Lëreni Lazaratin e Lirë!

Nga Endrit Avdullari May 12, 2014 10:32

Lëreni Lazaratin e Lirë!

 Isha në Danimarkë javën e kaluar me preteksin e Eurovizionit. Përtej një numri vendesh turistike që Kopenhageni ofron, tërheqja më e madhe dalëngadalë po bëhet Kristiania. “Qyteti i Lirë” i Kristianias është në fakt një lagje e kryeqytetit danez ku konsumohet dhe shitet lirshëm hashashi si dhe ushqime me kanabis. Aty qarkullojnë lirshëm dhe tregtarë “malli” që gjithsesi rrinë me fytyrë të fshehur nën maska e syze. Drogat ishin të shumëllojshme dhe shumë preferojnë t’i konsumojnë buzë detit… Hollanda është gjithashtu e famshme për tolerancën ndaj drogës dhe prostitucionit. Lagjet Soho dhe Kamden të Londrës apo Praga (afër stacionit të trenit) janë po ashtu plot me trafikantë që shpesh ua ofrojnë këto substanca edhe adoleshentëve. Nëse dikush nga ju ka qënë në Spanjë gjatë verës në vende si Ibiza apo Magaluf e dinë se atje është më kollaj të gjesh drogë se një gotë ujë. Itali, Greqi, Maltë, Kroaci…lista e vendeve ku droga gjendet hapur edhe nga turistat është shumë e gjatë.

E megjithatë, gjithë këto vende Evropiane po na çajnë veshët për Lazaratin. Se si qenkërshka skandaloze që ne qenkemi “i vetmi” vend Evropian ku droga kultivohet hapur, se jemi Kolumbia e Evropës, larg standarteve të BE-së etj. etj. Nuk e kanë me përdorimin e drogës, nuk ua ndien për shëndetin tonë, e kanë me kultivimin. Shqipëria kultivon drogë ndërsa europianët “thjesht e konsumojnë”.

Lind pyetja “ku kultivohen këto drogëra”? Sigurisht që nuk mund të vijnë të gjitha nga Lazarati dhe Amerika Latine. Pra ky biznes është padyshim shumë i pranishëm dhe në Evropë. Problemi është që Evropianët e bëjnë në errësirë me maska e syze dhe ne e bëjmë me kokën lart në mes të ditës. A është kjo për të ardhur turp? Europa dhe e gjithë bota e kanë humbur luftën me drogërat njësoj siç e humbën SHBA-të vite më parë me alkolin. Të gjithë shtetet e kanë kuptuar këtë dhe pakkush tashmë humbet kohë dhe energji me konsumatorët e drogës. Tani e kanë inatin me prodhuesit. Plantacionet e Lazaratit vlerësohen të kenë një prodhim me vlerë tregu prej 4.5 miliardë eurosh. Sa për krahasim, ekonomia jonë në total është nën 30 miliardë euro, pra shqiptarët do jenë 15% më të varfër nëse Lazarati sulmohet. Europa do që Lazarati të mbyllet dhe ta ketë këtë 4.5 milardësh për vete. Ekonomia e zezë është e rëndësishme për të gjithë ata banorë të fshatit dhe për puntorët e plantacioneve. As evropianët dhe as shqiptarët nuk do tymosin më pak marijuanë nëse mbyllim plantacionet e Lazaratit.

Lazarati nuk duhet të jetë një çështje Evropiane sepse Evropianët nuk na pranojnë në Bashkimin e tyre dhe nuk kanë superioritet moral ndaj nesh në këtë drejtim. Se ç’duhet të bëhet me Lazaratin duhet ta vendosim vetëm ne Shqiptarët dhe ta gjykojmë sipas interesit dhe moralit tonë kombëtar si vend i pavarur. Aleati ynë më i madh, SHBA e ka të ligjëruar drogën në gati gjysmën e shteteve dhe numri vazhdon të rritet ndaj vendimi ynë për të ligjëruar kultivimin e drogës s’duhet të jetë politik. Unë si danezët mund të shoh shumë avantazhe nga kufizimi i drogës në vetëm një bashki. Ashtu si Uruguajanët, Amerikanët dhe Hollandezët  vërej se taksat që mund të vilen nga kjo industri dhe paqja e përdoruesve që nuk do duhen më të fshihen urave janë një përparësi e pamohueshme.

Ka ardhur koha që Shqipëria të jetë një vend vërtet i pavarur siç ëndërronin rilindasit dhe të marrë një vendim me mendje të hapur që ndihmon ekonominë, ndihmon turizmin dhe nuk e vret mendjen për BE-në. Nëse kjo ju bën të ndiheni në faj, pyeteni veten nëse shtetet e BE-së i marrin vendimet duke patur përparësi të mirën e tyre apo të mirën tonë.  LLL!

 

 

Nga Endrit Avdullari May 12, 2014 10:32
Komento

10 Komente

  1. mergimtari fv May 12, 14:04

    Nuk thone kot ;me mire te dal syri se nami , eshte e vertete se Perendimi ka hallet i miliardave fitim qe kultivon Lazarati e fshatrat e tjera shqiptare nga veriu ne jug , tregetia miljadeshe e armeve si shume fitimprurese behet nga shtetet e fuqishme perendimore e jo nga individet , njerez kthjellohuni se çmimi i duhanit e alkoolit po shkone stratosfere ,çmimi minimal i nje pekete cigare ne France eshte 6,5 euro !!!!! keto rritje behen gjoja per te nxitur njerezit te lene duhanin se u ben dem per shendetin , por ne pyesim pse nuk ndalohet kultivimi e tregetimi i kesaj vrasese kriminele te jetes ?,, beni si them une e jo si bej une keshillojne bosat e Europes , hipokrizi e gjalle ,

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati May 12, 22:12

      Droga e Lazaratit duhet shkateruar komplet —–Leri ato ca behet ne Europe, ne nuk e kemi ate lloj kulture ,
      dhe nuk jemi edhe ndonje shtet i fuqishem

      Gjeja me e mire dhe me thjeshte eshte qe policia te shkoje dhe te shkateroje komplet hashashin
      qe gjendet atje dhe m yllet ky muhabet njehere e mire

      Nuk duhet bere kompromis me krimin , pike

      Pasandaj shteti te bleje stacione te radiolokacionit qe te vezhgohet hapesira jone ajrore qe te jemi tamam shtet serioz , jo shtet karagjoz

      Reply to this comment
  2. Epiriiiiii May 12, 14:35

    PERGEZIME ENDRIT…….Je i pari Gazetar Analist qe shkruan REALIETIN e EU dhe nuk fshehesh si keta QYPAT e tjere pas gishtit. Shprsojme te kete edhe te tjer Gazetar Politikan Figura te Artit e Shkences qe tja thone TROC EU qe sjane me te Mir a Bukur se Ne.

    Reply to this comment
  3. arben May 12, 14:50

    po te done uropjanet dhe amerikanet e mbylin per 24 ore o budallenje , por eshte vet interesi i tyre ne lazarat , se po te jete ndryshe keta banditat e politikes shqipfolse , me nje te levizur te gishtit do ta mbyllnin ate biznes prandaj rrini te qet se nuk do te mbyllet tung.

    Reply to this comment
  4. Cobe Briant May 12, 15:45

    ..nje gje nuk kuptova nga artikullshkruesi, Ai deshiron te leme te lire Lazaratin te vazhdoje te mbjelle droge, apo Ai eshte per liberalizimin e droges, sepse jane dy koncepte te ndryshme,koncepti i pare synon , status quo e illegalitetit ne vend i cili nese deri me sot eshte paraqitur si “nevoje per mbijetese” nga nje komunitet prej 3-4 mije banoresh qe gjenerojne 3-4 miljard euro dmth i bie mesatarisht 1.000.000 euro per person , prandaj ata adoleshentet qe flisnin ne takimin e hapur me perfaqsuesin e policise tallnin b.. me shprehje te tipit …”Po shteti ne valle na siguron pune e Buke ?!?!.Ce cfare behet me keto para secili eshte i lire ta mendoje vete.Fakt eshte qe ky koncept po rrenon edhe konceptin e punes se ndershme ne shqiperi, gje per te cilen kemi nevoje si vend.Per tu shnderuar ne njerez qe rrespektojne rendin ,ligjin dhe punen e ndershme.Perndryshe nuk kemi shtet por “FAR WEST”.Nese dalim tek koncepti i dyte ai i legalizimit te droges personalisht jam dakord, nese shteti nuk mund ta mposhte dot kete lloj aktiviteti( gje per te cilen dyshoj shume) atehere te legalizohet,por artikullshkruesi i ka ngaterruar keto koncepte.Sa per ate teorine e Europianeve xheloze per ekonomin tone te lulezuar te kanabisit, ate ja ke futur kot fare.Vetem youtube ka plot video qe tregojne se sa e perhapur eshte marijuana ne europe dhe se sa mundesi per ta siguruar ka

    Reply to this comment
  5. lili May 12, 19:23

    legalize it! Nuk do kemi me traffik edhe burgosje te shqiptareve se vete evropianet do vine,do shijojne detin e do tymos sa te duan!
    behuni pak me mend!

    Reply to this comment
  6. katarakti May 12, 19:58

    Cope Briant ke te drejte. Autori e ka bere pak lemsh shkrimin. Une personalisht jam per ndalimin e kultivimit te droges ne vend. Per disa arsye: Ne rast se e lejojme nuk do te pasurohet as Shqiperia dhe as popullsia, por boset e droges, te cilet do te vejne perfund shtetin. Pra me ato miliarda Shqiperia do te transformohet ne nje shtet te kontrolluar nga boset e mafias vendase dhe asaj nderkombetare. Njelloj si Kolumbia, Meksika etj. Dhe kjo eshte gjysma e se keqes. Pas kesaj vjen prostitucioni i legalizuar, racket-i etj etj. Boll na ka dale nami i zi deri me tani si individe, te pakten te mos na dali edhe si shtet.

    Reply to this comment
  7. tafili May 12, 21:15

    na doli dhe nje mendje ndritur qe ka bredh rrugeve te evropes..po lazarati eshte kultivus,jo perdorus..kultivus le te behet shteti nese i hyme fletores se shifrave jo boset e lazove dhe adoleshentat me makina te bukura..ta kultivojne te gjithe fshataret se nuk nxjerrin dot buken e gojes jo vetem disa indivit..po artikull shkrusi ka ngaterruar cik kekun me byrekun..evropa e ka te ndaluar,ndaj dhe te ndalon ty si shtet qe ta prodhosh.e shumta qe mund te besh eshte ta prodhosh e ta konsumosh vete po te jesh i sigurte qe sdo arrim te bejme as nje te njeinden e asaj shifre marramendese..evropa e konsumon ne shumice ne menyre ilegale,po zotrote ske vajte gjekundi te shohesh plantacione..ti ke bredhur evropen e ke par vende te caktuara qe jane liberale kundrejte drograve,po i ke par ne ato vende qe ekonomine e kane te zhvilluar ,dhe mbi baza konkrete dhe te konsoliduar.ne do te shohesh liri lazarati dhe sa mund te ndikoj kjo ne zhvillimin e nje vendi dhe te turizmit te atij vendi ik bej nje xhiro ne kolumbi per te qene i drejte ne krahasimin tend…ik futi ndonje cigare daku,se e ke ndrite me kete liberalizmin tend kundrejt lazaratit..jam dakort me ty per liberalizimin e kanabisit,po jo te prodhimit,po te konsumimit o tunxh

    Reply to this comment
  8. tony May 13, 11:22

    Me ne fund …..!!!!!!!!
    Dikujt prej gazetareve , nuk iu dridh dora te shkruaj ate qe eshte per tu studiuar shume me kujdes……!!!!
    Legalizimin e C-Sativa.
    Faleminderit Dita..!!!!!
    Falemimderit qe nuk i ndrydhni gazetaret e rinj te shkruajn te verteten e xhveshur , ashtu siç eshte…
    Shume kujt e verteta nuk i pelqen , sepse ajo ne Shqiperi eshte shume e hidhur.
    Por ama eshte e vertete….!!!!!!
    Eshte e vertete qe ne te gjitha keto vende qe permenden ne artikull ka artikuj narkotike me bollek dhe te çdo lloi.
    Bile, une do shtoja edhe Brukselin e famshem ,,,, i cili eshte dhe kryeqyteti i EU.
    Nuk eshte asnje problem per te gjetur lende mpirese ( lol ) ne mes te Brukselit, shume afer parlamentin Europian .
    Por nejse ,,, se çbehet tjeter ku, kjo per ne pak rendesi ka. E rendesishme eshte shifra 15% .
    Nuk duhen mbyllur syte perpara kesaj shifre …!!!!
    Jo vetem qe eshte shume konsiderueshme , por mbi te gjitha , kjo shifer martamendese parash, po zhduket neper kanale te erreta rafikantesh ..!!!!!
    Perse…??????
    Pergjigja eshte e thjeshte dhe perdite e dukshme.
    Per tu pasuruar dhe per te blere qeverrira e sisteme drejtesie si ky i yni
    Ishin keto pasurira te cilat krijuan klanet e paprekshme anemnane Shqiperise.
    Jane po ato pasurira te cilat duke u fuqizuar gjithmone e me shume japin shume marramendese parash , çdo 4 vjet , per te blere voten e shqiptareve te varfer.
    Atehere duhet te dalin edhe shume gazetare te tjere si ky i Dite-es. Per ti zgjuar njerezit nga gjumi i varferise.
    Nuk diskutohet qe Legalizimi i Canabisit sjell edhe shume e shume detyrime dhe mbi te gjithea kerkon menaxhim te rrept dhe gjith-perfshires.
    Kjo do te jete veshtiresia me e madhe qe mund te sjelli ky legalizim .
    Duke u nisur nga pervoja e deritanishme , pak shance ka ,qe politika shqiptare te nderrmarri nje hap te tille. Vet per faktin , sepse nuk duan ti hapin pune vetes me shume. A ja vlen apo sja vlen te punosh per 15 % kjo atyre pak i intereson. Sepse tashme jane te kamur dhe kane ditur te perfitojne nga 15% ne menyra te tjera,,,, 23 vite me rradhe ….
    Me rrespekt.

    Reply to this comment
  9. redi sheheri May 13, 11:47

    Kallz e grurit,kallz e grurit,kallz e grurit ne Myzeqe!Le te filloje nje gare e ndershme,kush e prodhon rendimentin me te larte te hashashit Myzeqeja,apo Lazarati?Shteti le te organizoje gara socialiste midis kooperatives”Azem Hajdari”te Lazaratit dhe koop.se tipit te larte “Lenka Cuko” te Kemishtajt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim