Lëreni Berishën të gëzojë SHQUP-in dhe të vdesë opozitën!

Xhevdet Shehu August 17, 2013 09:57

Lëreni Berishën të gëzojë SHQUP-in dhe të vdesë opozitën!

Duke parë gjithë ato reagime që ka shkaktuar vendimi i Qeverisë në ikje për tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve në seli të PD-së, ndryshe nga shumë të tjerë mendoj diçka krejt të kundërt. Pra mendoj se nuk duhet të humbasim kohë dhe të merremi me provokimet e Berishës, ndërkohë që moria e problemeve që po trashëgojmë nga kryeministri i larguar me votë në 23 qershor është e pafundme. Unë e kuptoj irritimin e ushtarakëve, por edhe të asaj pjese të politikës që deklarohet kundër këtyre akteve haptazi abuzive dhe pa asnjë fuqi ligjore. Të merresh me to është një harxhim i kotë energjish, por është dhe taktika e njohur e Berishës për të bërë lojën e tij. Prandaj duhet bërë kujdes për të mos rënë në kurthin e këtij mashtrimi të radhës që na vjen nga një njeri i falimentuar. I mbyturi të mbyt, thotë populli.

Kë do të mbysë Berisha në këtë rast? Në radhë të parë Berisha do të mbysë opozitën e nesërme, pra Partinë e tij të shtrenjtë Demokratike. Përfytyroni Berishën dhe Bashën të ngujuar në selinë e re, përpara së cilës do të ketë ushtarakët që protestojnë për ditë kundër vjedhjes së pronës së tyre. A nuk do të jetë kjo si një ceremoni mortore, pasi brenda SHQUP-it do të kemi një opozitë të vdekur? Një opozitë e tillë nuk i duhet askujt, në radhë të parë militantëve të Partisë Demokratike.

Pra lëreni SHQUP-in! Sepse në të vërtetë SHQUP-i u kthye padashje në simbol. Simbol për babëzinë e qeverisë së Berishës në ditët e fundit të saj, por edhe në simbol për maxhorancën e re, për vendosmërinë e saj në mbajtjen e premtimeve.  SHQUP-i ka për t’u kthyer në model, ku do të vërehet një vijë demarkacioni midis sjelljes së dy qeverive: asaj në ikje dhe asaj në ardhje. Edhe pak ditë na ndajnë nga vërtetimi i kësaj teze.

Pra, lereni SHQUP-in ta gëzojë Berisha. Le t’i duket vetja si Padishah, mbase edhe si gjeneral i një ushtrie të shpartalluar për vdekje më 23 qershor. Sepse SHQUP-i po përdoret si maskë nga Berisha për të mbuluar, fshehur dhe harruar shumë skandale e superskandale të tjera.

Ish-ushtaraku i lartë, Kolonel Eqerem Osmani, tha dje një shprehje lapidare: Kryeministri në ikje ka ikur nga mendtë! Ndërkohë që shumica e ushtarakëve që kundërshtojnë prerazi vendimin e Berishës për SHQUP-in, por edhe sjelljen e tij banditeske bashkë me Arben Imamin ndaj pronave të ushtrisë, mendojnë me gjak të ftohtë se vendimet e nxjerra në këtë periudhë kohe nga Berisha dhe qeveria e tij në grahmat e fundit, pa pëlqimin dhe miratimin e maxhorancës së re, janë nul dhe, detyrimisht, duhet të shfuqizohen menjëherë pas ndërrimit të pushtetit në muajin shtator.

SHQUP-in, por edhe afera të tjera që Berisha kërkon t’i lerë si gurë në qafë për qeverinë e re.  Edhe pse, fjala vjen, vendimin për SHQUP-in e paska firmosur edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani. Ajo firmë tregoi se Presidenti nuk është në krahun e Forcave të Armatosura që sipas Kushtetutës ai i kryeson si Komandant i Përgjithshëm. Me këtë akt Nishani mund të quhet si komandant i një bande që ka uzurpuar PD-në e cila me hyrjen në selinë e re do të jetë vetëm një kufomë politike.

Xhevdet Shehu August 17, 2013 09:57
Komento

25 Komente

  1. ILIRET August 17, 11:45

    Duhet te jesh vertet naiv qe te
    ushqesh nje urrejtje te tille ndaj shtreses te ish ushtarakeve.
    Te quash ushtaraket e regjimit komunist te perkedhelur te atij regjimi do te thote te mos e njohesh realitetin.
    Oficeri para viteve ’90, pa frik fare mund te quhet nje shtrese e persekutuar, e internuar. Nje oficer i ri sapo mbaronte shkollen e dergonin ne repart, brenda
    telave me gjemba dhe dilte nje here ne jave ne fshatin e afert apo shkonte nje here ne tre muaj ne shtepi. Bile ushtari shkonte me shpesh me leje sesa oficeri.
    Gjithe jeten ne gatishmeri qe ja kishin bere atij jeten burg. Internimi i familjeve te oficereve nga njeri cep i Shqiperise ne tjetrin ishte i zakonshem. Per ushtarakun
    si ne shtetin komunist edhe pasi erdhi Saliu kishte vetem perbuzje.
    Dhe Sala e rriti urrejtjen ndaj ushtarakut.
    Shihni si flasin sot te gjithe perkrahesit e PD, ndaj ushtarakut. Me urrejtjepatologjike.
    Mirepo pergjigja kthehet me te njejten monedhe. Eshte e vertete se edhe ushtaraket e urrejne Sali Berishen. Dhe duhet te dini se ushtaraket jane nje shtrese e arsimuar mire dhe shume
    shpesh mjaft intelektuale. Mos i ngaterroni me policet e Ministrise te Brendeshme qe i moren nga dhite dhe i bene shefa dhe
    drejtora. Sot ish ushtaraket i ke pothuaj te gjithe biznesmene. Bile disa shume te fuqishem. Pse? Sepse kane vuajtur ne jete,
    dhe dine tu bejne balle veshtiresive. Mos te harrojme, se dy nga presidentet tane te fundit jane ushtarake. Kudo ne bote,
    presidentet shumica jane ushatrake. Edhene SHBA.
    PS dhe PD do te ishin ne barazim votash,po te heqim ushtaraket, femijet e tyre dhe femijet e femijve. 25 mije ish ushtarake
    me bashkeshortet shkojne 50 mije. Paten mesatarisht nga tre femije. 25 here 3 u krijuan 75 mije familje te tjera me prejardhje ish ushtarake. Nje familje perbehet nga burre e grua, qe votojne pra
    150 vota. 50 mije vota kishim familjet e ish ushatarakeve plus 150 mije vota te familjeve te pasardhesve te tyre, bejne 200
    mije vota. Por keta ish ushtarake
    kane edhe prinder, kane edhe vellezer e motra, kane xhaxhallare e djem e vajza xhaxhallaresh, kane krushqira e te aferm te tjere.
    Nje pyetje: Kur dalin votat nga kutite, kuptohen kush jane votat e ish ushtarakeve dhe te afermvet te tyre, per e cilet PD thote, per keto vota nuk kemi nevoje?
    E po, ne mos nuk ka nevoje PD, per ato vota, me mundim ushtaraket do te gjejne ndonje parti qe ka nevoje per voten e tyre.
    Dhe ja ku doli rezultati i 23 qershorit. Pa voten e ushtarakeve, PD ishte fituese e zgjedhjeve. Mirepo, jo. PD, nuk ka nevoje
    per voten e tyre. Nuk ka nevoje? Aty te rrije. Ne opozite, derisa te ndryshoje mendje se ka nevoje edhe per pak me shume se 200 mije vota te lidhura me ish ushtaraket… Apo e kam gabim?

    Reply to this comment
  2. AP August 17, 12:45

    Eshte ne rregull nga trute ky Xhevdet Shehu?!Ta leme Berishen te gezojeShqupin!!
    Po sikur Berishes ti teket te marre k/ministrine,sic thote edhe vete,ta leme?Po sikur te doje Pallatin e Brigadave ta leme?Keshtu eshte vepruar perhere me Berishen dhe ky rrugac eshte terbuar fare.
    Ne djall vafte PS dhe Edi Rama bashke me te po nuk i thyen hundet Saliut dhe bandes se tij!Ndryshe trazirat do jene me te medha se 97 apo ato te Egjyptit sot!

    Reply to this comment
  3. PA August 17, 14:22

    O AP, po nuk e le njeri te mare k-ministrine, se e provoi nje here ne 98-en apo jo? Por duhet pak largepamesi per ne shqiptaret qe te mos na krahasojne me egjiptianet apo me te tjeret e atij rajoni. Ka ardhur dhe ka kaluar koha qe ne ti tregojme evropes qe I perkasim asaj. Te shkeputemi perfundimisht nga mentalitei I dhunes qe na ka mare me qafe gjithmone. Ne nje shtet demokratik eshte e pa pranueshme dhuna. ok o trim.

    Reply to this comment
  4. Gramoz August 17, 16:16

    berisha as e ka dashur e as e do kete vend provat jane te shumta por duhen dite e nete qe te shkruhen poshtersite e keti bastardi ky kerkon destabilizim ,ky kerkon qe ky vend te hiqet zvare ,sepse i yille eshte urdhri nga vasali i tij ,motua e ketij krimineli eshte e ditur me kohe [ pas meje u befte qameti ] prandaj duhet kujdes deri ne konsolidimin e qeverise se re ,sepse ky eshte i pa bese ,dhe nga ky mund te presesh hatara ,,te hidhen bazat e qeverise re te organizohet drejtesija e pastaj te shohim fytyren e ketij krimineli sesa para do ti beje lekura lereni qenin te lehe se keshtu i duke sikur ngushellon vetveten ky do perfundoje me turp,po mjere ata qe e ndjekin kete sharlatan verberisht duke fyerveten e tyre qe do te jete vone per ta kuptuar te verteten ky eshte njeriu me poshter si politikan ky eshte nje politikan ordiner,dhe si tille na u mbush mendja me reagimin qe beri ndaj rugaceve greke pardie …ketu me kete akt te pa precedent na hodhi shamine e zeze te gjithe kombit ..ja ky eshte saliu jua simpatizante te partise anti demokratike ju qe ndiqni kete dhe nuk reagoni jeni bashkefajtore madje dhe me shume se ai ,,qofshi ju qe jeni demi eshte i juaji

    Reply to this comment
  5. Tarzani August 17, 17:18

    I dashur AP!
    Ore… Po te ishte per Xhevdetin, Berisha ishte pjekur ne hell qe diten qe shkoi si misionar i Ramiz Alise tek PD. Lexoje mire ironine dhe mesazhin e Xhevdet Shehut ne kete koment… Ne thel, Xhevdeti thote:’Prijani duaret kriminelit Sali Berisha para se te bej mekate te tjera!’.

    Reply to this comment
  6. Pavarësia August 17, 18:18

    Jam i një mendimi me Xhevdetin në arsyetimin e tij. Saliu po i bën gjithë këta veprime, së pari dhe qëllimi kryesor i tij është që ta tërheqi qeverinë e re në provokimet e tij për ta penguar në punën e saj. Por Saliu i bën këta veprime edhe me një synim tjetër më të rrezikshëm: shtimi dhe mbajtja për herë të ndezur konfliktualitetin e brendshëm në të gjithë nivelet e shoqërisë shqiptare. Saliu, në situatën konkrete të humbjes të pushtetit, është gati ta bëjë Shqipërinë një Siri apo Egjypt të vogël. Në këtë këndvështrim nuk duhet humbur energji duke rënë në grackat e tij. Të gjithë veprimet e tij të kundër ligjshëm, të çfuqizohen sipas shkallës dhe peshës që kanë. Të veprojnë ose gjykatat dhe së fundmi organi më i lartë ligjvënës- Kuvendi. Provokimit e Saliut duhen neutralizuar deri zero dhe asnjëherë nuk duhen vlerësuar sipas dëshirave të Saliut.

    Reply to this comment
  7. nastradini August 17, 19:18

    PSE KESHTU?

    1. Enver Hoxhen, GJAKATARIN e shqyptareve e LAME te qete pasi Kuvendi i Saliut dhe Jozefines e LA me nderime si HERO i popullit dhe i punes socialiste.
    2. Fatos Nanon, PIJANECIN e shqyptareve e LAME te kollofise LEKAT e popullit dhe t’ja mbathi ne Vjene per te shijuar jeten. Me pare kishte vrare nje njeri ne autostrade dhe e kishte hedhur ne kanal si qen rruge.
    3. Sali Berishen, KUSARIN por edhe vrastarin e shqyptareve tani na thone ta LEME te qete te te flase perdite dhe te kercenoje miletin sikur te ishte Zoti vete.
    pse ASKUSH nuk flet me per ndeshkimin e vrasjeve, vjedhjeve dhe mashtrimeve te Saliut dhe bandes se tij me pushtet? Pse Edi Rama nuk deklaron akoma me vendosmeri, se cfrare do te beje me fajtoret dhe zullumqaret e pushtetit abuziv per te rivendosur Drejtesine e munguar ne vendin tone me ane te NDESHKIMIT si ne vendet e tjera?

    PSE KESHTU?

    Reply to this comment
  8. PA August 17, 19:37

    O Lora, O Nafije, kam lexuar disa nga komentetet e tua. Jane shume neveritese dhe e duket qe e ke shpirtin te trazuar dhe te vrerosur. shko rriji dybekun e Rames se ate duhet ta besh mire para se te kritikosh Xh, Shehun. Xh. Shehu asnjehere nuk i ka sherbyer Saliut, anjehere nuk ka shkruajtur qofte dhe nje artikull ne RD. Duhet ta kuptoni njehere dhe pergjithmone (ju te “vijes se ashper”) se gjuha e forces dhe e dhunes eshte e pa pranueshme ne nje vend qe aspiron te behet demokratik.

    Reply to this comment
  9. TIRONCI August 17, 20:26

    Brravoo @ ILIRET dhe turp per ty Xhevdet Shehu. Me pare i kam lexuar dhe pelqyer shkrimet tuaja, por thjesht me kryeartikullin qe keni vendosur nuk denjoj ta lexoj kete shkrim. Po si mor zotni kerkoni te ligjeroni dicka te paligjshme. E dini si i thone kesaj pune qe propogandoni juve ?. Per hajdutin e nje banese (irshalla tuajes) te thuhet;-“…po lere mor vella, hallall ti kete gjihcka ka marre nga banesa (po te gjitha fare i ka marre) se irshalla nuk do vjedhe me….”. Hajde llogjik K…I, hajde. Pall.

    Reply to this comment
  10. Vëzhguesi F. August 17, 21:03

    Keshille miqesore per miqte e mij.
    Kerkoj ndjse nga cilido qe mund te me keqkuptoje ne kete qe dua te them.
    Edhe une u habita pak me titullin e ketij shkrimi te gazetarit XH.Shehu, per te cilin peronalisht kam respekt per shkrimet e tij, per aq sa kam lexuar ketu tek Dita.
    Mbase nuk ndaj te njejtin mendim me komentuesin Lora, me te cilin (cilen) ndaj shume opinione te njejta, por neveritem dhe me kete PA qe kerkon te beje avokatin mbrojtes te gazetarit pa qene nevoja. I them ketij komentuesi, se gjuha e ligjit dhe e zbatimit te tij nuk mund te jete gjuhe e ledhatimit dhe tolerances ndaj shkelesve por gjuhe dhune dhe force ne mere te ligjit dhe te zbatimit te tij pa hezitim.
    Secili ka kendveshtrimin e tij dhe mbi kete baze shpreh opinionin e tij.
    Gjykoj dhe mendoj se nuk duhet te nisemi nga titulli per te dhene opinion nepermjet komentit qe bejme.
    Edhe sikur te jete ne doren tone apo te mmendimit tone qe Saliu dhe shpura e tij te uzurpojne institucionin e ushtrise, nuk mundet te tolerojne nje akt te tille sa antikushtetues dhe banditesk, ata qe i kane premtuar votuesve te ndertojne shtetin e se drejtes.
    As Saliu, dhe as kukullat e tij ne krye te PD, bashkise apo presidences, nuk mund jo ta gezojne SHQUP-in, por as te guxojne te hyjne atje, nese nuk duan qe te thuhet si perralle ” na ishte nje here pd-ja dhe karagjozet kriminele berishe-bashe-nishani”.
    Keto jane, jo perpelitje, por zbatim i perpikete i keshillave te atyre qe jane paguar nga kjo qeveri deshtake ne ikje dh qe perdoren si asi i ruajtur nen menge nga Saliu dhe Lul Basha per te spostuar vemendjen dhe mundesuar shmangien nga prgjegjesia penale per krimet e kryera.
    Saliu e ka mbushur kupen tashme per tu marre ne pergjegjesi te plote penale.
    Nese mazhoranca e re nuk do ta realizoje kete apo do ta toleroje, ky vend nuk ka gjasa per tu bere ndonjehere dhe krimi, korrupsioni dhe mafia shteterore do te futen ne nje rreth vicioz pa krye, ku rotacioni do te behet mes krimit dhe krimineleve.

    Reply to this comment
  11. ilir koka August 17, 21:57

    po boll me kete shqup se na cmendet, sikur nuk e dini qe officer studjonin vetem fshataret se djemte e qytetit nuk shkonin. Sa per kujtese te beheshe officer nuk duhej as mesatare dhe as kerkese, thesht ishin tere nxenesit me mesatare5. Sa per vlerat historike te shqupit lereni fare, nje grup parazitesh qe hanin gjithe parate e vendit per te ndertuar bunkere qe te shpartallonin imperializmin amerikan dhe revizionizmin sovjetik, mos haroni dhe mijera kapteret qe ishin fytyra e ndritur e ushterise

    Reply to this comment
  12. Anim August 17, 22:42

    Jam dakort me shkruesin. Nuk ja vlen te humbasesh kohe me Malokun pasi kjo Kafshe mjegull do.
    Kjo maskarada e re e Bishës nuk duhet te zgjidhet me pasion e me inat por me gjakftohtesi, me nerva te qeta, ne menyre metodike dhe inteligjencë. Mbi te gjitha kjo duhet te zgjidhet ne rruge ligjore, se pari duke çbërë ligjerisht vendimin e Bishes me nje vendim te ri te qeverise se ardhshme. Se dyti duke hetuar ne parlament anti-kushtetueshmerine e nje vendimi te tille duke perfshire rrolin e ministrave te Kusarit nga mali dhe Nishanit te Bishes dhe madje rrezimin e ketij te fundit si te paafte dhe per krim ndaj kushtetutes.
    Rama nuk duhet te merret aspak me kete ceshtje.. sipas parimt “qentë le të lehin, karvani ecën përpara”… Dhe zonja Kodheli është e aftë ti tregoje Bishes e Bashes dhe kafshëve qe i ndjekin se ku e kane cakun ligjor.
    Po ashtu eshte ne tagrin dhe nderin e autoriteteve ushtarake qe ta ndjekin kete grabitjet ne rruge ligjore dhe me protesta massive ndaj uzurpatoreve te felliqur.
    Gjërat e Mira ndaj banditeve prej malit behen dalëngadalë duke parashikuar dhe parandaluar cdo provokim te falangave te Bishes – pra duke e kur Shah Mat, pa u marre fare me te por me ligjin dhe kushtetueshmerine.

    Reply to this comment
  13. Sokol August 17, 22:54

    Nje shkrim i mbushur i gjithi me idiotesira dhe perfundime krejt allogjike.Po ti rendis nje e nga nje.
    Si mund te gjykohet”lereni ta gezoje”nje prone te grabitur ne shkelje flagrante te ligjit dhe te drejtes se prones.Qeveritaret nuk kane asnje te drejte te falin prona publike,edhe sikur shteti te jete vete pronar i truallit,e jo me kur trualli ka pronar privat.Ashtu sic ka pronar trualli i selise aktuale te PD,po ashtu ka pronar edhe SHQUP-i,vecse kjo e fundit vlen shume me teper se ajo tjetra.Ka nje kosto te madhe kompensimi per ish pronaret qe po qe se shteti e fal SHQUP-in,i bie ta paguajne taksapaguesit qytetare(votues te Rames),e jo maloket qe do e zaptojne qyl ndertesen.
    Pse PD na u rrenoka po kaloi tek SHQUP-i dhe perkundrazi do te lulezoje po te vazhdoje ku eshte aktualisht,a ka ndonje mendje te ndritur te ma shtjelloje?
    Saliu nuk eshte i mbytur sic thua ti z.Shehu,nuk e them per ate si person,por per klanin e tij kriminal krahinor dhe familjar qe kane sot ne dore pasurite dhe parate e grabitura shqiptareve dhe qe kane ne dore PD-ne.Ata mbyten nese u heq nga duart asetet e deklaruara e te padeklaruara e jo kur ua legalizon ato.E kemi te fresket te shkuaren e aferme se si politikane te inkriminuar kur i shpetojne ndeshkimit ligjor rikthehen me te fuqishem se me pare.LSI e cila nuk do te merrte asnje deputet po te ishte denuar Ilir Meta nga gjykata,katerfishoi votat pasi Meta doli i forte ne perballjen me ligjin.Keshtu funksionojne gjerat ne Shqiperi.
    Thua me diletantizem se shumica e re ka shume pune perpara e nuk duhet te humbe kohe me SHQUP-in.E para,anulimi i SHQUP-it nuk eshte ndonje pune e veshtire se abuzimi me ligjet eshte fare flagrant.E dyta,menyra se si Rama do te trajtoje nje ceshtje ne dukje banale si SHQUP-i do te kete impakt shume te madh ne te ardhmen e qeverise dhe reformave te saj.
    Legalizimi i ketij abuzimi do ta inkurajoje piramiden aktuale te drejtesise te vazhdoje ti sherbeje verberisht kastes pedeiste duke jua lene te paprekura perfitimet e pushtetit 8 vjecar.Qe do te thote se qeveria e Rames do te jete perhere e bllokuar nga gjyqesori ne cdo rast kur do te veproje per ti kaluar publikut parate dhe pronat e grabitura nga familja dhe maloket,para pa te cilat deshtojne reformat qe ajo ka premtuar.

    Reply to this comment
  14. PA August 18, 04:41

    Vezhguesi F(ake) qe je i nje mendje me Loren kjo s’do mend se i kam pare dhe dhe komentet e tua. Regjimi i berishes dhe I nanos e kane origjinen tek regjimi i dhunes se tejskajshme ( dhe jo vetem asaj) te atij sistemi 50 vjecar komunist qe dukesh se e ke pak nostalgji (megjithese e shpreh ne menyre te sheqerosur). Me metalitetin (tend) e shekullit te kaluar s’ka per te bere prokopi ai vend. Une ne fak nuk do ti jepja SHQUP-in PD por do ti jepja seline e komitetit te PP-se te Tiranes, apo mos ate e ka ligjerisht ne pronesi PS-ja?

    Reply to this comment
    • nastradini August 18, 08:52

      NJE REPLIKE PREJ SHPRESES.

      E preke nastradinin or Mik i panjohur me kete replike me pozite bashkekohore qytetare. Replikes tuaj parimore nastradini don vetem t’i shtoje faktin se trualli mbi te cilin eshte ndertuar SHQUP-i nuk ka qene asnjehere prone publike apo e Bashkise se Tiranes, por eshte bere e tille pas grabitjes komuniste me dhune dhe terror te papare ne vitin 1946, kur pronaret u detyruan t’ja falnin shtetit enverist me patllake tek koka.

      Me nderime nastradini.

      Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 18, 11:16

      P(ordhe) A(lienesh)! Vetem ti dhe ndonje “alien” si ty, mund te medoje se shteti i se drejtes mund te realizohet permes llogjeve te kavajes apo tolerances ndaj dhunuesve te ligjit dhe Kushtetutes. Ti ne fakt, po te kishte njeri ne refene, ose po te merte doren,perveç gergellitjeve te tua, mund t’ia lije ne pronesi Saliut dhe gjithe shpures se tij pa te perjashtuar dhe ty, gjithe ate pasuri shqiptare qe ka pronesuar nepermjet vjedhjes dhe krimit. Pa po te jete qofte per ish PP,(p e p.. s) PD, (pederastet politik) PR (pordhe me rigon) apo PS (p e sa..me) t’i kam falur dhe jepja jo vetem Saliut por dhe ndonje bisht miu si ai qe gjeti rastin te mbeshtese. Shteti dhe ligji nuk jane krijese e mentalitetit te pejrdhur gjate ketij shekullit “tend” mor alienleshi, a me kuptove, apo do akoma?

      Reply to this comment
  15. AP August 18, 10:27

    Nuk kane faj njerezit si Ilir Koka se jane debile. Te polemizosh me ta eshte sakrifice e madhe,duhet te biesh ne nivelin e tyre.Detyra me e vogel per oficerin eshte,komandant toge dhe me urdherin e tij ushtaret hidhen ne lufte per te dhene jeten.Shikoni c’autoritet i madh eshte komandanti me i vogel i ushtrise- komandanti i toges!
    Ky pederasti,Ilir Koka,i mbytur ne lot e ne qurra,i lepin kembet e bythen komandantit te toges qe ka dhene urdherin:Pas meje,ne sulm perpara!!
    Une kam shume gjera per tu thene ilir kokeve por kete s’mund ta bej ketu. Por edhe shume le te mos merziten se,si Ilir Koka jane edhe Sali Berisha e Fatos Nano….

    Reply to this comment
  16. PA August 18, 23:54

    Vezhguesi F nuk je gje tjeter vecse nje vezghues ( i) Fandaksur ose Vezhgues F(arted)…mer e zgjidh o sigurims qe ben muuuuuuuuu.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 19, 11:51

      Medemek dashke akoma o P(arcele) A(monjaku) ose grope urine. Po mir nuk me thua nga e gjete qe qenkam nje sigurims apo je infekuar me mendjen e pjerdhur te nje dallauku qe nick nam apo shqip nofken e barazon me funksionin qe ka kryer lexuesi qe komenton. Te isha ish sigurims te jesh i sigurte qe ose do te isha deputet i te djathtes shqiptare, ose ne funksione qeveritare pavarsisht rotacionit, ose ndonje biznesmen milioner. Ç’ka nuk do ta kisha te nevojshme te shtyja kohen ketu me ty.Nejse, une nuk ka ndermend te merrem me medioker qe ne vend te agumentit kundershtues gjejne shpikje te lloji magjar. Ka plot ketu qe hamulijne apo pellasin se gjoja keshtu mund te degjohen.

      Reply to this comment
  17. bato August 19, 12:24

    Jane manovrime te Saliut terheqja ne hullira te tilla te qelbura qe i shkojne per shtat atij urithi ( skuth do e quante Mustafa Nano). Shtei i ri qe do riafirmoje qeveria e sapo zgjedhur, duhet te ndjeke gjithcka me ligj. Dhe E. Brace shkruan sot ne “Tema” se ka aq fakte per abuzime, sa nuk duhet care koka fare per shashkat e Sales. Shteti ligjor do vere pika mbi “I”.

    Reply to this comment
  18. PA August 20, 03:36

    Po c’te polemizoj me ty o Vezhguesi F(elliqur ) o Vezguesi F(ekal), o Vezhguesi F(underrine) etc.,.ti vetem leh dhe akoma rrezik nderon me grush….keshtu qe edhe une po te pershendes me gishtin e mesit (F…You), sepse jemi nje galaktike larg me ideologji. Ti ke per te vdekur komunist megjithese komunizmi ka vdekur njehere e pergjithmone, he i rruac PKSHs dhe te na i rruash te gjitheve neve te pa parti.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. August 20, 11:40

      P(ordhe) A(frikanesh)! Dhe une nuk kam jo deshire por as dhe ndonje arsye qe te polemizoj me kelysh kurvash te sojit tend. Meqenese tu kruajt dhe kerkon te na tregosh se kush je tu dhe kush jam une, ateher une meqenese, po shkruajme ne nje blog qe shkruhet shqip me duhet ta them ne shqip ate qe ti me adreson anglisht: shkofsh ne te semes o bythelepires qe kthen fleten nga fryn era dhe krkon te shitesh si tolerant. Ti nuk je gje tjeter veçse nje pederast pasiv. Une mund ta beje rolin e berberit por ndaj asaj qe ke ne krah, me nje lloj brisku special, o rrugaç bastard dhe pjelle bastardesh.

      Reply to this comment
  19. Kreshniku i Partise August 20, 08:46

    Skrimin e Xh.Shehut duhet ta kuptojme mire.Ai nuk shkruan qe tja leme Saliut se i takon dhe ka te drejte,por Ai shkruan se Saliu gjithmone tymnaja ka krijuar.Edhe kesaj here tymnaje don te beje.Populli dhe shteti shqiptar ka halle te medha ,shume me te medha ku e ka futur saliu dhe tani ai merret me gjera kote pr te humbur vemendjen ngaproblemet e medha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*