Legjendat e “Greqi 2004” zbresin në fushë për Lekbellon

May 18, 2017 15:41

Legjendat e “Greqi 2004” zbresin në fushë për Lekbellon

Ka qenë Artur Lekbello ai që ka shkelmuar i pari topin në ndeshjen e veteranëve të futbollit të ekipit të Arisit të Selanikut me ish-futbollistët e kombëtares greke, kampione e Europës në vitin 2004.

Një nismë solidariteti, për t’i ardhur në ndihmë futbollistit të shquar shqiptar në përpjekjet e tij për të përballuar ekonomikisht një sëmundje të rrallë e të rëndë.

Mbi 2500 tifozë të Arisit, dashamirës të kombëtares greke, fansa të ish-futbollistit shqiptar, miq të tij dhe emigrantë shqiptarë në Selanik kishin mbushur shkallët e stadiumit “Kleanthis Vikelidhis” në qytetin verior të Greqisë.

Ish-futbollisti shqiptar vuan nga një sëmundje e rëndë (probleme me muskujt) dhe klubi grek është solidarizuar për të mbledhur fonde nëpërmjet kësaj ndeshje për ish-lojtarin e tyre.

Në fushë zbritën disa nga emrat më të rëndësishëm të futbollit grek, si Basinas, Karagunis, Nikopolidhis, Janakopulos, Dellas, Cartas, Kafes, Haristeas apo Salpingidis.

Evenimenti është mbuluar nga shumë stacione televizive të Greqisë, apo edhe nga gazetarë të gazetave dhe portaleve greke.

Para ndeshjes, në pushimin e saj dhe më pas, dhjetëra prej të pranishmeve kanë dashur të takojnë edhe njëherë Lekbellon ,fotografia e të cilit me ekipin, prej vitesh ndodhet në muzeun e stadiumit të Arisit.

Pranë tij, edhe miqtë e tij shqiptarë nga Selaniku dhe Shqipëria, përshirë edhe zv.presidentin e Federatës së futbollit, Lutfi Nuri apo edhe administratorin e klubit të Tiranës, Krenar Alimehmeti.

Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave do të shkojnë për Artur Lekbellon, i cili në foto duket i prekur për këtë mbështetje të gjerë të bërë nga ekipi ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si profesionit.

May 18, 2017 15:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*