Lesi: LSI po mban pezull koalicionin e djathtë

Redaksia Online March 25, 2013 16:02

Lesi: LSI po mban pezull koalicionin e djathtë

Kreu i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi, thotë se maxhoranca ka mbetur pezull përsa u përket koalicioneve për zgjedhjet e 23 qershorit. Lesi, i cili është vetë pjesë e maxhorancës, pasi mban postin e zëvendësministrit të Kulturës, thotë se po pritet vendimi i LSI-së.

Lesi thotë se Berisha dhe PD po presin konventën e LSI, që më pas të sqarohen pozicionet e aleatëve të tjerë. “Akoma nuk ka një projekt nga PD-ja për aleatët e koalicionit. Gjithçka pezull, në pritje të konventës së LSI-së”, tha ai.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është pozicionuar ende në asnjë koalicion. Vetë kreu Meta dhe eksponentë të lartë të kësaj partie janë shprehur se vendimi për aleancat do të merret në Konventën e LSI-së, që pritet të mbahet në prill.

Redaksia Online March 25, 2013 16:02
Komento

1 Koment

  1. Amant March 25, 20:39

    Nikolle, kthehu tek gazeta, se boll ja pe hajrin politikes.
    Nise nga e para me shtypin e lire dhe mos i u lepi te tjereve. Te njoh per karakter te forte, ashtu si ne vitet 90 te. Eshte gjeja me e mire qe di te besh ti. Masmedia ka nevoje per idene tende qe mrekulloi gjithe realitetin shqiptar te atyre viteve. Zgjidh ekipin dhe mos u tut o burre malcie, sepse aty i shpalos vlerat e tua. Kjo race politikanesh shqiptar kane nevoje per sa me shume oponence. Ata kane nderhyre ne tregun mediatik dhe e kane blere ne pjesen me te madhe. jam i sigurte se ti, si dhe at’here nuk ben kompromise. Leri preçet e berishet me tamtambistet e tyre ne historine e vet. Nuk te lidh asgje ty me te derguarit e sigurimit ne qytetin studenti…
    Mos e mendo me dy here; me mire si zot mediatik se sa si nje politikan i menderë…
    Te uroj shendet dhe kurajo, Nikolle

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim