“Lenjani u dëmtua me kombëtaren shqiptare”

April 3, 2015 07:00 Updated

“Lenjani u dëmtua me kombëtaren shqiptare”

Fitorja përballë Armenisë duket se do t’i kushtojë shumë mesfushorit të ekipit kombëtar të futbollit, Ermir Lenjani, pasi sipas mediave franceze që janë pranë klubit të Rene, ku luan kosovari njoftojnë se shqiptari nga Gjilani do të mungojë disa javë.

Lenjani gjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni që u zhvillua më 28 mars në “Elbasan Arena” ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet se sa kohë do t’i duhet të qëndrojë jashtë. Stafi mjekësor i ekipit të Rene në Francë ka nisur ekzaminimet mjekësore për të parë sa është shkalla e dëmtimit dhe sa kohë duhet që të rikuperohet. Në ndeshjen ndaj Armenisë futbollisti i lindur në Gjilan u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë duke marrë vendin e Abrashit dhe rezultoi një nga ndërhyrjet e goditura të De Biasit.

Lenjani duket se nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Francë, pasi gjatë kalimit në fillim pësoi një tjetër dëmtim që e mbajti disa javës jashtë dhe ky është dëmtimi i dytë brenda një kohe të shkurtër duke e penguar që të shfaqë formën e tij më të mirë, ashtu si te St. Gallen.

Megjithatë forma jo e mirë në kampionatin francez nuk e ka penguar shqiptar që të jetë në maksimumin e tij përballë Armenisë me kombëtaren kuqezi, ku zhvilloi një lojë shumë të mirë në pjesën e dytë duke rezultuar deçiziv në golin e barazimit, por edhe të fitores. 25-vjeçari që shënoi golin e parë me kombëtaren në barazimin 1-1 me Danimarkën u transferua te Rennes në muajin janar nga Saint Gallen.

April 3, 2015 07:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*