Lekët se të vrava…

Entela Resuli December 29, 2015 11:32

Lekët se të vrava…

Festat e fundvitit kanë gjallëruar jetën jo vetëm në rrugët kryesore të Tiranës ku bëhen blerje festive, por edhe në ato strehëza ku kalojnë kohën njerëzit në nevojë dhe pak kujt që jeton ditë të vrullshme në këtë vend, i shkon mendja që duhet të festohet edhe me këtë kategori.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nën mbështetjen e Kryeministrit, në kuadër të festave të fundvitit, organizon aktivitetin “28 Dhjetor, 28 Qendra, 28 aktivitete” me qëllim nxitjen e iniciativës së solidaritetit për të gjithë shoqërinë për të kontribuar për familjet dhe individët në nevojë.

Paraditen e kësaj të hëne, DITA shoqëroi grupin i cili mori pjesë në një aktivitet të veçantë organizuar në Qendrën Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit. E ndodhur në periferi të kryeqytetit, tërësisht e izoluar nga kureshtarët, kjo qendër aktualisht ka 11 përfituese të cilat qëndrojnë aty për disa muaj në përpjekje për t’u rehabilituar.

Në këtë aktivitet fjalën e hapjes e mbajti drejtori i Qendrës Arben Keshi, i cili pohoi se këto janë ditë të gëzuara për këto vajza, që për shumë kohë kanë jetuar ferrin.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Trafikimit, njëherësh edhe Zv/ministrja e Brendshme, znj. Elona Gjebrea për të festuar së bashku.

Ajo uroi festat dhe i bëri thirrje grave dhe vajzave që për çdo problem dhe shqetësim të flasin dhe të kontaktojnë institucionet përkatëse, duke garantuar vëmendje maksimale ndaj kësaj kategorie. Gjebrea e cila ka qenë vazhdimisht e ndjeshme ndaj këtij problemi shpërndau edhe disa dhurata për gratë dhe vajzat e qendrës.

KOORDI~1Një kontribut të rëndësishëm për këtë kategori ka dhënë edhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Znj. Alma Jani gjatë fjalës së saj renditi disa nga punët që kjo Organizatë ka bërë dhe sfidat që ka projektuar për të ardhmen. “Ne jemi sot këtu në shenjë solidariteti për të festuar së bashku, për t’ju treguar që jemi me ju si një partner i qëndrueshëm, për të minimizuar fenomenin dhe për të patur një proces sa më të qëndrueshëm në të ardhmen, fokusuar tek procesi i ri-integrimit. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka mbështetur hapjen e kësaj strehëze në vitin 2004 dhe po vijon gjatë gjithë këtyre viteve të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme. Të qëndrosh në këtë qendër, apo qendra të tjera që ofrojnë shërbime, është për një periudhë të përkohshme. Përgjatë vitit 2015, IOM ka mbështetur Qeverinë Shqiptare në hartimin e Planit të Rintegrimit; i cili është dokumenti i parë që hartohet në vendin tonë dhe që analizon mundësitë dhe ofron alternativa nëpërmjet përfshirjes së të gjitha institucioneve se si mund të punojmë së bashku për të siguruar çfarë është më e domosdoshme për çdo njeri për të ndërtuar një jetë: Arsim, Punësim dhe Strehim. Ky Plan Riintegrimi tregon rëndësinë që ka identifikimi i sfidave që hasin viktimat e trafikimit dhe ndërmarrja e hapave për zgjidhjen e tyre, ku përfshirja e të gjithë aktoreve që punojnë në këtë fushë nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim, është çelësi i suksesit”.

Në oborrin e qendrës, në disa tryeza u ekspozuan punimet e përfitueseve, duke nxjerr në pah edhe anën e tyre kreative. Madje, vajzat me një kujdes të veçantë kishin përgatitur edhe një koktej dhe gatime tradicionale.

Për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj.Matilda Tyli, Përgjegjëse e sektorit në Drejtorinë e Përkujdesit Shoqëror dhe Shërbimeve të Integruara, përcolli mesazhin e ministrit Klosi, ku qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është një aksion solidariteti që synon:

– Sigurimin e një mjedisi festiv dhe kujdesin për njerëzit në nevojë që aktualisht jetojnë në 28 institucionet publike rezidenciale të përkujdesit social.

– Sensibilizimi i gjithë shoqërisë për nevojën për të kontribuar përmes veprimeve vullnetare për mirëqenien e njerëzve në nevojë dhe për të treguar solidaritet, jo vetëm gjatë festimeve, por gjatë gjithë vitit.

– Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtën e më të varfërve dhe të privuar për mbrojtjen, në një standard të denjë jetese dhe të dinjitetit njerëzor.

*******

Historia e një vajze të trafikuar. Mashtrimi që i bëri i dashuri, duke e detyruar të punojë si prostitutë në Greqi

 “Lekët se të vrava; ose shko në Zvicër prostituo!”

 E veshur me përparësen e kuzhinieres, takojmë një vajzë e cila po përpiqet të hedhë pas krahëve të kaluarën e saj.

Një vit më parë, dashuria për një djalë e dehu dhe e bëri që në fillimet e njohjes me të, të verbohej. Për pak kohë mendoi se kishte gjetur princin e kaltër, njeriun me të cilin do të kalonte jetën, por shumë shpejt gjithçka u shndërrua nga një përkujdesje maksimale ndaj saj, në një shfrytëzim seksual. Përballë kemi B. 24-vjeç me origjinë nga qyteti i Lushnjes. Historia e saj merr fill afro një vit më parë, kur i dashuri, në kërkesën për një jetë më të mirë, i kërkon të shkoi në Greqi dhe të punojë atje si balerinë dhe më pas si… prostitutë.

Vajza me fytyrë të rrumbullakët dhe sy të shkruar sot është në qendrën e rehabilitimit në periferi të Tiranës. Prej pak muajsh ajo është nën përkujdesjen e specialistëve dhe psikologëve. Drama që ka kaluar ka ndodhur në një hark kohor të shkurtër, por që e bëri atë të tentonte të bënte një veprim ekstrem për jetën: ka tentuar vetëvrasjen me aceton.

“Njohja me djalin ka ndodhur me anë të telefonit. Kemi folur për disa ditë e më pas u takuam. Në fillim çdo gjë ishte shumë e bukur. Më dukej djalë i sjellshëm dhe sikur më donte. Më vonë, gjithçka ndryshoi si me magji. Ai më kërkoi që për të patur një jetë më të mirë së bashku unë duhet të shkoja e të punoja në Greqi. Pavarësisht se thoshte se me donte, nuk e kishte problem punën që do bëja unë”- tregon B.

“Më bëri gati dokumentet dhe më vendosi një shoqërues nga pas. Të gjitha veprimet e mia ishin të kontrolluara nga ai. Me tha në fillim se do kërceja në një lokal nate, pavarësisht se nuk dija, por bëja sikur lëvizja. Ishte e tmerrshme të përballeshe me lloj-lloj meshkujsh që të shihnin si mish për top. Më pas u vendosa në një hotel në një ishull të Greqisë të quajtur Kos. Aty punoja me klientë të huaj. Pagesa shkonte nga 50 deri në 200 euro nata. Gjysmat i merrte hoteli, gjysmat unë”.

2Vajza që kemi përballë na tregon se gjatë gjithë kohës ka qenë nën presionin e vazhdueshëm si të shoqëruesit edhe të djalit që e dërgoi në këtë vend, ashtu edhe të “dashurit” të saj. Ajo thotë se ai e kërcënonte që nëse ajo do të largohej, do të hakmerrej tek familja e saj.

Pas 18 ditësh pune në këtë hotel, B arrin të shkëputet dhe të kthehet në Shqipëri. Përsëri, djali i cili e konsideronte “pronë” të vetën tashmë i kërkon që ajo të shkonte e të punonte në Zvicër. Sipas saj, ai bënte pjesë në një rrjetë të mirëorganizuar për trafikun e prostitucionit e të drogës. Refuzimi i vazhdueshëm që ajo i bënte kërkesës së tij, përkthehej në dhunë.

“Më dhunonte sa herë që më takonte. Kur unë i thoja jo, grushti i tij përplasej në fytyrën time. Për ditë të tëra trupi më qëndronte i nxirë nga dhuna. Nuk dija çfarë të bëja. Kujt t’i drejtohesha. Familja nuk e mbështeti në fillim ikjen time në Greqi edhe pse unë i thashë që do të shkoj për të punuar. Kështu, tentova të vetëvritesha. Në ato momente nuk llogarita asgjë. E kisha të pamundur ta përballoj”- tregon me sy të lagura nga lotët 24-vjeçarja. Kërcënime të vazhdueshme i vinin edhe pasi u kthye nga Greqia.

“I dashuri” i saj i kujtonte vazhdimisht paratë që kishte shpenzuar për dokumentet e saj për në Greqi dhe e kërcënonte duke i thënë: Lekët se të vrava, ose shko në Zvicër prostituo.

Sot ajo jeton së bashku me dhjetë vajza të tjera në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit. Pavarësisht se ndihet më mirë, sërish frika herë pas here e mbush me ankth. Marrëdhëniet me familjen janë qetësuar, por herë pas here e kap frika për të ardhmen. “Nuk e di çfarë do të bëja po ta kisha përballë personin që më shkaktoi këtë traumë, ndoshta po të kisha një gjë në dorë, do e… vrisja”-tregon vajza e veshur me të bardha. Sot B. është një nga kuzhinieret më të mira të qendrës. Ajo e ka pasion gatimin shpesh eksperimenton në këndin e kuzhinës.

Ky pasion për të do të konkretizohet shumë shpejt me një punë.

Sipas Znj.Matilda Tylit, një ndër shërbimet që ofrohet në QKPVT është integrimi i Viktimave të Trafikimit nëpërmjet përfshirjes së tyre në kurset e formimit profesionale dhe punësimi i tyre nga programet e nxitjes së punësimit, shërbime që ofrohen nga institucionet ligjzbatuese të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinise.

Vajza më të cilën kemi folur, në janar fillon kursin e kuzhinës në Qendrën e Trajnimit dhe Formimit Profesionale, Tiranë dhe në bashkëpunim me Zyrat e Punës do t’i krijohet mundësia e përfshirjes së saj në programet e nxitjes së punësimit, ku punësimi i saj do të shoqërohet me formimin e saj si kuzhiniere./DITA

Entela Resuli December 29, 2015 11:32
Komento

4 Komente

  1. Lali December 29, 11:42

    Eshte hera e pare qe lexoj nje shkrim nga brenda nje qendre rehabilitimi dhe eshte hera e pare qe pasi e lexoj shoh qe jane ruajtur te dhenat personale te viktimave. Bravo te madhe Entela Resuli, bravo te madhe DITA.

    Reply to this comment
  2. aqifi December 29, 11:52

    Ketyre iu eshte kruajtur vete se nuk te merr njeri me zor…..

    Reply to this comment
  3. Kariz Matik December 29, 15:30

    Per pune vajz’ ne Gerqi,
    si “balerine” me shkove,
    me nje cub te panjohur,
    te udhetosh vetem pranove.

    Kete lloj aventure,
    nuk e ben kollaj njeri,
    por ty paraja shkrete,
    ta kish bere mendjen hi.

    Nje vajze me mend ne koke,
    perrallat nuk i beson kot,
    por ti nga qejf i madh,
    per Gerqine, sa s’derdhje lot

    Balerine ishte preteksi,
    dhe kete fort mire e dije,
    se e papune dhe pa zanat,
    ne Gerqi ben vetem hije

    Premtimet e dashnorit,
    te kota ishin – kete e dije,
    prandaj dhe nisjen tende,
    e bere me plot vetedije.

    Se ku do perfundoje,
    per ty s’kishte rendesi,
    mjafton nje shtrat te gjeje,
    dhe pakes “dashuri”.

    Vetem me nje cope telefon,
    njohe ti “te dashurin” tend,
    ndaj nuk eshte aspak cudi,
    qe do ta haje “mikun” rend.

    Te trafikuan – thote Entela,
    por ti vajte me shume qef,
    shalezbuluar duke kercyer,
    botes “mikun” me ja ngref.

    Ne motel te Kos-it, vajze,
    nuk punojne balerina,
    dhe kete shpejt e kuptove,
    kur te pyesnin – ku eshte vrima ?

    “VRIMA eshte kryeveper”,
    shpejt klientit ti ja ktheje,
    dhe sa hap e mbyll syte,
    permbi shtrat veten leshoje.

    Mos klient – ti vajze renkoje,
    nga lezeti, dhe per parane,
    VRIM’ e Rites ne ato caste,
    vertet te dukej si vullkan.

    Bere qef me ate vrime
    sa nje grusht para fitoje,
    por kur “puna” u rendua,
    te vetevritesh po mendoje.

    Per te shkuaren vajze mos qaj,
    por ze mend per here tjeter,
    se tani “zanat” ke marre
    nga tutoret dhe nga greker

    Pesimi vajze, mesim te behet,
    se pa djerse s’mund te jetosh,
    tani kujdes bej ne kushzhine,
    “koka peshku” te mos qerrosh.

    Reply to this comment
  4. aqo December 30, 00:22

    Qenke goxha bejtexhi ti more Kar-zmatik!Kesaj Vrimes mire ja paske qendisur,atyre u kruhet Vrima dhe kusuret I heq populli qe I “rehabiliton” me taksat e tij.Ti e porosity kete adoleshenten 24 karateshe te kete kujdes nga “kokat e peshkut” por c’ti beje “Vrimes” se Petros qe po I terbon femrat me ate “Lumo Skendon” e kryeministrit.

    Gezuar vitin e ri dhe suksese nne krijimtari!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim