“Leku shkon tek leku”, pandemia shtoi pasurinë e miliarderëve amerikanë

September 19, 2020 15:23

“Leku shkon tek leku”, pandemia shtoi pasurinë e miliarderëve amerikanë

Pandemia i pasuron më shumë më të fuqishmit amerikanë. Sipas të dhënave nga mesi i muajit mars tregohet se më të pasurit e SHBA-ve kanë përfituar shumë gjatë kësaj krize.

Nga data 18 mars, miliarderë amerikanë kanë fituar 845 miliardë dollarë, pra 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë dollarë në ditë.

‘Institute for Policy Studies’ ka bërë llogaritë e të pasurve amerikanë ku sipas të cilit, fituesi më i madh i pandemisë është Jeff Bezos pasuria e të cilit rritet me 65%, ose më saktë me 73,2 miliardë dollarë nga fillimi i krizës në një shifër rekord prej 186.2 miliardësh.

Një tjetër miliarder është Elon Musk, pasuria e të cilit është rritur me 24%, duke shkuar në 92 miliardë dollarë. Gjithashtu, Mark Zuckerberg ka parë që pasuria e tij të rritet me 84 përqind duke shkuar në 100.6 miliardë dollarë.

Sakaq, demokratët kanë propozuar një taksë të sheshtë prej 60 përqindësh të fitimeve të miliarderëve nga 18 marsi deri në fund të vitit për të ndihmuar klasën e mesme që të mbulojë shpenzimet shëndetësore.

h.b/dita

September 19, 2020 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim