Lejet mjedisore, qeveria e kaluar i dyfishoi në vitin elektoral

Edlira Shehu August 6, 2014 08:57

Lejet mjedisore, qeveria e kaluar i dyfishoi në vitin elektoral

Mjedisi ynë po vuan pasojat e një shfrytëzimi pa kriter. Zona të tëra që vuajnë nga pluhuri i gëlqeres, lumenj që po shkojnë drejt shkatërrimit dhe devijimit të shtratit të tyre, janë pasojat që ndihen dukshëm në vendin tonë. Dhe duket që bumin më të madh të shkatërrimit e kemi patur në vitin 2013, vit zgjedhor, ku qeverisja e kaluar përdori pa kriter çdo lloj mundësie në këmbim të votave elektorale e pazareve të fundit të saj. Kjo të paktën lihet të kuptohet qartë nga lejet mjedisore që Ministria e Mjedisit ka dhënë në vitin 2013. Të dhënat mbi këtë fakt publikohen nga Open Data Albania, sipas të dhënave të publikuara nga vetë ky institucion. Në këtë mënyrë Open Data Albania ka marrë në shqyrtim lejet mjedisore të miratuara nga Ministria e Mjedisit për kryerjen e aktiviteteve që lidhen me shfrytëzimin e gëlqeres, gipsit, gurëve, argjilës, inerteve malore dhe lumore, rërës, zhavorrit, betonit, çimentos, etj. 48 leje janë dhënë për këtë kategori në vitin 2012, shifër e cila thuajse është 2-fishuar në vitin 2013 për të arritur në 94 leje të miratuara në gjithë vendin.

 

Guri gëlqeror, mbizotërues në dhënien e lejeve

Në vitin 2013, grupi më i rëndësishëm që mbizotëron lejet e miratuara i përket aktivitetit të gurit gëlqeror me 23 leje, plot 8 herë më shumë se në 2012-n. Mbizotërojnë lejet e dhëna në zonën e Beratit (6 leje), Krujës (4 leje), Elbasanit (4 leje), Tiranës (3 leje), ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë në Lezhë, Gjirokastër, Pogradec dhe Durrës. Grupi i dytë me më shumë leje i përket shfrytëzimit të gurit dhe prodhimit të mermerit. Nga 13 në leje në 2012-n, 4 më shumë u miratuan në 2013-n, kryesisht në shfrytëzim guri (10 leje) dhe karrierë guri (8 leje). Lejet e dhëna i përkasin më shumë zonës së Beratit (5 leje), Tiranës (4 leje) e më pas Vlorës (2 leje) e Lezhës (2 leje). Lejet për prodhim betoni dhe shfrytëzim inertesh zënë gjithashtu një pjesë të madhe. Janë 21 leje në 2013-n për inerte lumenjsh, malesh dhe nyje betoni, si dhe 18 leje të tjera për prodhim betoni dhe asfalt-betoni. Të dyja kategoritë janë rritur ndjeshëm krahasuar me 2012-n, përkatësisht 1.6 herë dhe 3 herë më shumë. Gjatë 2013-s, në lejet për prodhim betoni apo asfalto-beton mbizotëron zona e Fierit dhe Tiranës, ndërsa në fraksionimin e inerteve mbizotorojnë Shkodra dhe Lezha. Në këtë vit janë miratuar edhe 2 leje për fraksionimin e inerteve lumore: në Novoselë të Vlorës dhe Lezhë dhe po kaq ishin edhe në 2012-n për: Shënkollin, Lezhë dhe Bajzë të Shkodrës. Në 2013 spikasin edhe 8 leje të miratuara për karrierë dhe shfrytëzim të argjilës rreth zonës së Krujës (2 leje) dhe Elbasanit (2 leje), si dhe Durrësit, Korçës e Shkodrës.

Edlira Shehu August 6, 2014 08:57
Komento

1 Koment

  1. . August 6, 15:32

    ===========================================================

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?

    ===========================================================

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim