Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon edhe Nishani

May 28, 2017 14:38

Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon edhe Nishani

 

Problemet në miting, Nishani kërkon angazhim për zbulimin e ngjarjes Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh, përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Bashën, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të një deklarate për shtyp, Nishani uron shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Gjithashtu, Presidenti bën me dije se po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

May 28, 2017 14:38
Komento

1 Koment

  1. demo May 28, 22:28

    Sali Berisha mund te jete bere pishman kur lindi Zeni,por per ty mor president Nishani nuk ka per t`u bere pishman kurre.Tek ty ka qelluar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*