabis mjeksor, z. Rama, por ka thjesht kanabis, i cili perdoret edhe ne mjeksi. Kjo behet kur i ulet perberja kimike THC (apo si quhet, se ne moment ndoshta nuk e mbaj mend).
    Dhe problemi i dyte eshte qe lejimi i mbjelljes se kanabisit per arsye eksperimentesh dhe mjeksore kerkonmi te gjitha dhe me pare nje kulture te caktuar, e cila ne Shq. mungon. Ju doni te kaloni nga mafia e droges, e cila deri me tani ka funksionuar me lejen tuaj (e kujtoni aeroplanin e mushkonjave!), ne ate te mjeksise! E kush i ha keto perralla?!
    Me pare duhej pregatitur dija ne popullsi mbi demet e kanabisit (hashashit), e pastaj ne projektet e lejimit te saj per arsye mjeksore dhe eksperimentale. Por jo nga lufta ndaj saj ne lejimin e saj! Kjo quhet dorezim para mafias dhe demtuesve te shendetit te milionave te rinjve neper bote!

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri May 12, 19:08

      Ne te gjithe globin ekzistojne 3 variante te kultivimit te kanabisit: mjekesor, rekreativ dhe ilegal. Vetem per kulufet ekziston nje variant i vetem,.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi May 12, 20:09

        Zigur Qorri, a mund te na i shpjegosh se c’eshte KULTIVIMI MJEKSOR, KULTIVIMI REKREATIV dhe KULTIVIMI ILEGAL i kanabisit? Vetem kaq na shpjego dhe je i nderuar!

        Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 13, 11:07

      ximo
      THC(Tetrahydrocanabinol) është e drejtë, dhe në BE lejohet të prodhohet kanabis me vlerë THC jo më të lartë se 0,2%!

      Reply to this comment
  2. Skenderi May 12, 19:37

    Rames ne kete lloj krize globale ku njerzit po mendojne mbijetesen kudo, ka gjetur zgjidhjen ti damllosi me droge.

    Reply to this comment
  3. vlora.vlora May 12, 20:36

    ik ore fendurine se gropen vetes do ti besh ,mos haro te lirosh dhe shume te burgosur qe jane denuar per canabis,si shpjegohet sa here qe del dhe flet ne televizor mua me vin per te dhjere

    Reply to this comment
  4. info analitike May 12, 21:08

    Nuk jemi konsultuar me BE-ne por me John Belushin. Do te prodhojme kanabis te tipit “Blues Brothers”.
    Ah e shkreta Shqiperi ne dore te kujt ka rene!

    Reply to this comment
  5. Adih May 13, 02:50

    Ky paska ik , per lesh haraapi .

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 May 13, 10:58

    ” Di që jemi në kohë që do ta shtyjmë përpara këtë proces dhe brenda këtij sesioni parlamentar ta kalojmë”, tha Rama.”
    pra punë e mbaruar!!
    normalisht në një vënd demokratik një KM nuk mund të thoshte një gjë të tillë në këtë mënyrë!
    do ta kishin kapur për fyti!!
    tek ky dobiçi nuk e kuptoj se përse i duhet që të presë fundin e këtij”sesioni parlamentar”??
    ajo qënka e vendosur!
    mbylle që tashti dhe koqe kokdhimi,dhe dita nuk të bien më në qafë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim