Letër ambasadorit Donald Lu: Korrigjoni tekstin për polifoninë!     

December 16, 2017 11:14

Letër ambasadorit Donald Lu: Korrigjoni tekstin për polifoninë!     

 

 

I nderuari Ambasadori i SHBA z. Lu!

Në shenjë respekti për veprimtarinë tuaj aktive në zgjidhjen e disa problemeve të ndërlikuara që shoqërojnë politikën dhe jetën shqiptare, mora guximin të kërkoj prej jush ndihmë të sinqertë për ngatëresën që ka sjellë Ambasada juaj në probleme të kulturës shqiptare, në 20 gusht të vitit  2007.

Nisur nga dëshira e mirë, por nga mosnjohja e kulturës muzikore dhe traditës shqiptare, Ambasadorja  Marcie B. Ries i ka dërguar prof. Vasil Tole, me rastin e përfundimit të Enciklopedisë iso-polifonike, një përgëzim, i cili është vendosur në faqen e parë të botimit:

Embassy of the Unitet States of America

Tirana, Albania

August 20, 2007

Përgëzime!

Në emër të ish Ambasadores Amerikane në Shqipëri Marcie B. Ries, dëshiroj t’ju përgëzoj për përfundimin  e kësaj Enciklopedie. Duket që materiali është mbledhur dhe përzgjedhur me pasion dhe dashuri për muzikën iso-polifonike shqiptare.

Jam shumë i lumtur që Programi  i Fondit të Ambasadorit  për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara  bëri të mundur botimin e Enciklopedisë të Muzikls Isopolifonike Shqiptare. Jam krenar që ky Program mundi të ndihmojë në ruajtjen e një forme  muzikore  jashtëzakonisht të bukur dhe unike shqiptare, një Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit të njohur në UNESCO. Enciklopedia do të ndihmojë në edukimin e brezave të ardhshëm të Shqipërisë dhe do të nxisë vlerësimin dhe krenarinë  e rinisë  shqiptare,  për trshëgiminë e tyre kulturore. Kam bindjen se ajo do të kthehet në një burim të vlefshëm për muzikantët e huaj, etnomuzikologët dhe hulumtuesit e tjerë të interesuar për të studjuar trashëgiminë muzikore të Shqipërisë.

Stephen A. Cristina  – I ngarkuari me punë

Sigurisht Znj. Marcie B. Ries nuk e ka ditur se në tetorin e vitit 1989, në Tiranë  është organizuar Simpoziumi Ballkanik për Polifoninë, se po ta dinte, ajo do ta drejtonte vëmendjen e rinisë shqiptare drejt Polifonisë.  Me sponsorizimin dhe propagandën e saj në prkahje të “isopolifonisë” së Vasil Toles, Ambasada e SHBA, nuk ndihmon në ruajtjen e formës muzikore që ka krijuar populli shqiptar në shekuj, por e orienton rininë shqiptare të mohoj traditën e saj, të mohojë studjuesit tradicionalë dhe të sotëm shqiptarë, dhe të pranojë origjinën e kësaj  muzike nga “sirenat greke”, e “përpunuar në laboratorin e korit antik grek”(!) sikundër ka shkruar autori i pseudoenciklopedisë në dy librat e tij të fundit.

Shqipëria as ka patur dhe as ka muzikë “iso-polifonike”, për ta futur në UNESCO, ka vetëm muzikë polifonike, për të cilën shkenca shqiptare dhe studjuesit e saj, në 50 vjet hulumtime dhe studime, kanë argumentuar se kjo polifoni është krijuar nga shumë breza njerëzorë të Shqipërisë së Jugut, dhe e ka djepin e saj në Labëri. Këtë konkluzion e përkrah edhe studjuesi shqiptaro-amerikan prof. Spiro Shituni, i cili ka punuar 11 vjet në Institutin e Kulturës Popullore dhe 8 vjet në kontakte direkt me polifoninë në rrethin e Tepelenës, ndërkoh që Vasil Tole nuk ka punuar asnjë ditë në institucionet shkencore shqiptare, nuk ka qenë asnjë ditë në eskspedita studimore shkencore dhe nuk ka qenë asnjë ditë me punë, ku  gjallon polifonia e Shqipërisë së Jugut.

Në botimet e tij në Amerikë, Profesori i Universitetit Winthrop Rock Hill South Carolina, Spiro Shituni, ka shkruar në 25 vjet dhe vazhdon të shkruaj për polifoninë shqiptare. Në botimin e vitit 2016, ai pohon: “Duke ekzistuar në katër dialekte muzikorë themelorë dhe në tetë grupime strukturoro–formale bazë, muzika tradicionale shqiptare e ruan njësinë kulturoro-artistike nacionale të saj në mënyrë të shquar” (Muzika tradicionale shqiptare, f. 151)

Sikundër shihet studiuesi shqiptaro-amerikan e konsideron muzikën tradicionale shqiptare si njësi kulturore artistike nacionale, që shquhet nga kulturat e popujve të tjerë, dhe jo të huazuar nga këngët e sirenave dhe të përpunuar në laboratorin e korit antik grek! Në  Forumin e IX të Akademisë së Arteve dhe Shkencës në 25 nëntor 2015 në Tiranë, studiuesi Shituni, konsideron si detyrë të brezave të rinj shqiptare, pikërisht studimin e polifonisë muzikore shqiptare dhe jo të “iso-polifionisë”, sikurse orjentin ambasada amerikane: “Eshtë detyrë e brezave të sotshëm e të ardhshëm të studiuesve shqiptarë të fushës së muzikës që t’a studiojnë atë, sa me dashuri e pasion, aq edhe me përgjegjësi e maturi shkencore! Mendimet e mia shprehin qëndrimin tim ndaj një të ashtuquajture dileme që ka lindur vitet e fundit në fushën e etnomuzikologjisë shqiptare.  Shkurtimisht, një dilemë e tillë, ndoshta do të mund të formulohej si vijon:  Cili do të ishte nocioni shkencërisht më i përshtatshëm për të karakterizuar muzikën tradicionale shumë-zërëshe shqiptare:  “polifoni popullore,” apo “iso-polifoni?

Më lejoni të them se, vetë studimet e mia në fushën e etnomuzikologjisë shqiptare (vetëm seria akademike “Muzika tradicionale shqiptare,” e cila u botua në Amerikë gjatë viteve 2012-2014, i japin përgjigje të qartë çështjes në disktutim.  Ato i përmbahen kategorikisht nocionit “polifoni popullore.” Ndërkohë, nocioni “iso-polifoni” mendoj se nuk e karakterizon shkencërisht drejt thelbin e kulturës muzikore shumë-zërëshe të kombit shqiptar. Po ashtu, duke shkuar hapur kundër nocionit të mirënjohur tradicional “polifoni popullore,” një nocion i tillë dashur-padashur e zbeh besueshmërinë shkencore të etnomuzikologjisë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.  Mjerisht, nocioni “iso-polifoni” duket sikur është përdorur arbitrarisht, rastësisht, personalisht, thjesht për të kënaqur fantazinë e dikujt!  Sidoqoftë, opinioni i shëndoshë shkencor s’duhet të lejojë kurrsesi emërtime arbitrare, të rastit, personale, të cilat në të vërtetë vetëm se sjellin mjegull në rrugën e mbarëvajtjes së etnomuzikologjisë shqiptare.”

Sikundër e shihni i nderuar Ambasador kemi dy orjentime të kundërta në lidhje me kulturën muzikore tradicionale shqiptare të ardhur nga Amerika: atë të ish ambasadores amerikane znj. Marcie B. Ries dhe Prof. Spiro Shitunit. Besojmë në ndershmërinë tuaj se përpara amabasadores, që nuk ka njohjen shkencore në fushën e etnomuzikologjisë, do të vlerësoni profesorin e Universitetit të Carolinës, sepse ka 35 vjet hulumtime dhe botime shkencore.

Nga dashamirësia për të ndihmuar, amabasadorja Marcie B. Ries, nuk e ka kuptuar se po ndihmonte një sharlatan, që nuk ka kurfarë niveli shkencor, (pa e akuzuar për një prapavijë të dyshimtë). Pa dashur, ajo ia kalon muzikën tradicionale shqiptare një djepi tjetër, djepit grek! Znj. Marcie B. Ries, nuk e ka ditur se “iso-polifoninë” e shpiku dhe e futi në UNESCO një manovrator ordiner si Vasil Tole dhe jo institucionet shkencore shqiptare, punonjës prej të cilëve, së bashku edhe me muzikantë shqiptarë, në rezolutën e datës 25 nëntor 2015 kanë deklaruar se nuk e njohin “iso-polifoninë”. Znj. Ambasadore e Amerikës pa dashur ka fyer dhe denigruar tërë studjuesit dhe muzikantët shqiptarë, duke e mjegullur realitetin shqiptar, në vend që ta  ndihmonte atë.

Për këtë problem i kam dërguar letër të hapur Ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro, Kryeministrit Z. Edi Rama si dhe ish kryetarit të Akdemisë z. Korkuti. Nuk është bërë asnjë ndërhyrje për problemin!

Shpresoj i nderuar Ambasador Lu, në ndërhyrjen tuaj të sinqertë, të ndihmoni sadopak për ta qartësuar dhe pastruar këtë infeksion antikombëtar që ka futur akademiku, Vasil Tole, në kulturën muzikore tradicionale shqiptare, mbështetur edhe nga Ambasada juaj në Tiranë.

Me konsideartën më të lartë

Fitim Çaushi

 

December 16, 2017 11:14
Komento

12 Komente

  1. Arber December 16, 11:23

    Une nuk e kuptoj se ku e gjen ky Fitim Caushi gjithe kete guxim te dale kunder Vasilis Toles, mikut me te ngushte te priftit shovinist grek, Anastasios Janullatos?!

    Reply to this comment
  2. Toger Lukashi December 16, 12:07

    Ka nje prepjekje te koheve te fundit ku kerkohet qe “polifonia popullore” e krahines se laberise te etiketohet si e huazuar nga antikiteti grek. Ndofta dhe z.Tole i sherben kesaj perpjekje. Bile para disa muajsh dhe nje nga mbrojtesit me te flakte te iredentizmit grek ne Shqiperi Panajot Barka kerkoi nxjerjen e polifonose popullore shqiptare nga UNESKO si nje ryme muzikore qe nuk perfaqeson Shqiperine ne UNESKO pasi eshte huazuar si tradite prrj grekeve. Por per “polifonine popullore” shume bukur e ka trajtuar dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare ne librin e tij “Eskili ne proze” ku tregon lashtesine pertej antikitetit te kesaj ryme me origjine shume te lashte Ilire. Po dhe nqs do te ishte sic pretendon z.Tola, ishulli i sirenave te Odisea i Homerit mendohet qe te jete pikerisht Sazani ne Vlore, pikerisht ku historikish qe nga kohet me te lashta eshte banuar prej fiseve Ilire .
    Po qe te gjitha keto probleme lindin nga mungesa e institucionit te akademise se shkencave e cila zellin me te madh keto 27 vite e ka treguar sa here i eshte dashur manipulimi i historise nga politika per ti sherbyer asaj dhe jo per ti sherbyer promovimit dhe vertetesise shkencore te tradites e kultutes te popullit shqiptar. Nje deficence te madhe ka kjo akademi per turpin e saj po ta krahasosh madje dhe me ate tr nje shteti pa komb si ai maqedonas pa e krahasuar pastaj me ate greke, bullgare apo serbe. Per kete akademi me sh rendesi ka pas te provoje pa prova dhe me genjeshtra histotike e manipulative daten e clirimit per ti sherbyer revanshit te ballisto-zogisteve se sa historine shekullore te shqiptareve ne raport me pretendimet e qarqeve antishqiptare qe asnjehere nuk e humbin zellin antishqiptar per te shbere gjithcka qe ka lidhje me kulturen dhe trashegimine e popullit.

    Reply to this comment
  3. Epo kjo pune! December 16, 12:42

    Bravo dhe faleminderit se behet fjale per pasurine e te gjitheve. Shendet dhe mbaresi pac ne jete dhe mirenjohje ne perpjekjen per dinjitetin e te gjitheve

    Reply to this comment
  4. Shqiptar Vendi December 16, 13:46

    Ishin lloj lloj dyndjesh te ardhura ketetyre aneve me kryqin e bizantit ne krye.Erdhen e hiken por ca ngelen ketej.Disa prej tyre flasin nje mut gjuhe latinishte e masakruar si zezaket e afrikes qe flasin anglisht .Disa u kthyen ne greke ,nje pakice e vogel u kthye ne shqiptare.Te gjithe i bashkon urejtja nga te zoterve te shtepise dmth ndaj shqiptareve.Tashi aradhacakt duke mos pasur asnje lloj te kaluere historiko-kulturore ngaqe jane popullsi barbare nomadesh nga stepat e uraleve edhe ukraines e karavane magjaresh hune ,kerkojne qafirat te quhen bashkepronare me historine edhe etnokulturen e popullit Shqiptar.Biles me keq akoma kerkojne te marrine dhe autoresine e kesaj kulture te lashte dardano-epiriote.Nuk paska pasur rrace me te ndyre edhe me te keqe.Keta duheshin shfarrosur kur e kishim ne dore.Gjarperin vrite mos e futn e gji se nje dite te ha koken.
    perjetesisht jane gjak i pabese edhe mosmirenjohes.Veti ketot e nje shpirtit e keq edhe te poshter.
    Shqiperia ka nevoje per nje spastrim etnik ,kjo po behet domosdoshmerisht nje kerkse e detyruar per mbijetese.

    Reply to this comment
  5. Niku December 16, 14:00

    Po Mirela Kumbaro perse qendron indiferente per kete ceshtje kaq te rendesishme?

    Reply to this comment
  6. Prokurori Amerikan December 16, 15:58

    Bravo Fitim Caushi! Ti je nje nder intelektualet qe mbron fuqishem pasurite tona kombetare duke iu kundervene nje grekofili si Vasil Tole. Nuk e di c’qendrim do te mbaje zoti Lu, por ti e ke kryer detyren tende si shqipetar i madh, si nje intelektual qe nuk e njeh friken. Edhe nje here BRAVO!

    Reply to this comment
  7. Aso December 16, 17:17

    Cshtja e emrit te polifonise eshte plotesisht e drejte. Kenga polifonike eshte teresisht jona, eshte shqiptare. Populli shqiptare e ka ruajtur dhe sjelle te padeformur e te shendeteshme, si pjese te rendesishme te kultures se tij. Kenga polifonine eshte shume e rendesishme per shqiptaret dhe posacerisht per laberine. Kjo kenge shpreh identitetin tone kulturor dhe identifikon si shqiptare te gjithe ata qe e kendojne ate. Permes kesaj kenge meret vesh qe lebrit, camet e deri arbereshet e italise jane pjese te se njejtes kulture, te kultures shqiptare. Ajo eshte kriter dallues dhe mjet identifikimi I ketij kombi. Perpjekjet per ndryshimin e emrit nuk jane te paqellimshme po djallezore. Deformimi I emrit te saj ka shqetsuar edhe interpretusit e vet kenges te cilet, te nisur nga tekat e Vasil Toles, u duhet ta therrasin ndryshe ate.
    Po a e ka pyetur Vasil Tole komunitetin e kesaj kenge (polifonise) per kete ceshtje? Si mund te meret neper kembe nje komunitet i tere interpretusish nga nje njeri I vetem? Si mund te deformohet ky monument kulture nga nje njeri I vetem? Si do te reagonte ministria e kultures po te nderhyej te monumenti i pavarsise ne Vlore? A duhet mbrojtur polifonia si te gjitha veprat e tjera,? Patjeter. Po pse kjo heshtje? Ndoshta nuk e kuptojme polifonine si pjese te kultures, sepse kuptojme si te tilla reagojme vetem veprat materiale.
    Ministria e kultures dhe posacerisht zonja Kumbaro duhet te merret me kete ceshtje. Polifonia kjo kryeveper e kultures sone, per nga rendesia ua kalon objekteve fetare qe Ministria e kultures po restauron dhe mire ben. Ministrja dhe stafi saj, ndoshta drejtoria e restaurimin, duhet te kuptoje rendesine e kesaj vepre, te nderhyje e te nderpres demtimin qe ka nisur, per te mos lejuar qe me vone dikush tjeter, nje minister I mepasshem te merret me restaurimin, sic po merret zonja Kumbaro sot me veprat e rrenuara.

    Reply to this comment
  8. Dajti December 16, 19:00

    E gjitha kjo eshte ne vazhden e sulmit te eger antishqiptar (grekofil e serbofil) kunder identitetit kulturor te shqiptareve qe ka ndodhur kete erekshekullin e fundit. E keqja e madhe eshte se ky shtremberim i tradites kulturore kombetare shqiptare ka Vasil Tolen, qe u vu si sekretar i Akademise se Shkencave nga qeveria e Sali Berishes.
    Qeveria shqiptare duhet ta marre seriozisht ketw manipulim antishqiptar dhe pa kuptim.
    Vasil Tole na thotw se kenga polifonike labe lidhet me kenget e sirenave te mitologjise greke (nje shprehje e habitshme ignorance) sikur sirenat te kene ekzistuar si qenie reale e jo qenie mitologjike e produkte te fantazise njerwzore.
    Ja ku e shpuri Sali Berisha edhe Akademine e Eqrem Cabejt, me te cilen ne krenoheshim dikur.

    Reply to this comment
  9. Dajti December 16, 19:01

    E gjitha kjo eshte ne vazhden e sulmit te eger antishqiptar (grekofil e serbofil) kunder identitetit kulturor te shqiptareve qe ka ndodhur kete erekshekullin e fundit. E keqja e madhe eshte se ky shtremberim i tradites kulturore kombetare shqiptare ka Vasil Tolen, qe u vu si sekretar i Akademise se Shkencave nga qeveria e Sali Berishes.
    Qeveria shqiptare duhet ta marre seriozisht ketw manipulim antishqiptar dhe pa kuptim.
    Vasil Tole na thotw se kenga polifonike labe lidhet me kenget e sirenave te mitologjise greke (nje shprehje e habitshme ignorance) sikur sirenat te kene ekzistuar si qenie reale e jo qenie mitologjike e produkte te fantazise njerwzore.
    Ja ku e shpuri Sali Berisha edhe Akademine e Eqrem Cabejt, me te cilen ne krenoheshim dikur.
    Edi rama duhet te rithemeloje Akademine sa me pare me element te ri te ditur e atdhetar.

    Reply to this comment
  10. c December 16, 19:41

    Mirenjohje zotit Fitim Caushi…Po lind pyetja: Ne shqipeiri ka ndonje muzikant te dale ne “mbrojtje” te Spiro Shitunit ( meqe eshte matane detit)?!! C’mendim kane per shembull lista e madhe e te nderuarve te kombit per kete ceshtje?Si e gjykojne ata punen Toles apo te Shitunit?!! Duhet te presim qe te gjykojne per polifonine,… ata qe muziken e njofin pak.?!! Po muzikantet… ku jane?…ata te shquarit…

    Reply to this comment
  11. Lili December 16, 20:04

    O shqiptare,a nuk e keni kuptuar ende se amerika synon pikerisht kete shkombtarizimin tone?

    Reply to this comment
  12. DASHAMIRESI December 16, 22:15

    Respekt te vecante dhe mbeshtetje pa kufi per z.Fitim Caushi ! Perfaqeson denjesisht opinionin mbareshqiptar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*