Lëre ndërkombëtarin, dëgjo shqiptarin!

October 30, 2014 14:43

Lëre ndërkombëtarin, dëgjo shqiptarin!

Ndër ironitë më therëse të viteve të fundit të komunizmit, kur siç thuhej, thika e varfërisë kish shkuar në asht, ishte akordimi për Shqipërinë i një çmimi për ushqimin cilësor, dhënë nga një forum ndërkombëtar në Meksikë; ndërkohë që veç racionimit me anë të tollonit, barqet e shqiptarëve vuanin nga “mbidoza” e fasules, preshit, margarinës e bukës së misrit.

Ç`prej atëherë, raportet ndërkombëtare për gjithë sa ndodh në Shqipëri, kanë vijuar rregullisht, me shifra, përqindje, renditje e tregues.

Më i fundit, është raporti vjetor i BB, ku siç vlerësohet, Shqipëria ka bërë progres me disa vende; deri aty sa kryeministrit Rama i ka dalë nga gjoksi një spazmë lumturie, e artikuluar si: Fantastike! Ndërsa kreu i opozitës, pretendon se raporti i dedikohet periudhës kur qeveriste partia e tij. Kur mbërrijnë të tilla raporte, retorika e politikës bëhet e padurueshme, në mos qesharake.

Ajo kapet pas ndonjë shifre e fraze dhe ndërton mbi to qëndrime që i çojnë drejt realiteteve virtuale, pa e çarë shumë për ato reale. Ne kemi një shprehje: “Fshati nuk do kallauz”, që do të thotë se për ca gjëra nuk duhen shumë fjalë a shpjegime; ato janë krejt të qarta.

Ne e dimë se korrupsioni bën kërdinë në këtë vend, e nuk është nevoja të na e thonë raportet; ne e dimë se në ç`derexhe ndodhet ekonomia, e nuk ka tregues që të na thotë se në ç`nivele po shkon ajo, bazuar në ca kritere “shkencore” që nuk përputhen asfare me sensorët e ndjeshëm të përditshmërisë së shqiptarit; ne e dimë se ç`lloj administrate e kemi, e është e tepërt ta marrin prej ndonjë raporti efiçencën e saj.

Kështu që, sikur Rilindja të na ofronte një “reformë” dhe në këtë aspekt, nuk do ishte keq; le t`i marrë, se ashtu ja do puna, por mos t’i kapitalizojë shumë politikisht. Raportet e ndërkombëtarëve me zërat e shqiptarëve, jo gjithnjë janë harmoni me njëra-tjetrën!/E.H

October 30, 2014 14:43
Komento

6 Komente

  1. Euro Maloku October 30, 14:49

    OKKKKK!
    Ne i perkthejme fjale per fjale te huajte dhe nuk i interpretojme…
    Kercimet pupthi ne vend i numerojme si kercime se larti!!!

    Reply to this comment
  2. unknow soldier October 30, 14:52

    o shoku e hoxha

    me gjithe respektin qe kemi per gazeten dita jeni bere bajat kur e beni “qepaze” ate sistemin e enverit.

    provoje sot:

    -hiqni dergesat ne miljarda te emigranteve
    -hiqni borxhet shtet-shfarosese
    -hiqni miljardat e droges
    -hiqni shitjet e komplet pasurise kombetare
    -hiqni miljardat fitime nha h/c enverit

    a e di cfare do ndodhe. ??..ato te mjere qe kane ngelur ne shqiperi do ushqeheshin me zorret e tua dhe te arvizuse duke i bere kukurec…tng !

    Reply to this comment
  3. sopiqoti October 30, 14:59

    E bukur thenia:”Lere nderkombetarin,ndigjo shqiptarin”.Na plasi Edi Paloka,duam sigurine e nderkombetareve qe te hyme ne parlament>PIKA !!!!!!!! o Edi Paloka qe nuk e kupton kete thenie te madhe dhe konkrete.U plasi mender b….nderkombetareve per ty o Edi Paloka.Shqiptaret jane vellezerit e tu prand\j shtroju dhe bisedo me ATA SE PATJETER DO TE GJESH GJUHEN QE JU BASHKON.gJITHMON TE PERCARE DO TE JEMI NE?kJO PERCARJE I KA SHPERNDARE SHQIPTARET prandaj le ti japim fund asaj.Thireni mendjes,o vellezer.

    Reply to this comment
  4. mustafa October 30, 15:23

    Mire e the o komisar. Gjylja e madhe, plasi! Per cmimin dhene nga organizata boterore e ushqimit duhet te dish dicka. Atje nuk jepej cmim per sasine qe konsumonte popullata,por per cilesine. Per cilesine nuk mund te flasesh se gjithcka konsumohej ishte bio. Nese nuk e kupton ndryshimin eshte problemi yt. Me pak fjale shembulli nuk qendron. Per pjesen tjeter ke absolutisht te drejte. Te huajt vijne te rregullojne shtepine e tyre. Per sa kohe ne nuk duam te rregullojme tonen, ata do tallin menderen me ne. Kush mendon se ka qene iniciatori i privatizimit te sektorit strategjik?w

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi October 30, 20:59

    @ unknow soldier? Ja që i paska théné shumë bukur “unknow soldier” dhe s’ka mbetur gjë për mua? O Ermir djali,-sa vjeç jini ju sepse shoh që kini dobësi argumentesh nga e shkuara!? Matu djalosh,matu? Vetëm vlera 65 miliard dollarë (jo milion) e municioneve të importuara dhe, nga vitet 65-se të prodhuara në vënd, po të ishte administruar në dobi të shqiptarëve ne do rronim nja 20 vjet pa ja shtrirë dorën askujt!? Matu,djalosh,matu? Mos na trego sukseset e këtyre viteve gjatë të cilëve vetëm vidhet ajo që kanë krijuar shqiptarët në atë kohë!? Mos përdorni në shkrime metodën e servilizmit ndaj kapitalizmit se nuk të jep gjë kjo metodë!? Nuk ndërtohet kariera publicistike me baltë mbi të kaluarën? Ai sistem kishte dobësi por po të llogarisësh “të mirat e kapitalizmit tropojan” dhe të njerëzve pa din e pa iman që prodhoi raporti del shumë superior për të parin? Ky sistem ja kalon vetëm në lukuninë e pafund të hajdutëve të djersës së shqiptarëve? Fiki vetëm 1 muaj hidrocentralet e ndërtuara në atë kohë dhe do të shohësh çfarë mut kapitalizmi do të jetë ky? Do hanë shqiptarët njëri-tjetrin !? Pale të mos i kishe pasur kéto 24 vjet, nuk do të gjeje më “mish shqiptari” dhe as gomari!? Do të ishim duke ngrënë samarët dhe patkonjtë…? Hajt tung!

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi October 30, 21:05

    VR !!! @ unknow soldier? Ja që i paska théné shumë bukur “unknow soldier” dhe s’ka mbetur gjë për mua? O Ermir djali,-sa vjeç jini ju sepse shoh që kini dobësi argumentesh nga e shkuara!? Matu djalosh,matu? Vetëm vlera 65 miliard dollarë (jo milion) e municioneve të importuara dhe, nga vitet 65-se të prodhuara në vënd, po të ishte administruar në dobi të shqiptarëve ne do rronim nja 20 vjet pa ja shtrirë dorën askujt!? Matu,djalosh,matu? Mos na trego sukseset e këtyre viteve gjatë të cilëve vetëm vidhet ajo që kanë krijuar shqiptarët në atë kohë!? Mos përdorni në shkrime metodën e servilizmit ndaj kapitalizmit se nuk të jep gjë kjo metodë!? Nuk ndërtohet kariera publicistike me baltë mbi të kaluarën? Ai sistem kishte dobësi por po të llogarisësh “të mirat e kapitalizmit tropojan” dhe të njerëzve pa din e pa iman që prodhoi raporti del shumë superior për të parin? Ky sistem ja kalon vetëm në lukuninë e pafund të hajdutëve të djersës së shqiptarëve? Fiki vetëm 1 muaj hidrocentralet e ndërtuara në atë kohë dhe do të shohësh çfarë mut kapitalizmi do të jetë ky? Do hanë shqiptarët njëri-tjetrin !? Pale të mos i kishe pasur kéto 24 vjet, nuk do të gjeje më “mish shqiptari” dhe as gomari!? Do të ishim duke ngrënë samarët dhe patkonjtë…? Hajt tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*