Legjenda e këngës spanjolle vjen me një koncert në Tiranë

September 11, 2019 13:27

Legjenda e këngës spanjolle vjen me një koncert në Tiranë

Bashkia e Tiranës njofton ardhjen në kryeqytet të Luz Casal, legjendës së këngës spanjolle.

“Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle do të ndriçojë mbrëmjen tuaj me zërin e saj mahnitës më 14 shtator te Amfiteatri, ora 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu nën ritmin e muzikës spanjolle!”, njofton Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës gjithnjë e më shumë është e impenjuar në afrimin e muzikantëve, grupeve muzikore dhe këngëtarëve të njohur nga vendi dhe bota.

Casal është një këngëtare spanjolle e viteve 80′ e rrymës Pop-Rock.

Këngët e saj më të njohura janë “Loca”, “Rufino”, “Un nuevo día brillará”,”Historia de un amor”.

Ajo për shkak të një tumori në gji në vitin 2010 u detyrua të tërhiqej nga muzika, por u rikthye më e fortë se kurrë si një shembull i luftës ndaj tumorit.

j.l./ dita

September 11, 2019 13:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*