Letër e hapur kryeministrit grek Antonis Samaras

November 1, 2013 22:28

Letër e hapur kryeministrit grek Antonis Samaras

Ne pergjigje te letres se hapur qe 23 ish-ambasadore greke i kane derguar pak dite me pare kryeministrit grek, Antonis Samaras, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave i eshte drejtuar sot po kryeministrit Samaras me nje Leter te Hapur, me ane te se ciles hidhen poshte gjuha dhe pretendimet e diplomateve greke dhe i kerkohet qeverise greke qe te mos pengoje, por te mbeshtese dhenien e statusit kandidat dhe anetaresimine Shqiperise ne Bashkimin Europian. Deshirojme qe pervec disa teklevizioneve qe do e japing sonte kete lajm, ai t’i behet i njohur publikut shqiptar permes botimit te plote  te kesaj letre edhe ne nje faqe te gazetes tuaj neser. Letra e perkthyer ne shqip gjendet bashkengjitur ketij mesazhi.
Me respekt,
Fatos Tarifa
Sekretar Shkencor / Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave

I nderuari Z. Kryeministër Samaras

Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë thellësisht të indinjuar nga përmbajtja e një letre që u është dërguar Juve nga njëzet e tre ish-ambasadorë të Republikës Helenike. Për ne kjo letër është denigruese.

Duke tërhequr vëmendjen e qeverisë greke që kriza financiare të mos çojë në mohimin e rolit primar të interesave kombëtare të Greqisë, autorët e letrës në fjalë gabojnë rëndë kur sugjerojnë se Shqipëria është një vend “i krijuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe se, deri më sot, ky vend nuk ka mbajtur një qendrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë, qysh nga formimi i tij, një vend problematik për Greqinë”.

Për ne kjo gjuhë është shqetësuese dhe jokorrekte. Asnjëri prej pretendimeve të tyre nuk është i vërtetë. Po kështu, nuk është e vërtetë as që “pas zhvillimeve pozitive për Tiranën përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shkupin, rivaliteti i Tiranës ndaj Athinës po vjen duke u rritur”. Këta ish-diplomatë shprehin keqardhje për mbështetjen që Greqia ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ata pretendojnë se Shqipëria ka marrë “mjaft përfitime politike nga Athina, pa i dhënë kësaj të fundit asgjë në shkëmbim” dhe i sugjerojnë qeverisë Tuaj, Z. Samaras, që t’i “ndreqë gabimet e së kaluarës dhe të jetë më e kujdesshme përsa i përket synimit të Tiranës [për t’u anëtarësuar] në Bashkimin Europian”.

Si anëtarë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, në të cilën bëjnë pjesë edhe një numur ish-ambasadorësh dhe diplomatësh elitarë shqiptarë që kanë shërbyer në vende dhe në organizata ndërkombëtare të rëndësishme, ne i refuzojmë vendosmërisht këto pretendime dhe e inkurajojmë Shkëlqesinë Tuaj, si Kreu i Qeverisë të një vendi fqinj dhe mik, si Greqia, që të mos i merrni në konsideratë gjuhën e përdorur prej tyre dhe mënyrat e tyre të vjetra të të menduarit për hir të marrëdhënieve më të mira midis dy popujve tanë dhe midis qeverive të të dyja vendeve.

Popujt e Ballkanit gjenden sot në një udhëkryq nga më të rëndësishmit në historinë e tyre. Ky mund të jetë, ndoshta, kapitulli “i fundit” i historisë së tyre ballkanike, i cili, nëse përdorim fjalët e kancelarit Otto von Bismarck, deri vonë mund të përshkruhej si historia e atyre “vendeve për të cilat askush s’ka dëgjuar kurrë ndonjë gjë” dhe për të cilat “nuk ia vlen të sakrifikosh as edhe eshtrat e një ushtari të vetëm”. Ne, në Shqipëri—dhe besojmë se edhe popujt e tjerë të Ballkanit—dëshirojmë që ky gadishull juglindor i kontinentit tonë të jetë pjesë e Europës së ardhshme. Në këtë fillim të shekullit të 21-të, ne duhet të bëhemi të gjithë së bashku dhe të shkruajmë bashkërisht kapitullin që do të mbyllë një histori mijëravjeçare të përgjakshme në Ballkan, për të nisur një epokë që vendet tona nuk e kanë njohur kurrë më parë.

Për të gjithë popujt e Ballkanit, përfshirë dhe grekët, kjo është një kohë kur ne, më në fund, duhet të kuptojnë se rruga drejt prosperitetit nuk është ringjallja e kujtimeve të së shkuarës, ose përdorimi i forcës, i presioneve dhe i kërcënimeve për të larë hesapet me të shkuarën, por krijimi i atyre kushteve politike, ekonomike e sociale që çojnë në krijimin e urave lidhëse, në zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe në krijimin e shoqërive të hapura demokratike.

Në këtë kuadër, një politikë e jashtnme më realiste e Republikës Helenike, e cila kërkohet të pushojë së pretenduari territore shqiptare në atë rajon që ende quhet prej saj “Epiri i Veriut”, është shpresa më e mirë për zgjidhjen përfundimtare të disa prej problemeve më të vështira në Ballkan. Të tilla janë anulimi i gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë; njohja zyrtare nga ana e qeverisë greke e kufijve shtetërorë të Shqipërisë të përcaktuar nga Konferenca e Londërs më 1913; të drejtat pronësore të popullsisë çame, të cilën ish-ambasadorët grekë në mënyrë të shëmtuar dhe aspak diplomatike e konsiderojnë një “popullsi myslimane [që] do të duhej të ishte dëbuar në Turqi”; njohja zyrtare nga ana e Republikës Helenike e Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran; zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë, etj.

Të gjithë duhet të përpiqemi që t’i mposhtim mbeturinat e nacionalizmit ekstrem në Ballkan, kudo që ai shfaqet, dhe të fokusohemi në mundësitë që ofron e ardhmja për të gjithë ne.

Progresi i bërë gjatë këtyre viteve në të gjitha ish-vendet komuniste të Ballkanit provon në mënyrë bindëse se e kaluara mund dhe duhet të tejkalohet në emër—dhe për hir të—një të ardhmeje më të mirë. Si një vend fqinj dhe miqësor, Greqia duhet ta dijë se ne të gjithë jemi pjesë e një të ardhmeje europiane të përbashkët, dhe prandaj s’duhet të dëgjojmë këshillat cinike të disa ish-ambasadorëve grekë që e nxisin Athinën të jetë “më e kujdesshme” në mbështetjen që ajo i jep çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ne shpresojmë që drejtuesit e vendeve të Ballkanit më në fund kanë kuptuar se  ata nuk mund të vazhdojnë ta mbajnë të ardhmen e popujve të tyre peng të fantazmave mesjetare, ose të një të kaluare të sajuar, duke u përpjekur të lajnë hesape të vjetra në një mënyrë që dëmton të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mençuria e qytetarëve të vendeve tona si edhe ajo e qeverive të vendeve tona do të matet me atë se sa efektivisht ato do të jenë në gjendje të telkalojnë të kaluarën problematike dhe të forcojnë themelet e një të ardhmjeje më të mirë e më të të begatë.

Vështirësitë dhe pasiguritë në këtë rrugë nuk mund të nënvleftësohen. Në Ballkan ka ende pengesa dhe sfida, por ky rajon nuk është më “qendra e stuhisë” apo një “fuçi baruti” në zemër të Europës. Problemet në Ballkan as janë të reja, as mund të zgjidhen shpejt. Por faktet tregojnë se progresi i bërë është real, i konsiderueshëm dhe inkurajues, dhe ne besojmë se Greqisë, si djepi i demokracisë antike dhe si e para demokraci moderne në Ballkan, i takon të luajë një rol të rëndësishëm konstruktiv.

Në gjykimin tonë, Greqia, si fqinji ynë jugor, që merr presidenn e radhës të Bahkimit Europian në janar 2014, nuk duhet ta heqë nga priotitetet e presidencës së saj çështjen e zgjerimit të BE-së. Përkundrazi, në frymën e “Samitit BE-Ballkani Perëndimor” të Selanikut (2003), Greqisë i përket të drejtojë përpjekjet në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë. Për ne është e vështirë ta mendojmë se Athina mund t’i krijojë probleme serioze kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, se ajo mund ta frustrojë këtë proces ose ta kundërshtojë atë. Në vend që t’u vërë veshin retorikës nacionaliste ose demagogjisë politike të një numri diplomatësh në pension, ne presim që Athina ta mbështesë pa rezerva integrimin e Shqipërisë në BE, pasi ky është i vetmi opsion i arsyeshëm, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Greqinë.

Si pjesë e elitës kulturore dhe akademike shqiptare, të mbështetur edhe nga shumë intelektualë të shquar në mbarë botën, ne besojmë sinqerisht se barra historike e së kaluarës nuk është më e rëndë se shpresat e së ardhmes. Po kështu, sfidat me të cilat ndeshen popujt e Ballkanit sot nuk janë pengesa, por oportunitete. Për popujt e rajonit tonë, koha e sotme përbën një nga ato mundësi të rralla, të cilat Hegeli i quante “momente unike” të historisë. Dhe e veçanta më e madhe e këtij momenti për popujt e Ballkanit është se ky mund të jetë fundi i luftrave gjakderdhëse, i fantazmave dhe i historisë së tyre armiqësore. Përpara popujve tanë qendron një e ardhme e shkëlqyer dhe ne s’duhet ta kompromentojmë atë.

Ju përcjellim Juve, Zotëri, përshëndetjet e ngrohta të të gjithë anëtarëve të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, si edhe urimet tona të përzemërta për sukses në misionin Tuaj si kryeministër i Greqisë fqinje dhe mike.

Ngrohtësisht,

Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

 

Tiranë, 1 nëntor 2013

November 1, 2013 22:28
Komento

19 Komente

  1. Marin November 1, 22:35

    Ju lumte shkencetareve te Akademise se Arteve dhe Shkences! Une e kam shprehur edhe drejtperdrejte ne FB te Edi Rames qe duhet te sghkrije urgjentisht te ashtuquajturen Akademia e Shkencave te Shqiperise me Qendren e Studimeve Albanologjike, me ekip te ri dhe mer te ri: Akademia e Shkencave Albanologjike”. Por, me sa duket qe te degjoje Edi Rama duhet t;i shkruaj Bashimit Europian (BE) qe ata t’i thone Edit, sepse vetem ashtu e ben ai. Kurse neve qe erdhem nga Amerika per ta votuar nuk na degjon, ndonese akom e kemi shenjen e bojes se votimit ne gishtin e madh!

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati November 2, 00:52

      Kjo leter qe bejne Akademiket eshte qesharake , dhe jashte cdo llogjike te njeriut normal

      C’pune kane akademiket tane me kryeminsitrin e nje shteti qe mban ne fuqi ligj lufte kunder vendit te akademikeve ?

      Akademiket shqiptare mund ti bejne leter Kryeministrit te tyre, por jo kryeminsitrit tjeter i cili na quan ne nje vend …Armik Strategjik , ne ruge ligjore

      Ne jemi i vetmi vend ne bote qe jemi nen peshen e nje ligji lufte , i cili sic e thane vete shtetaret greke para disa muajsh …eshte nje ligj Aktiv …

      Atehere ca kerkojne keta Akademike me kete leter ?

      Por edhe sikur te mos kishim asnje ligj lufte me Greqine, prape Akademiket nqs kane dy pare tru ne koke ,
      nuk kane asnje lloj te drejte ti dergojne nje leter nje kryeministri te nje vendi tjeter dhe ku ti thone, se nepunesit tuaj , ish -ambasadore e kane gabim ato qe qe i kerkojne Kryeministrit te tyre

      Ti nuk ke te drejte ti tregosh nje kryeministri te nje vendi tjeter , se si do e beje ai politiken e tij te jashtme ……
      C’do shtet ka strategjine e tij politke ne vendin e tij, dhe nuk lejon te huajte ti japin leksion se si ta beje politken e jashteme te shtetit te tij

      ___Greqia ka plotesisht te drejte ta quaje kete leter :….Nje nderhyrje flagrante ne punet e brendeshme te Greqise …..

      A jane normal njerezit aty ne Shqiperi , or vella ?

      Keta akademike kane te drejte qe keto probleme qe kane ngritur ne ate leter -tja thone kryemnistrit shqiptar, dhe ky nepermjet minsitrit te Jashtem , tja delegoje Ministrise se jashtme greke kur te kete ndonje takim me ministrin e jashtem grek, ….

      Te gjithe shqiptaret ne kete rast, ju thone bravo akademikeve, dhe kjo tregon se shqiptaret
      nuk jane komb shtet-formues dhe nuk e kuptojne se keto rpobleme qe jane ne leter zgjidhen
      duke ritur kohezionin dhe bashkepunimin midis forcave politke shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali zi Luginen e Presheves. dhe me Shqitparet qe jane ne Greqi

      Nuk zgjidhen keto gjera duke bere letra tek fqinji jone Grek, ushtaret e te cilit kendojne :
      …..me zorrret e shqiptareve do bejme litare …..apo ku njerezit e muzikes dhe te artit ne Greqi kendojne -me fjale fyese ekstreme kunder Shqiperise

      Para ca vjeteve , edhe nje intelektual serb qe kishte vajt ne Athine u skandalizua me intelektualet greke te cilet mburnin Miloshevicin per krimet qe kishte bere kunder Shqiptareve
      Dhe intelektuali serb ju tha intelektualeve greke :..Ju jeni gabim, ne nuk e mburim miloshevicin, Ai eshte kriminel lufte …
      Intelektuali serb dha interviste ne radio serbe dhe u skandalizua nga armiqesia e intelektualeve greke kunder Shqitpareve …

      Helloooooo !
      __Ndaj kjo qe bejne akademiket tane me kete letren eshte nje sjellje foshnjarake nga ana e akademikeve ,
      dhe i tregon ata shume naive dhe totalisht budallenj

      Si ka mundesi, edhe akademike , edhe jane kaq shume retard , keta …?

      Keta akademiket nqs jane me te vertete te interesuar perceshtjen shqitpare,

      __Le te mblidhen bashkarisht me akademiket e Kosoves,
      dhe te hartojne nje strategji afatgjate per gjithe Shqiptaret ne rajon , dhe ate strategji tja jepnin qeverive shqitpare, dhe ajo strategji te sherbente si Bibel per politken tone te jashtme
      ku te punohej per integrimin e te gjithe shqiptareve ne nje shtet te perbahsket shqiptar me standarte europiane ……

      Ndersa keta akademikoqet , na bejne Show, duke i derguar nje leter Kryemnistrit grek……

      ..Apo kete leter e ka ideuar ai i brekeve ne USA, me ekipin e Janissareve qe gelojne atje ne Akademi
      dhe kekrojne
      ti japin sinjale Greqise se keta akademike jane ………..akademiket e Greqise …..???? ….A..??

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. November 2, 12:21

        o “rajmond vlonjati”! Ke mbushe gjithe kete faqe , por ja ke fut ko plako!
        Llogje kavaje, apo shtellunga tymi te lokomotives me qymyr.
        Akademiket e Shkencave te Shqiperise, per here te pare pas 23 vjetesh demoanarshi, po thone fjalen e tyre.
        Ndersa zotrote na merrke pozicionin e nje njeriu qe “ditka” shume, apo mund te jap dhe mendje, por qe nuk e lene ne kete rast groshet qorre qe ka ngrene ne darke.
        Pikerisht keto lloj ndarjesh si me thike te detyrave te institucioeve, keto mendesi arkaike dhe prej fodullesh, kane krijuar dhe vazhdojne te krijojne ate hapsire te mundeshme, ku gjithfare sharlatanesh politik, te vazhdojne te na denigrojne me gjithe fare menyrash dhe mjetesh.
        Letra e Akademikeve shqiptar, eshte ne kete rast, nje leksion demokracie, drejtuar nje lideri te shtetit fqinj, i cili ka deklaruar boterisht me se nje here, se eshte per mardhenie te mira me fqinjet, por qe helmi rracist i ca pleqeve te pjerdhur dhe te rrjedhur por dhe i bijeve te tyre nostalgjike te hitlerit, kerkojne ta pengojne me “argumenta” te sajuara armiqesore, per shkak te akumulimit te mellefit te deshtimeve te ish politikes dhe veprimeve te tyre ekspansioniste, ndaj Shqiperise.
        Akademiket e çdo vendi dhe jo vetem te Shqiperise, nuk jane vetem per te shkruar libra dhe histori, por ata jane mbi te gjitha qe mendimi, qendrimi dhe veprimi i tyre i perbashket, te jete ne sherbim te mbrojtjes se kombit te tyre, inetersave te ruajtjes, mbrojtjes dhe njohjes ne bote te vlerave te vendit te tyre, duke u ballafaquar pse jo dhe ashper, sipas rastit me politikat e çdo lloji institucioni homolog, shteteror, apo grupesh te caktuara, qe rigrupohen apo organizohen per qellime te caktuara, qe bien ndesh me interesat e vendit te tyre.
        Akademia nuk eshte strehe pleqsh, siç mund ta deshiroj ndokush, qe vetem te hedhin e te presin muhabete kafenesh.

        Reply to this comment
        • raimond vlonjati November 3, 05:48

          O Vezhgues , ti nuk di te lexosh

          Une nuk them qe keta akademike te mos merren me politke , perkundrazi .
          Keta duhet te meren me politke dhe te krijojne strategjite afatgjata te politkes sone sic bejne gjithe akademiket fqinje,

          Por keto pikpamje politke akademiket tane duhet ti shprehin tek qeveria dhe parlamenti jone, jo tek qeveria e grekut,
          se nuk kuptim ti japin mend te huajve, por ti japin mend qeverise sone
          , dhe kjo pastaj te perdori mendjen e tyre per te bere “lufte” politke kundrejt fqinjeve

          Kjo eshte ruga e llogjikes normale ne politken e jashteme , jo ajo qe bejne akademiket duke marre yrysh dhe i japin mend atij te huajit

          I huaji ka politken e tij, dhe nuk do tja dije fare se ca thone akademiket tane

          Akademiekt tane po ta kene seriozisht ate punen e politikes ,
          le te fillojne bashkerendimin e mendimit politk me Akademin e Kosoves ,
          dhe bashkarisht te krijojne nje strategji politke per te ardhmen e perbashket te kombit shqiptar ne Ballkan

          Psh Akademia Serbe ka krijuar Narcetanien e tyre, Akademia greke ka krijuar Megalidhene ,
          Akademia jone
          te Krijoje ……”Albanian-Union Strategy “, dhe ate tja paraqese politikes mbareshqiptare

          ……Sepse bashkimi i shqiptareve eshte ne hortizontin tone politk si dicka e pashmangeshme,
          dhe Akademia jone duhet ti paraprije ketij bashkimi duke treguar ruget me te mira per bashkimin tone…..

          Me thjesht se kaq nuk mund ta shpreh…

          Reply to this comment
          • Vëzhguesi F. November 3, 13:55

            @rajmond vlonjati! Une jo vetem qe di te lexoj, por dhe te them ty dhe shume si puna jote, qe merrni yrysh me “mendime” “gjeniale”, se perseri ja fut kot, por kot fare ama.
            Se pari nuk eshte as ne objektin dhe as ne vizionin e Akademise se Shkencave qe te merret me politike.
            Dhe kjo leter nuk eshte marrje me politike. Ne gjhuhen popullore kjo quhet nje lloj restoje, ndersa ne gjuhen e akademikeve, kjo leter merr trajten e nje sygjerimi dashamires , pse jo dhe nje lloj hedhje poshte te akuzave dhe shpifje te ca qytetareve qe dikur kane qene misionar diplomatike te atij vendi. Ne kete rast heshtja ndaj shpifjeve dhe insinuatave do te ishte nje lloj inferioriteti te pafalshem. Kjo leter nuk eshte “dhenie mendje”, por terheqje vemendje ndaj shpifjeve, bazuar mbi faktet historike.
            Paralelet qe heq zotrote apo “mesimet” qe i sygjeron Akademise se Shkencave, do te ishin nje plagjature e keqe nacionaliste, nje lloj thellimi i acarimit te qendrimeve dhe jo krijimin e nje klime bashkepunimi dashamirese. Qofte Megalidheja dhe qofte krijesat e akademikeve sllave (jo vetem serb), jane jo vetem produkte te nje mentaliteti dhe mendesie primitive qe kane synuar shtremberimin e historise se kombeve te ballanit, por jane dhe ideuesit dhe frymezuesit e konflikteve shekullore ne kete pjese te europes. Nacionalizmi, qe pershkruan fund e krye boshtin e ketyre akademive, eshte fryme ekspansioniste, ideologji e konfliktit dhe nje lloj argumenti maskarenjsh.

          • raimond vlonjati November 3, 16:54

            Me politke duhet te mrren te gjithe , dhe aq me teper Akademia

            Sepse politika eshte ajo qe ben diferencen midis nesh dhe …Kafsheve

            Njeriu eshte kafshe- politike, thosh Aristoteli , dhe po i hoqe politiken,
            …behet kafshe ….

            Ndersa meret me politke dhe behet njeri –

            Ndaj ju thuaj akademikeve te ….”behen njerez “

      • Shqiptar November 3, 12:32

        Rajmond Vlonjati, jam shume dakord me ty. Ndersa lidhur me punet e Maqedonise, do tiu thosha akademikeve tane se nuk duhet te merakosen per to, por te sillen si akadamiket maqedonas qe i quajne shqiptaret egersira e kacake te zbritur nga pyjet.

        Reply to this comment
  2. tol francezi it November 1, 23:05

    Ore mos te na genjeje mendja se gerqia do harxhoje ndonje fjale te mire per antarsimin e shqiperise ne be ,greket kane bere dhe po bejne ceshte ne doren e tyre ti prishin pune vendit tone per antarsim.

    Reply to this comment
    • gjergji November 2, 18:35

      Hipokrizia dhe injoranca Shqipetare nuk ka Funde (kjo duket nga komentet tuaja).

      1. Si do ti dukej Shqipetareve sikur Kryeministri Grek te shprehej, si Sali Berisha qe Shqiperia arrine nga Preveza ne Presheve.

      A nuk quhet ky…Provokacion, Shovinizen…

      2. Si do ju dukej po Kryeministri Grek te thoshte qe Shqiperia (ose Epiri) eshte eshte Greqi dhe e anasjellta sic tha Erdogani per Kosoven dhe neser per Shqiperine.

      3. Si do ju dukej qe ne parlamentin Grek te flitej per “rezolut per Vorio Epirin” sic flitet per “rezolut Came”….

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. November 2, 23:22

        @ gjergji!
        Ore po çfare dreqin je qe shkruan shqip?!
        Nga menyra se si shfryn, duksh qe do te jesh nje nga keta pensionistet grek qe i kane shkruajtuar kryeministrit te tyre, por qe paske mesuar shqip.
        Degjome dhe pak mua, se si e vlersoj repliken tende (nuk e di se me ciline ke).
        1. Ti je nje koqe kandari, ose e thene ne menyren tende te te shkruarit nje hipokrit dhe injorant (jo pa Funde) por me minifund, ose fustanelle.
        2. Sali Berisha ka folur gjithmone si idiot, por per fatin tend te keq, ne rastin qe permend ti, ajo eshte nje e vertete historike.
        Faktet historike nuk jane as provokacione dhe as shovinizem. Provokacion dhe shovinizem jane sjelljet e atyre qe kane nje mendim si ty dhe shprehje urrejtje qe i proklamojne ne paradat ushtarake.
        3. Kryeministri grek nuk eshte injorant si puna jote qe te ngaterroje kekun me byrekun. Shqiperia nuk mund te njehsohet me Epirin, sepse vete Epiri ka qene i Shqiperise, por keto i takojne kalendave te historiografise. Vetme fashisti kriminel kristo papas, ka shprehur oreksin qe shqiperia te jete greqi.
        4. Parlamenti Grek ka nje ligj absurd lufte, qe ia kane lene peshqesh shovenet e te pareve te tu dhe qe duhet ta heqe qafe. Dhe i ashtuquajturi “Vori Epir’ eshte produkt i atyre shoveneve famekeqinj.
        Rrota e historise nuk mund te ece mbrapsht. Ndersa pronat e çameve jane aty, tek te paret e tyre, te cilet i perzune shovenet e tu ne menyren me barabare.
        Ndaj ka dhe je çeshtje çame ne tavoline qe kerkon zgjidhje.

        Reply to this comment
  3. Vëzhguesi F. November 1, 23:16

    Si qytetar i ketij vendi, vlersoj maksimalisht, kete reagim sa te civilizuar dhe europian, po aq dhe vizionar, dashamires, miqesor, te Akademise se Shkencave Shqiptare, ndaj nje qendrimi gati armiqsor, obskurantist dhe mesjetar, te nje grupi ish ambasadoresh helenik qe kane sherbyer dikur neper vende te ndryshme te botes.
    Te jesh i vjeter, do te thote te jesh i pjekur.
    Por keta ish ambasadore, tashme ne pension, jane ca grindavecer cinike, te cilet kerkojne te rikthejne te kaluaren e tyre jo vetem te palavdishme, por dhe te turpshme, ngarkuar me hile dhe dredhi te servirura si diplomaci.
    Jo vetem sot ne demokraci, ku Shqiperia, si nje vend antar i paktit te Atlantikut te Veriut, qe aspiron dhe po maksimalizon perpjekjet per te qene pjese e familjes se madhe europiane, por edhe ne te shkuaren e saj komuniste, asnje fqinj i saj nuk ka pare prej saj as te keqen me te vogel.
    Politika e shtetit shqiptar i te gjitha kohrave, ne keto 100 vjet te shtetit shqiptar, pas pavarsises se saj, ka qene kurdohere politike e fqinjesise se mire edhe pse politika e fqinjeve te saj jo vetem ne nje rast, por ne menyre permanente ka konsistuar ne qendrime dhe synime deri ekspansioniste, djallezore dhe armiqsore.
    Ne, shqiptaret kemi qene dhe mbetemi tolerante edhe pse na jane bere jo pak padrejtesi ne te shkuaren.
    Dhe tolerancen nuk e kemi manifestuar asnjehere, si dobesi, por si shprehje te kultures dhe civilizimit tone te lashte.
    Tolerancen e kemi manifestuar jo vetem ne kohet kur forcat e armatosura shqiptare bazoheshin ne disa reparte kembesoresh, por dhe kur ato ishin te ndertuara dhe paisura me arme dhe teknike luftarake moderne, dhe kur mbrojtja e vendit ishte ndertuar mbi parimin e militarizimit te te gjithe popullit.
    Ererat e te shkuares dhe pasojat e tyre duhet t’i mbeten te shkuares.
    E ardhmja e popujve tane lypset te jete familja e madhe europiane, pjese e te cilit jemi historikisht dhe gjeografikisht.
    Nje e ardhme e ndertuar mbi bazen e parimeve te bashkjeteses paqesore, duke flakur ne koshin e plehrave te historise, si relike te deshme armiqesite, dhe pretendimet absurde per rivendikime teritoriale.

    Reply to this comment
  4. Bocari November 1, 23:36

    Hajde carcaf hajde. Bjeri o zoteri me fakte se ke lehtesira. Ata zoterinj derra te greqise ja fusin pordhes si kane qef ne flasim me doreza se mos i lendojme. Te shkruash ato si dhe te tjerat qe ka thene “Bismarku i Madh” do te thote te tregosh injorance historike. Perse o zoteri gjithmone me kujdes do flitet me injorantet dhe satrapet sikur po na heqin driten e diellit. Lereni diplomacine per diplomatet dhe shkruani si shkenctare. Faktet jane shkenca, faktet historike dhe jo uji ne havan. Kryeminister ka qene dhe Saliu por kjo sdo te thote ti bejme nderim. Shqiptari ka nje zakon te mire dhe shume frutdhenes, plumbin e nxjerrin me plumb. Pra shqiptaret duhet te fillojne te flasin per Shqiperine.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic November 2, 00:51

    Me mire von se kurre , pore gjiha akademike duhej te fliste pake me pare sidomos kur u dha deti dhe kur doli ligji pervetedeklarimin e fese dhe kombesise.

    Reply to this comment
  6. plaku November 2, 08:09

    E drejte, permendja e Bismarkut asht e pavend, ose, ma mire me thane, nji perpjekje qesharake per me u hy ne qejf grekeve. Veç kesaj, Bismarku nuk ka fole per nji ushtar çfaredo, por per “nji ushtar pomeran”…Nga ana tjeter asht gabim te thuhet “revanshi grek”, sepse jemi ne ata qe huhet te kerkojme revansh, mbasi jane ata qe na kane plaçkit. Dhe çeshtja çame nuk ka pse reduktohet vetem ne “çeshtje prone”…Sidoqofte, urime per ndjeshmenine dhe reagimin ne klimen e tulatjes zyrtare…

    Reply to this comment
  7. Eri November 2, 11:48

    Reagimi i ish-diplomateve grek eshte nje apel per gjithe faktorin shqiptar ta shohim njeri-tjetrin ne sy dhe t’i shtrijme doren e vellazerise. Kudo jemi te rrethuar nga shtete qe na shohin si te tepert edhe pse jemi ne trojet tona mijera vjet. Duhen shtuar me teper aktivitetet ekonomike mes Shqiperise, Kosoves e shqiptareve te Malit te Zi dhe Maqedonise. Nje shtet i forte ekonomik behet faktor ne rajon. Shikoni Turqine qe e shohim shtrember shpesh here. Edhe pse nuk eshte ne BE, nuk njeh recension dhe ekonomia rritet cdo vit vetem nga remitancat dhe perkrahja qe i bejne turqit bizneseve te njeri-tjetrit jashte kufijve te shtetit te tyre.
    Le ta fillojme nga vetja, te mundohemi te blejme sa me shume produkte shqiptare dhe te refuzojme sa me shume produkte te fqinjve tane. Te shohim kush ia ka me teper nevojen njeri-tjetrit.

    Reply to this comment
  8. erion_emigranti November 2, 12:52

    Nqs Ne si Shqiptar do shikojme punen dhe sinqeritetin nuk do na duhet aspak as vota e Greqise dhe as e ndo1 tjetri..

    Jemi ne Europe dhe shume mire e ndertojme Europen brenda nesh. Le te jemi Njeres mbi te gjitha dhe mos te mbjellim dhune.. le te risim femijet tane ashtu si i takon e te marim shembujt me te mire nga fqinjet apo nga ndo1 tjeter..

    Nqs 1 grup njerezish si nga ana jone apo e tjetrit japin mendimin e tyre dhe qe e quajne veten akademike e ku tadi une eshte thjesh mendimi i tyre. Nuk kane as1 te drejte qe te flasin ne zerin tone te perbashket. ose te pakten ne zerin tim si shqiptar.

    Dikush aty me lart shume mire tha qe duhet te fuqizohemi ekonomikisht. Kjo eshte me e rendesishmja. Sa per politike shyqyr zotit kesaj radhe kemi vertet njeres qe dine te bejne politike.

    Reply to this comment
  9. Dike Mullai thote- November 2, 13:25

    Me fjalorin, qe perdor raimond vlonjati, tregon se eshte KO.E!!!

    Reply to this comment
  10. N.VJOSA November 3, 08:34

    Kur degjova per permbajtjen e letres se ishambasadoreve greke drejtuar kryeministrit Samaras, provova nje ndjenje te thelle keqardhje per keta ish ambasadore,
    NDERGJEGJA E TYRE KA MBETUR AKOMA NE KOHEN E ANDARTVE E KOROFILLAKVE TE VENIZELLOSIT FAMKEQ, PARA NJE SHEKULLI…
    NIVELI DHE SYNIMET SHOVINISTE TE AMBASADOREVE GREK TREGON VEÇ
    Llumin e shoqeris se sotme greke…
    Dhe vetetimthi mu kujtua madheshtia dhe niveli i promethejve te lashte te filozofis dhe kultures se Greqise se lashte…
    Ku ishin ata, greket e lashte dhe ku jane greket e sotem?!…
    Keta greket e sotem shohin nga e Ardhmja europiane e Greqise dhe Shqiperise?…
    ..apo i hedhin benzine zjarrit te urrejtjes midis dy popujve?!…
    Por greket e sotem, jane vertet te denje ti krahasosh me greket e lashte, siç i krahasonte nje filozof europian…
    …ATA MUND TE KRAHASOHEN ME NJERITJETRIN ,
    AQ SA MUND TE KRAHASOHET ….
    T I G R I
    M E …
    M A C E N…

    Reply to this comment
  11. stamodumo November 3, 10:03

    Leter nga Jugu per debat

    Shqiperia i ka konsumuar te gjitha baterite, per nje perballje gjeopolitike me Greqine. Ajo i ka deklaruar te gjitha ceshtjet qe ka me greqine por ne sektorin e nje kafazi te mbyllur, brenda vetes, brenda kufijve nder shqiptare. Keshtu eshte edhe sindromi Cam. Pra shqiperia ka argumenta, Camet si pretendim pronesor diplomatik ndersa si territorial per elektorat, Emigrantet si komunitet ne Greqi, Kufiron detar dhe tokesor si problem nder shteteror. Te gjitha keto ceshtje nuk i adresohen vec vetvetes deri ne Kosove, pasi askush nuk i mer ne konsiderate prej jashte kufirit. Greqia ka argumenta gjeopolitike per ceshtjen e Epirit te Veriut. Camet si kontigjent bashkeluftetaresh humbes me fashistet, kunder aksit progresist. 1. Firmetar me fuqite ballkanike ne konferencen e Londres per njohjen e Shqiperise, por jo kufirin me ate. 2 Protokollin e Korfuzit e firmosur nga vete shiperia dhe fuqite e medha, 3. Gjyqet nderkombetare ne Lidhjen e Kombeve per te drejtat e minoritetit ne vitin 1935 te fituara me shqiperine. 4. Protokollin e Firences, Marveshjen Venizelos Titoni, Protokolli i Kapshtices,5. Ngritja ne Senatin Amerikan ne vitin 1919 ceshjta Vorio Epiriote dhe rezoluta e pare, 6. Konferenca e Paqes ne Paris, Fuqite fituese vendosen Bashkimin e epireve kur te bashkohet Gjermania, 7 Senati amerikan 1946 rezolute e dyte per bashkimin e dy epireve. 6. Lufta Civile ne shqiperi 1997 dhe percaktmi i kufirit ndares ne shkumbin nga kanali amerikan CNN. Pare ne keto permasa, Greqia ka te gjitha mundesite me nje te kollitur te adresoje nderkombetarisht vendimet e Fuqive te medha ne momentin dhe kohen e duhur. Dhe ajo mund te kuptohet. Shqiperia duhet te mos ushtroje terror ndaj popullsise vorio epiriote, e cila na baze te marveshjeve nderkombetare, ka te drejten e vetevendosjes, me kusht qe te mos pengohet integrimi i shqiperise nga ana e Greqise per ne BE. Askush nuk mund ta pengoje popullsine vorio epiriote te vete deklarohet, te mbroje pronat e veta ne Shqiperine e Jugut. Askush nuk mnd te abuzoje me te dhena fiktive rreth Vorio epirioteve (jo domosdoshmerisht minoriteti grek)perderisa rreth 700 mije jetojne midis Greqise dhe Shqiperise, me dokumentacion dhe identitet te fituara sipas ligjeve greke dhe europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim