Leksion “demokratik” për protestuesit

February 15, 2019 01:08

Leksion “demokratik” për protestuesit

“Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues dënohen me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet” (Kodi Penal, Neni 223) “Pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve….dënohet me burgim nga 15 deri 25 vjet”  (Kodi Penal, Neni 221)

****

Të dashur protestues demokratikas,

Duke e ditur se ju, të gjithë jeni të shqetësuar për fatet e vendit dhe të egërsuar nga fakti se këta që janë sot në qeveri nuk e meritojnë të jenë aty dhe as e kanë ndërmend të largohen nga pushteti pa zgjedhje të lira, unë ju bëj thirrje që në datën 16 shkurt të vini në Tiranë dhe t’i shkulim një herë e mirë këta çibanë që kanë mbi pesë vjet që, me gjithë lutjet e pafundme, nuk na japin asgjë nga tepsia e tyre.

Unë jam i vetëdijshëm se nuk ju zë gjumi asnjë minutë nga shkelja e standardeve demokratike prej qeveritarëve tanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin sepse ju, gjatë gjithë jetës tuaj jeni edukuar dhe mësuar me këto standarde të shenjta. Këtë gjë ju e keni dëshmuar me gojë dhe me sjellje gjatë këtyre gati tridhjetë viteve. Për këtë mjafton të mos harroni vjedhjet, grabitjet dhe djegiet e Shqipërisë sapo lindi demokracia, domethënë sapo dolën në skenën politike njerëz të shtypur e të përvuajtur si Sali Berisha që më parë e ngryste jetën në burgun e shtëpisë së gjyshit tim në Bllok dhe, madje, jo rrallë i duhej të sfilitej duke e ndjekur atë nëpër klinikat më të mira të Perëndimit.

Duke pasur parasysh faktin se opozita e sotme i ka përdorur të gjitha mjetet demokratike si bojkotin e Parlamentit, shpifjet, fyerjet, kërcënimet, babalet etj., siç e tha edhe udhëheqësi i ndritur i saj z. Lulzim Basha, “Sundimtari i Çadrës së Shenjtë”, gradë e lartë kjo e Masonerisë së Mesjetës, por i fituar me meritë dy vjet më parë, nuk kanë bërë efekt, tani e keni radhën ju, pra veprat. Ju nuk keni nevojë për udhëheqje dhe as t’ju mësojë kush se çfarë të bëni. Z. Basha jua tha qartë se pas gardhit të policëve ndodhet… e dini ju se çfarë ndodhet. Atje ndodhet ajo kështjella që ju duhet të pushtoni “demokratikisht”, domethënë me forcë dhe dhunë, si dikur tempullarët. Sipas mendimit vizionar të udhëheqësit tonë të ndritur z. Basha, deri tani populli e ka pasur frikë qeverinë prandaj dolën edhe studentët në sheshe e bulevarde dhe s’u hyri gjemb në këmbë. Sapo ju të pushtoni ndërtesën pas gardhit policor, në Shqipëri do të vendoset rendi i ri dhe i vërtetë demokratik siç ka qenë dikur, atëherë kur qeveria e kishte frikë popullin prandaj edhe e vriste prej dyqind metër larg godinës. Besoj ju kujtohet se atëherë, në janar 2011 ishin në pushtet forcat e vërteta demokratike me z. Berisha në krye.

Ju duhet të jeni të vendosur dhe të mos pyesni për ligjin. Sulmojeni ndërtesën me guxim dhe pa përfillur ligje e rregulla! Zaptojeni atë dhe mos u shkulni prej aty duke dëshmuar, kështu se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për t’u marrë tepsinë pushtetarëve. Unë këto thirrje kam bërë përafërsisht edhe në vitin 2011 dhe jam gati t’i bëj sa herë më prishen marrëdhëniet dhe interesat e mija me qeveritë. Atëherë u vranë katër vetë dhe u plagosen dhjetëra të tjerë. Ishallah, këtë herë vriten ca më shumë sepse kështu nuk durohet më. Goja s’ma thotë këtë mynxyrë, por shpirti ma do nga urrejtja e madhe që kam për pushtetin e sidomos për atë të Gjatin që njërën dorë e mban në timon, tjetrën në tepsi, ndërsa me gojë na tall përditë dhe më ka sjellë shumë dëme financiare me mbylljen e biznesit ku unë kisha një kontratë dhjetëra mijëra euro në vit.

Ju duhet të tregoheni të matur kur të futeni në godinën qeveritare. Jeni me fat se Rama e ka hequr gardhin e Kryeministrisë, pra një pengesë fizike ka rënë dhe, siç thoshte Shekspiri, frikësi vdes më parë se vdekja. Mos shkoni tek zyra e shefit të Qeverisë sepse atë e do vetëm Luli por mësyni tek salla që quhet Qendra për Dialog dhe Komunikim, nga ku Kryeministri na shet tangërllëk çdo javë. Zaptojeni atë dhe aty nisni bashkëbisedimin tuaj për demokracinë. Do të ketë edhe referate demokratike nga udhëheqësit që ju ndjekin ju, por që s’kanë lidhje me ju dhe as me veprimet tuaja. Ata thjesht janë aty për hallet tuaja dhe për të mos ju lënë vetëm. Temat e bashkëbisedimit do të jenë të ndryshme. Leksionin mbi Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme do ta mbajë z. Sali Berisha duke sjellë në vëmendje eksperiencën e tij me zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe ato të 2009. Aty, ai do të tallet me etiketimin që i pati bërë shtypi anglez i marsit 1997: “Gangster Politik”, si dhe me etiketimin e bërë nga korrespondenca diplomatike amerikane e vitit 2009: “Kryetrukuesi i Zgjedhjeve”.

Për temën e marrjes së pushtetit me votë dhe jo me dhunë do të flasin protagonistët e 14 shtatorit 1998 dhe në këtë bashkëbisedim duhet të sjellin me nostalgji eksperiencën e tyre të gjithë ata demokratë që i kemi parë atë ditë në TV me automatikë, flakëhedhës, mitraloz e tanke duke pushtuar atë godinën pas kordonit policor që ju tregoi Luli dhe po jua përsëris unë. Këtu z. Berisha mund t’i rezervohen vetëm pesë minuta për të treguar përvojën e tij në zbatimin e parimit “Hidh gurin dhe fshih dorën”.

Për Luftën kundër Korrupsionit do të flasin bashkërisht z. Basha dhe znj. Kryemadhi ku do të sjellin eksperiencat e tyre personale dhe, sidomos z. Basha do ju motivojë sapo të tregojë për luftën e tij të paepur kundër korrupsionit në ndërtimin e rrugës Milot-Kukës ku pa dijeninë e tij firuan 235 milion euro. Ndërsa për Luftën e Paepur kundër Kanabisit do të mbajnë një kumtesë të përbashkët kryeministri i projektuar z. Basha dhe anëtari i Kryesisë së PD-së dhe ish- kryetari komunës së Lazaratit, z.Dashnor Aliko, pasi i pari përpiqej ta luftonte drogën duke dërguar makinat zjarrfikëse për ta ujitur kur ishte Ministër i Brendshëm, ndërsa i dyti e mbikëqyrte kultivimin e saj deri në tharje.

Siç e dini, këta që ju kanë thirrur në protestë, por që s’kanë lidhje me veprimet tuaja pasi protesta është popullore dhe jo politike, nuk i durojnë dot lidhjet e politikës dhe të proceseve zgjedhore me krimin dhe kriminelët. Kryeministri në ardhje e ka dëshmuar këtë në vitin 2009 kur dërgoi me leje nga burgu në shtëpi, vetëm për fushatë elektorale, dhjetëra kriminelë me shpirt demokrat që ndihmuan në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nëse nuk më besoni mua mund t’ju sjell konfirmimin e këtij fakti edhe nga korrespondenca diplomatike amerikane e atij viti.

Sa i përket neverisë që z. Basha dhe idealistët e tjerë politikë, të lidhur me Platformën e Bashkëpunimit Opozitar të ofruar së fundi, ndiejnë ndaj oligarkëve dhe pasurimit vetjak do të mund t’ju referojnë, kryesisht, Basha dhe Kryemadhi duke treguar rreth luftës së tij për t’i marrë buxhetit të shtetit 16 milion euro dhe për t’ia dhënë vjehrrit të vet fatkeq apo rreth mënyrës se si i ka vënë ai mbi një milion dollarë dhe i ka shtuar një kat të tërë pallatit për familjen e tij. Vilat e këtyre politikanëve idealistë në Gjirin e Lalzit, të ngjashme nga madhësia dhe luksi me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dëshmojnë për sakrificat e mëdha që kanë bërë dhe premtojnë të bëjnë ata për këtë popull që varfërohet e largohet përditë nga Shqipëria.

Sa i përket shtetit ligjor, ju e dini se ata janë kampionë të luftës për drejtësi, gjë që e ka dëshmuar niveli i sistemit të drejtësisë kur ata u larguan padrejtësisht nga pushteti në vitin 2013, pa harruar qëndrimin e tyre të vazhdueshëm pengues e sabotues ndaj Reformës në Drejtësi si një komplot mafioz Euroatlantik për ta kaluar drejtësinë në dorën e Edi Ramës. Kumtesat dhe referatet e tyre, lotët që do të derdhin ata për ju dhe atmosfera e krijuar do ju bindin se këta udhëheqës të lavdishëm, të paprovuar dhe të panjollosur janë krejt ndryshe nga Rama i cili, siç e thotë me kompetencë profesori i mençur Spaho, nuk ka kredibilitetin e duhur. Dhe kredibilitetin një kryeministri dhe një qeverie nuk ia jep populli por opozita. Që të ketë kredibilitet, politikani duhet të ketë cilësitë, aftësitë, oratorinë dhe arritjet e z. Basha, Kryemadhi etj., duhet të ketë studiuar 12 vjet për të marrë diplomën e universitetit katërvjeçar, të të bind se shtatë herë shtatë bëjnë 42, se në zgjedhjet brendapartiake mund të marrin pjesë 4700 vetë dhe të kenë votuar 4900, se energjia elektrike shitet me litra, se është e mundur të hiqen ose ulen të gjitha taksat dhe njëkohësisht të shumëfishohen investimet etj. Udhëheqësi me kredibilitet është e domosdoshme të jetë doktor shkencash me plagjiaturë ose të rrëkëllejë disa gota raki për të freskuar kujtesën dhe perfeksionuar gojëtarinë (oratorinë).

Pasi t’i keni dëgjuar dhe besuar të gjitha këto tema e referate, bisedime e premtime, mos harroni të brohorisni fort për liri e demokraci, kushtetutë dhe drejtësi si dhe të vini mbi godinën pas gardhit policor flamurin e opozitës, kryesisht të PD-së dhe të jepni intervista në TV duke pohuar se “E morëm pushtetin!”. Sepse pushteti ju takon ju. Ata as kanë nevojë dhe as duan pushtet prandaj dhe thonë se ju duhet të sakrifikoheni ” me çdo lloj çmimi “, domethënë pa pyetur as për burg dhe as për jetën.

Mos u frikësoni as nga ligji dhe as nga vdekja. Nëse ndodh që vriteni, s’ka rëndësi nga kush, të jeni krenarë dhe të sigurt se vepra juaj do të përjetësohet duke vënë disa pllaka në trotuar, ashtu siç vihen yjet në Hollivud për aktorët më të mirë. Kështu ju do të na lini një Shqipëri më të mirë për ne fatkeqit milionerë dhe për familjet tuaja fatlumtura nga skamja. Ne, jo vetëm do të vijmë tek pllakat e përkulemi me nderim çdo 16 shkurt por unë, personalisht nuk do të lë studio televizive pa shkuar dhe bërë avokatinë tuaj. Në këtë mënyrë, përveç honorarëve legjitime që më takojnë kudo që të shfaqem duke folur për heroizmin tuaj, fama ime përpara shqiptarëve si mbrojtës i demokracisë dhe shtytës i sakrifikimit tuaj do të rritet.

Ju e dëgjuat Berishën pardje që pohoi se Garda vrau protestuesit në 21 janar duke zbatuar “ligjin e socialistëve”. Ky ligj është ende në fuqi. Mos e përfillni atë sepse është ligj socialist. Të vetmet ligje që duhet të përfillni e zbatoni janë Kanuni dhe Manuali Moral e Politik i z. Berisha. Vetëm ato e shpëtojnë popullin tonë dhe e bëjnë Shqipërinë moderne.

Mos harroni! As unë dhe as Basha s’kemi bërë thirrje për dhunë. Ne thjesht kërkojmë nga ju pushtimin dhe zaptimin e institucioneve. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë bëni ju pasi kjo është protestë e zemërimit popullor dhe nuk lidhet me interesat tona.

Megjithatë, iu druhem këtyre që kanë kaluar vetingun sepse janë produkt mafioz i Perëndimit dhe Edi Ramës.

Nga Kara Mahmut pashë Bushatlliu (I Riu)

February 15, 2019 01:08
Komento

16 Komente

  1. Aliu nga Selenic February 15, 01:49

    KUSH JAN KETA QE KERKOJNE TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE.?

    Partia demokratike qe me daljen ne skenen politike e deri me sote asnje alternative nuk u ka dhen shqiptarve perpos dhunen e ushtruar deri edhe ne gjakosjen disa here te popullates shqiptare,
    Nuk e dij se c`fare jen keta rrace njerzore qe nuk thellohen asnjeher se c`fare deme kolosale I kan ber shqiperise dhe vazhdoj te flasin sukur keta ka “zbritur “nga Marsi dhe sote perher te pare po degjojne dhe po komunikojne me shqiptaret.
    A thua ti se keta deri me sote nuk I njehe askush kur dihet mire qe shqiptaret po I mbajn ne kurriz qe 28 vjet me radhe.!
    Me qe keta nuk po thellohen ne kriminalitetin e tyre qe I kan bere vendit edhe ne po ua numrojem edhe nje here . dhe kush te jet burre aty. Qe ne fakte vete burre shteti aty nuk ka pasure dh ease nuk asnjeher qe te ballafaqohen me vetevet e tyre mbi bazen e ketyre fakteve te pa kontestueshme. Dhe te nxjherrin perfundimet e tyre. Une edhe nje her po ua ballafaqoi keto fakte si me poshte.!
    1, JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE. Me 2 Prill te viti 1992 vrate 4-ter vete ne Shkoder. Nje nder ta edhe kryetari I levizjes demokratike ne Shkoder Arben Broci. Deri me sote edhe perse kan qene per 16 vjet ne pushtet nuk ka arriture te zbardhin te verteten e kesa vrasje. Populli I shkodres gishtin e ke drejtuar tek udheheqja e Partise Demokratike e kryesishte e kryesishte tek Sali Rame Berisha.!
    2.: JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE ku Sali Berishes do te aplikohet perseri ligji I luftes se Klasave. U hoqen specialistet me te mire dhe u vendosen injorantet dhe te pa aftite vetem thjeshte se ishin militante te Partise Demokratike. Kjo e detyroi trurin e kombit te marre rruget e arratise.
    3. JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE .ku drejtesia shqiptare do te behet nga kursantet e Pleppave duke hequr juristet me te mire. Pra sote penalitete japin kursantet e plapave.!
    4. JA C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE ‘shprehja E duam shqiperin si gjith e Evropa.Bukure shume po ju ne Stasburge per reformen ne drejtesi desh u rrahet me grushta duke kundershtuar reformen qe Evropa dhe Amerika ua beri se per ju ase qe behej fjale, A mendoni se sa antievropian jeni more ku edhe sote edhe perse u be VITINGU ju kerkoni ta rrezoni me njemije marifete te ndyra.?
    5. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE. mendoni se nga ju doli fatkeqesia jone Kombetar duke ngritur skamat Piramidale dhe duke I sjellur populli tone fatkeqesi ne Ekonomi qe rrenua te teren, dhe moret me qindra e mijra, jete, njerzore ku edhe sote e kesaje dite pasojat e juaj nuk munde te n dalohen ase te paramendohen se c`fare i bête ketij populli te mjere. Nen kembet tuja , nen thirrjet tuje jane mijra fatkeqe te vrare , te vjeter dhe te rije qe dergjen ne dhe te zi vetem nga qellimi I mbrapshte I juaj per ta shkermocure shqiperine.
    6 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE.. Dergimin nga qeveria juaj e dy mige per te goditur popullin e Jugut te shqiperise. Po keto akoma nuk I dini.? Ku i keni dy aviatoret qe edhe sote juen ne azil politike , Aviatore qe shpetuan popullin e Jugut te shqiperise duke mose zbature vendimin e Berishes per goditjen e popullit te Jugut..
    7. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE E Perse beni sikure harron , apo sikure nuke dini asgje se cfare ka ndodhur. Si munde te vije ndermen kure qeveria juaj, lideri shpirteor I juaj qe edhe sote e keni perzeme I dergoi Nafte serbise. Nafte e cila vrau vllejzerit tane ne Kosov, te cilet donin lirin dhe pa varsin e tyre nga bisha serbe. Si thon ase kete nuk e dini.? Ja po ua kujtojme .
    8 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Po Remzi Hoxha perse u zhduk besoi edhe per ket ju duhet te keni degjuar. A mendoni te nderuar , se nen kembet tiuja jane shume te zhdukure pa Nam e nishan sice eshte I shdukur Remzi Hoxha, U zhduk Trabicka, e shume te tjer si keto. E ja pra ju dhjetoriste, gjaku I tyre eshte nen kembet tuja mekatare e te cileve juve kerkoni ti therrisni per t u akomeduar perseri ne “Pushtet”(large qofte.! Ku sote ju kerkoni te merrni pushtet me dhuen.!
    9.C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE 9. Aqe shume flete lideri I juaj per Kosoven. Po perse ky lideri juaj burgosi drejtuesit e ushtrise Clirimtare te Kosoves.? Pra ishte burgosur Heroi yne kombetar Adem Jashari si dhe Hashim Thaci e plote te tjere. A mendoni se ndofta edhe juve keni pergjegjesi per keto ne mos te pakte te keni ndergjegje te vrare, lidhur me c`fare ben qeveritert tuja qe edhe sote kerkoni ti riktheni ne Pushte me dhune per ti bere te zazat edhe me te madha kombit tone.
    10. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE si vajti puna tek juve nuke e di. A keni degjuar qe Partia Juaje dhe lideri I juaj ne vitin 1992-1994 penguan pajtimin kombetar. Me protekstin e turpeshem se nuk ka pajtim me “Komunistet” Pore per ironin e fatite tone keta fare lideresh refuzuan edhe samitin e Diaspores. Ja pra qe edhe pas 26 vjetesh keta vazhdojne te jen ne te njetat pozite antikombetare.! Koha ka ardhur qe ne viti 1990 qe shqiptaret te flasin me nje ze pore vazhdojne ta pengojne kate liderit tuja qe juve akoma nuk e din se punen e kujte bejne ata e ju kerkoni ti ktheni me dhume me pushtet TURP ejste teper krimiale.!
    11. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE mendoni hiq se ne kohen e qeverisjes se Berishes kishte ne shqiperi dhe hapsiren shqiptare 10 abetare . Duke u perpjekur per te shkatrruar drejteshkrimin shqiptare te vendosure me aqe munde e djerse edhe me gjake bile. Po kjo nuk ju konvergon fare.? Sote nen drejtimin e Partise socialiste, fale tyre kemi nje abetar te njehsuar.!Ky eshte nje sukses I madhe E turpshme per ju pjesmarres kure juve flisni per Universitete. I pate se sa falco ishin ato.? Po heqja e tyre eshte nje fitore per eliten e re shqiptare.? Juve duhet ta dini , mir se ka te rinje shqiptare qe nuk e kan para me sy fare Universitetin dhe me para moren shkollat dhe me para zune edhe vendet e punes ndersa studentet me nota te shkelqyera rrijne rrugave. Edhe per kete keni goje te thirrni kunder Ministrise se Arsimit.! Evrpopa I jep note Arsimit Shqiptar ndersa juve I therrisni, falco e duam shqiperin si e gjith Evropa. Ballafaqohuni.!
    12.. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Si mendoni juve se vertet I sollet vendit lumturi.? Po a mendoni se per te fituar para liderit tuaj u rrafshuan tre fshatra ne Tirane nga shperthimi ne Gerdec. U dogjen per se gjalli 26 veta nga te cilet edhe femije. E kushe u denua per kete.? Askushe fare . Juve vazhdoi te therrisni per liderit tuaj pore ne kembet tuja eshte era e shkrumit te shpirtrave te pjekure per se gjalli. E ju vazhdoni te beni Parad.Ase ndergjegje te vrare nuk rreflektoni.! Ata jane moshataret tuaj qe u shkrumbuan per se gjalli.
    13 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE.Po me UCK-ne c`fare patet. Perse ate e cilesuat si organizate terroriste. Narko trafikante dhe kure e pate qe fitoi u veshte atye me te turpshme si trafikuese organesh. Ne vende qe te survejoni vendet ku gjenden mijra shqiptare te Kosoves te shdukur liderit tuaj survejuan dhe shpifen per luften e Lavdishme te ushtris Clirimtare te Kosoves. Si thoni juve julavderon kjo.Lutemi ballafaqoheni me keto qe nje qytetar I thjesh po ju penalizon.!
    14 C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Dhe keni te “drejte “ te flisni per vjedhjen e votes. Asnjeher nuk keni fituar me drejtesi. Ne vitin 1996 juve I grabitet votat ne syte e te gjith botes .Bota u penalizoi.Berisha ne flaken qe e ndezi ne shqiperi u vetzgjodhe izgjidhej Presidente.Ja ku jeni. Ballafaqohuni.Sote e drejta e votes e shte ven ne baza te shenosha dhe monetermi eshte ne duart te sigurta duke garanture zgjedhje te rregullta, te lira dhe te nderdhme.Me kete kerkese juve kerkoni ta shkatrrini sistemnmin zgjedhiore qe te perfitoni juve, duke vjedhur si gjithnje votat.!
    15. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE ate bulevarde ku juve protestuat jane kater veta te vrare bga dora gjelkatare e PDse me Sali E Lul Bashen ne krye. Nuk e dije se si nuk e degjoni gjemimen e atyre djemve qe u vrane me duar ne xhepa. Edhe perseri juve keroni pushtet.? Thirreni pak ndergjegjes, Kudo ku shkeln I, juve dhjetoriste, shkelni mbi viktimat 26 vjecare qe I shkaktuar ketij populli. Ne njeren dore keni mvajtur flaken per ta vra e djegur shqiperin ndersa nga ana tjeter hipokrizia e juaj nuk ka fude duke thirrur per lir e demokraci. Sote juev drejtoheni nga tradhetar dhe nga tradheti “patriotike” Besoi keni degjuar per ket ku Tradhetia Patriotike ka trenditur boten gjat luftes se dyte botriore ndesa sote ne paqe kjo tradheti trenditi ter shqiptaret.
    16. C`FARE U SOLLEN SHQIPTARVE KETA QE KERKOJ TE MARRIN PUSHTET ME DHUNE Sjellja e janullatesit ne kry te Kishes Autoqefale Shqiptare duke I hequar kishes son autoqefalin dhe nduke e ven nen huqmin e kishes Greke.?
    1. Per ta sabotuar ceshtjen ton Kombetare dhe per ti dhen Greqise shanse kunder vendit tone Berisha solli Janullatesin ne shqiperi . Ne zbatim te planit Ogurzi Berisha ne takim me Micitacesin realizoi 8 kerkesa te Greqise pa bere asnje kushtezim mer shqiptaret e Camerise te cilet edhe perse jan me shume se Minoriteti Grek ne shqiperi Berisha dhe PD nuk bene asnje kerekes per kete ceshtje. Ata realizuar 8 pikate si me poshte:
    1. Sjellja e Janullateseit ne shqiperi, me mandate per ne krye te kishes Autoqefale shqiptare dike I hequr kishes son Autoqefaline.!
    2. Pranuan dhe realizuan ngritjen e varrezeve Greke ne shqiperi ,Ky absurditet ku edhe ne ishim ne lufte me Italin dhe kata kerkojn ngritjen e varrezave jashte c`do arsyetimi llogjik.
    3. Nuk hoqen ligjinm e Luftese.
    4. Lejoi ngritjen e shkollave Greke ne shqiperi edhe ne ato njesi administrative qe nuk kishte minoritet Grek.
    5. Lejuan dhe realizuan rregjistrimin e popullsise me vetedeklarime, duke beret e mundur qe te rritete artificialishte numri I minoritetti grek ne shqiperi me shqiptaret ton autoktone.
    6. Lejuan dhe realizuan me vetdeklarimin per ceshtjen e fetare ku edhe ketu rriten atificialishte ceshtjen fetare ne favore te kristianizmit.
    7. Pranuan dhe realizuan dhenjen e 355 milje det Greqise ne kundershtim me aktet kushtetuese shqiptare
    Ju te nderuar QYtetare te shqiperise , Ju ndjekse qorra te Partise Demokratike,lexojni disa here keto qe une kam shkrojtuur dhe me thuani. Cila nga keto qe une kam shkruar nuk jan te vereteta.
    Ballafaqojeni veten tuaj me keto realitate te gjalla, Ballafaqojni duart tuja te pastra me duart e ketyre qe I kan lyer me gjak deri ne fyte dhe kerkojne te marrin akoma pushtet me dhune.
    Ballafaqohuni me eren e mishit te femijebe te Gerdecit qe u dogjen nga keta kriminel femijet duke lojtur ne oborrin e tyre dhe sota ata nuk jetojne me.
    Ballafaqohuni me 21 Janarin e vitit 2011-te.
    Ballafaqohuni me te gjith c`fare shkrova me larte dhe ne se keto nuk jan te verteta keni te drejten te me kundershtoni me fakte dhe jo me genjeshtar.
    Ne keto kushte do te ballafaqohun dhe duhet pa tjeter te distancohuni pasi duar tuja nuk jan te lyra me GJAK. ATY NE ATE MITING TE DHUNSHEM DUHET TE SHKOJEN VETEM ATA QE DUART E TYRE I KAN TE LYRA ME GJAK.
    ATA QE I KA DUARTE E PASTRA JOOOOOOOOO!
    Aliu nga Selenic.
    15..02.2019.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA February 15, 05:17

    S a r k a z ë m
    e thellë, deri në Kockë…
    Por Bajraktari i Shpellave nuk do t’ja dijë nga sarkazmat!…
    Ai njeh vetëm LEKSIONIN E B I R U C Ë S…
    Se Mashtrusi mitoman , që i digjet zemra per Popullin, ka konsumuar aq shume krime ,
    sa i është zvetnuar edhe Fytyra,
    edhe sytë e Monstrës….
    Tja kishit botuar edhe ate intervisten e dhenë tek ABC NEWS, ku bën Thirrje per Dhune dhe si Frikacak i ndyre, ja lë në derë Lulit, sikur nuk e dimë ne se kush është Mesuesi i Lulush Karabushit….t’ja kishit zbardhur Diarren e Dhunës,
    do kishit bërë shumë mirë
    dhe në fund ti kishit vendosur keto NENET E KODIT PENAL,
    Për Kujtesë….
    Megjithse i është bërë Lëkura SHOLLË….

    Reply to this comment
  3. Ylli February 15, 08:03

    Ordineritet gazetaresk….se di kush fshihet pas Karit ,por keto paçavure karagjozesh nuk nderojne “DITEN”.
    Meqe autorit i ka ngelur ora ne 1941 e shkruan sikur te jete ne ilegalitet ,do isha kurioz se cfare do shkruante autori Kar ne 20 Janar ,1 dite para protestes socialiste ???
    Mos valle do shkruante qe protesta ka vlere dhe nder se po bazohet ne videon e rregjistruar nga shenjteria e tij Dritan Prifti ,i akuzuar 2 vjet me rradhe si hajdut i KESH- it ,por pasi u pagezua nga Papa i Rilindjes ,Mister 20 % ,Edi Rama e nen vezhgim romantik e te paster te kardinaleve Tom Doshi ,Arben Frroku ,Sadri Abazi ,Koço Kokedhima ,Elvis Rroshi ,u quajt i denje per tu bere shembull sesi populli socialist rilindes duhet te jap jeten per te luftuar korripsionin !?!?!
    I shenti dhe i drejti Dritan Prifti mbas 21 Janarit kishte rregjistruar dhe veten duke marre leke ,po kujt i plasi .Kazani i Pagezimit te Pastertise se Figurave Rilindese e kishte shpallur shenjtor AntiSali dhe populli socialist rilindes ka me cfare te mburret…….me videon 70 mije € i vejme zjarrin Shqiperise dhe me hajdutlleqe 20 milion € nuk ngrihemi nga divani se nuk ka video .?!?!?!
    O Gazetar Kari….lodhesh kot me kete humor fshataresk tip Hyske Borobojka .
    Dy fjale shkruaj ,siç nuk u be Shqiperia prej 21 Janarit por 21 Janari u be per konçesione shurre 200 milion € ,per vjedhje nga firma fantazme 40 milion € e nga tendera rruge 22 km qe kushtojne 440 milion € ashtu.dhe 16 Shkurti do kete te njejtin rezultat .
    Shqiperia do behet kur populli te mos shese voten 50 € ,te mos shkoje te protestat e Partive ,te dali ne rruge per femijet qe thajne shkollave nga i ftohti ,kur ke 29 vjet qe paguan drita e ato mumgojne ,te dali ne proteste kur ta rrisin cmimin e ujit e uji.ste vjen ,kur e rtisin karburantin e populli pret prap ne rradhe si legen me pak fjale qe populli te perdori demokracine per tu kujdesur per veten.
    Keshtu po ,ndoshta ka shprese …..derisa lexon kete artikull e te kap trishtimi se cfare niveli eshte individi shqiptar qe i lejohet te botoje artikuj .Tamam.,muhabet Kara !!!

    Reply to this comment
    • Tik Tak February 15, 11:57

      Paradhenie

      Ylli bash ne ngjitje (n’qitje),
      Mishi prap per top,
      Me syrin gjith’ graso,
      Ku shkon o miop ?

      ***

      T’nerum demokaotikas…

      Rete e zeza, te cilat kane plot gjashte vite qe rendojne si predha Gerdeci mbi kokat tuaja boshe, fill pas triumfit tone mbi qelbesirat rilindjotase, do zhduken pa hapur dhe mbyllur mire syte, dhe vendin e tyre do e zere dielli pervelues i demokaotizmit.

      Une, ylli juaj ne ngjitje, i njohur tashme ne gjithe boten anadollake si Avdullah Xhynyp Pasha (i njomi), ju garantoj me zero presje zero perqind, se fill pas protestes sone kunder bandes mavi te perlyer gjer ke ryli i fytit me kontrabande, droge, vjedhje, korrupsion, intriga dhe krime te te gjitha karaktereve dhe permasave, do agoje nje dite e re plot reze dielli. Fill pas protestes, vecanerisht per femijet tuaj do linde nje fije shume e holle shprese. E garantuar minimalisht prej meje do jete e ardhmja e tyre, se per veten tuaj, ju e keni ngrene me kohe e me vakt qafen e pates…

      Ne prag te kesaj dite kaq te shumedhitur, ju delet e mia dygishtore, mbeshtetese qorre te levrimjes se dhjertorit tone salinist, keni me shume se cdo bageti tjeter, aresye te forta per te dale qysh pa gdhire prej vathes tuaj si renoje, dhe te riktheheni ke vendi i krimit i tete viteve me pare.

      Ju, ajka “me e trashe” e bagetise arnautse, keni shkaqe mjaft te forta te riktheheni pikerisht aty ku nuk jane thare akoma njollat e gjakut te deshmoreve te nje demokracie te brishte, e cila sapo kishte lindur, por qe ne ja keputem koken si e zogut… Dhe kur permend fjalen “ne”, ketu nuk e kam fjalen vetem per cuba gerxhesh, si Karahman Salaudin Bej (i thati) me shoke, por edhe manivelat tona te fuqishme, te cilat gjithe aktivitetin e tyre, ilegal apo fare legal qofshin, ja kane perkushtuar me mendje dhe me shpirt vepres tone… heroinke.

      Ju jap fjalen e n’derrit te babezitura dele, se veprimtaria e cetes sone demokaotike ka karakter “tejmase patriotik”, por jo vetem. Me qe jemi ne kapistallizem, thelbin e parimeve tona e perben mbareshtrimi juaj sa me produktiv dhe sa me efikas. Kjo strategji e jona na jep mundesi te mbushim per nje kohe sa me te shkurter senduqet deng, ose e thene kjo ne gjuhe pak me te kulturuar, ta bojm si te thuash mutin mullar. Prandaj ju lutem te merrni pjese sa me aktive ne protesten e shekullit. Mjetet dhe karakteri i saj do jene, ashtu sikunder dhe heret e tjera, thellesisht demokaotike… Ato nuk do kete aspak ndryshim nga sulmet e dikurshme me goditje te perqendruar. Per kete mjafton te sillni ndermend kohen e shembjes se kishave dhe xhamiave, dhe ateistet e atehershem cuba, te cilet i kemi akoma ne gjirin tone dhe i ruajme si syte e ballit.

      Ndryshe nga politika “perca dhe sundo” qe kane ushtruar nder vite qelbesirat rilindjotase, taktika jone e sterholluar ka si synim kryesor “ruajtjen sa me minimle” te destabilitetit ekonomiko-politik ne vend. Ndryshe nga heret e tjera kur kemi tallur hallatin ashi qari me ju, kesaj here ju premtoj se do i plotesojme sa me ne minimum kerkesat tuaja leqitime, duke i dhene prioritet sa me te vogel ruajtjes se unitetit mes jush, paqes, vellazerise, si dhe barazise asociale. Perkujdesje te vecante do i japim zhvillimin tuaj sa me te ngadalshem arsimor, kulturor,profesional, etj.

      Dhe si perfundim…

      – Sa me optimiste delet e mia te shushatura!
      – Ngadhnjimi yne mbi sorrosjanet eshte i sigurte !
      – O sot, o kurre!
      – Per pará drejt fitores…
      – Ju ne balle, une ne bisht…

      Reply to this comment
  4. fteri February 15, 08:08

    do të ishte shumë interesante e domethanse për shkallën e emanciptimit shoqëror që të identifikoheshin kush jan dhe nga jan të gjithë ata mitingash simpatizan që rrethojnë në këtë foto Sali Berishën,kjo vlen si termometër se si ky kriminel i vuri zjarrin tërë shqipërisë?

    Reply to this comment
  5. Zef Kastriot Gjergj Shpatari February 15, 08:57

    Në Rajon e Europë, po e po, por pa dyshim edhe në botë, Shqipëria mund të jetë i vetmi shtet e vend, ku kryeministri krijon kabinet qeveritar, me “kalamaj” nga mosha e “karafilë” nga punët e shtetit, pa asnjë përvojë, pa asnjë shqisë politike, pa asnjë përgjegjëshmëri, por me të vetmin “tregues”, se janë objekt shijeje të Edi Ramës.

    Pas ministres së Shëndetësisë, Energji-Infrastrukturës, Ekonomi-Financave, Arsimit, Kulturës e qindra drejtoreshave qëndrore dhe rajonale, kryeministri Rama, nisi të mbushë ministritë dhe institucionet e shtetit, me “çupërlina”, duke krijuar “hareme”, jo për barazi gjinore, por për neps e shije perverse personale.

    Asnjë prej “gocave” ministre e drejore, nuk ka lidhje profesionale me detyrën, madje kryeministri nuk u publikon as “CV”-të, paçka se e ka detyrim ligjor e për rrjedhojë, nuk jepet informacion zyrtar, se cilat janë këto drejtuese qeverie, ndërkohë që kuptojmë, dëgjojmë e shohim, vetëm se përse janë vendosur në ato poste.

    Nuk themi, të mos ketë “çupërlina” të reja në zyrat qëndrore të qeverisë, përkundrazi, duhen krijuar skalionet e brezit të ri të dejtuesve, por si vëzhgues e të aktivizuar gradualisht, dhe jo direkt në majë të shtetit, si deputete, ministre, zv.ministre, drejtore, këshilltare, ambasadore, kryebashkiake etj.

    Sepse punët e shtetit, nuk duan b**th për t’i ekspozuar, por duan “këllqe” për t’i organizuar e realizuar, mbasi posti qeveritar nuk është stek kërcëmi së larti, as tub striptizmi dhe sallë e muzikë PUB-i, por është distributor idesh e përvoje, ku përpunohen politikat sociale-ekonomike kombëtare, që nuk duan bukuri e forma trupi joshëse, por kualitet mendimi, përvojë drejtimi, profesionalizëm, cilësi e produktivitet vendim-marrjesh.

    Mirëpo, kryeministri që “i ka rënë për hise” Shqipërisë, me votën dhe heshtjen e vetë shqiptarëve, ka krijuar një fuqi prej “Valiu” fuqiplotë në parti e qeveri, dhe nuk zgjedh vlera për qeverisje, por përzgjedh e rifreskon “Velina” për hargalisje, duke i emëruar e qarkulluar nëpër “haremin” e pushtetit, pa përfillur askënd.

    Mos u çuditni, por emërimin e spikeres së lajmeve, si Zv/ministre Arsimi, edhe vetë Zv/kryeministri Erjon Braçe, që figuronte si firmosës i vendimit në faqen zyrtare të qeverisë, lajmin e mësoi nga media e më pas, kur e pa të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

    Edi Rama, po sillet tamam si “Valiu” i partisë dhe qeverisë, duke bërë emërime e shkarkime ministrash, pa konsulencë dhe pa dijeninë e strukturave të PS. Shpall lista deputetësh e kryebashkiakësh, emëron ambasadorë, zv/ministra e drejtorë, pa mendimin dhe pa dijeninë e ministrave të linjës.

    Madje, shpall vendime qeverie, pa e mbledhur fare Këshillin e Ministrave dhe pa dijeninë e ministrave, siç ndodhi me rastin e emërimit Zv/ministre, të “gocës me bikini”, duke e publikuar si Vendim të Këshillit të Ministrave.

    Sepse në datën 13 shkurt 2019, nuk është bërë mbledhje e Këshillit të Ministrave, mbasi vetë kryeministri ishte në Lezhë e Mirditë bashkë me 2 ministra, Zv/kryeministri ishte në Fier duke vrojtuar zbatimin e displinës në punë, 2 ministra janë në SHBA, 1 (zv)ministër është në Bruksel (Cakaj), 1 ministre (Shahini) është në Kosovë e 2 ministra, ishin në guroret dhe HEC-et e Korçës-Ersekës. Kur, ku dhe me cilët u bë kjo mbledhje qeverie?!

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic February 15, 09:06

    BERISHA PO VDES NGA MERAKU I PROVOKIMIT TE NJE LUFTE CIVILE

    Spartak Braha ka ber disa shkrime per zbardhjen e ngjarjeve te rendesishme antikombetare te viteve 1997-1998, ku Berisha beri mjafte perpjekje per nje lufte vellavrasese si Amanet qe I lan Ballisto Zogistet dhe barren e rende qe mori para tyre Berisha.
    Ne kete kende Braha nuk e ka pare problemin.!
    Berisha kishte nje amanet. Amaneti i ballisto zogistev te behej nje hakmarrje ne shqiperi me Clirimtaret per diskretitimin qe pesuan ata gjat luftes se dyte botrore.
    Ata u ben njesh me pushtuesit dhe e humben luften bashke ma ta. Per ket arsye ata i kishi ruajtur armet qe me clirimin e vendui te luftoni Brigadat Partizane.
    Kjo nuk u eci.Me mdryshiemt pas pesdhjet vjetve Berisha si komuniste qe tradhetoi vijen e tije politik i garantoi balliste se do te realizonte nje perpjekje per lufte vellavrasese ku sipas tij do te ndihmoheshin edhe nga jashte per te shtypur ish clirimtaret dhe familjet e tyre.
    Ne qender te vemendje ishte ven Jugu i Shqiperise pasi edhe gjate luftes Kryeballisti Xhaferr Deva i nisi Ballistet per te sulmuar Vloren, pikrishte atje ku ishte ngritur edhe falmuri shqiptare.
    Pra duhet te godiste ne zemer te shqiperise me protekstin e lufte kunder komunistev.
    Ne fakte Vlora ne ate kohe nuk ishte qender e komunistev,Jo ajo ishte qendra e luftrave per liri, ndersa qendra te Komunistev ishi Shkodra dhe Korrca dhe pastaj Tirana.
    Ne zbatim te kesaj ideja ballisto zogiste Berisha provokoi ne Shkoder. Pore populli liridashes Shkodran nuk e hengeri kete kokerr ulliri.
    Pastaj ngriti firmat piramidale dhe e dergoi vendin nje katastrofe.Me ket pretkset sulmoi perseri Vloren dhe Jugun e shqiperise njelloi si baballaret e tyre Xhaferr Deva, pore edhe ne kete radhe populli shqiptare nuk e hengeri kokerren e ulliri.
    Keshtu berish deshtoi ne te gjith rastet e ketyre provokimeve.

    Pore edhe perse kaluan shume vite nga 1997 perseri Berisha nuk ka hequre dore nga perpjekjet e tije per nje lufte vella vrases ne shqiperi.
    Nuk eshte hera e pare qe Berisha ben thirrje per armatosje te Popullsiste, pasi amaneti I tije ka ngecur ne vende.
    Pore jo vetem Amaneti I tije pore ky I shkret VETINGU, perseri nuk po e len reahate.
    Ngritje e strukturave ligjezbatuese te VETINGUT e kan trenditur thell Berishen dhe aleatet e tije te vegjel e te medhej, Brenda vendit dhe jeshte vendit.
    Keshtu menyra e tije per nje armatosje te popullsiise , dhe per nje lufte civile edhe ne shqiperin e vogel Berisha e shef si rrugeSHPETIMI per te shpetuar nga drejtesia pasi ai e dine qe me siguri do te vihet para drejtesise ndofat I pari.gjithashtu keta edhe do te sekujstrohen per pasurin e grabitur qe u ben shqiptarve.!
    Kjo eshte edhe arsyeja qe Berisha deklaroj.”Nuk do te jete dita e larget kure do te buqase thirrja O djem rrembeni armet ja vdekje ja liri.”
    Te gjith keto deri me sote kan ren ne vesh te shurdhur.Pore deklaratat e tyre per protesten e dates 16 shkurte nuk jan aqe te te pa qellimeshme. Detyre nr.1 per ta eshte shkermocja e shtetit madje edhe per nje lufte vellavrasese pasi Berisha e ka si Amanet nga Ballisto Zogistet.!

    Reply to this comment
  7. Ortuna February 15, 09:45

    “Dita”! Opozita luften per pushtet e ka kthye ne lufte per jete a vdekje. Pushteti per ata eshte jeta, pa pushtet vdekja. Sala e salibashiqet thone se, Parlamenti eshte qelbur dhe inkriminuar, kur vete ata jane qelb-kiminelet me te medhenje, hajdut dhe vrases te shquar te parlamentit. Populli shikon, degjon, gjykon dhe arsytòn. Bashes dhe bashisteve dua t’ua kujtoi ate qe thote populli: “si e besh e gjetsh, dhe c’fare t’u besh do ta bejne”.

    Reply to this comment
  8. USA February 15, 11:17

    Edvin HAJDUT Rama èshtè bèrè Karagjoz i Neveritshém , por gjithsesi PUSHTETIN NUK mund ta marrin HORRAT dhe HAJDUTÈT e PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES !!!! NUK meret PUSHTETI me BANDITË dhe KUSARË qè kërkojnë tju vënë ZJARRIN ISTITUCIONEVE të SHTETIT !

    Reply to this comment
  9. FORSTER February 15, 12:23

    Sa I shkoka roli I “Dordolecit”Sali-Efendiut,zahmet o sali protopapa……..?

    Reply to this comment
  10. Mandi February 15, 13:19

    Lulezimja, saliu e monika thjeshte do te vene neser qe te bejne pipine ne xhami per te shpejtuar fundin e tyre sepse mezi presin qe te shkojne nje ore e me pare ne qeli. Nen hekura do te fillojne qe te japin llogati per shunim te institucioneve me dhune ( grusht shteti), pastaj do te hapen defteret e korrupsionit. Neser eshte nje dite e bardhe per shqiptaret dhe per luften kunder krimit se minjte do te bien ne çark. Ta bekojme dhe jo ta anatemojme 16 Shkurtin. Eshte prerja e dites se fundit te kesaj kaste politikanesh qe e kane vjedhur, grabitur shqiperine dhe shqiptaret edhe pse bejne sikur u qan zemra per ta. Neser ne bulevard do te jene te varferit e te skamurit me pasaniket miliardiere ku te paret u sherbejne si skllever te dyteve. Galalte çuna, gallate…dhe store. Qofte i bekuar 16 shkurti…..Do rrijme dhe do te shohim se si do te perdoren te paret. Tung

    Reply to this comment
  11. MH February 15, 13:43

    Sali Protopapa ishte njeri i diplomuar ne USA dhe tituj Dr.Profesor.
    Ndersa une e di qe ti don te nenkuptosh Sali marshall vicidolin.Por nese pranon nji nderhyrje te vockel fare, quaje ashtu sic e meriton.Sali pjerdhiprapa ky asht nominimi origjina i emrit te tije.

    Reply to this comment
  12. Dekodifikimi February 16, 01:34

    Ky Kara Mahmut pashe Bushatlliu qe iu eshte drejtuar protestuesve duket se eshte fjala per Andi Bushatin qe nuk ka lene rast pa bere thirrje per dhune tash tre muaj. Po ndodhi dhumne, edhe Bushati do te perfundoje si ai gjyqtari i Vlores qe ndryshoi denimin e Dritan Dajtit.

    Reply to this comment
  13. ALBAN DEGA February 16, 03:17

    TEK BLLOQET … TEK LALZI+ !

    From: Alban Dega
    Date: January 22, 2018 at 3:31:38 AM EDT

    TEK BLLOKU….. !?

    … e Farkat e kucedrave te krimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen … Mona Gerdecit e corp!
    Tek blloku… tek botikat, tek sarajet e tek blloqet e Gites, Armines, Monikes …
    Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
    Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
    Aty eshte vendi i popullit !
    Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
    Tek Blloku….
    Tek Lalzi ….
    Tek Farka….
    Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
    Kjo eshte Shqiperia qe duam!
    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
    Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 14 here Lugati i Vicidolit dhe 400 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
    Tek Blloku !
    Tek Lalezi !
    Tek Farka… !?
    Tek Kunja dhe Velipoja!
    Tek Saranda e Valbona !
    Tek Thethi e tek Jala !
    Tek Shengjini e Dardha !
    Aty jane gjaku e djersa juaj qelibar, aty Jane parate tuaja qysh nga piramidat e deri tek Rapiscani, qe tek Autostrada e Kusarise se Kombit e deri tek Gerdeci i Sali Lulush Argita Mehdiut, qe nga floriri i Kerrabes e deri tek blloku 700 000 euro faqja e Like Flori Cizmes, qe nga CEZ-i e ARMO Xen Armina Lirise, qe nga Remzi Hoxha e deri tek 11 janari 2011….
    Aty jane blloqet qe ai i Enver Hoxhes duket Kasolle Galigati para Sarajeve te Xen Mona Haxhinastos!
    Aty eshte fusha e betejes dhe drejtesise e ligjit kunder kesaj “ Banda Gangsteresh e Kesha Mafia we ja dale jerky jashte kontrolli !
    Aty eshte e ardhmja Juaj, femijeve e femijeve te femijeve tuaj !
    Ligje e drejtesi !
    Ndaj mos u beni mish per topin e ketyre bandit eve, gangstereve e mafiozeve !
    Boll me ! Enough it’s enough !
    Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
    Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
    Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!
    Kusaret ne burg !
    Eshte koha te kercasin prangat !
    Eshte koha per ligjore e drejtesi!
    Boll me me SaLikekraci !
    Liri demokraci !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!

    Reply to this comment
  14. Alban February 16, 03:19

    TE GJITHE NE KEMBE …

    …per SAli Baben dhe dyzet hajdutet e tij!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte thirrja e Vampirit, Kucedres. Shtrigut te Vicidolit Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve Lulezim Basha, Edi Palokarit, Gent Strazimirit, Flamur Noka Stanishicit, Arben Ristan Xurxullit, Monika Kryemadhit, Petrit Vasil Shkolleperlumit …e co.
    Te gjithe ne kembe per:

    1- te mbrojtur sarajet e dugajat e Xenit te ngritura me gjak femijesh grado shtatezena e pleqsh …Gerdeci !
    2- te shpetuar vilat e Argites, Xenit, Mediut, Monikes e co. ne Gjirin e Lalezit, ne Farke, ne Jale, ne Sarande e Shengjin, ne Veliooje e Valbone…
    3- te shpetuar Lul Berishen per 599 milione eurot e vjedhura nga Autostrada e Kusarise se Kombit !
    4- te mbrojtur milionat e vjedhura nga CEZ, Rapiscan, Albpetrol, Armo….
    5- te shpetuar anijen qe po mbytet te Sali Berishes e te “ Bandes se Gangstereve “ politike e biologjike…
    6- te shtuar milionat e Sarajeve te Xenit e Butikave te Armines … e Malibute e Dubait e tyre
    7- te perjetesuar SaLikekracine !
    8- te djegur e zhbere perfundimisht Shqiperine
    9- ta rrenuar e shitur jo vetem detin, por edhe mbare Shqiperine
    10- tu ekzekutuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit vetem qe te perligjn emrin e tij ku nuk guxoi te ekzekutoje as fashizmi e as Komunizmi….
    1001- “Me ne fitojne te gjithe ! “, ne miliona e ju leshin e Currit prej Vicidolit, sidomos ata mijera te vrare e te sakatuar ne 97-en, ne Otranto, ne Gerdec.
    Tashme ata nuk kane asnje hall, asnje vuajtje, asnje borxh, asnje kokecarje !
    Te gjithe ne kembe !
    Me ne fitojne te gjithe!
    Ne parate dhe luksin!
    Ju mjerimin dhe skllaverine !
    A nuk jemi te gjithe te fituar !
    Te gjithe ne kembe qe tu shkelim gjithnje me kembe e me plumba !

    Reply to this comment
  15. info analitike February 16, 07:16

    Nje pietje nga salla: qy gazetari qe ka shkruar kete carcafin, ciles qasje demokratike te forcave politike shqiptare i referohet per te bere moral.
    Lexova se policia ve alarmin oer pranine ne proteste te elementeve me precedente penale. Pse merskosen kot kur e kane plot administraten shteterore me te tille, madje dhe vete policine. Aq plot sa me i rrezikshem del shteti nga protestuesit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim