Letër e hapur: Pse nuk flet Ben Blushi?

June 28, 2017 23:20

Letër e hapur: Pse nuk flet Ben Blushi?

Adriana Kalaja, një nga themelueset dhe administratore e LIBRA-s, ka dërguar këtë letër të hapur, ku shpreh zhgënjimin e saj me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi dhe jo vetëm kaq.

Kalaja akuzon se parimet qw e bashkuan me LIBRA-n nisën të zëvendësohen shumë shpejt “nga interesa te ngushta te Kryetarit dhe te familjes Hafizi”.

Më poshtë letra e plotë botuar nga DITA:

 

Kisha vendosur te mos shkruaja publikisht por, me ngacmoi nje postim i z. Blushi ne FB, ku merrte persiper pergjegjesine e tij te humbjes.

Them me ngacmoi, pasi prisja perveç se te merrte pergjegjesite e kesaj humbje, te paraqiste edhe arsyet se ku gaboi si kryetar i LIBRA-s e ndoshta, per here te pare, te linte notat e ironise dhe metaforat e pavenda.

 Kur u nisa ne rrugen e LIBRA-s,  kisha ne mendje nje projekt LIRIE dhe BARAZIE duke mos besuar kurre qe, shume shpejt zhgenjimi do zinte vendin e ENDRRES SE MADHE.

 E nisem, duke shpresuar e duke besuar te njeri -tjetri se do te percillnim nje FRYME  qe nuk ishte pare deri me sot tek njerezit, por jo!

Ndodhi e kunderta!

Shume shpejt, pa kaluar nje muaj nga ajo pritje e madhe qe i beri Tirana dhe jo vetem, krijmit te LIBRA-s, parimet filluan te zevendesoheshin nga interesa te ngushta te Kryetarit dhe te familjes Hafizi.

Ne shkuam pas nje njeriu qe la nje force politike, ku aderonte prej me shume se nje dekade, sepse ishte shkelur Statuti. Por sa here e shkeli statutin e LIBRA-s vete kryetari i ri, ne bashkepunim te plote dhe nen ndikimin e se “vetezgjedhures” si nenkryetare, znj. Hafizi?

-E shkeli ne dhjetor te vitit 2016, kur emeroi nje Administrator nderkohe qe ekzistonte nje i tille, i zgjedhur nga Berthama konform Statutit te LIBRA-s;

-E shkeli ne janar kur nuk konstituoi Keshillin i cili do te zgjidhte edhe nenkryetarin e LIBRA-s dhe, kur kjo u kerkua nga disa zera brenda Berthames qe ai/ajo te ishte jo nje ish-Rilindas, ai nuk reagoi, madje heshti edhe kur znj. Hafizi kercenoi me perjashtime nga partia;

-E shkeli ne shkurt kur futi LIBRA-n ne zgjedhje te parakohshme kur zgjedhjet. jo vetem u organizuan dhe u financuan por edhe u manipuluan nga familja hafizi;

-E shkeli ne mars kur  nuk u zgjodhen por u emeruan drejtuesit e departamenrte ku, pjesa derrmuese  ishin pa asnje kontribut ne LIBRA.

-E shkeli ne prill kur nuk hapi fushate per kandidatet per deputete dhe listat, ne shkelje flagrante te Statutit i beri Kryetari ne bashkepunim me familjen Hafizi, vetem per interesa personale;

-E shkeli ne maj kur prezantoi nje program pa program, i cili jo vetem qe nuk ishte kontribut i LIBRA-s por, program i bere me shijet dhe gustot e Drejtuesve te LIBRA-s pa drejtues (sepse une jam anetare e nje komisioni dhe nuk jam thirrur qe nga data 2 Prill per mbledhje).

Gjashte shkelje te renda te statutit ne gjashte muaj. Edhe Rama (Kryeminister) vete do ta kishte zili kete gje. Dhe ketu e gjej me vend  shprehjen se ky eshte rasti kur  “Nxenesi ia  kalon edhe mesuesit!”

Dhe prandaj ZOTI BLUSHI NUK FLET.

Them shkelje te renda pasi, mos ngritja e Keshillit, ne aspektin ligjor ka nxjerre ilegjitime dy komisione te rendesishme siç jane Komisioni i Etikes dhe ai i Garancive Statutore, te cilat vetem ky Keshill i kishte tagrat t’i zgjidhte dhe jo te emeroheshin nga bashkekryetaret.

 Se po te shkojme te fakti, se anetare te Komisionit te Etikes (te cilet benin intervista dhe listat paraprake te kandidateve) u vune ne listat e kandidateve, ora e ligjit dhe e statutit ngel ne vend!

 Kam pare gjithe kete periudhe qe ben rolin e viktimes. Viktime se nuk e regjistroi Biba ne KQZ, viktime se Rama (Kryeminister)  i nxjerr Lul Berishen  per te bere foto, se …… dhe shume viktima…te tjera.

Dhe prandaj ZOTI BLUSHI NUK FLET.

Por une kam disa pyetje per Blushin, kryetar te LIBRA-s:

-Po fajin KQZ ta kishte se LIBRA ishte ne fakt e regjistruar qe ne Janar;

– Po fajin KQZ ta kishte se ne LIBRA ka tre Administratore (Financiere)?

-Po fajin KQZ ta kishte se ne LIBRA u zgjodh anetare berthame bashkeshortja e Administratorit (sipas Statutit, Administratorin e zgjedh Berthama) dhe megjithese e kam kerkuar me shkrim nuk kam pergjigje edhe sot e kesaj dite?

-Po fajin KQZ ta kishte qe ne shkresen e derguar kesaj te fundit kishe caktuar rrogetarin e familjes Hafizi per te mbajtur marredheniet me KQZ?

-Po fajin KQZ ta kishte qe une ta kam kerkuar qe ne Janar qe rrogetari i familjes Hafizi eshte ne konflikt interesi me pozicionin e anetarit te Komisionit te Garancive Statutore ?

-Po fajin Rama (Kryeminister)  ta kishte qe ti nuk njeh ata persona qe i anatemon?

-Po fajin Rama (Kryeminister)  ta kishte qe ti kalon pikerisht prane kafes qe po pinin  personat qe i anatemon?

-Po fajin Rama (Kryeminister) ta kishte qe ti e kopjon ne maksimum per arrogancen qe shfaq?

-Po fajin Rama (Kryeminister) ta kishte qe ti megjithese e akuzoje se ka blere median, nuk le media (pothuajse çdo dite) pa dale gjate gjithe fushates?

Pyetjet jane pa fund por ajo qe me shqeteson me shume eshte se megjithe shpresen time dhe te miqve te mi, ti z. Blushi nuk u ngrite kurre ne nivelin e nje LIDER-i!

Sepse LIDER-i  i nje force, te ngritur mbi parime dhe norma morale:

-Nuk telefonon disa anetare qe te shkruajne dhe te shajne disa anetare te tjere, pse ata kane shfaqur ide ndryshe nga ajo e bashke drejtuesve;

-Nuk kritikon nje anetar nepermjet anetareve te tjere se pse “duartrokitet Adriana kur flet te 15- kateshi, kur thekson se se LIBRA fiton vetem nese respekton statutin (ne kete takim me eshte  dukur  vetja si z. Blushi  dikur ne Elbasan);

-Nuk pergojon anetaret dhe mbeshtetesit e vet neper kafet e Tiranes, vetem pse keto nuk bejne rolin qe ti do, ate te bindjes absolute.

Ne fund te kesaj letre te hapur duke mare ne konsiderate faktin se une e di “PSE NUK FLET ZOTI BLUSHI?”, po i bej nje thirrje z. Blushi:

-Jep doreheqjen si Kryetar i LIBRA-s;

-Bej analize dhe kerkoi ndjese publike LIBRA-s dhe jo vetem, per humbjen.

-Fute LIBRA-n ne zgjedhje te parakohshme, zgjedhje te cilat ti bej LIBRA dhe jo familja Hafizi.

-Konkuro perseri si kandidat per Kryetar por jo duke shkelur rregullat e kandidimit dhe heshtjen zgjedhore si ne Muajin Shkurt.

Une zgjodha te luftoj per LIBRA pa ikur nga kjo parti te cilen bashke me miqte e mi me te mire e krijuam si force lirie dhe barazie. Dhe do vazhdoj ta bej kete.

Betejen morale me te gjithe ju qe tentuat ta shkaterronit LIBRA-n e fitova. Tani jam ne rrugen e duhur te fitoj dhe ate ligjore, me dallimin se do heq dore nga pjesa e demshperbimit moral. Sepse njerezit, duke mos te besuar, indirekt, ma dhane mua demin moral te shkaktuar…

Une e di se se eshte e veshtire te pranosh gjithe sa paraqita me siper por, miku im, BETEJA ME VETEN ESHTE BETEJA ME E VESHTIRE!

Nese nuk e ben dot kete, jepi lamtumiren politikes dhe bej ate qe di te besh me mire, shko shkruaj ndonje roman te rradhes! Vetem, kete here mos kopjo Ramen (Kryeminister) me “Kurbanin”!

Adriana KALAJA

June 28, 2017 23:20
Komento

12 Komente

  1. TLN June 28, 23:23

    Blesh Buni duhet te mbaje pergjegjesi per rezultatin e dobet dhe te jape doreheqjen nga posti i kryetarit te partise.

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA June 29, 09:39

      … SEPSE ‘BENI NUK ECEN VETE’, PO PRET CDO I SUGJEROJE PROFESOR MEJDANI PASI TE KETE QARTESUAR GJENDJEN ‘LABORATORIKE’ TE ‘QUANTUMEVE’ TE TIJ IDEO-POLITIKE …

      … BENIN E GJORE KA DYZET VJET QE E NDJEK PAS KJO DILEME EKZISTENCIALE E TE ATIT (KICO BLUSHI) … ECEN APO NUK ECEN DOT VETE ?!

      Reply to this comment
  2. miranda June 29, 00:40

    Hë zoti Blushi fol tani !
    I humbe zgjedhjet jep doreheqjen se keshtu ke predikuar dhe per kete arsye u largove nga Ps.

    Fol pra. (po qe vertete i ndershem sigurisht)

    Reply to this comment
  3. Poradeci June 29, 05:37

    Ben Blushi vetem drejtues nuk mund te jete per kete ai ka dhene prova te pa kundershtushme eshte nje Koqe dembeli parazit si kepushe,kete e ka thene disa here Rama kjo u vertetua edhe si kryetar i partise me te re dhe ae me deshtoj pa lindur mire e pakta qe mund te beje eshte te japi doreheqjen e me njehereshme ashtu sic beri edhe Bojaxhiu bravo i qofte.Kesaj radhe more disa vota qe por edhe vete nuk hyre dot shyqyr qe nuk hyre se do na ceje b…..n

    Reply to this comment
  4. Max June 29, 08:19

    Po me keto mendesi idiote shqiptare se Adriana nuk ben hajr kush.
    Nuk u zgjodh budallaqja deputete dhe do kreun e partise.
    Dava idiotesh.

    Reply to this comment
  5. demo June 29, 08:33

    Nje parti e sapoformuar,qe nuk e kalon pragun e 2%,te kete kaq shume komisione,statutore,parimore,garantore…me shume se ka anetare!!!!Blushi ishte nje xhevahir ne PS,por Rama e eklipsoi,sepse ju duk teper i ngjashem.Preferoi te bente ministre ca plazhiste,qe e perfaqesonin reren e plazhit.I tha Blushit:-Turp te kesh!Vdes te behesh minister!Sikur te mos ishte shpellari Vucidolit dhe qelbesi Skraparit edhe une do te votoja Blushin,pikerisht pse nuk eshte turp te jete minister..Tani Rama me gjithe entuziazmin e fitores, le te shkoje ne Plazh te zgjedhe ministret e qeverise se re.Blusha ke prape.Aty ka mbetur Majko qoka,qe edhe ai mund te behet Blush.74 behet kollaj 69..Meta dhe Berisha i kane bashkuar forcat.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 30, 14:18

      “Tani Rama me gjithe entuziazmin e fitores, le te shkoje ne Plazh te zgjedhe ministret e qeverise se re.”
      ska nevojë demo,ka luli boll!!
      pavarsisht se ti votove kundër berishës dhe metës,prapë berishën do ta kesh sipër!!i pëlqen ramës prandaj duhet të të pëlqejë dhe ty!!
      “Blusha ke prape.Aty ka mbetur Majko qoka,qe edhe ai mund te behet Blush.74 behet kollaj 69..Meta dhe Berisha i kane bashkuar forcat.”
      majkon harroje ai është aq trap sa dhe veten e tradhëton e jo më të marrë guxim për të dalë kundër të PARIT!
      rama në legjislaturën e re nuk ka 74 por 117 deputetë,pa llogaritur PDIU e PSD!!
      likja është “opozita” në shqipëri!!e futa në thonjëza sepse po të ishim në një shtet normal??
      duhej të ishin futur në hekura!!
      OPOZITA NË SHQIPËRI ËSHTË VETËM POPULLI I FJETUR SHQIPTAR!!
      e ka të vështirë të zgjohet por kur zgjohet?!
      i bën mutin gjithçkaje!!
      vret më shumë veten se shkaktarët e fatkeqsive të tij!!

      Reply to this comment
  6. Dhjerokracia alla shqipo June 29, 08:55

    Ky eshte i dhjere per 27 vjet dhe ti pret qe te flas i biri kicos.

    Reply to this comment
  7. Z/K June 29, 13:18

    E ka zene gripi i veres.

    Reply to this comment
  8. Tap Topi June 29, 16:16

    Karshilleku dhe nepotizmi jane dy gangrena qe nuk e lene Shqiperine te ece perpara. Blush dembeli nuk donte te shkeputej nga kjo praktike veteshkaterruese.

    Ai nuk ishte i interesuar te krijonte nje parti popullore, qe te sherbente si kunderpeshe e tre aleateve ramizjane, tashme te veteshpallur fare haptazi.

    LIBRAshitesi nuk donte te krijonte parti. Ai donte te krijonte po ashtu si Gjinushi, Meta, Kokedhima, dhe gjithe “individualistet” e ketij soji e sorollopi, ndermarrjen e tij private. Ai nuk donte te ndodhej deri ne fund te karieres nen diktatin agresiv dhe percmues te Rames, dhe per kete rrezikoi aq shume, sa tashme humbi karrigen e deputetit.

    Shkrimtaret, ashtu sikunder doktoret, piktoret dhe aq me keq kamarieret nuk mund te behen dot politikane te suksesshem, sepse shkenca e politikes nuk studiohet me kot.

    Pllakatoni eshte ndryshe. Ai nuk ka pse studiohet. Ai mesohet nje here dhe kush ka dhunti luan dhe fiton. Kush eshte i pa pune, u rri bixhozxhinjve siper kokes dhe i vrojton…

    I pafsh hajrin pllakatonit, o bibilush. Shko tani bej selfie me kokezbathurin dhe shpreso te marresh me shume perkrahje pas kater vitesh. Deri atehere do te duhet te gjemosh… AS-at. viel Spaß damit !

    100 here te lumte Ada.

    Reply to this comment
    • Fol o legen materniteti... June 29, 19:13

      Dil burrash o legen materniteti dhe fol. Ose fol, ose ne te kundert jep menjehere doreheqjen.

      Zonje! Deri sa t’i vije goja memecit, e morri ferra uraten!

      Ai nuk eshte nga ata burra qe japin ndershmerisht doreheqje. Ai eshte po aq burracak sa dhe gjithe kllounet e tjere te cirkut, te cilet i kane ofruar dhe po i ofrojne spektatorit te shkrete shqiptar vetem aktrime dhe akrobacira te neveritshme.

      Demokracia ka nevoje per shume zera te fuqishem si ju zonje. Fatkeqsisht ti je nje prej shume te pakteve. Meqe sehirxhiu na doli ashtu sic paramendohej, e pra 9 uje nje kos, merr ti kurajon dhe beju iniciatorja e nje levizje mbarepopullore. Me pak vullnet dhe talent organizativ, gjithshka shte e mundur.

      Reply to this comment
  9. enter"" June 30, 17:55

    Rama eshte teper I madh per Blushin.
    Blushi te vazhdoje me libra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*