Legjendat e Butrintit

May 6, 2019 11:52

Legjendat e Butrintit

Moikom Zeqo

  1. Legjenda e parë-Butrinti, Troja e dytë e Eneut

Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologjisë. Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologjike të famshme si p.sh. Trojën, Mikenën, etj., emra këto, që lidhen thelbësisht me kulturën e hershme të njerëzimit.

Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologjik Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur, më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur.

Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini “Butrinti, miti i Eneut”, ku në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin “Eneida” të Virgjilit. Ugolini me bindje gati providenciale thotë se ashtu si Shlimani që duke lexuar “Iliadën” e Homerit arriti të zbulojë Trojën edhe vetë ai, Ugolini, duke u bazuar te “Eneida” e Virgjilit zbuloi Butrintin. Metafora e paralelizmit është tepër e rrallë dhe e qartë,por edhe krejt e politizuar. Në të vërtetë Ugolini  nuk pati të njëjtin fat të madh si Shlimani,qe vertete e  zbuloi Trojen. Qe një kryevepër letrare ajo e Homerit, që zbuloi enigmën e historisë.

Nga ana tjetër Troja e Homerit dhe Butrinti i Virgjilit lidhen me njëra tjetrën kaq ngushtë dhe në mënyrë dioskure,sipas nje mistifikimi dhe nje rikrijimi te nje miti te ri se gjoja,  mbas rënies së Trojës, princi trojan Eneu, shtegtoi dhe erdhi në Butrint ku pa se si kishin ardhur aty më parë disa trojanë të tjerë dhe kishin rindërtuar sipas shëmbëlltyrës së Trojës vetë qytetin e Butrintit si një Trojë e dytë.

Është e pabesueshme, por me sa duket kjo legjendë-aspak e vertete nga pikepamja historike e mirefillte-pa asnje mbeshjetje te vertete arkeologjike, në kohën e Virgjilit ka qenë tepër familjare ,politikisht dhe ne kuptimin pragmatist dhe e besueshme.

Virgjili beson tek një Trojë e dytë dhe sipas kësaj logjike në vijimësi Eneu rindërtoi në Romë Trojën e tretë.

Libri i Ugolinit është kryesisht një libër arkeologjik, por njëkohësisht dhe një manual i hulumtimeve në histori dhe të kulturës së kujtesës që lidhet me Butrintin.

Pa dashur të hyj në hollësira të karakterit shkencor, dua të bëj të njohur për lexuesin e gjerë disa legjenda madhështore të Butrintit, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar Ugolini.

Këto legjenda janë:

2.Legjenda e dytë-Vdekja e Hyut Pan

 Vdekja e Panit dhe britma e nimfave të liqenit.

Plutarku ruan në librat e tij një legjendë për një ngjarje që ka ndodhur në zonën e Butrintit.

Ai thotë se Epitersi, babai i oratorit Emiliani, tregonte si njëherë duke lundruar në drejtim të Italisë, ishte në një anije plot me njerëz dhe të ngarkuar plot me mallra.

Gjatë udhëtimit në një mbrëmje pushoi era dhe kështu anija që kishte arritur pranë ekinadeve, filloi të lëvizte sipas rrymës së ujit në det, duke u afruar tek një nga ishujt e Paksosit, që gjenden në jug të Korfuzit.

Udhëtarët në anije ishin akoma zgjuar.

Disa po pinin verë. Papritur u dëgjua një zë këlthitës, që thirri nga njëri prej ishujve Paksos “Thamos, Thamos!”

Zëri ishte kaq i fortë sa që të gjithë u çuditën. Në të vërtetë në anije ishte një djalë i quajtur Thamos, që qe egjiptian dhe qe piloti, ose më saktë timonieri i anijes.

Thamosi u përgjigj.

Ahere zëri misterioz tha në horizont: “Kur të arrish pranë liqenit Palode (qyteti i sotëm i Butrintit) lajmëro se Pani i Madh ka vdekur”.

Epitersi shton se të gjithë ata që e dëgjuan këtë zë u tmerruan.

Shumica e udhëtarëve u frikësua dhe nuk donte që anija të afrohej në liqenin Palode.

Thamosi vendosi ta drejtonte anijen aty. Kur anija arriti në liqenin Palode, era dhe deti u qetësuan. Thamosi u drejtua nga toka e Butrintit dhe thirri duke lajmëruar me zë të lartë “Dëgjoni, Pani i Madh ka vdekur!”

Sapo mbaroi fjalën u dëgjua një vajtim i tokës dhe i ujërave, një vajtim kozmik, jo një vajtim i një njeriu por i shumë qenieve njerëzore dhe hyjnore që ulërinin së bashku dhe sidomos zëri i nimfave të liqenit.

Ky lajm i tmerrshëm arriti në Romë.

Perandori romak Tiberi u shqetësua, e thirri vetë Thamosin, i bëri përshtypje tregimi i tij dhe çoi njerëz që të interesoheshin në zonën e Butrintit pse dhe si vdiq Pani i Madh.

Kjo legjendë e jashtëzakonshme, për të cilën unë kam shkruar disa herë, tregon fundin e paganizmit politeist dhe fillimin e triumfit të krishterimit.

E meriton Pani i Madh t’i ngrihet një përmendore buzë liqenit të Butrintit.

3.Legjenda e trete-Varri i Medeas

Magjistarja e famshme nga Kolkida, Medea, që u dashurua me Jasonin dhe e ndihmoi atë të rrëmbente lëkurën e dashit të artë, duke u kthyer së bashku kaluan një aventurë të çuditëshme.

Jasoni e tradhtoi Medenë dhe dashurinë e saj, atëherë Medea e vrau Kreuzën gruan e re të Jasonit, por bëri më të tmerrshmen gjë, që mund të mendohet: për të torturuar pafundësisht Jasonin ajo i vrau dhe dy fëmijët, që kishin së bashku.

Sipas legjendës së Butrintit, Medea, mbas këtij krimi të përbindshëm dhe hakmarrje të skajshme prej gruaje erdhi në Korint dhe pastaj u vendos në Butrint ku përfundoi ditët e saj të fundit dhe u varros këtu.

Edhe kjo legjendë është e çuditshme dhe tepër tronditëse. Dihet që Europidi ka bërë një kryevepër të paharruar për Medean.

Po pse pikërisht në Butrint u varros Medea, kur mitologjia greke nuk e thotë këtë gjë?

Me sa duket kjo është një gojëdhënë lokale tepër e rëndësishme e Butrintit, një dimension që pasuron mitologjinë botërore.

4.Legjenda e katertë-Butrinti  ku lindi Juda

 Butrinti, Atdheu i Judë Iskariotit, që tradhtoi Krishtin

Të gjithë ungjijtë pa përjashtim thonë qartë se Juda i quajtur Iskarioti, dishepulli dhe tradhtar i Krishtit ka qenë hebre në Palestinë.

Dihet që mbas tradhtisë ai vari veten.

Historia e Judës është gjithashtu tronditëse dhe sidomos kur ai bëri të famshmen puthje të tij në fytyrën e Krishtit për t’i treguar kështu ushtarëve romakë se pikërisht ky ishte njeriu që do të arrestohej.

Në kundërshtim me tregimet ungjillore, ekziston dhe varianti në Butrint i Legjendës se gjoja Juda ka lindur në Akropolin e Butrintit.

Ugolini është çuditur nga kjo gjë dhe shkruan se “Kjo gojëdhanë shumë e pabesueshme, ndoshta e ka zanafillën te një marrëveshje me karakter toponomastik.

Në ishullin e Korfuzit është një fshat që quhet Skaria, (emri homerik i Korfuzit) dhe banorët quhen skariotë.

Prej Skariot në Iskariot kalohet lehtë, por mbasi banorët e Korfuzit nuk kanë pasur qejf të kenë një “privilegj” të tillë thonë se Juda ka lindur jo në Korfuz por në Butrint.

Nga ana tjetër shqiptarët mesjetarë ja kthejnë mbrapsht akuzën dhe thonë që Juda ka lindur në Korfuz.

Kjo legjendë kontradiktore njihet që në kohën e Kryqëzatës IV, në vitin 1204. Këtë legjendë e solli dhe e përhapi në Evropë abati i quajtur Benedikti i Pjetër Borough, i cili ka qenë historian dhe poet dhe ka shkruar veprën “Trimëritë”, që i kushtohet mbretit francez Enriku II. Në këtë vepër ky abat riprodhon legjendën se Juda Iskarioti ka lindur në Butrint.

Legjenda e peste -Vrasja e luanit

 Ugolini thotë se në pranverën e vitit 1928, kur gërmimet nxorën në dritë portën që quhet sot Porta e Luanit, punëtorët shqiptarë, mbas këtij zbulimi u gëzuan së tepërmi.

Kur i pyeta se cila qe arsyeja e këtij gëzimi, shqiptarët, thotë Ugolini, më treguan se ishte arritur të gjehej luani për të cilën fliste një legjendë e tyre e vjetër, kështu që reliefi me luan vërtetonte thëniet, e legjendës.

Shqiptarët i treguan Ugolinit, se në kohë të lashta bënte gjëmën dhe kërdinë në fushat e Butrintit një luan shumë i madh. Në atë kohë në Butrint jetonte një popull grash, amazona, që kishin vetëm një gji.

Luani vrau shumë amazona.

Një amazonë të tillë që u vra nga luani e kish dashuruar një princ i ri dhe trim, i cili i nxitur tashmë nga dhimbja vendosi që ta gjuante dhe ta vriste luanin.

Mbas një beteje të fortë midis princit dhe luanit, luani u vra por dhe princi mbeti i plagosur.

Princi do të kthehej në ishullin e Korfuzit.

Ai kishte lajmëruar familjen se nëse do ta vriste luanin do të vendoste një vel të bardhë në anije, nëse luani do të vriste princin, shokët e tij do të vinin një vel të zi në anije.

Princi fitoi, por shokët e tij duke u kthyer bënë një ngatërresë të gjëmshme, në vend të velit të bardhë ngritën velin e zi.

Kështu që familjarët e princit në Korfuz, kujtuan se princi qe vrarë dhe nga dhimbja vranë veten.

Kjo legjendë shqiptare gjithashtu e çuditëshme dhe tronditëse është një tregim që përsërit në mënyrë të ndryshme episodin e Tezeut dhe Minotaurit, vetëkuptohet që mjedisi është i ndryshëm, nuk kemi të bëjmë me Kretën por me Butrintin dhe Korfuzin.

Gjithsesi, kjo legjendë është shumë e habitshme që ka mbijetuar në mënyrë lokale dhe origjinale te shqiptarët deri në shekullin XX kur Ugolini zbuloi qytetin e Butrintit.

Post scriptum

Këto legjenda të mëdha të treguara prej Ugolinit kanë lindur dhe mbijetuar në truallin e Butrintit të Shqipërisë.

Këto legjenda janë pasuri e njerëzimit, duke qenë njëkohësisht pasuri e jashtëzakonshme e truallit shqiptar.

Kjo qe arsyeja, që unë po i bëj të njohura për herë të parë publikisht për opinionin shqiptar këto legjenda.

Kjo është arsye që unë mendoj që në guidën tërheqëse dhe të pazakontë të qytetit arkeologjik dhe madhështor të Butrintit këto legjenda janë parafjalë e mrekullueshme dhe kuptimplotë.

May 6, 2019 11:52
Komento

10 Komente

  1. belo May 6, 13:16

    Z .cipi keli,sigurisht materiali qe ti sjell eshte ne mos gaboj i pari dhe ivetem ne peisazhin shqiptar te historise,arkeologjise,legjendes,mitit te Butrintit.Si i tille mbeshtetur ne te vertetat,virgjili e vepra e tij,butrinti i mbetur,e copeza te tjera te arkeologjise e historise,eshte fat per popullin tone te jete burim legjendash te nivelit e rendesise boterore.Te falenderoj perzemersisht.alberti.

    Reply to this comment
  2. Moikomit May 6, 13:59

    Flm Moikom,
    edhe se mua m’u deshen tamam sot,
    Paç t’mira, yh

    Reply to this comment
  3. Pellazgos May 6, 14:51

    “Shqipetare” te Mesjetes?
    Zoti Zeqo.
    Nje Perandori apo shtet konsiderohet me institucione,marreveshje te dokumentuara,histori te shkruara,gjuhe te shkruar.
    Keto karakteristika nuk kane lidhje me “Shqiperine” perpara 1913es se ne periudhen 1100 vjecare te Bizantit nuk kishte shtete apo institucione te huaja pervec atyre Greke.
    Si pasoje ne periudhen Osmane nuk egzistonte ndonje shtet tjeter ne Ballkan pervec Pashalleqeve Osmane me Kishen Orthodhokse Greke jo Autoqefale.
    Vete fjala leggende nuk ka lidhje me Mithollogjine e Epirit,Ilyrise,Helenizmit.
    Zoti Zeqo,me kembe ne toke se po degjeneroni vetveten.

    Reply to this comment
    • Pirdh pirdh se lirohesh May 6, 16:54

      He mo popull gabel ju shqetesojne te vertetat shkencore eee? Jeni mesuar me prallat dhe nuk i hapni dot syte e qyteterimit o mesjetare anakronike.
      Ah more i shkrete po kush ta mesoji ti qe Bizanti ishte grek o i mjere? Ishte perandoria romake e lindjes o derdemen se ajo Heladha juaj ishte shuar nga faqja e dheut qe me betejen e Korinthit. Nuk egzistonte me Heladha derisa u kuntua Katerina e Rusise ta ringjalle , Ludoviku i Bavarise dhe fuqite e kohes. Ata e shfrytezuan luften e shqiptareve arvanitas, nje lufte fetare per ta kthyer ne nje lufte per pavaresi. Dhe cgjeten me 1821 kur krijuan shtetin qe e quajten Greq? Ne Athine kudo flitej shqip… kete gjeten. Dhe per tubushur mendjen shqiptareve , sllaveve , turqeve , vlleheve , e atyre pak grekeve te vjeter qe kishin mbetur se duhet te bashkoheshin u thane jene pasardhes te grekeve te lashte. Ju dhane dhe ortodoksine per ti hogjenizuar si komb dhe te paditur si puna jote ende dhe sot ne kohen e internetit mendojne se jane pasardhes te Aristotelit. O derdemen pellazgus. Ik be ADN e shiko crace je o derdemen. 80 $ dollare ben. Po pate fat do dalesh shqiptar ne te kundert mos u merzit po dole egnyptjan, turk api sllav.

      Reply to this comment
  4. EH!...moikom...moikomus..moikomulus.... May 6, 14:52

    po, pak hengrem materiale propogandistike, ne kohen e enverit ?!? ku do dalim ne, me HYJNIZIMIN, per rracen dhe origjinen trimerite, diturite e zotesite kombetre ??? PO KU PJERDH BOTA ME, PER KETO IDIOTESI historike ?!? kur sot eshte MESUAR se; jetojme ne epoken e KONSUMIZMIT dhe te kenaqesive FIZIKE, pasi sic edhe ti, pas pak do ..ngordhim dhe asgje s’pati kuptim; as per ty, e as per te tjeret ne kete BOTE ?!?. BOLL more idioter, per “ngritje” MORALE kombetare, se po fitojme PERBUZJEN e njerezimit . c’ke qene, c’je dhe c’do te jeshe, eshte zgjidhur njehere e mire . ENIGMA e jetes mbi dhe’, ESHTE; “jeto sikur do vdesesh neser dhe genje veten siur s’do vdesesh kurre” . POR pjesa e dyte (sikur s’do vdesesh kurre) te perdoret si droge, per te mos kaluar ne depresion dhe jo, per t’u mburrur para …BOTES .

    Reply to this comment
  5. Niku May 6, 15:34

    E shikoni qe vetem grekofilet shkruajne keq per Moikomin? Arsyeja eshte se grekerit jane te bombarduar me propagande, sikur ata jane qendra e botes. Moikomi I zberthen te vertetat.

    Reply to this comment
  6. Pirdh pirdh se lirohesh May 6, 17:45

    He mo popull gabel ju shqetesojne te vertetat shkencore eee? Jeni mesuar me prallat dhe nuk i hapni dot syte e qyteterimit o mesjetare anakronike.
    Ah more i shkrete po kush ta mesoji ti qe Bizanti ishte grek o i mjere? Ishte perandoria romake e lindjes o derdemen se ajo Heladha juaj ishte shuar nga faqja e dheut qe me betejen e Korinthit. Nuk egzistonte me Heladha derisa u kuntua Katerina e Rusise ta ringjalle , Ludoviku i Bavarise dhe fuqite e kohes. Ata e shfrytezuan luften e shqiptareve arvanitas, nje lufte fetare per ta kthyer ne nje lufte per pavaresi. Dhe cgjeten me 1821 kur krijuan shtetin qe e quajten Greq? Ne Athine kudo flitej shqip… kete gjeten. Dhe per tubushur mendjen shqiptareve , sllaveve , turqeve , vlleheve , e atyre pak grekeve te vjeter qe kishin mbetur se duhet te bashkoheshin u thane jene pasardhes te grekeve te lashte. Ju dhane dhe ortodoksine per ti hogjenizuar si komb dhe te paditur si puna jote ende dhe sot ne kohen e internetit mendojne se jane pasardhes te Aristotelit. O derdemen pellazgus. Ik be ADN e shiko crace je o derdemen. 80 $ dollare ben. Po pate fat do dalesh shqiptar ne te kundert mos u merzit po dole egnyptjan, turk api sllav.

    Reply to this comment
  7. E verteta May 6, 17:55

    Pak drite o njerez mbi erresiren.Pak drite vetem pak
    drite qe e bukura te shndrite!
    Pak drite kerkoi edhe nje grusht eshtrash prifti ne
    frymen e fundit ne qelite e Durresit.Kush
    matet me shejtnine e tij kush?

    Reply to this comment
  8. Arvanitasi May 7, 07:28

    Etimologjia e emrit Butrint duhet të jetë lidhur me faktin që ky qytet i lashte ka qën ndertuar me nje pjesë të banesave mbi ujë, gjë që do të thotë se ka qën një vendbanim që “rrinte mbi ujtë”- “mbi ujtë rrinte” që koha e shëndrroj në “Butrint”.

    Reply to this comment
  9. nuhade May 14, 19:40

    KRIM ne kohen e sotme eshte te vazhdosh me bindje te pergenjeshtrosh faktet dhe te verteten,edhe atehere kur kjo e vertete mund te jete fyese .Per me shume se 10 shekujsh qyteterimi i sotem kishte ne udheheqje(sovranin) fene ose fete,deri sa te vijme ne organizimet e shoqerise ne shtete e kombe ne Toskane tundesh carcafi i Krishtit ne ceremonite pervjetore te pashkeve.KY FAKT deshmon nje te vertete,nga ana tjeter Historianet bien dakort ne faktin:,-sa kohe perandorite jane te fuqishme lulzon PAQJA,-kur degradohen dhe shperbehen,plasin luftrat.Shqiptaret jo vetem qe dine shum pak ,per te mos thene asgje, per vehten dhe prejardhjen e tyre ,por edhe kur mendjet e ndritura ose (te huajt)VEZHGUES serioze perpiqen te hedhin drite mbi disa te verteta, u kundervihen me ironizime tallje ose batuda si te Rames(Presid. i injoranc.),kuptohet eshte fjala per ata qe kane” mizen nen kesule”(qeleshe).Ka nga ata syresh,”bosa” te paepur te mendimit progresist SEKSIST qe mendojne se asgje nuk ndryshon pra eshte e kote dhe pa vlere te angazhohemi kaq shume ne kufijte e njohjes e sjelljes se te vertetave ne kuadrin e shoqerive te sotme.Pra ata qe e ruajten Danten(Aligherin)per gati 5 shekuj e pastaj bene Memorialin ne Ravena,s`bene ndonje sakrilegj , ne na intereson Bonaparte(“Napoleoni”)qe lindi ne Korsike se Ai ishte Strateg,Gjeneral i madh.Per kujtes kur u pyet per origjinen, n.q s Anshtajni u pergjigj; une jam Evreos,qoftelargu qe e futi evropen ne kasaphane,tha frazen e famshme:,-historia fillon dhe mbaron me mua.Lirine e gjeta ne mes tuaj, do te deklaronte,kundershtari i BallabanPashes,turkofagu egoist qe rropi te gjalle bashkatdhetaret e vet PRINCER,JO Pak 8 vete,po kete tradite te mirefillte e kane aplikuar me shume zell ne forma te ndryshme per hir te kenaqesise patologjike ata qe mbarseshin dhe fryheshin me idene megalomane te pushtetit te te fortit,pa kuptuar se shendroheshin ne (ketu i kerkoj falje lexuesit) PORDHE qe ndynte ambjentin shoqeror , por qe per fat te keq ose te mire,per disa konsiderohet parfum ,teodorant,aroma etj.Historia e njerezimit eshte e mbushur dhe epasur me te gjitha llojet,ka nga ata qe nuk kane as grada as Tituj heroike por jane engjej qe rrezatojne drite ne ligjet morale te shoqerive te sotme. Shume mendojne se e njohin Makarenkon disa te tjere Sigmund Frojdin(kujtojm viziten ne AKROPOLin Pellazg TE cilin e rindertoi Perikliu mbret i Athines ne luften e Peloponezit me Sparten)dhe konfuzionin e kujteses qe pesoi pas vizites se shume enderruar ne Athine me te vellane,duke mos lene pa permendur 10ne fuqi te33 Maks Plankun e famshem ,l cili humbi djalin e vrare nga nazistet per ta shantazhuar,Habellin dritaren me te cilen qyteterimi yne mundesoi pamjen ne Galaksine tone ,te paraprire nga Kepler,Koperniku,e me pas Galileu nga Piza e Italise ,me bashkekohes ReneDekard,franc. filozof ,me voneE. Kant e F.Lysien NICE(fenomenologjia e shpirtit),per te ardhur deri te Marksi e Engelsi kuptohet pa kapercyer revolc.francez me parullen Liri-Barazi-Vellazeri ku kemi dhe Robespierin me gijotinen e pergjakshme e Zhan Darkun me gjoksin jasht per ata qe kane shikimin (PONIROS)e djallezuar ose sic shkruan XH. Londoni ,-i mer malli per feshferimen e “fustanit”,dhe per te kaluar me pas ne ate bolshevik me Leninin ku revolta popullore nxorri jasht orbite Caret,qe udhetojn drejt vrimes se zeze,por qe nuk jane zhdukur absolutisht,ka nje shembelltyre ne majmunizmin e disave sa kohe qe rotacioni vazhdon , e kjo jo pa efektin e parametrit Kohe qe ne dimensione te tjera nuk ekziston sic mund ta mendojme ne, ne toke.Prandaj pa hezitim disa Aksioma i pranojme pa vertetim shkencor kompromis per te kapercyer nyjen gordiane drejt hulumtimit nje shkalle me lart te fenomenit.kur kemi paqartesi gjeja e pare eshte te degjojm me te ditur-it ose-at.gjithashtu ka dhe nje keshille dashamirese;-para se ta thuash mendoje, para se ta shkruash gjykoje mbasi e shkrove korigjoje.Aristokliu ose PLATONI sic e njohin shumica per shkak te gjeresise se shpatullave (plate),para se te themelonte Akademine ku dha mesim dhe ku studjoi e me pas dhe dha mesim mesuesi i Aleksandrit te Madh,Aristoteli, i cili studjoi plot 20 vite para se te themelonte shkollen e tij Liceumin antik.AJO qe ka rendesi eshte fakti qe kjo akademi jetoi gati 900 vjet (387 p.e -529 )kur perfundimisht u mbyll nga Justinjani i I(pare) Cicero njohu vetem dy periudha sepse ato jane 5.Burime te sigurta percjellin nje te vertetese Platoni vajti 3 here ne Itali, Sicili mbreteria sarakuza deri sa ne nje nga keto udhetime u kap skllav dhe u dergua ne egjypt ku ble nga miku i tij dhe u soll ne athine.Pak humor dote me lejohet besoj; NUK dime sa gjuhe te huaja fliste nxenesi i Sokratit(babai i filozofise i pa bindur ndaj Kritonit qe i kerkoi ta ndihmonte me arrati per tju shmangur vdekjes,por dihet qendresa stoike e Sokratit dhe pendimi i athinasve te kohes mbas pirjes se helmit nga ky i fundit.)AJO qe dime eshte se grqishtja u konsolidua rreth shek.7 mb.e.r, mandej ka zera te keqinj qe denigrojne poshte e lart ose anasjelltas duke thene se; gjeneralet e FILIPIT (bullgar sipas grekerve) megjithse maqedonas nga Amfipoli[rrenojat e ndertesave mbreterore ku thereshin dashet pa mbarim e shtroheshin gosti me pjesemarrjen e konsiderueshme te suitave mbreterore ,ushtarakeve, etj],nuk flisnin sepse nuk dinin greqisht,tjeter gjuhe flisnin,sa turp per keta” barbare”(PLUTARKU)qe s’MESOKAN dot nje gjuhe te huaj.Goje te liga thone ca poshtersi makabre;, Mandiat qe ishin te perhapura dhe ne to shpesh shkonin per keshillime njerez te instancave te shoqerive aristokrate te kohes te quajtura universitetet e asaj kohe ku perhapesh dija ,shpesh perhapnin sms pa teknollogjine e sotme te internetit, se kishte pasur nje popull te hershem nga ku kishin mesuar te adhuronin Kultin Dodones .interesant qe grekeve nuk u ka rene ne sy ky fakt.ATA MENDOJN tua BEJNE surprize te kendeshme shiptareve.Kjo ndoshta eshte e verteta pse ka nga ata qe i kundervihen z.M ZEQO Personaliteteve qe me perkushtim vertetesi koherenc e seriozitet kontribojn vullnetshem te hedhin drite mbi fakte te verteta.Por shume duhet besuar De Rada kur thote E keqja jone eshte vetja jone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*