Lenini në kujtimet e publicistit shqiptar Nikolla Ivanaj

June 3, 2018 12:04

Lenini në kujtimet e publicistit shqiptar Nikolla Ivanaj

 

Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Hulumtuesin e arkivave gjithnjë e presin befasi të këndshme, por ka raste, kur zbulimi i një dokumenti zgjon emocione të fuqishme. Këto i provuam kur, duke hulumtuar në Arkivin e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave, gjetëm në fondin e publicistit Nikollë Ivanaj kujtimet e tij që bënin fjalë mbi një takim me Leninin.

Deri më sot njihen botërisht disa raste kur Lenini ka shkruar dhe vepruar në interes të çështjes shqiptare. Gjithashtu, dihet se figura të shquara të historisë sonë, si B. Curri, i janë drejtuar atij me letra, si një mbrojtësi të madh të popujve të vegjël. Burime të tërthorta na çojnë dhe te një takim i patriotit Dervish Hima me Leninin në Zvicër gjatë kohës së luftës së Parë Botërore. Por megjithatë, pohime të drejtpërdrejta për kontakte të Leninit me shqiptarët nuk kemi pasur. Një gjë është e vërtetë, se gjatë dy emigracioneve të tij nëpër Evropë (1900-1905 dhe 1907-1917), Lenini dhe emigrantë politikë shqiptarë, për të cilët nuk ishin të huaja rrethet politike të majta, madje dhe socialiste. Kjo na shtyn të mendojmë se mund të ketë pasur dhe kontakte të tjera, që flasin për lidhje të Leninit me shqiptarët dhe çështjen e tyre në formë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Fakti i fundit që po paraqesim, dëshmon qartë për këtë. Takimi i Nikollë Ivanajt me Leninin përbën një ngjarje e një rëndësi të veçantë, po të kemi parasysh figurën dhe veprimtarinë e gjithanshme politike të patriotit tonë demokrat. Nikollë Ivanaj (1879-1951) do të militojë në lëvizjen kombëtare nga fundi i shekullit të kaluar, për t’u bërë i njohur sidomos pas vitit 1905, kur do të botojë në Raguzë gazetën “Shpnesa e Shqypnisë” (1905-1908) dhe pastaj si një nga organizatorët e kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Veriut. Ai njihet për pikëpamje demokratike e qëndrime antiklerikale, luftëtar për një shkollë laike, drejtues organesh përparimtare si “Koha e re”, “Republika” etj.

Ivanajt i përkasin dy vëllimet me kujtime historike (1943, 1945) dhe vëllimi me vjersha “Lulet e pasosme”. Ai është një nga publicistët e dalluar të lëvizjes sonë kombëtare dhe një nga veprimtarët militantë të saj.

Në luftën frontale që zhvillonin rilindësit për çlirimin e atdheut përfshihej dhe puna e organizuar që ata bënin në botën e jashtme, në dobi të kauzës shqiptare. N.Ivanajt i takon merita që të jetë një nga propagandistët e talentuar, “ambasador” i kryengritësve shqiptarë në rrethet politike evropiane në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Fjala e tij e zjarrtë do të buçasë nëpër mitingje e konferenca, të organizuara në Romë e në Paris, në Londër e Boston, në Sofje e Beograd. Duke qenë orator dhe zotërues i disa gjuhëve, njeri me kulturë, kurajoz dhe intrasigjent, N.Ivanaj do t’i sjellë shërbime të çmuara kauzës së lirisë të popullit të tij. Në dobi të kësaj, ai do të shfrytëzojë çdo mundësi për t’u takuar me personalitete të rëndësishme të kohës, që nga udhëheqësit e partive demokratike dhe militantë të lëvizjes revolucionare të Ballkanit e deri te L. Xhorxhi e Xh. Klemensoi, E. Herroir e J.Godar, mbreti Ferdinand i Bullgarisë e kral Nikolla, etj.

Sigurisht, nuk është rasti këtu që të ftillojmë qoftë dhe ne vijat kryesore veprimtarinë e gjithanshme të këtij patrioti demokrat. Do të ndalemi vetëm në një moment, pikërisht në ato rrethana që bënë të mundur takimin e tij me Leninin.

Në vazhdim të punës së tij propagandistike për çështjen shqiptare, N. Ivanaj, pas një vargu veprimtarish politike që kryen në Bullgari dhe Serbi, kalon në Itali në janar të vitit 1911. Gjatë disa muajve që qëndron këtu, Ivanaj merr takime me personalitete të ndryshme dhe mban konferenca publike në disa qytete. Një konferencë të tillë aim ban dhe në mitingun e organizuar në Romë nën patronazhin e partive demokratike.

-“Po sjell te ju, o njerëz të lirë, jehonën e thirrjeve kryengritëse të atdheut tim të robëruar, zërin e tërë një populli që kërkon solidaritet, nga një popull i cili e di ç’është skllavëria dhe shtypja politike.”

Kështu do ta nisë oratori fjalën e tij në këtë miting para 2000 dëgjuesve, për t’ua bërë të njohur Shqipërinë e ndezur nga kryengritjet e armatosura dhe aspiratat e saj për liri.

Ishte puna e madhe e patriotëve shqiptarë e arbëreshë në Itali e gjetkë që tërhoqën me vete opinionin publik përparimtar dhe zgjuan një valë të fuqishme solidariteti. Në këtë kohë do të ngrihen komitete për mbrojtjen e Shqipërisë, do të shkruajë shtypi, do të botohen libra, do të organizohen ndihma etj. Bile, do të organizohet dhe një ekspeditë prej 500 vullnetarësh me qëllim që të hidhej në Shqipëri për t’u ardhur në ndihmë kryengritësve. Por tamam në këtë kohë, qeveria reaksionare italiane, e cila shprehet si gjithnjë interesat e borgjezisë imperialiste, ndalon çdo veprimtari në favor të Shqipërisë së robëruar. Në mes të masave që u morën ishte dhe dëbimi i patriotëve shqiptarë nga toka italiane, ndërmjet të cilëve edhe i Nikolla Ivanajt.

Në këto kushte, Ivanaj u detyrua të shkojë në Francë duke pasur ndihmën e Partisë socialiste dhe partisë republikane. Vetë kryetari i kësaj të fundit E.Ferrari, i jep atij një letër rekomandimi për Amilkar Ciprianin (1844-1918), revolucionar i njohur italian, i cili në këtë kohë jetonte si emigrant politik në Paris. Ai ishte i nderuar, jo aq për faktin se qe një nga figurat e lëvizjes socialiste bashkëkohore, sesa për të kaluarën e tij të lavdishme. Shok armësh i Garibaldit, ai kishte luftuar për çlirimin e Italisë, të Kretës e të vendeve të tjera dhe kishte qenë një nga komandantët e Gardës Kombëtare të Komunës së Parisit. Me këtë njeri do të takohet Ivanaj në zyrat e gazetës socialiste “L’humanite”, ku ai punonte si një nga redaktorët e saj. Kjo qe rrethana fatlume që bëri të mundur takimin e Ivanajt me Leninin.

Lenini në këto kohë jetonte në Paris dhe kishte lidhje me rrethet socialiste. Ai banonte në periferi të kryeqytetit, në Lonzhymo dhe prej andej udhëhiqte luftën e proletariatit. Kjo ishte një përiudhë shumë e vështirë për lëvizjen revolucionare ruse, po të kemi parasysh pasojat e disfatës së Revolucionit të 1905-s. Reaksioni qe hedhur në ofensivë dhe Leninit, siç dihet, iu desh të përballonte si ofensivën e Stolupinit, ashtu dhe përçarjen në radhët e partisë, tendencat likuidatore e disfatiste. Duke qenë në këtë kohë si përfaqësues i PSRD pranë Byrosë Socialiste Ndërkombëtare dhe duke ndjekur nga afër lëvizjen revolucionare të proletariatit, ai do të zhvillojë një luftë teorike e praktike kundër oportunizmit, centrizmit dhe revizionizmit.

Lenini në Paris, siç kujton N.Krupskaja, mbante lidhje e shoqërohej dhe me militantë të lëvizjes socialiste të kohës, si me P. Lafargun e të shoqen, bijën e Marksit, bashkëpunonte me shtypin revolucionar, ndiqte nga afër ngjarjet politike në jetën e proletariatit. Ai ishte bërë i njohur në rrethet socialiste të Parisit si “shkrimtar politik mjaft i talentuar”, qoftë për idetë e mëdha e guximin novator, qoftë dhe për frymën e mprehtë polemike të veprave të tij.

Është e qartë që këto rrethana na bëjnë të mendojmë për marrëdhëniet e Leninit me A.Ciprianin. Në rrethin e interesave të socialistëve të kohës qëndronte pa dyshim dhe fati i lëvizjes kombëtare të popujve të shtypur. Lenini, që drejtonte luftën e forcave revolucionare, ishte i lidhur shpirtërisht dhe praktikisht me këtë problem, sidomos me fatin e popujve të Lindjes. Atij i takon merita që t’i ketë vënë themelet teorike marksiste çështjes kombëtare, duke u njohur popujve të shtypur të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje (dhe me këto kishte parasysh perandoritë si Rusia, Turqia e Austro-Hungaria), ai kishte dënuar me ashpërsi të gjitha format e nacionalizmit borgjez (sidomos shovinizmin që kishte mbytur socialdemokracinë austriake) dhe kishte besim se çlirimi i popujve të shtypur ishte çështje kohe.

Kujtimet e N. Ivanaj hedhin dritë dhe na vërtetojnë këto mendime të Leninit. Sado që shkurtazi dhe shpejt, ai na e zbulon Leninin si udhëheqës e mendimtar të madh revolucionar, armik të paepur kundër tiranisë e shtypjes kombëtare.

Me gjithë largësinë kohore dhe faktin që riprodhimi i fjalëve të Leninit mund të ketë humbur saktësinë e nuancave, prapë në parashtrimin e fjalëve të tij ka mbetur thelbi marksist i gjykimeve që udhëheqësi jep për lëvizjen çlirimtare të popujve e sidomos atyre të Lindjes, me të cilën lidhet dhe lëvizja shqiptare. Dhe s’ka si të mos na bëjë përshtypje që Lenini në këshillat e tij, në mes të tjerash, vë theksin në një problem aktual, siç ishte ai i përhapjes së arsimit, si një nga armët që përdornin patriotët në luftën për çlirimin kombëtar. Nga ana tjetër, Ivanaj, si armik intrasigjent i klerit katolik, vë në dukje se Lenini e njeh mirë dhe historinë e aleancën famëkeqe antishqiptare e antipopullore të Austro-Hungarisë me Vatikanin, në dëm të lirisë dhe bashkimit kombëtar të Shqipërisë.

Kujtimet e N.Ivanajt për Leninin janë një dokument me vlerë që jo vetëm na bëjnë të krenohemi, por hedhin dritë në një aspekt deri më sot krejt të panjohur, për kontaktin e lëvizjes sonë kombëtare me figura të mëdha historike, siç është V.I. Lenini. Këto kujtime përbëjnë dhe një kontribut modest në literaturën e pasur të memuarëve mbi Leninin.

Ja, këto kujtime të shkëputura nga dorëshkrimi i autorit: “…Tue qenë se kishte skaduar afati i ekspulsimit tim (8 maj, 1911) nga Italia, unë u gjindëshe në Romë, ku përkundër dëshirit të qeverisë italiane-partitë republikane dhe socialiste e përkrahshin moralisht dhe materialisht organizatën tonë revolucionare;ashtu që, edhe me këtë rast, ndihmuan të shkojshe n’Amerikën e Sipërme. Dhe, tue u nisur nga Roma, nëpër Paris, kryesia e partisë republikane-përveç të tjerave-më dha edhe një letër rekomandimi për plakun socialist të famshëm, Amilcare Cipriani, i ikur nga Italia, sepse i kishte mbi kurrizin e tij 78 vite burgimi të rëndë për veprimet e tij revolucionare kundra regjimit monarqik n’Itali, dhe gjindej si një nga redaktorët e gazetës socialiste franceze në Paris L’Humanite, ku do t’u piqeshe dhe njifshe me të: për bisedime dhe këshilla. Ndërsa që, për mue, nji rast dhe ngjarje fatëbardhë për t’u pjekur e njoftuar aty Leninin i cili atëherë kishte ardhur aty edhe ai, për t’u pjekur me shokun e mikun e mirë të tij Ciprianin; ai ma paraqiti dhe m’njofi me të, si me një revolucionar të rëndësishëm e shkrimtar social-komunist që ishte për çlirimin e plotë, jo vetëm të Rusisë, dhe të popullit rus, por se edhe të të gjithë popujve, nga zgjedha e regjimeve qeverimeve prapranike reaksionare dhe antipopullore, dhe sidomos për çlirimin e popullit rus nga robëria e qeverimit tiranik carist, i cili kishte filluar me u tronditë e shkallmue qysh në fillesën e këtij shekulli (1904-1905), qysh se pat fillue në Rusi revolucionin popullor.

Lenini ishte njeriu i moshës mesatare, shumë i zgjuar, inteligjent, i kulturuar, shumë dinamik, orator e energjik, ishte shumë dashamirës i lirive të plota demokratike socialiste, për të gjithë popujt dhe shtetet, e sidomos për ata popuj e shtete të Lindjes, që e interesojshin më fort. Ai bisedoi me mue shumë përzemërsisht tue m’këshillue e dhënë drejtime në pikëpamjen e veprimit revolucionar e çlirimtar…Ai s’më këshilloi: “shkolla, orë shoq, shkolla lypet të hapni, sa më shumë dhe sa më shpejtë në Shqipëri, sepse këto do të përgatitin e do t’ia hapin sytë rinisë e popullit shqiptar, për veprime, përpjekje dhe luftë për çlirimin definitiv të vetin, tue ndarë fare nga Turqia dhe tue çpallur lirinë dhe pavarësinë e vetë, pranë të tjerë shtete të Ballkanit, gjendja politike dhe shoqërore e të cilit do të ndryshojnë shumë shpejt, sepse Turqia prapanike, tiranike, me regjimin e mbrapshtë antinjerëzor, feudal, aristokratik, me ndërlikime të klerikalizmit, në dëm të popujve dhe të shteteve të ndryshëm, brenda imperatorisë së tronditur të Turqisë, s’ka më vend n’Evropë, as ka për të pasur…”

“…Lenini e kishte hetuar e kuptuar fort mirë çështjen ballkanike-në lidhje me ngatërresat e ndërhyrjet e jashtme nga ana e shteteve imperialiste, si dhe nga uzurpacioni e shtypja e regjimeve dhe të feudalizmit të mbrendshëm kundra popujve. Sikurse e kishte kuptuar edhe më mirë atë t’Lindjes s’Afërme dhe, përgjithësisht, kohën e ardhshme të Lindjes së Madhe (Grand Orient), tue e paraparë se andej do të vijë drita e përparimit dhe e lirisë, përgjithësisht, për popuj e shtete. Dhe Lenini e kishte kuptue, në një mënyrë të posaçme dhe dogri, tue e pritur shkatërrimin e regjimit të pushtetit turk feudal-borgjez-aristokratik në Ballkan, ç’ka do të shkallmonte dhe trondiste, përgjithësisht gjendjen ekzistonjëse reaksionare në të gjithë Lindjen, në fitim të popujve demokratikë, megjithëse atëherë s’kishin ende format e qeverimit popullor republikan, po se ishte i sigurtë për kohën e shpejtë t’ardhshme. Dhe ajo çka ishte më interesante për ne shqiptarët, është rrethana që Lenini e dinte se- qysh në fillimin e shekullit të XVIII-feudalizmi dhe aristokracia shqiptare, në marrëveshje me klerin katolik, kishin qenë partizanët e zgjedhës politike dhe ekonomike t’Austrisë në dëm të lirisë dhe të bashkimit kombëtar të Shqipërisë…”

Ky qe takimi i parë dhe i fundit i Nikolla Ivanajt me V.J.Leninin. Por Ivanaj pati fatin e madh të përjetojë dhe t’i gëzohet pamasë një akti historik të Leninit. Ai shpëtoi atdheun e tij nga rreziku i zhdukjes nga harta politike që kishin përgatitur forcat e errëta antishqiptare. Në vitin 1915 do të nënshkruhej në Londër një traktat i fshehtë në mes të fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane për copëtimin e Shqipërisë  ndërmjet Serbisë, Italisë, Greqisë dhe Malit të Zi si dhe likujdimin e pavarësisë të këtij vendi.

Ky traktat ogurzi u fsheh nëpër analet  e diplomacisë imperialiste deri sa kur në vitin 1917 triumfoi Revolucioni i Tetorit dhe erdhi në krye të shtetit sovjetik V.J. Lenini, ky mik i madh i popujve të vegjël që do të zhbënte dhe denonconte botërisht, traktatin famëkeq të Londrës. Një akt i tillë liridashës dhe kurajoz do të mirëpritej dhe përshëndetej nga forcat progresiste dhe opinioni botëror  e mbi të gjitha nga populli shqiptar. S’ka dyshim se një gëzim të madh do të përjetonte veçanërisht patrioti-demokratik Nikolla Ivanaj, se kish patur fatin dhe nderin e madh të kish takuar autorin e këtij akti historik dhe të kish biseduar me të për kauzën e shenjtë të atdheut të tij.

 

June 3, 2018 12:04
Komento

23 Komente

  1. rrevolucioni demokratik i Qershorit 1924 June 3, 12:42

    FAZAT:
    -Para 1912 kemi patur BuRRa me 2 ‘RR’ te medha!
    -Nga 1912 e deri ne 1939 pushtimi fashist kemi patur edhe burra me dy ‘rr’ te vogla edhe ‘kurva’ ose bura me nje ‘r’ qe prostituoheshin me te huajt!
    -Nga 1939 deri ne 1957 rilinden edhe BuRRa edhe bura edhe kurva!
    -Mbas 1957 deri ne 1990 linden edhe rospite ne vend te burave dhe kurvave sapo u harrua fjala ‘KOMUNIZEM’ dhe ne vend te saj hyri termi REVIZIONIZEM
    -Mbas 1990 nuk flitet me as per buRRA as per bura as per kurva e as Rrospi por per antishqipetare ish bllokmene e studente te Dhjet Arit serb Sali Nano mona shQIna sokolloma sifiliz e like flori….KUPLARA

    Reply to this comment
    • ELIOT June 6, 17:41

      E DINE SHQIPTARET CFARE THA LENINI PER PSIKOPATIN STALIN ……JO SMA HA MENDJA SE PROP E ENVERIT NUK JU A TREGONTE TE VERTETEN ..PARA SE TE VDISTE LENINI THA …. VETEM KY STALINI MOS TA MARR QEVERIN .SE ESHTE NJE BRUTAL ..NJE COPE MISHI ..NJE COPE IDIOTI …DHE STALINI E PERZURI TROCKIN ME DHUNE DHE I THA KEPUT QAFEN DHE PE TE PASHE NE RUSI ..DO TA KEPUS QAFEN SI ZOG …DHE TROCKI JA HYPI TRENIT PER ….TE MOS U KTHYER ME KURRE …… JA REVOLUCION BOLSHEVIK .??? KETO GERA DUHEJ TJU A TREGONTE KADAREJA … DRITERO AGOLLI SE E DININ ME KOHE ..POR NUK KISHIN KURAJO DHE ..ISHIN TE HELMUAR NGA ENVERI ….

      Reply to this comment
  2. rrevolucioni demokratik i Qershorit 1924 June 3, 12:47

    FAZAT:
    -Para 1912 kemi patur BuRRa me 2 ‘RR’ te medha!
    -Nga 1912 e deri ne 1939 pushtimi fashist kemi patur edhe burra me dy ‘rr’ te vogla edhe ‘kurva’ ose bura me nje ‘r’ qe prostituoheshin me te huajt!
    -Nga 1939 deri ne 1957 rilinden edhe BuRRa edhe bura edhe kurva!
    -Mbas 1957 deri ne 1990 linden edhe rospite ne vend te burave dhe kurvave sapo u harrua fjala ‘KOMUNIZEM’ dhe ne vend te saj hyri termi REVIZIONIZEM
    -Mbas 1990 nuk flitet me as per buRRA as per bura as per kurva e as Rrospi por per antishqipetare ish bllokmene e studente te Dhjet Arit serb Sali Nano mona shQIna sokolloma sifiliz e like flori.. mos harroni dhe EDVINE..KUPLARA

    Reply to this comment
  3. Ylli June 3, 13:08

    Mesa kam degjiuar nga kujtimet e nje personazhi historik me peshe me origjine nje familje bejleresh ma fame (qe ka vdekur ne vitin 2009 dhe qe ishte edhe nje i aferm i familjes se Zogut) qe i vetmi Shqiptar qe ka takuar disa here – dhe kete ky person e deklaronte me perpikmeri – na paskeshe qene Irfan bej Ohri. Irfan Ohri ne jeten e vet paskesha kaluar disa lloj eksperiencash politike perfshire ketu edhe simpatite per Bolshevizmin sovjetik (rus)..

    Reply to this comment
  4. proletari June 3, 13:10

    Lenini e meriton rivendosjen e statujes se tij ne nje shesh te Tiranes. Uillsoni qe nderohet me statuje nuk ka bere me shume se Lenini per ceshtjen shqiptare.

    Reply to this comment
    • Arben June 3, 15:38

      Fale uillsonit eshte shqiperia sot.

      Te ishte per Leninin do ishim serbi.

      Keshtu qe statujen e tij mbaje te dhoma jote

      E gjumit.

      Reply to this comment
  5. faro June 3, 13:37

    Kaq shume ka vuajtur SHQIPERIA!
    Traktati i Londres, kerkonte shkaterrimin e saj.
    Madje na akuzojne me paturpesi se nuk dijme te bejme shtet. Po kush na la ne te bejme shtet?!
    Shqiperia, thote Sami Frasheri ( enciklopedia), shtrihej ne 625000km2.
    Pra me shume se 2 fishi i Gjermanise sot.
    E donin te shkaterruar se ishte nje popull shume dinamik dhe i panenshtruar. Ishin shqiptare ata qe luftuan dhe i dhane pavaresine Greqise. Ishim shqiptare dhe jo greke apo sllave, princat qe u preu koken tradhetisht veziri turk ne Manasir, sot te Maqedonise, fill pasi i preu koken Ali Pashe Tepelenes.
    Kaq shume eshte torturuar ky popull!
    Dhe sot?!
    Na kane lene te fundit per tu futur ne Europe.
    Patutpesi e madhe!
    Flm Z. Jorgaqi per artikullin e guximshem!

    Reply to this comment
  6. MH June 3, 13:43

    Shkepus nga doreshkrimi i z.Jorgaqi:
    “” thelbi marksist i gjykimeve që udhëheqësi jep për lëvizjen çlirimtare të popujve e sidomos atyre të Lindjes, me të cilën lidhet dhe lëvizja shqiptare.””
    Nuk paskeshim ken gjithmon nga perendimi.Pskeshim ken edhe nga lindja.
    Kaq mjafton qe politikanet ton nuk jane te sincerte.Ndaj duhet te krijohet nji fidanisht e re politikanesh qe te jen objektiv mbi te tashmen dhe te ardhmen e atdheut ku nocioni nacional atdhetar kombetar shqiptare te jet berthama e nisjes se cdo vije,nuhatje politike ne prespektive.Pro intyerresave kombetare.

    Reply to this comment
  7. Bureto June 3, 14:29

    Për fat që Nasho Jorgaqi ka zbuluar që ky patriot paska takuar Leninin, se mesa duket regjimi i Hoxhës nuk e ka llogaritur si të tillë!! Po pse? Mos ndoshta kjo ka patur lidhje për shkak të lidhjes familjare të tij me ish ministrin e Zogut Mirash Ivanaj, që i dha bursë për të studiuar në Francë Enver Hoxhës dhe ky pabesisht e futi në burg? Tashmë heqja e fotos së ish ministrit Mirash Ivanaj nga shkrimi ka dy arsye. E para që të çon në faktin se ndonjë shkak të tillë duhet të ketë, ose e dyta s’ka lidhje fare dhe se fotografia e ish ministrit aty ishte gabimisht. Pavarësisht këtyre, sipas shkrimit del se kemi të bëjmë me një patriot dhe një personalitet të historisë tonë dhe si i tillë e meritonte minimalisht, një emër shkolle apo rruge, kur këto të Tiranës, nga që i njoh, janë plot, në mos me anonimë me periferikë për nga ndikimi në histori. Ndoshta unë nuk e di, por sesi mu kujtua që një rrugë, përballë ambasadës Amerikane, mban emrin e patriotit tjetër Dervish Hima, që përmëndet dhe në këtë shkrim.

    Reply to this comment
  8. demo June 3, 15:13

    Marrreveshja e Austro-Hungarise me Vatikanin,me klerin Katolik paska qene armike e betuar e popullit shqiptar??Ne dem te lirise dhe bashkimit kombetar te shqiptareve?
    Po cfare thua mor profor Nasho!?
    Austro-Hungaria ka qene e vetmja fuqi evropjane,mbrojtese e shtetit te pare shqiptar.Nga Austria kaloi Ismail bej ,me vaporr Austriak erdhi ne Durres me gjithe bashkepunetoret.Ashtu si SHBA krijuan Kosoven shtet te pavarur,e mbrojten dhe po e mbrojne ate,ashtu dhe Austro-Hungaria krijoi Shqiuperine perkunder zgjerimit te shteteve sllave dhe Greke ne dem te saj.Kleri katolik per ty prof.Nasho ka qene antikombetar qekur vajte si konviktor ne gjimnazin e Shkodres dhe fillove fushaten kunder shqiptareve katolike antikomuniste dhe antisllave ne gen,per te mposhtur lulen e rinise shkodrane,qe nuk duronte dhunen sebo-malazeze,terrorin e kuq me tipare shoviniste sllavo-komuniste per shberjen e pavaresise se Shqypnise,per ta kthyer ne Rimorkjo te Jugosllavise.Ti shkove si konviktor ne Shkoder per tja kthyer Shkodren Cernagores,ate enderr te vjeter sllave qe nuki e lejoi nderhyrja e Austrise.Kleri Katolik shqiptar dhe Vatikani nuk jane patrikana antishqiptare e Fanarit.Te pakten qe nga Principata e Arberit jane mbrojtesit e popullit shqipar ne kufijte e invazionit sllavo-grek,jane ne krye te cdo perpjekje per liri e pavaresi kunder sundimit turk.Jane ruajtesit e dokumentimit te pashaportes genetike te popullit heroik te Malsise dhe Kosoves deri ne kufijte reale ne Bosnje,Kroaci Sanxhak dhe Nish.Mire ben qe i nxjerr kthetrat sllavo-orthodhokse tani ne pleqeri,kunder shqiptareve katolike dhe Mbrojtesve Austro-hungareze
    te shqiptareve,sepse keto fyryfylat e sotshem nuk e dine sa sudente shkodrane te fisem katolike,anti sllave u burgosen dhe u shduken ne birucat e sigurimit ne vitet 1947-1951,kur ne krye te organiuzates rinise gjimnazit Shkodres u vu Nasho Orthodhoksi.

    Reply to this comment
    • ante June 3, 17:16

      budallalleqe

      Reply to this comment
    • Realisti June 3, 18:43

      O @Demo , po lexoji keto qi thuhen , mor burre , pastaj thuj . Nuk jane fjalet e Nasho Jorgaqit keto qi thu ti , por te Nikoll Ivanajt e ndoshta te Leninit ! Ti , ose nuk i lexon , ose nuk i kupton , ose do dhe i shtremberon ! Cila asht e verteta , vec ti e din !

      Reply to this comment
  9. Çika June 3, 15:35

    Bravo Nasho Jorgaqi !
    Hulumtimi yt na nderon si popull . Tregon atë anë të karakterit tonë që na e kanë nxirë politikanët alabakë e dritëshkurter – fisnikërinë dhe mirënjohjen e shqipëtarit !
    Kryebolsheviku rus , Lenini , armiku më i madh i Rusisë Cariste dhe varrmihësi i sajë , me botimin e Traktatit të fshehët të Londrës na shpëtoi nga zhdukja si shtet . Kjo qe një dhuratë e madhe historike për Shqiperinë e Ismail Qemalit . Dhe bravo i qoftë Parlamentit shqipëtar të vitit 1924 , që ia shpërbleu Leninit duke mbajtur zi per vdekjen e tij – parlamenti feudo- borgjez , nderon kryekomunistin boteror , Leninin . Ja , këta burra quhen burra shteti !
    Edhe malësori i pashkolluar , por , mëndjendritur , Bajram Curri , nga malet e Dragobisë I kerkonte ndihmë azretit Lenin , siç e quante ai !
    Kemi arësye të krenohemi për këta burra , se, këta të sotmit na nxinë surratin !

    Reply to this comment
  10. Doni apo nuke doni ju o mizakali,Drejtesia do te BEHET. June 3, 17:01

    O Nasho Jorgaqi,po si mbete po mizekali ti?Kleri katolik me kolegjet e saje jane dhe do te mbeten ruajtesit e gjuhes dhe kultures se bukur shqiptare,ata nuke i perkulen as krajlit e serbise e malit te zi,por as dhe pushtimi 5 shekullore i turqise osmane.Dhe kete e din fort mire ti o mije kenetash,se pa kembenguljen e At Gjergj Fishtes me prova e fakte per lashtesine e gjuhes SQIPE,ne Kongresin e Manastirit,sot ne shqiptaret do ta shkruanim SHQIPEN me fjalorin e turkut apo grekut bashke.Kohes se demagogjive bastarde komunisto-nazifashiste si,sherbe,perca e sundo dhe mashtro,mashtro se dicka do te fitosh i mbaroje vaji kandilit,dhe kete po e verteton Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizimit i kerkuar me force nga Populli,USA e BE.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’ju mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga superlukset me leket e piset te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjoz-imoral-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot,ne bangen e akuzes dhe ne nje fund te turpshem e pakthim.Besoni,binduni e rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
  11. Ing.Serafin Kuke June 3, 17:21

    Falnderoj Nasho Jorgaqin per hulumtim mbeselenes te Nikolla Ivanajt per aktivitetin dhe punen e bere prej tij deri ne takimin me personalitetin e madh te asaj kohe V.I. Lenin per shpetimin e atdheut nga rreziku i zhdukjes nga harta politike qe kishin pergatitur forcat antishqiptare me neneshkrimin ne Londer ne vitin 1915 me traktatin e fshehte ne mes te fuqive te Antantes dhe te qeverise Italiane per copetimin e shqiperise ndermjet Serbise, Italise, Greqise dhe Malit te Zi per likujdimin e Shqiperise. Ky traktat ogurzi u fsheh ne analet e diplomacies imperialiste deri ne vitin 1917 me triumfin e Revolucionit te Tetorit qe erdhi ne fuqi V.I. Lenini zhberi dhe denocoi boterisht traktatin famekeq te Londres. Keto veprimtari nderojne dhe respektojne individin dhe atdheun.

    Reply to this comment
  12. Dajti June 3, 21:04

    Nasho Jorgaqi tregon nje injorance te habitshme duke mos njohur rolin objektivisht te palekundur proshqiptar te AustorHungarise qe eshte trasheguar edhe ne qendrimin proshqiptar te Austrise se sotme.
    Ai ngateron problemet e brendshme etnike dhe nacionaliste te Perandorise Austriake per te cilat flisnin social-demokratet, duke perfshire Leninin, ne fillim te shekullit te kaluar me interesat gjeopolitike te Austro-Hungaris kerkonin krijimin e nje Shqiperije te pavarur pas prishjes se perandorise osmane.
    Me fal Nasho, por ketu po tregon njw injorance prej Sali Berishe te ccshtjes shqiptare ne fillim te shekullit te kaluar.

    Reply to this comment
    • Çika June 4, 16:37

      More , po ç’kini me Nashon , që , ju “ të diturit “ e quani injorant ?!
      Nashua na thotë ç’mendonte Nikolla Ivanaj dhe jo ç’mendon vetë Nashua . Kur Nashua qënka injorant , po ne trimat (? ) anonimë që s’na njeh as shkalla , ç’farë jemi ?!
      E dimë që Perandorisë Austro-Hungareze iu hap barku për ne , nga dashuria e madhe ?!

      Reply to this comment
  13. Dajti June 3, 21:05

    Nasho Jorgaqi tregon nje injorance te habitshme duke mos njohur rolin objektivisht te palekundur proshqiptar te AustorHungarise qe eshte trasheguar edhe ne qendrimin proshqiptar te Austrise se sotme.
    Ai ngateron problemet e brendshme etnike dhe nacionaliste te Perandorise Austriake per te cilat flisnin social-demokratet, duke perfshire Leninin, ne fillim te shekullit te kaluar me interesat gjeopolitike te Austro-Hungaris kerkonin krijimin e nje Shqiperije te pavarur pas prishjes se perandorise osmane.
    Me fal Nasho, por ketu po tregon njw injorance thuajse prej Sali Berishe te ccshtjes shqiptare ne fillim te shekullit te kaluar.

    Reply to this comment
  14. MH June 3, 23:08

    Ne fakt Austro-Hungaria na erdhen ne momentin ma te keq te gjendjes Shqiptare kur shkijet donin ta gelltitni persegjallit per ta shue kete komb qe nuk u shue per mijra vite.
    Kleri katolik ka lujt rrol determinues ne mbrojtje te gjuhes kultures dhe trojeve tona.Monizmi e perforcoi gjendjen mjerane te vendit duke perforcue pavarsine qe detyroi mbare boten ta njohin dhe ta rrespektoj sovranitetin shteror Shqiptare.Ne menyre absolute me anetaresim dinjtoze ne OKB.

    Reply to this comment
  15. pena June 4, 14:52

    Harruat si i priti me krahe hapur pushtuesit italian Gjergj Fishta ne vitin 1939 duke thirrur i egzaltuar: Erdhen pellumbat e Krishtit: apo kur blasfemoi ligsht duke thene:”Le ta dije gjithe bota mbare/se mbas sodit sjam shqiptar”

    Reply to this comment
    • ELIOT June 8, 18:29

      KU I KE LEXUAR KETO GJERA NE GAZETEN ZERI I POPLLIT ….QE PLOTESOHEJ GA ENVERI NGA NEXHMIJA ….KETO JAN PALLAVRA TE BOLSHEVIKUT ENVER MORE NAIVE …TE RRONI VE SE …PENA ME PROP KOMUNISTE AKOMA .. ERA …PO TE ISHTE LENINIE PER POPULLIN SOT RUSET DO TE JETONIN SI AMERIKA SI EUROPA ..OR JANE POPULLI ME I VARFER NE EUROPE ME SHQIPERINE …PRANDAJ MOS JA FUT KOT LENINI SBERI ASGJE … ATE GJERMANET E MORREN NGA INTERRNIMI NE SVICER .JA PAGUAN RRUGEN DHE E CUAN NE RUSI PER TE SABOTUAR LUFTEN E CARIT … DHE DISA RUSE E QUAJTEN KALI I TROJES SPIUN I GJERMANEVE …. KAPISHE ..TETE DE BITE .. LENINI MORRI PUSHTETIN POR POPULLI SJETOI ME MIRE SE ME CARIN ..JO JA ANGLEZET SBEN REVOLUCION DHE JANE PER BUKURI SKISHIN NEVOJE PER BOLSHEVIKE DE MERDE ..DIKTATORE TE MERDE ..

      Reply to this comment
  16. era June 4, 14:55

    Marksi e Lenini jane kollose te paperseritshem te njerezimit Ata jane mbi profete religioz sepse luftuan per mjerimin edhe e armatosen ate ne lufte kunder shtypjes e injorances

    Reply to this comment
  17. MH June 5, 21:26

    pena

    I ngaterron veprat ironike humoristike “Gomari i Babatasit” me rrealitetin e kohes kur shkruante apo krijonte vepra me vlere At Gjergj Fishta.
    Edhe nese e ka prite fashizmin.Fundi fundit nuk ishte komunist qe po shkelte parimet.Gjergj Fishta ishte per jete a vdekje me shkijet.Dhe nji ardhje fashiste ne Shqiperi kuptonte nji ngarkes ma e fuqishme pro ne favor te Shqiperise nga qe jemi e vetmja rrac njerezore qe nuk puqemi me asnji nga komeshinjet me gjak.Ta kuptojme nderhyrjen e Amerikes ne mbrojtje te atdhetarve tone kosovar.Neser mund te dalin neser negativisht miqesia me Ameriken.Po ama te sotmen duhet vlersuar me nji ekselence te domosdodhme ne mbeshtetje te Amerikes kombit tone te mos shuhet nga shkijet e Milloshevicit.Kur Gjergj Fishta u ba anetar i akademis shkencave te Italise nuk e pranoj dekoraten e fashizmit.Pra kuptoje ma objektivisht karterin dhe ndershmerin e Gjergj Fishtes per atdhe e fe.Me vjen keq qe vdiq.Por me vjen mire qe iku pa iu ra ne duer komunistave.Gjergj Fishta ishte dhe mbetet nji nga patriotet me te ndershem e te devotshem te truellit kombetar Shqipetar.

    Dersa t’mundem me ligjrue
    E sa gjall me fryme une jam,
    kurr Shqypeni,s’kam me t’harrue,
    Edhe n’vorr me t’permend kam.

    Ne kangen metamorphosis ne ” Anzat e Pernasit” thumbon tregetaret shkodrane te cilet mohojne atdheun per t’u pasunue.Ku personazhet palok Cuca e Jaho Begu per pasuni mohojne fe e atdhe.
    T’adije Shqypnija
    Pra shekulli mbare
    Se mbas sodit
    un s’jam Shqyptare
    Kur t’m’leverdisin
    une kam me shndrrue
    sa here t’due fisin
    Keshtu,kame me ra
    un m ‘rabrame Grek,
    Kam me ndjehe n’nesret
    Shkja ja Zejbek
    luftat e Kastriotit
    e t’Dukagjinit
    Un kam me mbajtun
    per dokrra hionit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*