Lejet e ndërtimit, nga sot nis aplikimi online

April 20, 2016 09:30

Lejet e ndërtimit, nga sot nis aplikimi online

Nga sot nis të funksionojë në të gjithë vendin sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit. Megjithatë është parashikuar që të lihet një periudhë tranzitore që do të jetë deri në datë 31 gusht që kërkesat për leje të mund të depozitohen edhe në sportelet me një ndalesë. Në këtë rast aplikuesi duhet të dorëzojë kërkesën për leje dhe dokumentet në letër dhe CD.

Por, rregullorja e re mbi zhvillimin e territorit parashikon që do të jetë data 1 shtator 2016 koha kur aplikimi, pranimi dhe shqyrtimi i kërkesave për leje dhe deklarata paraprake, si dhe lëshimi do të bëhen ekskluzivisht vetëm nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.

Ky sistem do të bëjë të mundur realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop). Aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe bashkia do të kryejë vetë përmes sistemit të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje.

Për të kryer aplikimin, qytetarët do të regjistrohen në portalin e-Albania duke mundësuar përdorimin e shërbimit të aplikimit online të e-lejeve.

Rregullorja përcakton edhe ndarjen mes lejeve të ndërtimit për sipërfaqe deri më 250 m2 dhe ndërtimeve me sipërfaqe më të madhe se 250m2. Për kategorinë e parë (leje ndërtimi për sipërfaqe deri në 250 m2) janë hequr disa kërkesa të projektit (projekti i instalimeve) si dhe nevoja e mbikqyrjes së punimeve, me kusht që, firma zbatuese të nënshkruajë një deklaratë noteriale për kryerjen e punimeve konform lejes së ndërtimit.

Gjatë fazës së shqyrtimit sistemi do të informojë vazhdimisht aplikuesin lidhur me statusin e aplikimit të tij.

April 20, 2016 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*