Legalizimi i martesave të të njëjtit seks, flet Vasilika Hysi: Ja e vërteta

July 9, 2016 19:39

Legalizimi i martesave të të njëjtit seks, flet Vasilika Hysi: Ja e vërteta

Një nga temat që ka ndezur debat sëfundmi është dhe ndryshimi i nenit 18 të Kushtetutës që parashikon mosdiskriminimin sa i përket orientimit seksual.
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca… orientimi seksual etj”,– thuhet në nenin 18 paragrafi 2. Sakaq, ky nen ka gjetur kundërshti në radhët e deputetëve të opozitës, mazhorancës si dhe në komunitetet fetare, të cilët kanë deklaruar se në këtë smënyrë i hapet rruga legalizimit të martesave brenda të njëjtit seks.

Anëtarja e Komisionit për Reformën në Drejtësi, Vasilika Hysi, përmes një komenti në profilin e saj në rrjete sociale, ka sqaruar këtë çështje. Sipas saj, thelbi është mosdiskriminimi dhe jo legalizimi i këtyre martesave.

Komenti i plotë:

Stop gjuhës së urrejtjes dhe homohobisë! Ka shumë urrejtje dhe armiqësi mes nesh, mos shtoni më ndjenjën e armiqësisë mes njerëzve Prej disa kohësh po ndjek debatin e hapur lidhur me reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. Besoj fort se shumë debatues dhe kundërshtarë te saj nuk kanë marrë mundimin të lexojnë projektet ose të paktën, nëse nuk kanë kohë të bëjnë këtë, të marrin mundimin të pyesin ata që i kanë lexuar.

Plotësimet në nenin 18 te kushtetutës, janë të nevojshme pasi:
a) cilido shtetas ka të drejtë të respektohet, qoftë edhe i ndryshëm nga tjetri;
b) të drejtat dhe liritë janë thelbësore në një shoqëri demokratike;
c) kushtetuta nuk është dokumenti që duhet të parashikojë vetëm të drejtat e një pjesë të shtetasve, por të gjithë shtetasve të vet;
d) kemi ratifikuar konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe protokollin shtesë te saj sipas së cilit shtetet marrin masa për të para ndaluar çdo formë diskriminimi;
e) kemi miratuar një ligj për mos diskriminimin edhe mbi bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor; kemi miratuar në kodin penal si vepra penale në rrethana rënduese ato që kryhen për shkak të orientimit seksual: ndalohet diskriminimi për shkaqe të tilla në marrëdhëniet e punës dhe në çdo marrëdhënie në fushën administrative.

Kush ju ka informuar se parashikimi ne Kushtetuta i motiveve mbi bazën e të cilave ndalohet diskriminimi do të thotë detyrimisht lejim martesë dhe birësim fëmijësh nga çifte të LGBT?

Unë e di se shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur ende për të pranuar martesën mes personave të të njëjtit seks. Shqipëria nuk është as e para dhe as e fundit në këtë stad. Ndaj edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk i imponon shtetet në këtë drejtim. Por, kjo nuk duhet të pengojë që ky komunitet të gëzojë një sërë të drejtash që sot atyre u mohohen në shoqërinë tonë dhe që ne kemi pranuar ti respektojmë kur ratifikojmë konventat.
Ne duhet të kontribuojnë që të gjithë grupet shoqërore më të dobëta në shoqëri të gëzojnë të drejtat e tyre.
Reforma në drejtësi duhet të bëhet dhe do të bëhet për të dhënë akses në drejtësi cilido që diskriminohet. Ne duhet të punojnë bashkë që cilido person për çfarëdo lloj arsye nuk mund të diskriminohet.

Hajdeni të bëhemi bashkë për një sistem drejtësie që do të garantojë të drejtat e njeriut dhe do të rivendosë çdo të drejtë të shkelur, por jo të zhvendosin vëmendjen nga ato çështje që janë thelbësore për funksionin e një shoqërie demokratike: drejtësi që funksioni, dhe të mos lëndojmë zëmrat dhe turbullojmë jetët e personave të komunitetit LGBT, të familjeve dhe të afërmve të tyre!

Familjen e shkatërron dhuna, imoraliteti, alkooli dhe prindërit e droguar që nuk kujdesen për familjen dhe fëmijët e tyre. Kushtetuta nuk flet për martesë, por qe askush nuk mund të diskriminoje dikë që ka një orientim seksual tjetër.

July 9, 2016 19:39
Komento

3 Komente

  1. Arben July 9, 21:44

    TE NGRIHEMI TE GJITHE KUNDER KETIJ NENI.

    PO E LAME LE, DO TE NA BEHEN FEMIJET PEDERASTA E LESBIKE.

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 10, 04:34

    Po b** q** moj shoqe jane te moralshem dhe kerkon qe shoqeria tu besoje detyra per te drejtuar punet me bythe…..
    Ti shoqja Vasili-qi te mos te ngelet hatri qe te jesh me e integruar ne shoqeri dhe te jesh brenda standarteve qe kerkon Gjykata Euiropiane e te Drejt te Kafsheve, ke nevoje per nje GOJORE, je brenda moralit qe propogandon.

    Reply to this comment
  3. rigoni July 10, 06:18

    Arben,me poelqen thirrja jote,por…………..e ke dhjere me ate Allahun qe do ekber……….por te dhjere fare ama……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*