Leskaj në përfundim të mandatit, nisin procedurat për kreun e ri të KLSH

September 12, 2018 20:22

Leskaj në përfundim të mandatit, nisin procedurat për kreun e ri të KLSH

Mandati i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj përfundon në fillim të dhjetorit, ndërkohë që Kuvendi po përgatit nisjen e procesit për zëvendësimin e tij.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe thotë për Top Channel, se vetë zoti Leskaj i është drejtuar me një letër Kuvendit ku njofton afatin për përfundimin e mandatit të tij, ndërkohë që ka nënvizuar se nuk kërkon një mandat të dytë.

“I është drejtuar Kuvendit me një letër të qartë, ku konfirmon që nuk do të vazhdojë me kërkesën për një mandat të dytë pavarësisht vullnetit të Presidentit apo institucioneve të tjera që kanë detyrimin kushtetues për të nominuar kandidatura të mundshme. Kuvendi i është drejtuar, ose do t’i drejtohet presidentit të Republikës me një letër për të pasur në vëmendje pikërisht këtë gjë dhe nisjen e procedurave për të thirrur kandidatura të mundshme”, tha Braçe.

Por cili do të jetë profili i kryetarit të ardhshëm të KLSH? A do të negociohet me opozitën për emrin? Braçe thotë se do të zbatohen procedurat ligjore, propozim nga presidenti dhe miratim nga parlamenti.

Në detyrën time si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam detyrimin që të respektoj kriteret që ka vendosur ligji për kandidaturën e kryetarit të KLSH, në rast se më pyesni pastaj për një marrëveshje politike do të doja t’iu kujtoja që e drejta e propozimit është e Presidentit jo e Kuvendit, Kuvendi thjesht përzgjedh me votë midis kandidatëve që sjell Presidenti”, shprehet Erion Braçe.

Ajo që Braçe do të zbatojë në komisionin që drejton, që është edhe përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave do të jetë një proces vettingu.

“Ne kemi vendosur që kësaj radhe të aplikojmë standardin e vettingut për të gjithë kandidaturat që paraqiten në Kuvendin e Republikës së Shqipëri për detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thotë Braçe.

l.h/ dita

September 12, 2018 20:22
Komento

3 Komente

  1. Adih September 12, 21:16

    Me duket o Brace ,ka edhe fjale ne unison te PPSH tuaj se doni ne kete post te rendesishem , te emeroni FULLANIN .Ish guvernatorin e Bankes Shqiptare ..Mos u habisni o popupull i ngrire e i mpire ,dhe pak e keni..
    Nuk eshte humor.

    Reply to this comment
  2. Bureto September 13, 12:53

    Adih, nuk e ke keq. Edhe Jani Fullani, i ati i Fullanit junior, ka patur pak a shumë atë funksion. Një shkrim në këtë gazetë, para ca ditësh, fillonte me shprehjen: “Zot na ruaj nga bijtë e shefave tanë, shefat e bijve tanë!”.

    Reply to this comment
  3. Nepunesi September 13, 14:07

    A mund ti shpetoje vettingut z. Leskaj, kjo eshte pyetja e qytetareve ?E megjthate e rendesishme eshte qe ne krye te ketij institucioni nuk do jete me Bujar Leskaj i cili e kandisi klsh ne nje institucion gjobvenie bashke me drejtuesit e tij Xhaferr Xhoxhaj & company.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*