Leku forcohet ndaj të gjitha monedhave

February 4, 2018 18:12

Leku forcohet ndaj të gjitha monedhave

Monedha amerikane po dobësohet me shpejtësi. Të dielën vlera 1 dollar në tregun e këmbimit valutor vendas u kuotua me 106.8 lekë, duke përmbysur raportin që ka pasur një vit më parë, ku ishte duke barazuar Euron.

Leku është forcuar kundrejt të gjitha monedhave, duke dobësuar si atë europiane, e cila këmbehet me 133.4 Lekë ashtu edhe paundin britanik. Ditët e fundit goditjen më të madhe e ka marrë pikërisht stërlina, e cila ka rënë me minus 78%.

Efektet kryesore të ndryshimeve që ka pasur kursi i këmbimit në Shqipëri vijnë nga ato të tregjeve ndërkombëtare.

Dollari është dobësuar si valutë përballë Euros në bursa me 0.6% vetëm gjatë javës së fundit.

Në forcimin e tij nuk ka ndikuar as rritja e interesit të bonove të thesarit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ekspertët lajmërojnë se dobësimi i monedhës amerikane mund të shënojë edhe fundin e politikës së lehtësimit sasior nga ana e Bankës Qendrore Europiane.

l.h/ dita

February 4, 2018 18:12
Komento

3 Komente

  1. uRRaaa u forcua leku (i Ri / i vjeter) cili nga kta ? February 4, 19:23

    Mendoj se me forcimin e lekut ,
    s’ka asnji vend per noj Jubel .
    Perkundrazi ,
    ne kushtet e sotme te tregut Boteror ,
    kjo do te thote dobesim /renie te Exporteve Shqiptare dhe Pik

    Reply to this comment
  2. h February 4, 20:36

    Një ekonomi aq e fortë,normal që ka një monedhë te fortë.
    U pika që s’ju bie.Me rrogë 150€ në muaj,u forcua leku thotë.

    Reply to this comment
  3. Thanasi qe t'a plasi February 4, 22:38

    Ne rast se leku forcohet athere e kemi ngrene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*