Letër çdo djali e burri në Shqipëri

February 13, 2019 18:48

Letër çdo djali e burri në Shqipëri

Përpara disa muajsh u ndodha në një taksi në Tiranë, duke biseduar me shoferin. Më pyeti nëse kisha fëmijë dhe iu përgjigja se kisha dy vajza të vogla. “I paç me jetë të gjatë”, më tha dhe më bëri përshtypje që nuk shtoi “Me një djalë pas!”, sepse kjo është fraza shoqëruese e urimit që has kur jam në Shqipëri. Kur ia rrëfeva këtë, më tha se ai vetë kishte tri vajza. “Kur lindi e para nuk u mërzita, por kur lindi e dyta u mërzita pak. Kur lindi fëmija i tretë isha në maternitet. Infermierja doli me vajzën e tretë ne krahë dhe më përgëzoi. Unë ia lashë në krahë dhe ika.”, filloi të më tregonte. “Shkova u ula diku për të pirë cigare, çka e kisha lënë për 11 vjet. Piva aq shume cigare dhe isha aq i mërzitur sa më ra te fikët.”

Pse bën një baba një gjë të tillë? Cili është edukimi që marrim përsa i përket mënyrës se si i trajtojmë vajzat dhe gratë? Çfarë shembujsh kemi? Çfarë na formon ne si djem, baballarë dhe burra për atë se si sillemi me vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë? Këto dhe shumë pyetje të tjera, kam frikë se nuk i kemi shtruar kurrë seriozisht, qoftë si shoqëri, qoftë individualisht. Ajo që kemi bërë për shekuj të tërë është normalizimi i partiarkalizmit, shtypjes, pabarazisë dhe dhunës kundër vajzave dhe grave. Kjo padrejtësi e ky diskriminim na janë bërë aq normale sa që shumica nuk arrin t’i dallojë më përveç se kur shohim shembuj të llahtarshëm në media, si rasti i vajzës 13-vjeçare në Kavajë, i vajzës 15-vjeçare në Malësi të Madhe apo vajzës 15-vjeçare në Drenas të Kosovës.

Në Shqipëri e kemi zakon të pyetemi gjerë e gjatë kur takohemi. Ajo që mua më bën përshtypje është se çfarë themi gjatë këtyre takimeve. Në përgjithësi dëgjoj: “Si i ke djemtë?”, “Si i ke vëllezërit” ose “Si e ke babën?”? Duket sikur pjesa dërrmuese e burrave në Shqipëri nuk kanë nëna, vajza, motra apo shoqe! E nëse ato ekzistojnë, mbeten nën hije apo në shërbim të djemve dhe burrave. Shumica jonë është rritur me motra dhe nëna që na kanë ndejtur gati në shërbim. Diçka që ne e kemi marrë për të mirëqenë, si gjënë më normale në botë! Padyshim, pasi gatimin nuk e bëjnë burrat. As tavolinën nuk e shtrojnë burrat. Enët nuk i lajnë burrat. Shtratin nuk e ndreqin burrat. Rrobat nuk i lajnë burrat. Shtëpinë nuk e mbajnë burrat. Sikurse fëmijët nuk i rrisin burrat…

“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!… Moj e mjera grua, ç’e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti mban shtëpinë!”, shkruante Çajupi diçka si më shumë se një shekull më parë. Shifra nga Organizata Ndërkombëtare e Punës për vitin 2018, tregojnë se gratë shqiptare shpenzojnë 270 minuta në ditë me pune shtëpie, kurse burrat 45 minuta. Statistikat tregojnë të jemi në vend të pestë në botë, përsa i përket kësaj pabarazie. Sa kemi ndryshuar në 100 vjet?

Ky diskutim nuk është thjesht çështje punësh shtëpie. Sa prindër kanë derdhur lotë vetëm sepse janë bërë me vajzë? Sa baballarë janë mërzitur a thua se u kish rënë ndonjë mort, vetëm e vetëm ngaqë fëmija i ardhur në jetë ishte vajzë? Sa të tjerë janë ngushëlluar për të njëjtën arsye? Sa herë u përsëritet vajzave në shoqërinë tonë se në jetë ato “lindin në shtëpi të huaj dhe shkojnë tek shtëpia e burrit”.

Sa ëndrra, talente dhe aspirata vajzash janë varrosur vetëm sepse ato ishin vajza? Sa herë bëhen dëshmitare vajzat në shoqëri si e jona, se si djemtë privilegjohen kurse ato shtypen e trajtohen si shërbëtore? Kështu i trajtojmë vajzat dhe gratë në Shqipëri, nga Vermoshi në Konispol.

Nuk kemi pse bëjmë sikur habitemi kur ato keqtrajtohen, shtypen, përdhunohen, madje dhe vriten. Ne kontribuojmë drejt kësaj dhune. Çfarë i shërben shoqërisë sonë e veçanërisht vajzave e grave habia jonë? Çfarë ndryshon për ato nëse e vetmja mbështetje ndaj tyre tingëllon e përçudnuar. “Duhet të sillemi ndryshe me vajzat tona sepse mund të ishin motra, gruaja apo nëna jonë?” Vajza apo gruaja para se me qenë motër, bashkëshorte apo nënë, është grua, një individ me liri dhe të drejta të barabarta me ne.

Ne si shoqëri nuk jemi askund dhe ka ardhur koha të vetëdijësohemi e te shohim gjithsecili prej nesh vetveten në pasqyrë. Ka ardhur koha që ne djemtë e burrat, të kuptojmë që jemi pjesë e problemit dhe se kërkohet prej nesh jo vetëm të thyejmë heshtjen, por të reagojmë ndaj kësaj mynxyre.

Do të doja që ky shkrim të konsiderohej një letër e hapur për çdo djalë dhe burrë në Shqipëri. Ka ardhur koha që gjithsecili nga ne ta luftojë patriarkalizmin e pabarazinë, ta sfidojë këtë rend shtypës që na prek po aq sa vajzat dhe gratë, paçka se preferencialisht më ndryshe. Dhuna jo vetëm që s’duhet ushtruar por as toleruar kur bëhemi dëshmitarë të saj. Ne nuk do të zhvillohemi si shoqëri nëse gjysma e popullsisë trajtohet në mënyrë çnjerëzore; sepse ëndrrat, talentet dhe aspiratat e vajzave dhe grave meritojnë të njëjtat shanse sikurse ato tonat për t’u realizuar.

Jam i vetëdijshëm se në një kontekst si ky yni, të sfidosh patriarkalizmin nënkupton të sfidosh veten dhe kjo kërkon kurajon tonë por nuk ka rrugë tjetër dhe realiteti do të ndryshohet vetëm nga bashkëpunimi ynë. Prandaj, si fillim le ta pyesim veten: Si jam duke e trajtuar nënën time? Si jam duke e trajtuar motrën time? Si jam duke trajtuar partneren time? Si jam duke trajtuar vajzën time? Si jam duke i trajtuar shoqet e mia? Si jam duke trajtuar vajzat dhe gratë e tjera ne punë, në rrugë apo kudo ku ndajmë hapësirën? Le të provojmë për një çast sado të pakët, ta vendosim veten në vendin e tyre, për të kuptuar më mirë e për të vepruar më drejtë.

Nje shoqëri nuk ndryshohet vetëm nga akte individuale. Aktet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore janë gjithashtu të domosdoshme. Prandaj, do të doja që ky shkrim të ishte edhe një apel për klasën politike sikurse për shoqërinë civile që të mbështesin vajzat dhe gratë realisht, jo sa për fasadë sikurse ndodh rëndom.

“Prej asaj dite e kam kuptuar se sa gabim isha dhe akoma e kam të vështirë t’ia fal vetes. Mbrapa më lindën edhe dy djem, por lidhjen më të fortë nga gjithë fëmijët e mi e kam me vajzën e tretë që fillimisht pothuajse e braktisa.”, m’u drejtua taksisti para se të ndaheshim.

Zotëria që më shpuri deri në destinacionin e kërkuar, nuk është një rast i veçantë. Si puna e tij mund të ndihen shumë burra të tjerë në shoqërinë tonë. Por ai e pat kuptuar gabimin e tij e tani, ka ardhur koha që edhe ne të tjerët të reflektojmë njëlloj. Trajtimi në mënyrë dinjitoze, të barabartë e të drejtë i vajzave dhe grave prej nesh, do e bëjë shoqërinë tonë më të mirë dhe më të drejtë. Shoqëria na përket të gjithëve, jo vetëm disave prej nesh.

Blerim Gjonpalaj – Publikuar nga blogu ‘Peizazhe të Fjalës’

February 13, 2019 18:48
Komento

16 Komente

  1. Arben February 13, 19:19

    E ke te shkruar ne Kuranin e madherishem, si te vishesh

    dhe si te sillesh

    Reply to this comment
    • ja ushtari i allahut February 13, 21:03

      E mo ti e gjete vendin te futesh keto idiotesite e Kuranit?
      Do mbulohemi na koka te kembet tani?
      A e lexove historine e atij gardistit?
      E pame dhe mbulimin sa na ruajti nga imoraliteti

      Reply to this comment
      • Gani USA February 13, 21:05

        a domethene sipas teje ai gardisti beri mire qe e vrau gruan e mbulume?
        idiot je ti jo ky i Kuranit siper

        Reply to this comment
        • ja ushtari allahut February 13, 21:06

          Gani
          E kisha me te dy
          Ku ka sherr ta dish nuk ka kurre nje fajtor te vetem
          Doja te thoja qe mbulimi dhe besimi fetar nuk e shpetoi as ate te gjoren nga vrasja, as kete te gjorin nga dyshimet
          Te verteten e mori ne varr ajo
          Po ideja eshte qe te dy, nuk i shpetoi dot as besimi, as mbulimi
          Meqe ky i kuranit thote qe e di kurani se si duhet t vishemi, ndaj thashe

          Reply to this comment
      • Arben February 14, 06:30

        Ta kesh lexuar ndopak Kuranin, do dije cdo flisje

        Reply to this comment
    • Dionis Kurti February 14, 13:15

      Edhe?! Ça eshte kurani qe duhet me e ndjek fill e për pe?!

      Reply to this comment
  2. Niku February 13, 20:02

    Mbeturina patriarkale kane ekzistuar gjithmone dhe duhen luftuar, kjo eshte si nje aksiome. Por problemi nuk qendron ketu. Per shoqerine shqiptare problemi madhor eshte imoraliteti qe ja kalon edhe vendeve perendimore. Po zhvillohet prostitucioni “modern” dhe kjo ka sjelle edhe mos lindjen e femijve. Familja, qe eshte qeliza e nje shoqerie ka marre goditje fatale. Intelektualet ketu duhet te perqendrohen dhe jo tek liria e femres se si te vishet apo si te sillet, se keto I ka afer infinitit, duke perjashtuar raste te vecanta. Vajzat ne fillim duhet te kerkojne nga djemte dashuri te paster me tendence qe te krijoje familje te paster dhe femije te edukuar qe ne vogli. Ky eshte hapi i pare I nevojshem dhe I domosdoshem, pastaj vine te tjerat.

    Reply to this comment
  3. Taraboshi February 13, 20:18

    Edhesjedhja e zbukuron njeriun.Pra nuk eshte veshja estravagante si vajzave dhe djemeve.Sidomos vajzave qe i keni paisur moderne nga veshja me telefone nga me te miret.dhe ankoheni se nuk keni buke per te ngene.Per veshje dhe paisje te tjera keni Ruani femijet Kujdesuni per to.Mos i lini rrugeve deri naten vone.se….

    Reply to this comment
  4. Biometri February 13, 20:37

    Shume i sakte komenti juaj i nderuar
    Shume me lart se autori i shkrimit do te thoja
    Do shtoja vetem dicka
    Vec apelit per politiken e maskarenjve qe ka ai vend, duhet edhe nje apel per Xhamite dhe Kishat.
    Mos ta kene mendjen vetem tek pronat e tek tokat, apo tek terrorizmi dhe ushtaret e Allahut se eshte turp
    Te edukojne njerezit, grate edhe burrat, tu mesojne 5 gjera mbi te miren dhe te keqen, tu mesojne te mos lendojne veten dhe te tjeret, tu mesojne ate qe eshte ne cdo liber fetar: QE ATE QE NUK DO TE TA BEJNE TY, MOS IA BEJ KURRE TJETRIT

    Reply to this comment
  5. MH February 13, 21:17

    Shkeputa kete ligjerat nga keshillimi informatik ne vlersimin e seksit femen.Ku keni shkrue si ma posht vijon:

    “”””Diçka që ne e kemi marrë për të mirëqenë, si gjënë më normale në botë! Padyshim, pasi gatimin nuk e bëjnë burrat. As tavolinën nuk e shtrojnë burrat. Enët nuk i lajnë burrat. Shtratin nuk e ndreqin burrat. Rrobat nuk i lajnë burrat. Shtëpinë nuk e mbajnë burrat. Sikurse fëmijët nuk i rrisin burrat…””””

    Ky shkrim sec me kujton nji histori te nji hallegjiut si ma poshte:

    Po kur burri i kryen te gjitha sa kritikon ne kete ligjerat pa i hek as piken as presjen.Dhe femna grueja e tund hallatin e hamshorit qe zgjedhe duke mohue burrin.Femna arrin deri aty sa i thot burrit si nuk te vjen turp te kerkosh te bash seks me mue.E ne fakt kane femije.Vashdon filozofia e kesaj femne ti drejtohet burrit qe dashuria nuk asht per te ba seks.Dashuria asht per te krye ato qe ke shtjellue ti ne ate ligjeraten qe shkeputa une te vendosur ne thojza.Burri nuk len asgje mangut ne ato porosit e tua qe me sa kujdes i ke rreshtue i ban te gjitha pa perjashtim.Burri nuk e len me kaq por i drejtohet.Po ti moj grue pse shkerllehesh me te tjeret.Shkerllimin ti po e bake pa dashuri qe e thot vet qe dashuria nuk asht te bash seks.Perderisa dashuri nuk asht te bash seks,don te thote se kjo asht kurve.Sepse licencen e ka me burrin te firmosun ne kontraten e leshuar ne gjendjen civile.Pra kjo kur shkerllehet me tjetrin pa licence asht njisoj sikur punon ne te zeze.Puna ne te zeze denohet ne cdo vend demokratik.

    Te lutem!

    Te me japesh pergjigje nese je vertet filozof qe i kjan hallin emancipimit te femnave.

    Se kush asht karateri i femnes dhe i mashkullit ne lidhje me korrektesin e karaterit per seksin po te ve ne dijeni nga nji femen zoge e re e mjaft sportive e cila deklaroi per te injorue mashkujt qe po e ngacmoni:
    He mo ju te diturit.Kush kenaqet ma shume veshi.A po gishti qe kruan veshin.

    Reply to this comment
  6. Bledi February 13, 21:29

    Ne fakt historia shqiptare ka peshuar shume mbi nderin e shtepise fisit kombit
    Ne fakt shume burra kane luftuar dhe jane vrare per ket nder
    Nuk mundet te jesh krenar kur shef gocen tek Arjan Çani qe i thote Arjanit preki gjokset dhe bythen i kam origjinale nuk i kam te bera
    Dhe familja eshte krenare per koleksionin e dashnoreve qe ka vajza 15 vjeçe
    Kjo eshte çudi shqiptare se ne boten e emancipuar por dhe ne ate te prapambetur vajzat arrijne te gjejne veten ne moshe madhore pra mbas 18 vjec
    Shqiperia eshte ne 1 vakum te kohes bashkjeton mesjeta me te ardhmen ku ai qe i punon token me lopate ka i phone x
    Vajzat shqiptare jane si Tarzani ne Metro
    Çoroditje totale
    Çunat ose martojne kurva per leke ose ngelen beqare
    Babi qe duhet te ishte i pari ka dale ne fund dhe mami behet pale ne kurverin e vajzes
    Familja ka ik per lesh

    Reply to this comment
  7. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit February 14, 12:51

    me kuran i ka edhe nje ne kodersukth 2 gra.ka 14 femije.mjeket gjinokologe i kane thene se organet e te dy grave i ke shpartalluar,prandaj mos u bjer me ne qafe.dhe fetari i i madh A .K. eshte pergjigjue :-“dakord, do marr te treten”.

    Reply to this comment
  8. kaloresi i urdherit te leshtelikes February 14, 13:00

    ketyre vajzave ne foto iu lutem te vishen si ua do qejfi,vec rrocken mbuljeni se po ua ngrini meshkjve edhe ne rruge ,jo me ne ekran te tv.vetem qente e nxjerrin ducken sheshit.kur krijoi zoti even i dha nje gjethe fiku per ta mbuluar,nuk e la si qenushe zbuluar.edhe pantallonat i vishni te grisura,vetem per te treguar nje cike shale.dhe ua kane fajin meshkujt.

    Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku February 14, 13:52

    Shume e drejte, askush nuk ka te drejte te te thote se si duhet te vishesh, por edhe ti ben mire te vishesh se po u çveshe dhe e quan qe je veshur, ndonjerit qe i eshte bere fara kolinoz i erren syte dhe sado t’i kene thene qe te mos perdhunoje, e therret kushtrimi i shtazes, prandaj edhe ti bej me shume kujdes kur te vishesh – çvishesh.

    Reply to this comment
  10. fredi February 14, 14:30

    O ZONJ , mjaft u qat sikur ju mbajn varur per kembesh , sikur te tera te kqiat e ksaj bote i kan burrat , ndersa ju grat jeni te mira puntore te nderçme dhe pa as nje faj ne kte bot , mos naj shpif duke kerkuar akoma te drejta se nuk po lini gje pa ber , nese ca adoleshent me papjekurin apo mungesen e edukates ben ate veprim te pa pranushem , ti mos ofendo te ter meshkujt e ksaj bote i jep fytyren e xhelatit burrave , se ne burrat kemi plot raste te grave qe kan vrar burrat , qe kan tradhtuar burrat , qe i kan len burrat me gjith femij dhe kan kercitur e kan ikur me kollovarin ne itali e gjetk , por ne burrat nuk ankohemi shikoni si naj bejn ne grat , ne nuk meremi me kte pun , ty akoma ste mjaftojn te drejtat qe ke , festen e nenes me 8 mars me striptist po e festoni duke u ferkuar me burrin e botes , pa brek po rrini siç ju do kokrra qefit , nuk esht vetem fai i burrave ne kte vend qe gjysma e familjeve ne kte vend jan te divorcuara , qe me shum ka ndarje se martesa , ne si burra nuk ankohemi per ato femra qe shkojn shkerdhehen ne dubaj dhe vin bejn te nderçmen ktu ne tiran , ne as i zem ne goj kto raste por mos na detyroni , se jo te tera femrat jan te pa rregullta dhe te pa ndershme dhe jo te ter burrat jan kta qe sterros ti , nese ti ke nje burr si kta qe pershkruan ne artikull , deren e ke te shqyer shko divorcohu dhe rri si te doj qefi , mjaft duke u qar naj shpifet , sa del nje rast i piset dhe akuzoni te ter burrat e kti vendi , duke shar ter burrat SHQIPTAR nuk fiton as simpati as nder as dinjitet , por ofendon ate burr qe gdhihesh e ngrysesh ofendon tet at , ke baba ti ke burr ke vllezer , apo je goc e vetme , mjaft me kto shkrime bajate pa kuptim se naj shpifet , mo na trego çajupin e 200 vjetve me par , se kan ndryshuar gjerat nga ajo koh qe te vriste burri per nje pordh , femrat shqiptare kan mbushur rruget e europes por jo te gjitha jan forcuar , se dhe kur ja burgosin tutoret nuk kthehen ne shtepit e tyre, por vazhdojn punen si me par , po te ishte gjall çajupi sot do vinte duart ne kok , te ter njerzit si femrat dhe meshkujt kan difektet e tyre , por njerzit nuk pergjithsohen te ter, ka burra kafsh siç ka dhe gra kurva por nuk jan kto dy fakte qe gozhdojn te ter burrat e grat ne kte vend , tregohu e matur , ti nuk ke faj se ti do te shkruash diçka qe te fitosh diçka , por mos e kerko suksesin duke shar te ter burrat e kti vendi , duke u nisur nga raste te veçanta , nuk esht e drejt.

    Reply to this comment
  11. fredi February 14, 14:31

    O ZONJ , mjaft u qat sikur ju mbajn varur per kembesh ju grave sot, sikur te tera te kqiat e ksaj bote i kan burrat , ndersa ju grat jeni te mira puntore te nderçme dhe pa as nje faj ne kte bot , mos naj shpif duke kerkuar akoma te drejta se nuk po lini gje pa ber , nese ca adoleshent me papjekurin apo mungesen e edukates ben ate veprim te pa pranushem , ti mos ofendo te ter meshkujt e ksaj bote i jep fytyren e xhelatit burrave , se ne burrat kemi plot raste te grave qe kan vrar burrat , qe kan tradhtuar burrat , qe i kan len burrat me gjith femij dhe kan kercitur e kan ikur me kollovarin ne itali e gjetk , por ne burrat nuk ankohemi shikoni si naj bejn ne grat , ne nuk meremi me kte pun , ty akoma ste mjaftojn te drejtat qe ke , festen e nenes me 8 mars me striptist po e festoni duke u ferkuar me burrin e botes , pa brek po rrini siç ju do kokrra qefit , nuk esht vetem fai i burrave ne kte vend qe gjysma e familjeve ne kte vend jan te divorcuara , qe me shum ka ndarje se martesa , ne si burra nuk ankohemi per ato femra qe shkojn shkerdhehen ne dubaj dhe vin bejn te nderçmen ktu ne tiran , ne as i zem ne goj kto raste por mos na detyroni , se jo te tera femrat jan te pa rregullta dhe te pa ndershme dhe jo te ter burrat jan kta qe sterros ti , nese ti ke nje burr si kta qe pershkruan ne artikull , deren e ke te shqyer shko divorcohu dhe rri si te doj qefi , mjaft duke u qar naj shpifet , sa del nje rast i piset dhe akuzoni te ter burrat e kti vendi , duke shar ter burrat SHQIPTAR nuk fiton as simpati as nder as dinjitet , por ofendon ate burr qe gdhihesh e ngrysesh ofendon tet at , ke baba ti ke burr ke vllezer , apo je goc e vetme , mjaft me kto shkrime bajate pa kuptim se naj shpifet , mo na trego çajupin e 200 vjetve me par , se kan ndryshuar gjerat nga ajo koh qe te vriste burri per nje pordh , femrat shqiptare kan mbushur rruget e europes por jo te gjitha jan forcuar , se dhe kur ja burgosin tutoret nuk kthehen ne shtepit e tyre, por vazhdojn punen si me par , po te ishte gjall çajupi sot do vinte duart ne kok , te ter njerzit si femrat dhe meshkujt kan difektet e tyre , por njerzit nuk pergjithsohen te ter, ka burra kafsh siç ka dhe gra kurva por nuk jan kto dy fakte qe gozhdojn te ter burrat e grat ne kte vend , tregohu e matur , ti nuk ke faj se ti do te shkruash diçka qe te fitosh diçka , por mos e kerko suksesin duke shar te ter burrat e kti vendi , duke u nisur nga raste te veçanta , nuk esht e drejt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim