Leku rrëzon të gjitha monedhat. Dollari, tjetër rekord rënieje

April 16, 2018 15:57

Leku rrëzon të gjitha monedhat. Dollari, tjetër rekord rënieje

Monedha vendase është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave kryesore të shportës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot në tregun vendas me 129.15 lekë, rreth 0.19 pikë më pak se një ditë më parë. Euro ka vijuar të mbajë të njëjtën tendencë rënëse me fundin e javës së kaluar, megjithatë pa prekur nivelin më të ulët të javëve që lamë pas.

Edhe dollari amerikan ka vijuar të nënçmohet në vend. Një dollar këmbehet me 104.48 lekë, me 0.38 pikë më pak se fundi i javës së kaluar, shkruan monitor.

Valutat kanë pësuar rënie. Sot ka qenë afati i fundit i pagesës së TVSH-së, ndërkohë që të premten është afati i fundit i pagesës së sigurimeve. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit monedha zhvlerësohet me afrimin e këtyre afateve, duke qenë se bizneset nxitojnë të thyejnë valutën për të shlyer detyrimet.

Forcimi i Euros në tregjet ndërkombëtare ka bërë që dollari të reflektojë rënie në tregun vendas. Të gjitha monedhat kryesore të shportës kanë shënuar rënie, duke qenë se euro është e fortë në bursa dhe i ulët në vend.

o.j/dita

April 16, 2018 15:57
Komento

15 Komente

  1. h April 16, 16:32

    Ne fakt sot ne Wall Stret kishte kerkesë te madhe per…lekë!!!

    Reply to this comment
    • Toni April 16, 16:57

      Nuk e ke idene se cbehet ne bursat e Gjermanise, po zihen per flokesh per nje dore lekesh. E nuhaten se largu qe kisha ca leke ne cante dhe mu turren me vrap, sa me futen friken. E hodha canten, moren leket dhe filluan te zihen me njeri-tjetrin, ca euro qe kisha nuk i preken fare, si te kishin ndot nga to!

      Reply to this comment
    • j April 16, 19:35

      Leku ka vlerën e letrave që zhgarravisin femijet duke luajtur me njeri.tjetrin
      brenda mureve të shtëpisë dhe që sapo dalin në rrugë ata mund ti hedhin
      ne plehra.
      Lekun nuk e pranojnë në asnjë vend edhe sikur tìja falesh jo me ta blejnë.

      Reply to this comment
  2. demo April 16, 16:51

    Shkoni merrni ilace,se Leku i Lecit vuan nga Hipertensioni.

    Reply to this comment
  3. Kush humbet nga kjo situate...? April 16, 16:58

    Kjo situate eshte artificiale duke izoluar vendin per te “taksuar” emigrantet.
    Duke qene se dergesat etyre jane paksuar zgjidhet rruga e cvleftesimit artificialisht te kursimeve te tyre ne Euro/Dollar.
    Qeveria ka nevoje te grumbulloi Euro/Dollar per te shlyer borxhet duke taksuar c’te mundet dhe ku te mos ndeshet ne rezistencen e trimave te Rrapo Hekalit
    Rrapua bankomateve nuk ka c’tju beje…..!

    Reply to this comment
    • +-+-+ April 16, 17:41

      Sa me e forte ekonomia, aq me i forte behet edhe leku dhe aq me lire blehen mallrat. Nuk eshte ideale per emigrantet qe cojne para ne Shqiperi, por ne kohe te gjate eshte mire per Shqiperine te behet e pavarur nga remitancat. Imagjino sikur te ishe leku me euron 1=1, sa leke do kishin njerezit nga rroga.

      Reply to this comment
      • Nipcja: April 17, 09:37


        Sikur…Sikur te kishte halla koqe do te quhej XHAJE!

        Reply to this comment
      • Toni April 17, 10:42

        @+-+-+
        Sikur te ishte leku me euron 1=1, do te aplikonte zonja Merkel per te punuar si pastruese e Rames dhe nuk do te ngelte kembe gjermani ne Gjermani. Po do te lexonim pastaj lajme si: “Shqiperia kthen miliona gjermane mbrapsht dhe vendos mbylljen e kufirit. Presidenti Meta vendos per ndertimin e nje gardhi te larte me tela me gjemba ne kufirin me Greqine per te ndaluar futjen e miliona azilanteve. Kuvendi vendos te pranohen se shumti 10000 emigrante ne vit.”

        Reply to this comment
      • ylli April 17, 16:19

        sikur te kishte halla koqe

        Reply to this comment
  4. Dardha e ka bishtin prapa..... April 16, 17:04


    Prandaj Europa hapi edhe negociatat ….
    Qenka forcuar leku dhe ne Europe bien dekun per lekeee!

    Reply to this comment
  5. A April 16, 17:33

    Edhe BANKA e SHQIPERISE eshte kthyer nje vegel e bindur e kryeoligarkut EDI RAMA.
    Kjo vlereson me teper ne menyre artificiale LEKUN SHQIPTAR me DOLLARRET AMERIKAN dhe EVRON.
    Prandaj çdo shqiptar i mençur duhet te beje qe te mos te kryej asnje veprim financiar mbrenda mundesive te mundeshme.
    Cdo shqiptar te mbaje ne gjendje sa me shume DOLLAR dhe EVRO. Por ne anen tjeter te gjeje menyrat qe te shkembeje sa me shume LEKET ne DOLLAR dhe EVRO kete periudhe. Sepse DOLLARI dhe EVRO eshte monedhe e sigurte sepse shkembehet jashte vendit.
    Mos bini pre e hileve mafioze te politikes, pushtetareve mafioze duke perfshi edhe BANKEN e SHQIPERISE dhe BANKAVE te nevelit te dyte.
    Emigrantet shqiptar te tregohen te zgjuar ne kete drejtim duke ditur se ne krye te vendit kemi nje shtrese mafiozes qe kane ozurpuar qeverine, ekonomine, financat dhe pengojne zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  6. Xha Spiroja April 16, 20:07

    I nderuar komentues “h”, edhe unë e dëgjova kërkesën për lekë siç thua dhe ti, por mora vesh se guvernatorin dhe atë kryefinancierin i paskan kërkuar që të drejtonë thesarin e SHBAmerikës ndërsa tjetrin guvernator të Bankës së botës dmth të OKB-s.
    Mjerë albanezët e shkretë që i kanë mbytur hajdutët e bankave dhe të floririt.
    Xhaxhai argjentinas

    Reply to this comment
  7. shegushja April 17, 02:54

    Mos mu mburr mos mu levdo, tope madhi i motres-o. Neser mbrema do te shoh …

    Reply to this comment
  8. shabani April 17, 08:07

    Sa i forte paska qene ky leku????

    Reply to this comment
  9. dauti April 17, 16:17

    E siguroi governatori Sejko edhe nje 7 vjecar tjeter. Eshte me koqja qe ka patur banka qendrore si governator, pooooo…hajde mbushi mendjen Rames me shoke, qe edhe ne kete ceshtje, pra te forcimit te lekut, punojne per oligarket dhe per vete!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin