Lejoi ndërtime pa leje, arrestohet efektivi i policisë

April 20, 2017 17:06

Lejoi ndërtime pa leje, arrestohet efektivi i policisë

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sipas urdhrit të Prokurorit, ka vënë nën arrest një punonjës policie për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Policia sqaron se “Dritan Metani me gradën N/Komisar dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka lejuar në tre raste, të bëheshin ndërtime pa leje, kundrejt shpërblimesh në shuma monetare.”

Metani ishte nën hetim prej disa muajsh nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si i dyshuar se kishte konsumuar elementet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv” dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetimi nisi pas referimit të SHÇBA-së, në lidhje me dyshimet për korrupsion ndaj punonjësit të policisë N/komisar Metani. Në zbatim të vendimit penal përkatës, SHÇBA ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

April 20, 2017 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*