Lenjani largohet nga kombëtarja: Panuçi kalimtar, sa të jetë nuk vij më

March 18, 2019 19:38

Lenjani largohet nga kombëtarja: Panuçi kalimtar, sa të jetë nuk vij më

Ermir Lenjani largohet nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Lojtari i njohur ka vendosur që të mos pranojë të grumbullohet më për ngjyrat kuqezi, pasi trajneri italian në krye të Shqipërisë e ka lënë jashtë listës për ndeshjet e radhës. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai thotë se pavarësisht se është duke kaluar një formë shumë të mirë, tekniku nuk e ka ftuar.

Ermir Lenjani mbyll reagimin duke theksuar se Panuçi është kalimtar dhe sa të jetë ai nuk do të veshë më fanellën kuqezi. Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën.

Postimi i plotë i Ermir Lenjanit

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Sa herë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

v.l/ Dita

March 18, 2019 19:38
Komento

5 Komente

  1. presim March 18, 20:53

    Panuçi eshte kalimtar, por dhe ti do plakesh derisa Panuçi te ikij, keshtu qe rriji bythes siper se mos te çfryne. Nje te prishur nje çike qejfi dhe menjehere e ne kobure. Njerez te paformuar fare.

    Reply to this comment
  2. Arben March 18, 22:02

    De Biazi e mori Kacen ne France, e nje ndeshje qe e futi la name duke shqyer mbathjet e kundershtarit e nuk la gje pa thene per De Biazin kur pas ndeshjes se pare nuk e fuste ne formacionin baze. Ne fillim ishe i mir Lenjan,e deri ne europian ne France, por me pas te hyri vetja ne qejf. Ke dhene kontribute per kombetare kuq e zi, por cdo vit dalin lojtare te rinj te talentuar qe jane me te zot e ti e ne kete rast duhet te hapet krahu kur ka te tjere me te mire. Mavrajt ju besua shiriti i kapitenit megjithese ka pak si ai ne kombetare dhe e di c”beri ne ndeshjen me skocine, per shkak te tij humbem kater me zero. Megjitheate ka nje alibi, eshte nje nga heronjte e Frances.

    Reply to this comment
  3. Jeni profesioniste apo Kalamanj qefembetur? March 19, 08:30

    Respekt per lojatarin Lenjani. Por shume keq per Lenjanin si person. Kombetarja ka 11 vende dhe 24 Lojtare dhe ndonjehere Trajneri ben zgjedhje te reja qe te rinovoje ekipin. Pse nuk te thirri 2-3 here, cfare te keqe ka? Me rradhe eshte kjo pune, pse beni sikur ju bie hunda dhe jeni te pa-zevendesueshme.
    Turp o Lenjan! Cfaredo gabimi te beje Panucci ai i merr vete pergjegjesite. Po une nuk mendoj se ka inat me ty apo ndonje tjeter. Ai ka nje strategji ne koken e tij, ka aprovimin e Dukes dhe po vijon punen per arritjen e rezultateve. Sigurisht ka gabime, dhe keto gabime, pikesepari i paguan ai me prishjen e imazhit dhe karrieres se tije, pastaj i paguajme dhe ne ne me rrezultate te dobeta te kombetares. Po ketu nuk ka vend per te tilla veprime te pa pjekura. Jeni profesionise apo kalamanj!

    Reply to this comment
  4. Gege Kosova March 19, 09:04

    Mos lejoni thiu e I biri te shkaterojne vlerat tona kombetare

    Reply to this comment
  5. Tirona March 19, 12:39

    Urgjentisht duhet te kishte dale qe mbreme zoti duka dhe duhet te kishte deklaruar qe lenjani nuk do te mund te vije me kurre ne kombetare qofte me apo pa panucin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin