Një letër e hapur Kryeministrit dhe Ministres për Covid -19

March 15, 2020 01:30

Një letër e hapur Kryeministrit dhe Ministres për Covid -19

Arben Gjoni njihet nga shumë miq dhe dashamirës të tij për mjekësinë alternative që ofron.

Ndoshta jo të gjithë e njohin këtë kategori të mjekësisë. Ata quhen mjekë parandalues natyropatë dhe fusha e tyre e veprimit quhet Natyropati.

Arben Gjoni është një prej tyre dhe është diplomuar për këtë lloj mjekësie në Itali.

Në këtë letër botuar nga DITA, Gjoni i drejtohet Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila dje u bëri thirrje profesionistëve të shëndetësisë të ndihmojnë në situatën me Covid 19.

Arben Gjoni shpjegon këndvshtrimin e tij mbi virusin dhe thotë se e ofron ndihmën e tij falas nëse protokolli që ai propozon miratohet nga autoritetet.

 

Më poshtë letra e tij:

Zoti Kryeministër ju vlerësoj për masat e marra deri tani dhe jam i sigurtë që do japin rezultat në kufizimin e përphapjes së virusit. Nuk jam aspak dakort që na zbritët nga avioni e na kthyet mbrapsht sikur ne kishim kolerën e po e dërgonim në Itali. Duhej të kishit bllokuar check-in dhe të jepnit një afat siç po bëni tani e jo të na zbrisnit nga avioni.

Urdhërat e tjerë i keni dhënë me afat kështu që njerëzit kanë mundur të organizohen në lëvizjet e tyre. Por meqë tani më mbajtët këtu dhe po na informoni çdo ditë si të veprojmë po jap edhe unë disa informacione ndoshta të rëndësishme për situatën që po kalojmë.

Pershëndetje edhe ju miqtë e mi.

U bë kohë pa shkruajtur dhe komunikuar me ju. Si gjithmonë unë shkruaj nga inati dhe jo nga qejfi. Inati më hipën si në këtë rast kur më zbresin pa të drejtë nga avioni, por edhe kur dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe dizinformim në lidhje me COVID-19.

Disa tipa ju thonë hani hudhra, pini vaj dafine, tjetri ulëret merrni vit C, merrni ketë e merrni atë. Plasën gjithologët. Askush nuk ju thotë përshembull mos e pini duhanin për 1 muaj. Askush nuk thotë kontrolloni dhe më pas kuroni mushkërinë para se aty të mbërrijë virusi.

Thuhet shpesh që është një grip normal por mosha e tretë mund të mos e kalojo dot. Nuk është grip normal. Sepse ne nuk kemi anti-trupat për t’u përballur me të. Trupi do nga 24 deri 72 orë që të prodhojë antitrupat. Kjo kohë dhe ajo menjëherë pas saj janë fatale për shumë njerëz. Fëmijët i prodhojnë antitrupat për 24 orë dhe mosha e tretë për 72 ose më shumë orë, ndaj Covid ka bërë këtë “dallim” midis tyre.

Në qarkullim ne kemi qelizat linfocitare TH (T Helper) që janë neutrale. Gjatë patrullimit në organizëm nëse hasin në një VIRUS ato shndërrohen në TH1 dhe nëse hasin një BAKTER shndërrohen në TH2. Kur organizmi ynë mobilizohet për të prodhuar antitrupat (antivirale) rrit shumë TH1 dhe ul shumë ose bllokon TH2.

Cfarë janë TH, TH1, TH2? TH janë Linfocite T Helper, TH1 është përgjigja e organizmit kundër bakterieve, e viruseve intracelulari (brëndaqelizor)
TH2 është përgjigja e organizmit kundër toksinave, bakterieve, parazitëve extracelular (jashtëqelizor) dhe alergjisë

Po ua shpjegoj pak më thjeshtë: Ne kemi ushtarë që ruajnë kufirin nga jashtë (TH1) por kemi edhe policë që ruajnë rendin nga brenda (TH2). Ushtarët ruajnë që brënda kufijve tanë të mos hyjnë “armiq” të jashtëm, ndërsa policët na ruajnë nga “armiqtë” e brendshëm. Por kur kemi një sulm të madh nga jashtë edhe policët vishen ushtarë dhe shkojnë në kufi duke lënë zbuluar luftën me “armiqtë” e brëndshëm. Anasjelltas kur kemi një problem të rëndë të brenshëm edhe ushtarët bëjnë punën e policit.

Tani le të kthehemi prapë tek Covid-19.

Të gjithë pyesin si ka mundësi që disa rezultojnë të infektuar por nuk shfaqin shenja. Kjo ndodh sepse atyre virusi nuk ua ka prekur qelizat e mushkërisë dhe trupi ka mundur ta eliminojë atë përpara se virusi të arrijë mushkërinë.

Të infektuarit duhet të ndihmohen që në këtë fazë, pra që virusi të mos arrijë deri në mushkëri. Këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë. Kura në këtë fazë është më e rëndësishme sepse PARANDALON!

Është e ndryshme nga kura në fazën 2 kur TH1 është i lartë dhe TH2 i ulët dhe përsëri e ndryshme në fazën 3 kur TH2 është i lartë dhe TH1 i ulët.

Pra kundër këtij virusi mund dhe duhet të luftojmë në të tria fazat sepse i kemi aktualisht të tria të shfaqura. Duhet punuar pra, me tre protokolle të ndryshme. Po të luftojmë që në fazën e parë do kemi shumë pak ose aspak të sëmurë në fazën 2 dhe 3. Sot ata që janë pa simptoma në fazën e parë i lemë derisa t’i shfaqin ose jo simptomat dhe pastaj t’i kurojmë. Për mendimin tim është qasje e gabuar si protokoll.

Të gjithë atyre që kanë simptoma si kollë, temperaturë etj virusi u ka prekur organin më saktë qelizat dhe ka filluar lufta e organizmit me virusin. Këtu duhet ndihmuar TH1 që përgjigja të jetë më e shpejtë dhe organizmi të mos lerë zbuluar TH2. Edhe këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë.

Të gjithë ata që intubohen janë në fazën e tretë, mund ta kenë fituar betejën kundër virusit por në fushëbetejë ka filluar dekompozimi i antitrupave i viruseve dhe qelizave të vdekura dhe organizmi tani nuk ka mjaftueshëm TH2 dhe i duhet përsëri një farë kohe që organizmi ti prodhojë ato. Por shpesh koha nuk mjafton ose pacienti ka edhe probleme të tjera të cilat kufizojnë reagimin e organizmit në mënyrë të shpejtë dhe gjithë sistemi bllokohet, shkon në kolaps. Edhe në këtë fazë Natyropatia mund të bëjë shumë punë dhe ta ndihmojë organizmin.

Në Natyropati janë gati protokollet që ndihmojnë TH1 dhe TH2, ka gjithashtu edhe metoda natyrale jo invasive për të përcaktuar gjendjen e TH1 dhe TH2 në organizëm. Por unë nuk mund të japë asnjë prej tyre sepse aplikimi i tyre është kompetencë e mjekut Natyropat dhe jo e gjithologëve; të gjithë do shkonin nëpër farmaci për blerjen dhe përdorimin e tyre pa kriter.

Gjithë sa ju thashë më lartë mund të jetë një protokoll Natyropatik i ndarë në 3 nënprotokolle të veçanta e të aplikueshme në 3 stade të ndryshme të sëmundjes. Këto protokolle nuk zëvëndësojnë por komplementojnë protokollet tuaja që të funksionojnë më mirë.

Çfare janë protokollet? Protokollet janë rregulla mjekësore dhe hapa të qarta që duhen ndjekur sipas një radhe të caktuar për të luftuar një sëmundje të veçantë. Protokollet hyjnë në zbatim mbasi kanë kaluar të gjitha testet dhe kanë dhënë rezultate të kënaqshme.

Shumë qytetarë po kërkojnë që t’i ndihmojë në fazën 1 të sëmundjes. Për ta kam informacionin e mëposhtëm:

Unë dhe asnjë mjek apo spital privat deri tani nuk mund të vizitojë dhe të caktojë protokolle private pasi kjo është kompetencë e Ministrisë së Shëndetsisë dhe e OBSH. Por Ministria e Shëndetesisë ka bërë apel që të gjithë mjekët dhe studentët t’i bashkohen grupeve të punës në terren gjë që deri tani mungonte. Nga ky bashkëpunim mund të hartojmë strategji dhe protokolle të tjera për të luftuar Covid-19.

Zoti Kryeministër, Znj.Ministre e Shëndetësisë, nëse mendoni se informacioni është interesant dhe doni ta aplikoni unë do japë ndihmën time falas.

Ju uroj punë të mbarë.

 

*****

Botuar sot nga DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të autorit

March 15, 2020 01:30
Komento

25 Komente

  1. Ndaj diturine March 15, 01:44

    Mire po pse pret ftese per gjendjen e jashtezakonshme. Pse nuk shkon direkt tek ministrja e shendetesise trokiti ne dere dhe thuaji ja ku jam dua te jap dijen time per popullin tim per njerezit e semure.Po pse mor djale cfare pret ti tapetin e kuq jo mor jo te gjithe pa perjashtim qe kane dituri ne kete kohe duhet perdorur or kurre.

    Reply to this comment
    • Eol March 15, 07:31

      Siç keni kryer vizitat pa pyetur krye ministrin dhe ministren, ne te njejten menyre jepni dhe ndihmesen tuaj falas ne kete situate qe ndodhemi. Sado e vogel qe mund te jete ndihma juaj te gjithe qytetaret do tju jemi mirenjohes.

      Reply to this comment
    • Alban Borshi March 15, 07:36

      hyrja tej ministrja e me shume akoma tek kryeministri,
      kane protokolle shume te rrepta te aplikuara vetem me
      urdher verbal, pra jo me shkrim, dhe nuk te le njeri t’u
      afrohesh as 10m-
      prandaj ti o gjitholg i serise ‘partizani ne lufte po shkon,
      ka marre pushken me nje dore’, be mire te pastrosh varricet e kokes perpara se ato te kembeve.

      Reply to this comment
  2. geg hyseni March 15, 07:20

    Leter e hapur… nqs nuk jep kontribut direkt, dhe jo si keshilla ne maje te Olimpit, letra jote thjeshte eshte nje LETER HIGJENIKE.. Pa lere se te paska ngelur hateri se te kan zbritur edhe nga avioni!!!

    Reply to this comment
  3. Mjek veterinar March 15, 07:29

    Ky shkrim eshte plotesisht i kuptushem vetem per ato persona qe kane edukim te plote mjekesor .
    Ju Zoti Aben Gjoni shkruani: …ne fushebeteje ( pra me shqip: ne lengun e mukozave , per shembull sic jane rrjedhjet e dukeshme nga hundet , dhe te tille leng ka edhe ne brendesi te mushkerise edhe per efekt te gravitetit shkon poshte , ne thellesi , te mushkerise) , ka filluar dekompozimi i antitrupave (qelizave limfocitare) , te qelizave epiteliale te vdekura ne brendesi te rrugeve brendeshme te mushkerise , si dhe nga vete trupat e viruseve te shkateruar , pra te gjitha keto jane ambjent I pershtatshem qe te zhvillohen me shpejtesi sporet e myqeve respiratore te kudo ndodhur neper ajer qe neve thithim , dhe per efekt te krijimit te tre kushteve optimale per rritje te mykut , ndodh qe demtimi nga virusi te behet fatal nga ato qe ju i pershktuani per fazen e dyte dhe te trete , por une po e them me popullorce se mushkeria ne berndesi mbushet me kete leng I cili QURROSET njesoj si edhe e shohim tek hundet dhe ne kete faze i prekuri , pa ndihme speciale mjekesore , nuk mund ta perballoje dhe vdes .
    Pra jam me ju Arben qe vemendja duhet te jete per tre fazat , por gjeresisht per fazen e pare qe trupi te krijoje imunitet . Grupi i antiinflamatoreve , nen kujdesin profesional , mund te perdoret ne fazen e pare , me pas eshte grupi I ekspektoranteve , (pra qe qit gelbazen jashte mushkerise) .
    Pra QURRET ne hunde dhe GELBAZA ne mushkeri tregojne mykoza respiratore ! Pra si duhet te luftohen ato ?
    ==============
    !00% e mbeshtes plotesisht mendimin tuaj profesional.
    =============
    Shpresoj se Kryeministri do te ju mirekuptoje ashtu si edhe ju duhet ta mirekuptoni ate per ato masa qe ai ka urdheruar per te miren tone .
    Ish mjek veterinar
    Va….. Da.. , Chicago , USA

    Reply to this comment
    • Tomorri March 15, 12:28

      Kryeministri yne i nderuar nuk ka nevoje te marre mend nga te tjeret,se ai ka marre votast e mbi 1 milion qytetare qe te vendose vetem ai se cfare duhet te beje!
      Edhe po ta therrase vete kryeministri kete natyropatin per bisede reklamuese,sic beri me inxhinieren Luljeta Bozo,qe jo vetem nuk e la te fliste,por i jepte asaj mend!
      Ja pra e keni kot qe i jepni mend ketij kryeministri,se ai eshte aq i dashuruar me mendjen e tij sa eshte gati te na fuse te gjitheve ne krematorium vetem qe te dale e tija!
      Te gjitha sa thote natyropati mund te jene me vend,por ky kryeminister nuk degjon fare ministrat e tij e jo te degjoje te tjeret!
      Fakti,qe Rama del ne tv vete per cdo gje e nuk dalin specialistet,tregon se ai o i ka vene ministrat si kukulla,ose ata jane me te pa afte se ai ne punet e shtetit!
      Mos harxhoni kohen kot se kryeministri Rama kurre nuk do pranoje te degjoje ndonje ide me te mencur nga ato qe derdellit cdo dite vete ai!

      Reply to this comment
  4. Lili March 15, 08:44

    P jemi ti ketu edhe kush do le t’i zbatoni : naturopatija nukpengon mjekimin tjeter!

    Reply to this comment
  5. gjergji March 15, 09:43

    Si zakonisht shqiptaret mesojne kryeministrin,boten mbare me mendime e ide te “mire” totalisht idiote.E gjithe bota po perpiqet te aplikoj ndonje nga ilaqet qe te ndihmojne te semurin te permiresohet sa do pak pas nje terapie intensive disa ditore qe ,per arsye nuk ka ilac as bile vaksine ne bote te luftoj virusin C-19.Sot shtetet e ndryshme te botes kan investuar miliarda dollar apo euro e ku te perfshira kompanit me te medha farmaceutike botrore me gjithe laboratoret shkencore me te fuqishme ne bote per te percaktuar rruget per nje terapi intensive e zbulim te ilacit e vaksine per te parandalu e luftu pasojat qe sjell virusi C-19.Kjo leter e hapur eshte thjeshte nje turp e idiotesi e nuk ja vlen te lexohet e te me te komentohet.Ne fund te fundit mjeksia alternative nuk para pranohet shume nga shkencat mjekesore

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi March 15, 11:23

    Nuk e di sa ka ecur mjeksia popullore e doktor Arqilese (u kujtofte per mire) dhe Arben Gjonit! Por ketu kemi te bejme me nje virus te papercaktuar qarte, (ndoshta i mutuar ne forma/shfaqje te ndryshme ne laboratore te ndryshem), nje virus qe shfaqet si i bute edhe agresiv, tek te cilet duhet mjeku infektiv. Pastaj, edhe nga shkrimi nuk para kemi disa keshilla fillestare, te pakten! Ne fund tw fundit, te prekurit dhe te paprekzrit nga virusi aty jane, shkoni dhe zbatoni metodat tuaja Dr. Gjoni!

    Reply to this comment
  7. Pedro i ri March 15, 12:24

    Edhe pse ka nje shpjegim, perseri eshte trajtuar shume thjeshte. OBSH ka programe standart per te tilla situata.

    Reply to this comment
  8. Z March 15, 12:58

    Nuk do te thote se je doktor apo gjithcka tjeter dhe se nuk ke nje “dell idioti”?! Te tille Shqiperia ka plot! Edhe Saliu di shume, ka lexuar po shume por ka ngelur nga Vicidoli! Nje medioker kriminel! E kujt i hyn ne pune me?

    Reply to this comment
  9. Flamuri March 15, 13:17

    Z.Natyropatia!Po te ishe i shqetesuar do te beje perpjekje per tu takuar me Ministren e shendetesise.Sot jane i madh dhe i vogel nen presionin e nje armiku te padukshem ndaj si prind,si njeri,si perkujdeses i moshes se trete ju lutemi te jepni mendimin tuaj dhe te ngulni kembe per keto qe shkruani pasi me te vertete ndjekin nje llogjike,llogjiken e shkences trupore.Ti leme letrat dhe jepni kontributin tuaj ne kete fushe,pasi ne fund te fundit kjo eshte detyra juaj si mjek(flas gjithmone nese e ndjeni )Respekte per çdo mjek,infermier,teknik imazherie.Respekte dhe zoti na ndihmofte e ju mbrojte!

    Reply to this comment
  10. mali March 15, 14:52

    Ky kujtohet “si kofini pas te vjelit”.Ky nuk esht mjek por nje sharlatan.Mjeku qe ka bere betimin e mjekut nuk pret ftesa,dhe sidomos ne kohe lufte.Kjo eshte nje lufte reale per jete a vdekje kunder nje armiku mjaft te rrezikshem e I pa dukshem.Rama e ka kuptuar e zbatuar udhezimet si tere bota e qyteteruar.I lumte!Zvogelon rrezikun me masat e mara.

    Reply to this comment
  11. Orli March 15, 22:47

    Gjithe ate kohe qe ke humbur duke shkruar leter te hapur k/m,me mire te kishe ndihmuar ndonje pacient por jo si puna jote

    Reply to this comment
  12. hasani March 16, 08:57

    Mire gomari qe na ngordhi, po nuk te lene rehat edhe mizat. Gjithe shkenca mjeksore e botes po perpiqet te gjeje nje zgjidhje per shkaterrimin e ketij virusi vdekjeprures, ndersa ne ne shqiperi bejme gallate. Turp.

    Reply to this comment
  13. demo March 16, 09:23

    Ti zoti natyrolog thua qe te semuret duhet te kurohen qe ne fazen e pare.
    Me cfare kure?
    Ne te paditurit na kane thene qe nuk ka kure per kete semundje.
    Lexo gazeten cfare lufte po bejne shtete te fuqishme per te prodhuar KUREN dhe vaxinjen parandaluese.

    Reply to this comment
  14. Konti Sbalta March 17, 18:54

    Doktor Arbeni paska kryer studimet ne Itali per kete “lloi” mjekesie !Po si eshte e mundur qe vet Italia nuk po e perdor ne gjendjen ku ndodhet me perhapjen e Covid-19?Apo e ka perdorur dhe ne nuk kemi dijeni ?Kete nuk na e sqaron as vet mjeku “Natyropat”!Vihuni ne prove njihere dhe pastaj kerkoni kushte!

    Reply to this comment
  15. ? March 19, 14:49

    Keta natyropatet i bie te jene kushuri me psikopatet? Pra qy mjeku natyropat eshte kushuri me kryeministrin psikopat. demek dy pater ne nje dere, njeri pjerdh tjetri mban ere.

    Reply to this comment
  16. Asd March 20, 09:46

    Mos kerko leje per te luftuar, por shko ne front, takohu dhe fol me mjeket qe ata te ndertojne protokollet sipas keshillave tuaja. Nese standarti i ri funksionon mund te shpallet standart kombetar dhe nderkombetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim