Lesi: Ajazi, rol në djegien e gazetës time (INTERVISTE)

Erion Habilaj March 18, 2014 10:30

Lesi: Ajazi, rol në djegien e gazetës time (INTERVISTE)

Pas 17 vjetësh, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes djegia e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”. Botuesi i kësaj gazete ka qëndruar për disa minuta në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka sqaruar rrethanat e asaj ngjarje, ndërsa ka kërkuar që të thirren për të dëshmuar edhe Sali Berisha, si ish-president i asaj kohe dhe Visho Ajazi Lika, si funksionar i lartë i SHIK-ut të kohës. Nikollë Lesi thotë se ka dy dokumente në dosjen e prokurorisë, që vërtetojnë djegien e redaksisë së gazetës nga struktura të SHIK dhe Policisë së Shtetit, e ku këtu futej dhe Garda e Republikës. Më poshtë intervista dhënë për DITA…
Zoti Lesi, rihapja e dosjes së djegies së gazetës ‘Koha Jonë’ në vitin 1997, a ju jep shpresë së e vërteta do të zbardhet më në fund pas 17 vjetësh?

Shpresa vdes e fundit! Por pa e varur zbardhjen tek shpresa, më duhet t’ju them se kam vite që luftoj, herë me zhurmë e shumë herë pa beteja, në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarje të paprecedentë edhe në vendet jo demokratike. Është hapur si çështje, është mbyllur, prapë ka marrë viston për t’u hetuar e prapë pezulluar, hapur, kthyer, rikthyer e derisa dje përsëri u rihap nga Prokuroria e Tiranës. Në të vërtetë, fatmirësisht për mua e kolegët gazetarë me të cilët kam punuar, por fatkeqësisht për ata që kanë qenë zjarrvënësit e gazetës, kam arritur të marr një kopje të gjithë dosjes hetimore që nga fillimi në mars 1997 e deri pardje. Do të nis serinë e botimit në gazetën “KOHA JONË” të çdo dokumenti që ka në dosjen e prokurorisë vetëm nëse edhe këtë herë Prokuroria fillon e shkapërdahet dhe nuk thërret edhe personat e fundit që kanë dijeni për ngjarjen e asaj nate të 2 marsit 1997. Ndaj dje kërkova që të thërriten për të dëshmuar edhe zoti Berisha, pasi ka qenë President i Republikës atë natë të djegies, bile të nesërmen e djegies ai është rizgjedhur President në ditën e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Dhe natyrisht që ka pasur informacione nga Policia dhe sidomos nga SHIK, se ç’ka ndodhur, bile unë kam akuzuar përherë e pa e ndryshuar kurbën e akuzës se ka qenë SHIK dhe pjesëtarë të Gardës së Republikës, të cilët e dogjën dhe qëlluan me armë zyrat e gazetarëve. Ndaj dëshmia e zotit Berisha do të ndriçonte fakte ende të errëta.

Kam kërkuar dëshminë e Visho Ajazit, ndonëse ka qëlluar që të jetë sot kryetar i SHISH, porse në mars 1997 ka qenë në struktura drejtuese ne SHIK dhe pjesë e informacioneve edhe të asaj nate të djegies. Kam kërkuar Agim Shehun, ish-drejtues i Policisë së Shtetit dhe ku dihej se nga zyra e tij drejtohej gjithçka , e që mund të jetë personi numër një në këtë histori, pra qe di shumë sekrete të asaj nate të 2 marsit 1997. Mund t’ju them se ka dy dokumente në dosjen e prokurorisë që vërtetojnë djegien e redaksisë së gazetës nga struktura të SHIK dhe Policisë së Shtetit, e ku këtu futej dhe Garda e Republikës. Po mendoj që t’i botoj apo jo, pasi avokati im më tha se shkel ligjin kur botohen dokumente zyrtare të një çështje nën hetim, porse meqenëse e kam shumë qejf sfidën, po shikoj mundësinë që publiku t’i lexojë, ndonëse Prokuroria do të më vijë në derën e gazetës me ndonjë padi, por siç iu thashë vdes për sfida e po pres!
Besoni se drejtësia e sotme është aq e pavarur sa të japë një vendim të drejtë për atë ngjarje, kur dihet se për 17 vjet nuk e bëri një gjë të tillë? 

Paralel me çështjen penale kam kërkuar edhe dëmshpërblimin financiar për djegien e saj nga Shteti. Mos harroni se atë natë u dogj gjithçka në redaksi dhe për 40 ditë nuk doli më gazeta “Koha Jonë” në treg, pasi nuk kishte se me çfarë të dilte, se nuk kishim zyra, kompjuter, tavolina , pra asgjë. Dolëm në udhë të madhe. Tashmë dosja ka vajtur në Gjykatën e Lartë dhe pritet të jepet vendimi. Dosja ka kaluar njëherë në kalvarin Gjykatë e Faktit-Gjykatë e Apelit-Gjykatë e Lartë, për të riardhur këto ditë prapë për gjykim në Gjykatën e Lartë.
Pavarësisht hetimit dhe vendimit të drejtësisë, ju si pronar i asaj gazete, kë akuzoni për djegien?

Shërbimin Sekret Shqiptar ose SHIK, pa lenë mënjanë edhe Gardën e Republikës. E gjithë ngjarja ka fakte të besueshme se është filmuar nga një çift amerikanë që jetonte aty afër redaksisë dhe që thuhej se ishin të shërbimeve sekrete amerikane. E di mirë që Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një letër Ambasadës Amerikane për të kontaktuar me personin në fjalë, i cili jetonte, asokohe, afër “Koha Jonë”. Shkresa duhet të jetë e vitit 2007 . Tashmë njeriu, që ka të vetmen kasetë ku janë të filmuar duke qëlluar dhe djegur redaksinë e gazetës, nuk dihet nëse jeton apo jo dhe nëse jo ku ka mbetur dokumenti që sqaron gjithçka, pasi është dokument i pa kundërshtueshëm. Por ka edhe nga ata hetues të cilët thonë se nuk ka ekzistuar asnjë amerikan qe ka filmuar ! Por edhe pa amerikanin në fjalë ka plot fakte nëse duan ta zbardhin përfundimisht.
Ju keni kërkuar të thirren si dëshmitarë në këtë proces Berisha, Visho Ajazi, Agim Shehu e të tjerë. Besoni se ata në një mënyrë apo tjetër janë të implikuar në ngjarje?

Rrëfimi si dëshmi është në të mirë edhe të tyre, pasi i liron nga çdo akuzë indirekte, pavarësisht se nuk kam hequr asnjëherë dorë se ishte pushteti, ose më saktë Shteti i asaj kohe që e dogji, pasi “KOHA JONË” ishte jo vetëm më e madhja e pavarur, por siç rrodhën ngjarjet , edhe opozitarja më e fortë e pushtetit despotik të PDsë në vitet 1992-1997.
Cili është roli i kreut të SHISH në atë ngjarje?

SHIK më saktë, ky shërbim e dogji. Ata organizuan gjithçka që nga djegia e redaksisë, dhunimi i gazetarit me të mirë të kronikës Zamir Dule, si dhe shoferit tim Anesti Nikolla, e deri tek gjakosja e gjithë stafit të gazetës në vitet ’93-’97.

Erion Habilaj March 18, 2014 10:30
Komento

36 Komente

  1. fatmiri March 18, 10:59

    Lesi pse nuk e kerkoi sa ishte Saliu kryeminister, apo i bente vetem freske atij? Eshte njeri i baltosur , kete e di dhe vete ai. Dhe ate qe thote Lesi se duhet ta paguaj shteti e ka gabim shume. Po ç’pune kane taksat e shqiptareve te paguajne gazeten e Lesit se ate ja dogji Saliu, Vishua, apo kriminele te tjere? Prandaj demshperblimin, Lesi ta kerkoje tek ata persona dhe gjykata te vendos ta paguajne ata. Per çdo gje qe ka bere Saliu, ta paguajne prape shqiptaret! Eshte jashte llogjikes njerezore, megjithese çfare nuk ben vaki ne ate vend.

    Reply to this comment
    • Tarrasi March 18, 14:44

      Leh kot tani si ajo radio e nastadinit qe degjohet mbas nje jave.

      Je njeri pa karakter edhe sikur te kesh te drejte… meso nga Mero Bazo.

      Reply to this comment
      • ... March 18, 21:46

        Pyetjeve të cilave duhet t’ ju përgjigjet Prokuroria e Tiranës, meqënëse rihapi hetimet për djegien e zyrave të gazetës “Koha Jonë”

        Ish-pronari, sot qeramarrësi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi shkoi në mëngjesin e 12 marsit në Prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar disa “prova” që sipas tij do të ndihmojnë hetimet për zbulimin e përgjegjësve të djegies së zyrave të gazetës “Koha Jonë”, në mars 1997. Nikollën na e paska pritur atje Prokurori Albert Demirneli, i cili na qenka personi që merret me këtë çështje.
        Që të sqarohet përfundimisht kjo çështje, z. Demirneli duhet t’ i bëjë Nikollë Lesit disa pyetje shumë të rëndësishme, dhe pastaj mbi bazën e përgjigjeve të Nikollës, Prokuroria të bëjë hetime dhe të zbulojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje. Pyetjet janë këto:
        1)Kush ishte pronari i ndërtesës ku qenë zyrat e gazetës “Koha Jonë”?
        2)Nikollë Lesi, në cilësinë e pronarit të gazetës, kishte kontratë qeraje drejtpërdrejt me pronarin e ndërtesës, apo kishte një kontratë nënqeraje si të thuash, me qeramarrësin?
        3)Pasi Nikollë Lesi t’ u përgjigjet këtyre pyetjeve, nën betim natyrisht, duke mbajtur përgjegjësi penale në rast se gënjen, Prokuroria mund të shikojë në arkivin e dokumenteve të Komisionit Qeveritar të Administrimit të Pasurive të kompanive piramidale, dhe të na japë përgjigje për pyetjen: A ishte një kompani huamarrëse piramidale qeramarrësi i ndërtesës nga pronari i saj?
        4)Çfarë lloj kontrate kishte z. Lesi me këtë kompani piramidale?
        5)A rezulton që z. Lesi të ketë derdhur para në ndonjë nga llogaritë bankare të kësaj kompanie piramidale, si pagesë qeraje?
        6)Nëse jo, me çfarë e ka shpërblyer z. Lesi këtë kompani piramidale?
        7)A ka ndryshuar qëndrimi i gazetës “Koha Jonë” ndaj kësaj kompanie piramidale pasiqë është vendosur në ndërtesën e saj? Domethënë, a ia dha kjo kompani piramidale ndërtesën gazetës që të mos e quante më kompani piramidale?
        8)A ka botuar gazeta “Koha Jonë” me përparësi reklama të kësaj kompanie piramidale ku u bëhej thirrje qytetarëve shqiptarëve që t’ i vendosnin paratë pikërisht te ajo?
        9)Nëse gazeta “Koha Jonë” ka bërë thirrje për depozitimin e parave në firmat që nuk kishin licencë për të kryer veprimtari huamarrëse, cka do të thotë se ka gazeta ka bërë veprimtari të paligjshme (jo që ka pasur vakkum ligjor sic thotë ndonjë i zgjuar, se ekziston termi “paligjshmëri”), a nuk është ajo përgjegjëse sipas të njëjtit Kod Penal falë të cilit Nikollë Lesi quan krim djegien e zyrave të gazetës së tij?
        10)A do të kërkojë Prokuroria të sqarojë marrëdhëniet mes gazetës “Koha Jonë” dhe Fondacionit “Soros” në Tiranë, çka është parakushti për sqarimin e enigmës së djegies së gazetës “Koha Jonë”? Fondacioni “Soros” vendosi dikur që të gjithë grantin e parave të ndarë prej tij për ndihmë ndaj shtypit shqiptar, t’ ia jepte gazetës “Koha Jonë”, e cila ishte gazeta më e ashpër opozitare në vend. Atëherë si kurrë në historinë e shtypit pluralist shqiptar, kundër këtij privilegjimi të kësaj gazette nga Sorosi u bashkuan në një protestë pesëmbëdhjetë gazeta të majta e të djathta, me përjashtim të gazetës “Zëri i Popullit” të PS. Te kjo marrëdhënie speciale e gazetës “Koha Jonë” me Sorosin është çelësi për të zbërthyer enigmën e djegies së zyrave të gazetës “Koha Jonë”. Kjo për faktin se Sorosi e bënte një përjashtim të tillë vetëm kur gjykonte se në vendin ku ishte gazeta që favorizohej kështu ishte vendosur një diktaturë që duhej përmbysur dhe gazeta merrte përsipër ta luftonte atë. Kjo e detyron Prokurorinë që të bëjë disa sqarime në qendrën e Fondacionit “Soros” në New York.
        11)Çfarë kontrate sponsorizimi ka pasur z. Lesi me Fondacionin “Soros” në Tiranë?
        12)A do t’ bëjë një thirrje Prokuroria e Tiranës z. George Soros, si person që ka lidhje me hetimin, për të ardhur dhe për të dëshmuar mbi marrëdhënien e tij speciale me gazetën “Koha Jonë”?
        13) A do të kërkojë që ta pyesë Prokuroria e Tiranës, z. Soros, se a është në natyrën e ketyre lloj kontratave që, pronarit të gazetës, i cili merr përsipër ta përdorë gazetën e tij me pagesë në një mision kaq të rrezikshëm siç është pararoja e luftës kundër një “diktature”, i premtohet me shkrim një dëmshpërblim i madh nëse “diktatura” hakmerret ndaj tij në këtë luftë?
        14)Shkurt, a do të jetë pjesë e hetimeve fakti që, nëse Nikollë Lesi shkoi te Sorosi atëherë kur i duhej këtij të fundit, zyrat e gazetës u dogjën pikërisht atëherë kur i duhej Nikollë Lesit që të merrte dëmshpërblimin e premtuar nga Sorosi? Pergjigjia e kesaj pyetjeje merret nese mesohet cfare demshperblimi ishte parashikuar t’ i paguhej Nikolles nese ky do te kishte deme nga lufta e tij kunder diktatures.
        15)Duke qenë se “prova” kryesore e Nikollë Lesit që zyrat e gazetës i dogjën Berisha dhe Gazidede, është fakti që gazeta ishte opozitare ndaj Berishës, a nuk është një provë e ngjashme, madje më e fortë, fakti që Nikolla do të merrte dëmshpërblim nga Sorosi nëse dëmtohej gazeta nga “diktatura” e Berishës, për të dalë Prokuroria në përfundimin se autori i zjarrit është Nikollë Lesi?
        16)A nuk flet në për një zjarrëvënie nga vetë Lesi, edhe fakti që zyrat e gazetës u dogjën gjatë natës, disa orë pasi kishte hyrë në fuqi ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, sipas të cilit ndalohej përkohësisht dalja e gazetave?
        17) A nuk është e qartë se zyrat e gazetës u dogjën atëherë kur gazeta nuk mund të shërbente më, por mund të shërbente djegia e saj, jo thjesht për propagandë, por edhe per perfitime duke marre Nikolla demshperblimin nga Soros?
        18)Pse u anulua vendimi që në mbrëmjen pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të niste një grevë urie e gazetarëve opozitarë në selinë e gazetës “Koha Jonë”, si protestë për ndalimin e shtypit “të lirë”?
        19)Pse në natën e 2-3 marsit 1997, të gjithë gazetarët e gazetës “Koha Jonë”, madje dhe të gazetave të tjera opozitare, të cilët u tubuan për grevë urie në zyrat e gazetës “Koha Jonë”, pastaj u larguan të gjithë si me komandë njëzet minuta para se të binte zjarri?
        20)Se erdhi urdhëri që kishte ndryshuar skenari dhe nuk do të kishte grevë urie por zjarrvënie?
        21)Pse Berisha dhe Gazidede, si diktatori dhe kryeterreroristi i vendit që ishin në atë kohë, sipas kësaj gazete, nuk e shkatërruan atë me një shpërthim me dinamit, por ndezën një zjarr që e dëmtoi vetëm pak ndërtesën?
        22)A e kursyen Berisha dhe Gazidede tritolin të cilin e kishin me shumicë në depot ushtarake?
        23)Apo nëse ndërtesa do të ishte shkatërruar me tritol atëherë duhej që Nikolla t’ i përdorte paratë që do të merrte nga Sorosi, si dëmshpërblim, për të dëmshpërblyer pronarët e ndërtesës dhe jo vetveten?
        24) Meqënëse sqarimi i të gjitha këtyre enigmave kërkon që të shqyrtohen dokumentet e administrimit të gazetës “Koha Jonë”, a do t’ ia kërkojë Prokuroria Nikollë Lesit këto dokumente?
        25)Nëse Nikollë Lesi do të thotë se të gjitha dokumentet atij iu dogjën me djegien e zyrave të gazetës, gjë që gjithsesi është e dyshimtë, se kasafortat nuk janë djegur me atë zjarr, a do t’ i kërkojë Prokuroria këto dokumente te Fondacioni “Soros”?
        26) Meqënëse Fondacioni “Soros” në Tiranë deri më tani nuk ka pretenduar që t’ i jetë djegur arkivi i tij, a nuk duhet ta konfiskojë Prokuria këtë arkiv duke e trajtuar Fondacionin “Soros” si subjekt që ka lidhje me hetimin?
        27)A do të kërkojë Prokuroria me letërporosi zyrtare dokumente nga qendra e Fondacionit “Soros” në SHBA?
        28)A do ta pyesë Prokuroria z. Lesi se ç’ lidhje të posaçme kishte me një shef komisariati policie të asaj kohe në Tiranë, i cili sot është një politikan i lartë i një partie “të djathtë” aleate me PS të Edi Ramës?
        29)A do t’ a pyesë Prokuroria z. Lesi nëse pati qenë shoferi i këtij komisari që shërbente si presta nome i shefit, të cilit z. Lesi ia bleu një ndërtesë dhe truallin ku më pas ndërtoi pallatin dhe vendosi gazetën (ndërtesën sot Lesi ia ka dhënë me qera një televizioni të madh?)
        30)A mos ishte ky mik i Nikollës që i bëri një nder të vogël, duke ndezur një zjarr të moderuar, si të thuash, natën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme?
        31) Kur Prokuroria të thërresë, sipas kërkesës së Nikollës, Berishën dhe të të tjerët që kërkon Nikolla, a nuk duhet që Nikolla më parë t’ i provojë Prokurorisë se me çfarë titujsh e shkrimesh të gazetës e kishte prekur kaq shumë Berishën sa ai t’ ia digjte gazetën?
        32) A nuk duhet që Prokuroria t’ i bëjë një shqyrtim të hollësishëm, së paku titujve në faqen e parë të gazetës “Koha Jonë” për të parë nëse qëndron ose jo pretendimi i Nikollës?
        33)Dhe kur Prokuroria ta bëjë këtë gjë, si do t’ i konsiderojë titujt dhe shkrimet e llojit se Presidenti Berisha vuri në rrezik jetën e popullit shqiptar duke pranuar që të dislokoheshin në Shqipëri avionët amerikanë pa pilot që kryenin misione në Bosnjë?
        34)A është thjesht titull opozitar kundër diktatorit Berisha kryetitulli i faqes së parë të kësaj gaze në shkurt 1997, se leku do të zhvlerësohej ndaj dollarit (atëherë nuk kishte ende euro) deri në masën 1 dollar = 700 lekë të rinj (7000 lekë) në fund të muajit, apo ky është një panik i nxitur qëllimisht që dënohet në çdo vend ku ka shtet ligjor?
        35)Nëse gazeta “New York Times” del një mëngjes me titullin e madh: “Fundoset dollari, 1 euro=7 dollarë në fund të muajit”, a nuk ndalohet kjo gazetë dhe a nuk arrestohet pronari i saj?
        36)Mirë që në mars 1997 Nikolla u dëmtua se ia dogji gazetën diktatori Sali Berisha, por pastaj, kur ra diktatura e Berishës dhe erdhi demokracia socialiste, si ndodhi që Nikolla u zhyt në borxhe sa u detyrua ta shiste edhe gazetën, ose më saktë t’ ia merrnin për borxhet e papaguara?
        37)A thua se Nikolla falimentoi si botues se iu dogjën disa karrige, tryeza dhe kompjutera nga zjarri që vuri Berisha në 1997, në një ndërtesë që nuk ishte e Nikollës? Kur edhe karriget, tryezat, kompjuterat, nuk qenë të Nikollës, por qenë dhuratë e Sorosit.
        38)Nikolla mund ta shkatërrohej financiarisht vetëm nëse do t’ i kishte paguar dëmshpërblim pronarit të ndërtesës se, sipas Kodit Civil qeramarrësi është përgjegjës për dëmet që i shkaktohen ndërtesës për shkak të veprimtarisë së tij. Dhe Nikolla e pohon se dëmet ndërtesës iu shkaktuan për shkak të veprimtarisë së tij kundër diktatorit Berisha. Pse Nikolla nuk ka folur kurrë për ndonjë dëmshpërblim që ai i ka paguar ai pronarit të ndërtesës dhe as ka paraqitur ndonjë dokument për këtë gjë?
        39)Apo se Nikolla nuk ka pasur asnjë detyrim për të paguar dëmshpërblim pasiqë ai nuk ka pasur kontratë qeraje drejtpërdrejt me pronarin e ndërtesës?
        40)Pse Nikolla nuk aplikoi për të marrë një dëmshpërblim nga qeveria socialiste pasiqë kjo erdhi në pushtet, ashtu sic u dëmshpërblye atëherë politikani socialist Lush Përpali për dëmet që iu bënë nga një shpërthim me dinamit kioskës së tij që gjendej pranë Ministrisë së Mbrojtjes?
        41)Apo se Nikolla nuk mund të përfitonte pasiqë qeramarrëse e ndërtesës ku ishte vendosur gazeta ishte një firmë piramidale?
        42)A nuk duhej që Nikolla të kthente te Komisioni Qeveritar i Firmave Piramidale përfitimin që kishte pasur në shumën e parave që firma piramidale përkatëse pagoi për qeranë e ndërtesës ku ishte vendosur gazeta?
        43)Meqënëse “zjarri” i marsit 1997 nuk ishte ai që e shkatërroi vërtet Nikollën Kush ia vuri “zjarrin” e vërtetë shkatërrimtar Nikollë Lesit si botues?
        44)A mund të quhet ish-diktatori Berisha fajtor që botuesi i madh Nikollë Lesi falimentoi totalisht më pas, kur dihet se akoma më pas (falimentimit) Nikolla u bë aleat politik i ish-diktatorit Berisha, u bë deputet falë tij, dhe madje edhe zëvendësministër?
        45) Përse Nikollë Lesi rikthehet në vendin e krimit (të djegies së gazetës), pasi ka qenë aleat me ish-diktatorin Berisha por që tani është larguar nga pushteti?
        46)A me të vërtetë mendon Nikollë Lesi se mund të dëmshpërblehet dy herë për të njëjtin zjarr të cilin e vuri vetë në mars 1997?
        47)A me të vërtetë mendon burri i shkathët Nikollë Lesi se mund të marrë dëmshpërblim nga shteti për djegien e gazetës, pasi çështja të ketë kaluar në Prokurori dhe në Gjykatë?
        48)Meqënëse këtë gjë nuk e beson as vetë Nikolla, atëherë mbetet që ai e bën këtë lojë për të gënjyer njerëzit të cilëve iu detyrohet para borxh dhe të cilët e ndjekin pas çdo ditë?
        49)Si shpjegohet që, pikërisht tani në kohën e tritolit, ndonëse Nikolla në gazetën e tij të dikurshme që sot e ka marrë me qera, kërkon arrestimin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Lulzim Bashës, atij nuk i ndodh asgjë e keqe nga ish-diktatori?
        50)A mos do të ndodhë edhe këtë herë si në mars 1997, që kur Nikolla të lodhet me këtë punë e të shikojë se nuk del gjë, në vend që t’ ia dorëzojë normalisht gazetën e marrë me qera Sandër Frangajt, të simulojë një shpërthim me tritol?
        51)Apo mos Nikolla do të mendohet mirë para se ta bëjë këtë gjë, se ndërsa në mars 1997 kishte një gazetë të vetën në një ndërtesa me qera, sot ka një gazetë me qera në një ndërtesë të vetën?
        52)Meqënëse Nikolla kur shkon në Prokurori për çështjen e djegies së gazetës pi dhe ndonjë kafe me Prokuororët, si bisedë kafeje mund t’ ju sugjerohen këtyre këto dy pyetje:
        53)Qeranë e gazetës që Nikolla ia paguan Sandër Frangajt, a nuk ia paguan Nikollës Edi Rama, nëpërmjet qerasë që Nikollës i paguan Televizioni Top Channel për ndërtesën që ia ka marrë me qera? A nuk dalin dhe shpenzimet e gazetës së Nikollës nga këto para?
        54)Kur Nikolla bën karikaturën e vetvetes, duke marrë me qera ish-gazetën e tij, a nuk e ka kuptuar se lavdia e tij ishte ajo e një botuesi njëpërdorimsh, dhe se ata që e sollën nga Lezha në Tiranë në mars 1991 dhe që e urdhëruan të djegë gazetën e tij në mars 1997, me këtë zjarr, e bënë të djegë edhe imazhin e rremë të vetvetes si botuesi historik i shtypit të lirë shqiptar.
        55)A me të vërtetë mendon Nikolla, se beson dikush nga ata që e dëgjojnë atë të flasë, se në katundin Prull të Lezhës na paska lindur një idealist kaq i madh sa Nikolla, a thua se katundi i tij kishte nxjerrë Emanuel Kantin më parë?
        56)A nuk e kupton Nikollë Lesi se kur bëhet ai vartës i Sandër Frangajt, është njëlloj sikur ai që ka qenë alter ego e tij dikur, Ylli Rakipi të bëhet vartës i Bejdo Malos?/Kastriot Myftaraj

        Reply to this comment
        • LORA March 18, 23:00

          E shkelqyer.
          Kjo eshte pista e vetme hetuese dhe me se e sakte per prokurorin e ceshtjes,,,,qe e ka tash te gatshme nga K.Myftaraj.
          Edhe pse nuk i kam ditur keto detaje,prej kohesh kam patur dyshime mbi n.lesin qe beri kurban te lojes se tij gazetarin Zamir Dule,qe sot eshte ne nje mjerim te paskaj,si invalid.
          Faleminderit zoti Myftaraj.

          Reply to this comment
  2. argita March 18, 11:10

    legene shqiptare deri dije sta mbante nga sala sot hep gojene do vije prap sala ne pushtete ne mos vete do vije e bija argita dhe ne rrofshe do te djegim si gazeta qe mere guxim miu e kerkon llogari qe deri dije sja mbante se e benein si teroristi olldeashi

    Reply to this comment
  3. tj March 18, 11:17

    Lesi eshte ne vathen e Berishes hajdut, servil ,I poshter, mashtrues dhe te gjitha karakteristkat e tjera qe meriton t’i kete.

    Reply to this comment
  4. tan leka March 18, 11:24

    Nuk besoj se e keni harruar nofken Nikolle Le(hë)si qe i vuri Edi Rama shume vite me pare

    Reply to this comment
  5. Korabi,France March 18, 11:49

    O Nikoll Les(h)i,po ku ishe keto 17 vjet apo flije me ate qe te dogji gazeten pra me Sali Berishen.Sot kerkon qe te deshmoje ai se e din ti qe nuk vjen ma ne pushtet se i kane mbaruar ditet?.Nuk je ma i mire se ata qe te dogjen ty gazeten e shkaterruan Shqiperine,prandaj nuk ke moral per asgja.Nuk kam besim tek drejtesia e sotme se mund te zbuloje ndonje veper penale qe ka kryer Sali Berisha sepse ai me kohe i ka futur ne thes krejtesisht drejtesine e sotme.

    Reply to this comment
  6. beni March 18, 12:42

    hidh qytetarin nga vicidoli, kriminelin sali berisha ne gjyq dhe ketko denimin e tij dhe demshperblim prej tij…nga pasuria e vjedhur tere keto vite krimineli eshte ne gjendje te te demshperblej….mos fol kot me fraza te per gjithshme shik-u, garda, sherbimi I fshehte…te gjithe e dijne qe sali berisha ishte urdheuesi per cdo gje ne keto institucione quasi kukulla te tij.

    Reply to this comment
  7. miri. March 18, 13:04

    lesi i ke durt e pastra kapja gjyshit ate l.qen e fishkur.

    Reply to this comment
  8. Nobel March 18, 13:15

    Nuk mund ti mungonte dhe Lesi korit kunder SHISH, se bashku me Brokajn, Brahon, Ballen, Bracen e tjere B te medha e te vogla qe nxitojne e shtyjne njeri-tjetrin per ti rene ne sy te mire Rames.

    Reply to this comment
    • Maksi March 18, 13:45

      O Nikollë! Eshte me mire qe ai amerikani te kete vdekur. Qe te duket sikur ai ka filmuar vertet. Sa qejf i kane mashtruesit deshmitaret e vdekur!

      Reply to this comment
  9. Ilir March 18, 13:41

    PO TA KA DJEGUR AI I JAPIM MEDALJE FLORIRI.

    TI OR KRIMINEL MORRE 1 MILION DOLLAR NGA ARKANI NE VITIN 1995 NE MALESI TE MADH, PIKERISHT PER TE KRIJUAR AMULLI NE SHQIPERI, SIC EDHE DISA TE TJERE QE HIQESHIN E HIQEN AKOMA EDHE SI PATRIOTE E TE DJATHTE.

    NGA E GJITHE 97-A, VETEM KETE JA BEJ HALLALL SALIUT E VISHOS.

    MBASE ATA NUK E BENE KETE GJE PER ARSYEN E MESIPERME, SEPSE NDOSHTA EDHE ATA VETE E KANE “NGJYER” NGA NJECIK, POR PRAPE ISHTE NJE HAP NE DREJTIMIN E DUHUR PER SHQIPETARET.

    (KUSHURIRI I KETIJ ISHTE AI 75 VJECARI QE U KAP ME 1 TON TRITOL TE FUTUR NGA UDB-JA NE MALESI TE MADHE)

    Reply to this comment
  10. sopiqoti March 18, 14:58

    I habitshem ky qendrim i Nikoll Lesit.E po ne kemi sy e shikojme,kemi veshe e ndigjojme.Shume mire qe i eshte qepur venies para pergjegjesise ligjore te atyre qe e dogjen redaksine e gazetes “Koha jone “por,per vite te tera ai ishte “…bythe e breke…” me Sali Berishen.Pamvaresisht keti fakti,eshte momenti qe te vihen pikat mbi “..i..”per kete akt kanibalesk ndaj nje gazete aq e kerkuar ne ate periudhe.

    Reply to this comment
  11. Lejleku March 18, 15:32

    Ore me Vishon kemi qene bashke ne shkolle te mesme dhe ka qene djale i mire (dhe eshte)
    Prandaj shikoni se ne emer te tij ben prapesira ndonje tjeter .
    Ai shkoi per matematike pasi u ndame por s’ma ha mendja te kete qene kaq skuth….sa po na i beni neper gazeta.

    Reply to this comment
  12. GjiniGjini March 18, 15:53

    Tash Nikolla kerkon paret e shqiptareve?!!.Le t’ia marre personalisht personave qe ia kanë djege gazeten,kjo kuptohet mbasi të vertetohet prej gjykates fajtori.

    Reply to this comment
  13. Franci March 18, 16:01

    Te vetmen pune te mire qe paska bere V. Ajazi! Do kishte qene mire te te kishte djegur ty o N. Leshi.

    Reply to this comment
  14. Eli March 18, 16:11

    Nikoll (lesi) si cub mirdite qe je,je shume i vonuar ne akuzat qe po bene. Ha ato para qe ke vjedhur nese nuke te hapet ndonje dosje

    Reply to this comment
  15. DUKA March 18, 16:53

    Cudirat me te medha i thote populli: kujdes me shkronjat, sepse nuk dihet ku bien nga “pakujdesia”. per shembull fjala Lesi te kujton trimerit e “dikureshme” te nje gazetari. Por n.q.s. h-ja bie mbi fjalen Lesi krijohen konsiderata te tjera per Lesin, sepse identifikohet me leshin …keshtu qe sinonimi i tij mund te jet vetem xhoi qe ka te drejten e autoresise se fjales “leshi”.

    Reply to this comment
  16. Mirushi March 18, 17:32

    I duhen leke lesit dhe kerkon te mbushe xhepat me parate e popullit.Ju kujtohet kur i servilosej Sales dhe hodhi idene qe partine demokratike te drejtoje Argita, duke mbeshtetur vlerat e dinastive .

    Reply to this comment
  17. inf March 18, 18:04

    Lexove intervisten e shokut Lesi dhe thash ti kujtoj shokut lesi ish zevendes ministrit te qeverise me te poshter berisha se nuk po tregohet i sinqerte pse e thelm ket se shoku lesi nuk po i nxjerr te gjithe kriminelat ne skene dhe nuk e kuptoj pse;;;;;;
    Shoku ish zevendes minister i qeverise se hajdut tradhtareve berisha po komandant Shaban Memine ku e le po Sali kreminel Luzhen ku e le po Paro trafik kokainen Laçi ku e le apo nuk ke kellqe ti nxjerresh po ja po ti nxjerrim ne behu njiher burr dhe mos rri burr Zonje o zevendes ministerr dhe trego siç ke tregu ne ate kohe ti nuk e ben ket pune se po te dhimbset ty gazeta koha joooooooooooo ti e ben qe te rrush ndonji lek me ato gjykata paçavure qe ke votuar dhe ti o shoku zevendes dil nga qypi ku je zhytur dhe trego pa, frike te verteten e djegjes se gazetes tende o nikoll o zevendes ministeri i berish palaços je ti .
    Pse se hape ket pune kur ishte krye kremineli varsesi dhe djegesi i gazetave i shkatrrimit te media si per shembull Gazeten Tema te Zotnise se tij Mero Baze te me falin pronaret e Ditas por ky nikolli kshu i do drute i ziu se gjithnji shkon mbas inetresit personal .
    Mire i tha Lubonja me ka dashur qe ti hap ndonji Tra DOGANE PIK
    Ik niko ik bej ndinji pune se ke 25 vjet qe nuk ke bere dy lek pune o bilbili saliut .

    Reply to this comment
  18. patrik March 18, 18:34

    Si keni nerva e lexoni…ky nuk behet, dele ngeli.

    Reply to this comment
  19. lili March 18, 18:35

    nikoll lesi + mero baze = artur zhej + artan hoxha

    Reply to this comment
  20. LORA March 18, 18:36

    “INVESTIME DHE ARRESTIME”,-kjo ishte parrulla e n.lesit,me te cilen ai kerkonte voten e zgjedhjeve 2005.
    I keshilloj ta kujtoje dhe te perpiqet,se tani i ka te gjitha kushtet ta permbushe,,,,si nje detyrim te paplotesuar ndaj atyre qe e vune ne fronin e deputetit,per tete vjet.Plotesoi njehere borxhet e tuja,,,,,pastaj kerkoi nga te tjeret o nikoll!

    Reply to this comment
  21. zani March 18, 19:39

    Edhe Lesi duhet te merret ne pergjegjesi penale nga prokuroria, se me artikujt e tij, lajmet e genjeshtra nxitese i vuri flaken shqiperise. Hapini ato artikuj. Ai kerkon te ngjalle perseri marsin e 97 duke i sherbyer perseri berishes, kaosit ne kete vend.

    Reply to this comment
  22. Mami i Dardanit March 18, 19:55

    Po lezhjan hesapi, si Klodi.

    Reply to this comment
  23. Beso March 18, 20:11

    O Nik Niku nga Lesha, po te kishe kaq moral sic flet sot per krimet qe ka bere Shiku i Sali berishes dhe sali berisha me banden e tij kriminale duke te djegur edhe ty gazeten ti nuk shkoje te lepije bythen e saliut per t’u bere deputet dhe zvendesminister. Ik o Nik langua Lehësi

    Reply to this comment
  24. Mark uk March 18, 21:22

    Nikoll Lesi kryeredaktor i koha jone organ i komitetit te partis Lezhe.Doli si gazet e pavarur gjoja,po ishte leva kryesore ePPSH.Ky njeri me gazeten e tij solli ne pushtet te ish komunistet.Ky eshte si mesalla me dy faqe thone ne Shkoder .Kerko tare kerko thot te filmi perballja ne mos qofsha gabim se do marresh ne tre nje ma te gjatin..

    Reply to this comment
  25. TOMORRI March 18, 21:36

    Ti dogje Shqiperine me ate gazete antishqiptare.
    Cfere kerkon?
    Je nder njerezit me te degjeneruar politikisht qe ka prodhuar ky 23 vjecar.

    Reply to this comment
  26. SHISH Ajazi March 18, 22:10

    Ai qe paska shkrue mbi 56 pika qenka nje ekspert shiku i kohes se GAZIDDES qe duket se paska marre pjese ne djegien e redaksise se KOha Jone. Qenka nje klysh i sali berishes qe paska shkrujt !!

    Reply to this comment
  27. korca March 18, 22:12

    ca lidhje ka me ato sajime o t….qe na paska pjese koha jone me ato ca thote ai gomari tek 56 pikat !! une kam qene gazetar ne koha jone atehere dhe asgje nuk eshte e vertete cfare ai sajon.edogji pushteti i saliut se koha jone ishte opozita me e aforte se vete PS.

    Reply to this comment
  28. Tonin Aliu, Kanada March 18, 22:14

    nikoll lesi ka ba dy beteja qe asnje prej jush zagaresh qe shani,nuk i ka ba. Nikolla rrezoi saliun ne vitin 1997 dhe palosi fatos nanon ne vitin 2004-2005 kur i deshi trapi., i palloi te dy dhe nuk e rruan ai hic o rrusha

    Reply to this comment
  29. Ben alia March 18, 22:14

    lesi eshte njesh dhe nuk e ka rruajt per njeri tash 23 vjet

    Reply to this comment
  30. pjeter mustakuqi March 18, 22:16

    koha jone e dogji sali berisha dhe nikolla e palloi saliuan sa i deshir rrushi!!! Nuk e ka pjwerdh edhe kuyr ishte zv/minister nuk e ka ca trapin per saliun. pyetni ne qeveri kur ia bente sallate mbledhjet e qeverise., puyesni

    Reply to this comment
  31. Mark uk March 19, 09:17

    Me vjen keq qe nuk ju paska ndryshuar Kanadaja.Mire beri sipas tejet po dogji Shqiperin. se nje dhoj jan. Sa per mua mbrapa diellit Nano e Berisha po te keqen qe i beri vendit ky njeri e kam fjalen.Vertet te dyve ju a holli,po ju cfar ju duhet apo jeni shok i tij o rrushoooo.

    Reply to this comment
  32. dituri March 19, 17:07

    Si nuk te vjen turp o Lesi a Leh. O servil i pafytyre. O plehre. Pse nuk je ndjere deri dje? PEDERAST. Legen. Mbylle ate goje hale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*