Lekë me thasë, si u vodhën 5.5 milionë dollarë në Tatime (!)

Eugen Vasili May 2, 2014 13:05

Lekë me thasë, si u vodhën 5.5 milionë dollarë në Tatime (!)

Mirjan Beneja duhet të ketë shpenzuar relativisht shumë duke blerë letër. Gjithçka ishte vetëm letër. Letër për të bërë dokumentet e 11 kompanive, letër për të bërë prokurat false për shitjen e kompanive, letër për të bërë kërkesat në tatime dhe QKR për pezullimin dhe mbylljen e këtyre kompanive, e sërish letër…për të drejtuar kërkesën në tatime që t’i rimbursoheshin 5.5 milionë dollarë, bazuar në letrat false. Çdo gjë ishte false, të gjitha prokurat noteriale, që për ironi, ishin falsifikuar nën siglën e noteres Laura Pustina, një notere e njohur si mikeshë e ish-vajzës së kryeministrit Berisha, Argita Malltezit.

Një letra-mbushës rezulton Mirjan Beneja, asgjë më shumë…ishte masha që i shërbente krerëve të tatimeve të Tiranës në vitin 2013, për të arritur qëllimin e tyre: Ekzekutimin e grabitjes prej 5.5 milionë dollarësh, nëpërmjet një ‘pirgu letrash’ që në mënyrë të rreme dhe fiktive krijonin kushtet formale për rimbursimin e skemës së TVSH-së, për kompanitë në letër.

Çdo gjë ishte fiktive, çdo gjë ishte letër….përveç lekëve, ato nuk ishin aspak fiktive, ato ishin lekë reale të dala nga buxheti i shtetit, të tërhequra në bankë nga letër-masha Beneja, por që sipas hetuesit Dritan Reshka më pas janë ndarë mes arkitektëve të kësaj skeme: Zinxhirit drejtues të Tatimeve të Tiranës në vitin 2013. Duke nisur me më kryesorin, Ismail Muçën, ish-drejtuesin e Hetimit Tatimor.

Kërkesën për gjykim që prokurori Reshka ka dërguar dje në gjykatën e Tiranës, DITA e disponon të plotë dhe ia ofron lexuesit të plotë fabulën e një prej mashtrimeve dhe grabitjeve më të guximshme, më spektakolare të organizuara ndonjëherë me paramendim nga zyrtarë të rëndësishëm shtetërorë shqiptarë. Në vijim mund të lexoni materialet e kësaj dosje hetimore të shkëputura nga kërkesa e prokurorit Reshka për ‘bandën e tatimeve të Tiranës’:

 

MIRJAN BENEJA NIS APLIKIMIN E SKEMËS MASHTRUESE

Ish-drejtori i Hetimit Tatimor, Ismail Muça, i dyshuar si arkitekt i skemës mashtruese

Ish-drejtori i Hetimit Tatimor, Ismail Muça, i dyshuar si arkitekt i skemës mashtruese

Drejtoria e Auditimit te Brendshem prane Ministrise se Financave ka ushtruar kontroll mbi veprimtarine e Drejtorise Rajonale te Tatimeve lidhur me proceduren e rimbursimit te TVSH-se per vitin 2013 gjate te cilit ka konstatuar se ka patur veprime te dyshimta nga ana e disa shoqerive tregtare dhe konkretisht 13 prej tyre jane aktivizuar, shitur, kontrolluar dhe kane perfituar rimbursimin duke kerkuar me pas crregjistrimin brenda nje periudhe disa ditore.

Menjehere pas blerjes se ketyre shoqerive dhe depozitimit te kontratave te shitjes per transferimin e kapitalit, perfaqesuesit e rinj te saj Mirjan Beneja dhe Gjergji Tupe kane bere kerkese per likujdimin e shoqerive prane Administrates Tatimore Tirane duke filluar procedurat e c’rregjistrimit. Me pas ne perfundim te procedurave te kontrollit, sapo shoqerite kane marre rimbursimin e TVSH-se kreditore te mbartur nder vite ne vlera te medha dhe kane bere c’rregjistrimin ne organin tatimor rajonal si dhe shpalljen e falimentit prane Qendres Kombetare te Rregjistrimit pa kryer asnje veprim tjeter.

Te gjitha veprimet kane ndodhur brenda periudhes janar – tetor 2013 dhe bazuar ne kerkesen per c’rregjistrim, organi tatimor rajonal ka kryer veprimet e likujdimit te detyrimeve dypaleshe si rezultat i te cilave eshte dhene edhe rimbursimi i TVSH-se duke shkelur procedurat ligjore qe rregullojne marredheniet ne kete fushen e rimbursimit te TVSH-se dhe si rezultat i ketyre veprimeve administrates tatimore i eshte shkaktuar nje dem prej 515 milione e 455 mije e 275 leke te reja.

Nga veprimet e mevonshme ka rezultuar se te gjitha kompanite e pershkruara me siper jane shitur nga ana e shtetasit Mirjan Beneja, i cili ne vitin 2007 rezulton te jete pajisur me prokura te posacme nga ana e administratoreve te subjekteve.

 

PROKURAT E NOTERES PUSTINA REZULTOJNË TE FALSIFIKUARA

Per te mundesuar shitjen e kompanive te mesiperme tek vetja e tij i pandehuri Mirjan Beneja ka perdorur 11 prokura. Bazuar ne keto prokura, te cilat fillimisht rezultonin te ishin hartuar nga ana e Noteres se Dhomes se Noterise Tirane Laura Pustina, te pandehurit Mirjan Beneja i ishin dhene nder te tjera edhe e drejta e nenshkrimit ne vendimin e ortakut te vetem per ndryshimet qe mund te pesoje shoqeria, shtese objekti, pakesim, mbyllje te shoqerise, shitje te perqindjeve te kuotave ose ne teresi te tyre etj. Pese nga subjektet shtetasi Mirjan Beneja ia ka shitur vetes se tij, pra shtetasit Mirjan Benjeja ndersa gjashte subjektet te tjera i jane shitur shtetasit Gjergji Tupe. Pas shitjes se ketyre firmave shtetasi Mirjan Beneja dhe Gjergji Tupe rezulton te kene depozituar prane Qendres Kombetare te

Rregjistrimit kontratat dhe dokumentacionin e nevojshem per depozitimin e vendimit dhe ndryshimin e ortakeve, perfaqesuesve ligjore dhe administratoreve te shoqerive.

Nga kqyrja qe i eshte bere rregjistrit te veprimeve noteriale te Noteres se Dhomes se Noterise Tirane Laura Pustina, regjister i cili fillon me date 05.01.2007 dhe perfundon me date 25.01.2008, nuk ekziston asnje prokure e leshuar nga perfaqesuesit dhe administratoret e subjekteve te permendura me siper ne emer te shtetasit Mirjan Beneja. Pra te gjitha keto prokura, te cilat jane perdorur me pas per shitbierjen e aksioneve te njembedhjete shoqerive kineze jane falsifikuar nga ana e te dyshuarit Mirjan Ilir Beneja. Po keshtu sipas aktit te ekspertimit graflk shkrimi dhe nenshkrimi nr. 580, date 17.01.2014 rezulton se shkrimi, nenshkrimi dhe vulat e noteres Laura Pustina ne prokurat e perfaqesimit ne emer te shtetasit Mirjan Beneja jane te falsifikuara.

 

TATIMET E TIRANËS HYJNË NË LOJËN E BENEJËS

Rolet: Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane ka pergatitur dhe miratuar programet e kontrollit per te gjitha keto subjekte dhe konkretisht keto programe jane hartuar nga Pergjegjesi i Sektorit te Kontrollit, i pandehuri Laurent Vata, jane miratuar nga Drejtoresha e Drejtorise se Kontrollit, e pandehura Aferdita Hysa dhe jane miratuar dhe percjelle per njoftim subjekteve nga ana e Drejtorit te Drejtorise Rajonale Tirane, te pandehurit Ismail Muca. Kontrollet jane kryer nga ana e inspektoreve, te pandehurve Edmond Osmani, Gramoz Milushi dhe Kujtim Metalia, ndersa me procedurat e rimbursimit eshte caktuar dhe marre i pandehuri Tahir Kuka.

Kontrollet: Ne te gjitha kontrollet e subjekteve te kryera nga ana e Inspektoreve te Kontrollit, te pandehurit Edmond Osmani, Gramoz Milushi dhe Kujtim Metalia nuk jane kryer detvrat e percaktuara ne programet e kontrollit te subiekteve qe kane te beine me terheqjen e inventareve fizike te fundit te kryer te mallrave dhe materialeve, aktin e fundit te kontrollit, inventarin fizik te mallrave dhe materialeve ne momentin e kontrollit, ndertimi i bilanceve materiale sipas inventarizimit te kryer dhe ne menvre te vecante evidentimin e tregueve financiare te shqoqerise per kryerien e analizave te meteishme te TVSH-se, per TVSH-ne e bleries apo te zbritshme kontrollin kronologjik te blerjeve ne teresi lidhja fatur – liber – formularv FDP dhe nese plotesohen kerkesat e ligjit per TVSH -ne, evidentimi i blerieve sipas pjesemarries ne aktivitet (mallra per shitje, material dhe lende e pare per prodhim apo investime apo ndertime) evidentimi sipas origjines, importe, blerie brenda vendit dhe te periashtuara, krahasoimin e blerieve me informatiken dhe kryerien e sistemimeve perkatese sipas ligjit. Po keshtu per TVSH-ne ne shitje nuk jane realizuar detvrat per realizimin e lidhieve fature-liber-FDP, si dhe evidentimi i shitjeve sipas natyres, tregeti, prodhim, sherbim, gjendie malli apo materiale, investime, reference, mos aplikim i cmimeve te tregut etj.

Miratimi: Keto raporte kontrolli jane kryer per nje periudhe pese vjecare 01.07.2008 deri me 31.07.2013, dhe te gjithe inspektoret ne pjesen e raportit per kontrollin mbi TVSH-ne kane konstatuar se per kete periudhe subjektet nuk kane patur asnje lloj blerje dhe shitje dhe se TVSH-ja kreditore per subjektet i takonte nje periudhe me te hershme nga ajo e kontrollit. Pavaresisht se eshte konstatuar se nuk mund te ushtrohej kontroll dhe nuk ka qene e mundur kryerja e detyrave per kontrollin e TVSH-se, per shkak kjo TVSH ishte e mbartur perpara vitit 2008 dhe nuk ka patur asnje lloj dokumentacioni per nje kontroll te tille, nga ana e inspektoreve eshte bere miratimi i TVSH-se ne shumen qe eshte kerkuar nga ana e perfaqesuesve te subiekteve dhe keto raporte kontrolli kane kaluar per miratim.

Te gjitha akt kontrollet e kryera nga inspektoret janc pa analiza te dokumentacionit financiar, pasqyrojne faktet se per periudhen e kontroit 2008-2013 subieket nuk kane ushtruar veprimtari dhe nuk ka dokumentacion te paraqitur, TVSH-ia mbartet nga vite te meparshme para periudhes se kontrollit dhe pavaresisht pamundesise per te ushtruar kontroli per mungese dokumentacioni perseri ata kane miratuar kerkesat per rimbursim te TVSH-se te paraqitura nga ana e te pandehurit Mirjan Lili Beneja ne gjendien qe eshte mbartur kio TVSH dhe qe i takon periudhave ushtrimore te aktivitetit para vitit 2005. Nga permbaitia e te gjithe raporteve te kontrolleve rezulton gjithashtu se nuk eshte kryer kontroll i faturave te blerieve dhe shitieve te subiekteve per periudhat kohore te planifikuara per kontroll pasi nuk ka patur transaksione dhe eshte marre e mirqene TVSH-ia kreditore e mbartur nder vite.

Keto raporte kontrolli jane miratuar me pas nga ish Pergjegjesi i Kontrollit, i pandehuri Laurent Vata, ish-Drejtoresha e Kontrollit, e pandehura Aferdita Hysa dhe ish Drejtori i Drejtorise Rajonale, i pandehuri Ismail Muca duke miratuar kerkesen e rimbursimit te TVSH-se ne kundershtim te plote me ligjin e TVSH-se dhe duke shkaktuar nje dem financiar prej 515 milionë e 455 mijë e 275 leke te reja.

Me pas me urdherat e rimbursimit te Dreitorit te Dreitorise Raionale Ismaii Muca eshte urdheruar rimbursimi i subjekteve.

Ekspertiza: Nga ana e te pandehurve Ismail Muca, Aferdita Hysi, Laurent Vata, Tahir Kuka, Edmond Osmani, Gramoz Milushi dhe Kuitim Metalia jane kryer veprime ne kundershtim me ligjin nr. 7298. date 27.04.1995, “Per TVSH”, i ndrvshuar si dhe Udhezimi nr. 17, date 13.05.2008 “Per TVSH-ne”. Po keshtu eshte shkelur ligji nr. 9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Repubiiken e Shqiperise”, neni 75/1 sipas te cilit ne rastet e dhenies se rimbursimit duhet te kryhet kontroll tatimor per certifikimin e deklarimeve … si dhe kontrolli i faturave origjinale te blerjeve, kryqezimi me shoqerine shitese dhe verifikimi i deklarimeve te ketyre te fundit.

Sipas aktit te ekspertimit kontabel date 25.04.2014 rezulton se raportet e kontrollit te kryera per subiektet e siperpemendura nuk kane zbatuar programet e kontrollit te nxjerra per kete qellim. Keto raporte kontrolli nuk kane verifikuar zbatimin e kerkesave te ligjit si dhe nuk kane analizuar nese plotesohen kerkesat e pikes 19.4 te ketij Udhezimi i cili percakton lloiet e furnizimeve te tatueshme dhe importimeve per te cilat nuk leiohet kreditimi.

Po sipas ketij akti ekspertimi nga te gjitha raportet e kontrollit rezulton se:

• Nuk eshte bere kontroll dokumentar per verifikimin e saktesise se krijimit te gjendjes kreditore te TVSH-se ne blerje (import apo blerje brenda vendit) dhe justifikimi i TVSH-se se kerkuar me dokumente blereje origjinale sic percakton ligji nr. 7928, date 27.04.1995 “Per tatimin mbi vleren e shtuar”, i ndryshuar, ne nenin 33, pika 2, dhe 3 sipas te cilit “… Kreditimi i tatimit nuk lejohet ne asnje rrethane per shpenzime qe nuk jane teresisht vetem per qellime te veprimtarise ekonomike..”. Po keshtu pika 3 percakton se “..Nje person i tatueshem nuk ka te drejte te kerkoje kreditim tatimi ne baze te ketij neni neqoftese ai nuk zoteron nje fature qe tregon shumen e kreditimit te kerkuar ose te kerkoje kreditim tatimi ne baze te nenit 34 nese ai nuk zoteron dokumente qe vertetojne se borxhi eshte nje borxh i keq…”

• Gjithashtu sipas nenit 18.2 te Udhezimit te Ministrit te Financave nr. 17, date 13.05.2008 “Per TVSH-ne” i ndryshuar percaktohet se “… Kreditimi I TVSH-se se paguar ne blerje do te kerkohet mbi bazen e fatures tatimore origjinale te leshuar sipas nenit nr. 36 te ligjit mbi TVSH-ne. Per qellime te kreditimit tatimor konsiderohet e vlefshme edhe kopja e noterizuar e fatures se blerjes (ne rast se fatura origjinale humbet me kusht qe shitesi te zoteroje origjinalin dhe ta kete deklaruar ate”.

 

MIRJAN BENEJA TËRHEQ LEKËT ME THASË

Jane kerkuar dhe administruar te dhena nga te gjitha bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Republiken e Shqiperise, ne menyre te vecante nga bankat ku rezultojne te jene bere pagesat e rimbursimit te TVSH-se per te gjithe subjektet e siperpermendur.

Nga keto te dhena ka rezultuar se ne te gjitha rastet e pagesave te bera ne bankat e nivelit te dyte per keto shoqeri eshte paraqitur i pandehuri Mirjan Beneja dhe ne nje rast i pandehuri Giergji Tupe, te cilet brenda nje kohe te shkurter disa ditore nga momenti i kalimit te pagesave prane bankave kane bere terheqjen ne para ne dore/cash te te gjitha shumave te rimbursuara nga Dreitoria Rajonale Tatimore Tirane dhe gjendia e ketvre llogarive rriedhese aktualisht eshte ne vlera minimale te nevoishme per mirmbajtien e llogarive nga bankat. Keto para te terhequra cash me qellim mos lenien e te dhenave ne sistemin financiar jane ndare ndermjet te pandehurve Ismail Muca, Aferdita Hvsi, Laurent Vata, Edmond Osmani, Gramoz Milushi, Kuitim Metalia, Mirjan Beneja dhe Giergji Tupe.

 

Me konkretisht pagesat dhe terheqjet paraqiten me poshte:

1. Prane Bankes “BKT” eshte bere rimbursimi i TVSH-se ne llogarine rrjedhese te subjektit “Lumturia”, ne vleren 43.648.000 leke te reja ne date 22.09.2013 nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tirane. Po ne date 22.09.2013 i dyshuari Mirjan Lili Beneja ka bere konvertimin ne Euro te shumes prej 40.000.000 lekesh te reja dhe ka bere terheqje ne para cash te shumes prej 284.600 Euro ne date 26.09.2013;

2. Prane Bankes “BKT” eshte bere rimbursimi i TVSH-se ne llogarine rrjedhese te subjektit “F & M”, ne vleren 58.050.700 leke te reja date 30.08.2013 nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tirane. Ne date 02.09.2013 i pandehuri Mirjan Beneja ka bere transferimin dhe konvertimin ne llogarine ne Euro te shumes prej 55.000.000 dhe pas konvertimit ka bere terheqje ne para cash te shumes prej 200.000 Euro ne date 11.09.2013 dhe te shumes se mbetur prej 180.000 Euro ne date 12.09.2013, gjithsej 380.000 Euro.

3. Prane “Reiffesien Bank eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Sheng- Da Ana” ne llogarine rrjedhese (celur ne date 26.06.2013 nga Mirjan Beneja) ne vleren 40.000.000 leke te reja ne date 28.06.2013. Ne date 01.07.2013 i dyshuari Mirjan Beneja eshte paraqitur dhe ka terhequr prane bankes ne cash shumen prej 39.000.600 leke te reja;

4. Prane “Reiffesien Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Ventura” sh.p.k TVSH-se ne llogarine rrjedhese (celur ne date 11.07.2013 nga Mirjan Beneja) ne shumen 42.000.000 leke te reja. Ne date 19.07. 2013 shtetasi Mirjan Beneja eshte paraqitur dhe ka terhequr ne cash prane Bankes shumen prej 39.999.997 leke te reja;

5. Prane “Reiffesien Bank eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Nam Kwong” ne llogarine rrjedhese (celur ne date 13.08.2013 nga Mirjan Beneja) ne shumen 41.630.000 leke te reja ne date 21.08.2013. Me date 23.08.2013 eshte paraqitur i dyshuari Mirjan Lili Beneja dhe ka bere terheqjen ne cash te shumes prej 39.972.250 ieke te reja;

6. Prane “Veneto Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Hong De” ne llogarine ne leke (celur ne date 19.08.2013 nga Mirjan Beneja) ne shumen prej 41.888.500 leke te reja ne date 30.08.2013. Ne date 05.09.2013 i dyshuari Mirjan Lili Beneja ka transferuar duke kembyer ne Euro shumen prej 40.000.000 leke te reja ne llogarine tjeter dhe me date 10.09.2013 ka terhequr cash nga kjo llogari te gjithe shumen ne vleren 284.000 Euro;

7. Prane “Veneto Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Tai Ping Jang” ne llogarine ne leke me nr. 00027979 (celur ne date 04.10.2013 nga Mirjan Beneja) ne shumen prej 59.998.500 leke te reja ne date 16.10.2013. Ne date 17.10.2013 i dyshuari Mirjan Lili Beneja ka transferuar duke kembyer ne Euro shumen prej 58.500.000 leke te reja ne llogarine ne Euro dhe po me date 17.10.2013 ka terhequr cash nga kjo llogari te gjithe shumen ne vleren 414.500 Euro;

8. Prane “Veneto Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Asterix 03″ ne llogarine ne leke (celur ne date 18.07.2013 nga Mirjan Beneja) ne shumen prej 40.909.700 leke te reja ne date 19.07.2013. Ne date 25.07.2013 i dyshuari Mirjan Lili Beneja ka transferuar duke kembyer ne Euro shumen prej 30.000.000 leke te reja ne llogarine ne Euro dhe me date 26.07.2013 ka terhequr cash nga kjo llogari shumen ne vleren 213.500 Euro, ne date 23.08.2013 shumen prej 10.000 Euro dhe ne date 29.08.2013 shumen prej 54.000 Euro;

9. Prane ” International Commercial Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “BE-NI-SA” sh.p.k ne llogarine ne leke ne date 18.07.2013 ne shumen 40.598.500 leke te reja. Po ne kete date i dyshuari Mirjan Beneja ka transferuar ne llogarine ne Euro dhe konvertuar shumen prej 40.000.000 leke te reja dhe ne date 19.07.2013 ka terhequr cash shumen prej 284.292 Euro;

10. Prane ” International Commercial Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Tong Da Horizont” sh.p.k ne llogarine ne leke ne date 22.08.2013 ne shumen 30.168.500 leke te reja. Po ne kete date i dyshuari Mirjan Beneja ka transferuar ne llogarine ne Euro dhe konvertuar shumen prej 30.000.000 leke te reja dhe ne date 26.08.2013 ka terhequr cash shumen prej 213.220 Euro;

11. Prane bankes “Venetto Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Tirana HQ Imp- Exp Co LTD” ne date 04.10.2013 ne numrin e llogarise ne leke ne shumen 62.392.357 leke. Nuk eshte bere i mundur transferimi i kesaj shume nga llogarite e buxhetit ne llogarine e subjektit per shkak te nderhyrjes se grupit te Auditimit te Ministrise se Financave.

12.  Prane bankes “Venetto Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “Arlindi Trade” ne llogarine ne leke ne date 01.07.2013 ne shumen prej 42.498.5000 leke te reja. Ne date 02.07.2013 eshte bere transferimi ne llogarine ne Euro i shumes prej 41.000.000 leke dhe po ne kete date pas konvertimi eshte terhequr ne cash shuma prej 290.980 Euro;

13. Prane bankes “Raiffesien Bank” eshte bere rimbursimi i TVSH-se per subjektin “4 + M” sh.p.k ne vleren 25.930.848 leke te reja ne numrin e llogarise ne leke ne date 26.02.2013 dhe te nesermen ne date 27.02.2013 eshte bere terheqja ne cash e shumes prej 25.900.000 leke nga ana e te pandehurit Mirjan Beneja.

Për sa më lart bazuar, në nenin 331 te K.Pr.Penale KËRKOJ:

Gjykimin e procedimit penal nr.3146 në ngarkim të të pandehurve:

-Ismail MUCA, i biri i Mehmetit dhe i Xhumajes, i datëlindjes 25.04.1969, lindur dhe banuese ne Tirane, rruga “Don Bosko”, Pall. “Ndregjoni”, Shkalla 2, Kati 2, Apt. 4;

Aferdita HYSA, e bija e Denos dhe e Xhevries, e datelindjes 01.09.1968, lindur ne Vlore dhe banuese ne Tirane, Rruga e « Elbasanit », Pallatet « Fratari » ;

Lauren VATA, i biri i Abdiut dhe i Dhurates, i datelindjes 07.03.1981, lindur dhe banues ne Tirane, Rruga « Arben Broci », shtepi private pa numer ;

Edmond OSMANI, i biri i Mehmetit dhe i Xhevahires, i datelindjes 06.07.1979, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, «Koder Kamez » Nr. 109;

Gramoz MILUSHI, i biri i Saliut dhe i Ferides, i datelindjes 29.01.1984, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, Rruga «Dhimiter Kamarda» nr. 46/1 ;

Kujtim METALIA, i biri i Celes dhe i Xhemiles, i datelindjes 20.11.1960, lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane, Rruga « Jordan Misja », prane ish « Uzines Dinamo » ;

Mirjan BENEJA, i biri i Lilit dhe Marjetes, i datelindjes 04.04.1980, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane, Rruga « Elbasanit», Pallatet « Fratari » ;

Gjergji TUPE, i biri i Spiros dhe i Guces, i datelindjes 18.02.1959, lindur dhe banues ne Korce;

Te akuzuar per për kryerjen e veprave penale te “Vjedhjes duke shperdoruar detyren”, “Falsifikimit te dokumenteve” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose aktiviteteve kriminale” ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 135,186/2, 287 dhe 25 te Kodit Penal

PROKURORI

Dritan RRESHK.A

Eugen Vasili May 2, 2014 13:05
Komento

15 Komente

  1. Dariani May 2, 10:26

    Laura Pustina alias Laura Toma eshte gruaja e drejtorit te Drejtorise Pergj te Rrugeve. Shok i vjeter i Argites dhe Lul Bashes, pjese e formules se Albtelekomit. Laura ka dhe nje moter dhe ajo eshte elementi kryesor ne skemen e TVSh

    Reply to this comment
  2. Dariel May 2, 10:30

    Kam lexuar shpesh lajmet tuaja cdo dite, keto kohet e fundit jane shtuar lajme te llojes se vjedhjeve me tatime, nepermjet bankave dhe buxhetit te shtetit kundrejt popullit shqipetar
    Por a ka prova konkrete per te denuar keta persona qe kane abuzuar? Jane derguar dosje ne prokurori?

    Reply to this comment
    • Lleshi May 2, 10:48

      Ne Porkari ose Porcheri sic i thote italiani do te shkojne te gjithe keta , por vetem per tu “pastruar” ! Porcheria Shqiptare does not exist , ekziston vetem institucioni i pastrimit te krimit i cili me kushtetute quhet Prokuroria ! Ky institucion ka mision te fuse ne burg kategorine e Zhan Val Zhanit te Hygoit , por nuk mendon per keq ! Eshte nje forme e perkrahjes sociale se ngaqe ata ZhanVal Zhanet , nuk kane te hane , ceveria nuk ua jep leke perkrahje sociale , por ua jep ne natyre strehim dhe ushqim pa leke ne burg ! Ndersa keta pasuniket qe kane dhe shtetin , keta e perdorin Porcherine ose prokurorine dhe Gjykatoret , vetem per te shpelare pak M..UTIN qe i ka mbuluar koke e kembe !

      Reply to this comment
  3. NISMETARET May 2, 10:49

    Mer pjese ne levizjen:
    ‘KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE,KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE’
    (leter e hapur k/redaktorit te se perditeshmes ‘DITA’ A.Thano)
    Mare shkas nga gjendja tragjike qe po kalon vendi dhe populli shqipetar per 22 vjet pa shtet mendojme e pse jo jemi te bindur qe arsyeja kryesore eshte sepse shteti eshte mberthyer per vdekje nga krimiekonomik e organizuar vertikalish e horizontalish .
    Vertikalisht nga individi qe krijon subjekt fiktiv e kete shqipetaret e kane ditur qysh ne epoken e Sude-Meksit por qe deri sot nuk e kane ditur informacioni,prokuroret,gjuqetaret e politikanet sepse jane pjese e sistemit mafjos qe ka mberthyer sistemin ekonomik .PA SISTEM EKONOMIK NUK MUND TE KETE SHTET E AQE ME TEPER PUSHTET POLITIK’.kjo eshte arsyeja qe per 22 vjet ne kete vend nuk eshte folur per ekonomi e as per politika ekonomike por thjesht per POLITIKE.
    Ta kerkosh sistemin mafjoz sot vetem tek ndonje qehaja i politikes qe eshte me imunitet e qe sjane pak apo edhe tek thasete e TVSH nuk tregon profesionalizem gazetaresk .
    Sistemi kriminal ekonomiko-mafjoz fillon nga subjekti apo ‘biznesmeni’-sistemi bankar-sistemi financiar-sistemi politik–KUPOLA JASHTE VENDIT.
    Nje ‘biznesmen’ indivit apo perfaqesues i nje kompanije e ben vjedhjen sepse sistemi bankar e mbeshtet vjedhjen se eshte pjese e sistemit e nuk e ka frike istitucionin e prokurorise ta kontrolloje sepse edhe prokurori eshte kredituar e korruptuar nga sistemi bankar e keshtu me radhe.
    Edhe ne sistemin skllavopronar ne ”Rrugen e kombit’ nuk mund te vidheshin miliarda se do respektoheshin rregullat me normale te nje investimi:INVESTITORI-KOMPANIJA APO KOMPANITE ZBATUESE-KONTRATAT-PROJEKTI-PREVENTIVI-SITUACIONET PERIODIKE TE PUNIMEVE FAKTIKE-PAGIMI .
    Kryeredaktor,po qe se kjo e perditeshme nuk ka konflikt interesi e nuk eshte pjese e kesaj skeme krimi e korrupsini beju zedhenese e nismes:’KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE,KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE”.
    Te fillohet nga sistemi bankar te zbuloje trasferimin e ligjshem e te pa ligjshem te kapitaleve financiare jashte me emra bankash e bankjeresh pergjegjes e te perfundoje te ambasadori i partnerit strategjik ku nepermjet shtetit te tij te nderhyet per NGRIRJEN’ e tere pasurive te subjekteve qe kane per origjine e trasferimet nga ky vend sepse bijen ere te piset e ere gjaku te femijeve shqipetare.Ky parlament deri tani i wikilliks po qe se perfaqeson akoma kete popull duhet urgjent ta filloje punen nga thirrja direkte ne seance parlamentare te dy istitucioneve BANKA E SHQIPERISE dhe prokurorija te bejne ‘TRASPARENCE’

    Reply to this comment
    • Komunist May 2, 12:14

      “Nismetaret” ideja eshte e mire pasi gazetari investigativ italian ka thene se ne te tere boten ka mafie por ne Shqiperi mafia ka shtet.
      Pervoja italiane gjithashtu na ka mesuar se mafia luftohet duke i marre parate.
      Tani persa i perket z Thano pa paragjykuar mundem te them se aktualisht nuk mundet ta marri nje mision te tile asnje nga gazetaret shqiptare pasi jane aty ku jane nga sherbimi ndaj padroneve e jo nga sherbimi ndaj popullit. Megjithate ti behet thirrje tere gazetareve shqiptare qe te perkrahin nismen pa paragjykuar asnjerin perkundrazi ftesa duhet bere publike.
      A e permend kush sot gazetarin investigativ Dule nga Korca qe e bene sakat ne 1996? Askush.
      Do sugjeroja hapjen e nje faqe te tille ne internet ku te ftoheshin tere shqiptaret ne nje nisme te tille.
      Paralel me ngritjen e web site te tju behet kerkese Washingtonit e Brukselit per te ndihmuar shqiptaret ne ngritjen e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.
      Mbas mediatizimit te behet nje proteste sensibilizuese . Te tjerat do dalin rruges.

      Reply to this comment
      • Altin Dajti May 2, 12:57

        Juve komunist , e keni drejt kur mbeshtesni nismen ” KU JANE PARATE E SHQIPTAREVE …. ” , por mendoj se zgjidhja nuk eshte vetem mediatizimi apo thirrja per ndihme e Washingtonit e Brukselit .
        Ky duhet te jete vetem pjesa e jashtme e ” celesit te zgjidhjes se problemit ” ..
        Une , si qytetar i ketij vendi mendoj se miliarderet shqiptare , te cilet e kane vene kete pasuri jo nga zhvillimi i trashegimise pasurore qe mund t’i kete lene gjyshi apo stergjyshi , por nga vjedhja e mashtrimi ne saje te detyres ne zyrat e shtetit , kane krijuar paralelisht me pasurine edhe rrjetin e tyre mbeshtetes me KLANIN MAFIOZ te politikaneve , gjyqtareve e pushtetmbajtesve ne keto 24 vite te gjoja demokracise banale shqiptare …
        Si te tille , keta miliardere , te cilet ne fillim te viteve ’90 ishin brekegrisur e kapterra ushtrie , nuk mund te ” dorezohen ” lehte perpara qytetareve te ndershem , por do te perdorin te gjithe pushtetin e tyre : gjyqesor , legjislativ , ekzekutiv , mediatik, hipokrizine , korruptimin , e cdo mjet tjeter , ne interes te ruajtjes se thesareve te vena ne menyre abuzive …
        Prandaj , mendoj se zgjidhja eshte ngritja e nje sistemi shteteror te vertete , me vlera qytetare e morale …
        Si duhet te ngrihet ky sistem , eshte problemi qe duhet te zgjidhet … Cfare modalitetesh duhet te perdoren per te ngritur strukturat e shtetit ligjor , eshte problemi qe duhet te zgjidhet …
        Dhe te tilla modele shteti , ka sot ne boten e qyteteruar moderrne …
        Ceshtja eshte , se a ka vullnet per te krijuar nje shtet te tille??
        Nqs qytetaret shqiptare kane kete mendim ne shumice , atehere ketu fillon edhe zgjidhja e problemit …. te tjerat vijne vete …
        Rrespekte ..

        Reply to this comment
        • Komunist May 2, 15:08

          z Dajti ju pershendes.
          Nisma sigurisht duhet te pasurohet me ide te reja por gjithnje ne kuader te mundesive te publikut pasi strukturat shteterore e pushtetore as qe e kane ndermend ngritjen e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.
          Per te verteten nisma eshte e “Nismetaret” por gjithkush mundet te bashkohet me kete nisme dhe te shfaqi mendimet e tije.
          Une i propozove “Nismetareve” qe te hapin nje Web Site dhe me thirrje publike dhe per gazetarine shqiptare per t’ju bashkuar nismes.
          “Nismetaret” duhen te prononcohen per hapat e metejshem pasi nuk duhet te krijojme degzime apo te bejme si me te devotshem. Nese nismetaret duan ndihme per te hapur e pasuruar Web Site atehere mundem te angazhohem ne krijimin e Web Site edhe me emer pasi eshte vetem $10 muaji . Do i ftoja shqiptaret qe ne shumicen e tyre te prononcohen me emer . Ju falet te shkruajne me anonime vetem punonjesit e administrates se shtetit shqiptar aktualsht.
          Beni thirrje z Baze apo Thano qe te hapi nje rubrike tani per tani dhe cdonjeri te beje thirrje ne Face Book e tyre per te merkrahur nismen.
          “Nismetaret” te perpilojne nje thirrje standart per te tere shqiptaret. Kjo nisme duhet te reklamohet ne vazhdim te nismes se Administrates Amerikane te shpalosur nga Honorable Arvizu “Act Now”
          Te perfshihet ne thirrje dhe te ndizen forumet shqiptare dhe te jeni te bindur se do siguroni mbeshtetjen e Washingtonit e Brukselit e natyrisht edhe te shqiptareve pasi grabitsit e jetes se shqipareve as qe i kapin 5%.
          Kaq per tani

          Reply to this comment
  4. Shpresa May 2, 10:58

    Shume mire bejne qe i hetojne dhe i dergojne per gjykim keta hajdute profesioniste qe kopsisin dokumenta ne baze te” procedurave ligjore “. Por te hetohen te gjithe ata qe i kane lejuar duke heshtur , qe i kane favorizuar per vjedhje nepermjet procedurave edhe ata qe kane bere procedurat te tilel qe lene vend per vjedhje . Ndryshe me ligje qe lene hapsira per te vjedhur , me Notere qe perdorin pikerisht keto hasira per tu dhen krahe hajduteve , me nenpunes qe megjithese e dine mire se cfare bejne e “argumentojne” me zbatime urdherash e pseudo procedura , histori te tilla sa vijne e do te shtohen . Eshte emergjence riberja e ligjeve ne menyre te tille qe te kete minimalisht mundesi per abuzime .

    Reply to this comment
  5. Et'hem May 2, 11:12

    Te gjithe hajdutet e kriminelet ne burg,po kush ti fusi?Me kete drejtesi qe kemi-ata kan 100 vjet ymer,pasi ate e drejton Saliu..!

    Reply to this comment
  6. perkrah nismen May 2, 12:40

    DAKORT ME KOMUNISTIN PER NISMEN.Pr mendoj qe edhe komentuesit online duhet ti bejne bllokade informacionit jashte temes ‘KRIM EKONOMIK’ndryshe do vazhdonim me komente boshe qe pa dashje kthehen si deri me sot leter higjenike e sistemit korruptiv.
    Se dyti tere komentuesit kur flitet per korrupsion nuk duhet ta shohin ate vetem tek SALIU qe eshte nje nga autoret e sistemit por edhe tek LIKET E TJERE.KRIMI E KORRUPSIONI NUK KA NGJYRA.
    Sa per letren qe i behet kesaj te perditeshme mendoj se te pakten qe duhet te beje po nuk mer urdhera nga ‘padrone’ te hape rubriken:”Si mendon per nismen:”KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE ,KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE”.Do ta quaja normale qe kryeredaktori ta konsumonte kete nisem si e vetmja rruge me perfaqesine e diplomacise amerikane ne Tirane qe jo vetem kane asistuar por edhe drejtuar 22 vjet ne kete vend dhe perben edhe deshtimin e tyre ndaj krimit e korrupsionit ekonomik si ne asnje vend te Botes se trete.NUK MUND TA PRESIM SHPETIMIN ME NGA KJO POLITIKE E NGA KY PARLAMENT I WIKILLIKS.Tja kerkosh pas 22 vitesh daljen nga gremina nje qeverrije 8 mujore e aqe me teper nje emri Rama do te ish me teper se idjotesi.PERKRAH NISMEN!

    Reply to this comment
  7. Arjani May 2, 17:10

    Me duket se keta jane ushtaret qe kan perfitu nje pjese te vogel te pareve. Nuk i lente kush keta me mbajt per vehten e tyre 5 miliard leke. Pjesa e luanit duhet te kete shku diku tjeter.

    Kjo duhet gjet nga Prokuroria. Nuk munden apo nuk duan.

    Reply to this comment
  8. fat man May 2, 18:38

    Keto jane banda Hajdutesh te organizuar e drejtuar nga Familja Mafioze e Berishes. Burgu per keta shkerdhata te MEGAVJEDHES eshte pak. Qytetaret te ngrihen e t’i licojne keta vrases grabitqare te pangopur edhe ne mall te babait po te ishin keta Krokodile nuk do te vepronin ne kete fare feje.

    Reply to this comment
  9. Agimi May 2, 20:35

    Zbulimi I skemes se mashtrimit eshte I sakte, por perfundimet e hetimit nga prokurori Rreshka nuk jane te sakta.Ku e ka te vertetuar prokurori se parate e terhequra nga subjektet e lartepermendura jane ndare me te gjithe ish-punonjesit e tatimeve?Ky lloj hetimi eshte si ai I Gerdecit;te tjere I kane bere keto skema dhe I kane marre leket dhe te tjere denohen.Njoh njerin nga ato emrat e permendur;Kujtim Metalia;edhe kafe nuk pranonte te merrte kur bente kontrolle,njeri I persosur.Ne rast se nje kontroll tatimor ka patur mangesi ,kjo nuk do te thote domosdoshmerisht qe inspektoret jane pjese e ketyre lekeve.Prokurori e di por duhet ta dijne te gjithe qe leket e rimbursimit te tvsh,nuk merren me firmen e inspektoreve te kontrollit,as aitij te tvsh-se,por as edhe me firmen e dr.rajonal,per keto leke firmos Drejtori I Kontrollit ne Drejtori te Pergjithshme dhe pastaj miratohen nga Drejtori I Pergjithshem I Tatimeve.Ndersa per te marre leket nga thesari I shtetit ehste nje histori me vete,duhet te presesh shume kohe, te kalosh shume burokraci , te japesh shume leke qe ti marresh.Pra si jane marre keto leke;dhe kush I ka marre;Vetm nje person I fuqishem;mbi Drejtorin e Pergjithshme te Tatimeve dhe Drejtorin e Thesarit(ose mbi Ministrin e Financave) mund ta realizoje kete.Nuk eshte e veshtire per tu gjetur ku kane shkuar leket;kryesori eshte Shkelzen sali Berisha,me ane te shokut te tij ish Drejtorit te Pergjithshem te tatimeve Gazmir Spahija.Keto duhen hetuar,e pastaj inspektoret qe punojne per te mbajtur familjen me buke.

    Reply to this comment
  10. roland May 3, 00:03

    Bashkekombasit e mi,mos harxhoni kohen kot me arrestime dhe burgosje per te gjithe ata qe kan vjedhur.Nese prokuroria verteton,shtetit duhet menjehere ta sekuestroi dhe ti lere lakuriq duke filluar nga e para jeten e tyredhe me rekord kriminal te regjistruar ne data-base te policise per to qe sa here te hyjne e te dalin nga Shqiperia e me gjere te kontrollohen imtesisht dhe pa te drejte punesimi publik sa te jene gjalle.Nuk ben burgu pune se shteti perseri do shpenzoi per to ,por sic edhe shkruajta sekuestrim deri tek prefsja e thonjeve.

    Reply to this comment
  11. sopiqoti May 3, 08:01

    Indinjohemi ne shkallen me te larte kur lexojme keto veprime mafioze dhe etjen qe kane zyrtare te vecant per te PERFITUAR ATE QE NUK ESHTE E TYRE.Do te kemi qetesi shpirterore atehere kur ne faqet e gazetes DITA te lexojme njoftimin e gjykates per vendosjen e ketyre fytyrave te ndyra te shoqerise tone prapa hekurave te bugut.Ju te gazetes Dita,ne se e beni kete ju lumte;ne se e lini deri ketu mos i mbushni faqet e gazetes me “lajme intriguese “per te shitur gazeten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*