Letër Edit nga Solomoni (II)

October 8, 2019 22:47

Letër Edit nga Solomoni (II)

 

Nga Jorgo Mandili

 

Zoti Kryeministër,

Në letrën e parë, të paralajmërova për rrezikun e varfërisë dhe të skamjes që po të vinin si “bandit dhe njeri i armatosur”. Jo më kot t’u drejtova, se shihja  në horizont rrugën e tatëpjetës. E pësova biri im, atëherë kur unë e pandeha veten më të mençur se të tjerët nga mëndjemadhësia, krenaria e lakmia, kalova në arrogancë. E vërteta m’u errësua dhe realiteti m’u tjetërsua. Ku shkuan ndershmëria, përkushtimi, humanizmi, virtyti, zelli, pasioni, apo vizioni i premtuar për të ardhmen e popullit tim? Kur këto cilësi u zevendësuan me mëndjemadhësinë, krenarinë, lakminë për pushtet e pasurim e me plotësim të atyre dëshirave që nuk i kisha provuar, unë pësova disfatë.

Jo pa qëllim ta tregova. Nuk doja që edhe ti Edi të pësoje të njëjtin fat. Por siç duket, ashtu si e ke zakonin nuk ua vure veshin fjalëve të mia. Ti vazhdove rrugën tënde si më parë dhe po rraskapit veten dhe Shqipërinë.

Të ndoqa mbrëmjen e së shtunës, 5 tetor 2019, në emisionin e gazetarit S.Balla. Më erdhi keq, kur me mendjemadhësi dhe krenari u shprehe:

“As nuk krahasohet fare me këto lloj shthurjesh gojore, por iu referova parlamentit britanik, për standardet e mia të të folurit dhe të oratorisë. Matem me ambicien time, që pas meje, të lë një sërë fjalimesh që të hyjnë në librin e oratorisë shqiptare, që nga koha e oratorëve të mëdhenj, e deri në këtë kohë, ku gjuha përdoret në të shumtën e herës, si një gjymtyrë e shthurur jashtë lidhjes me trurin”.

Menjëherë, pas kësaj deklarate pompoze, narciste, egoiste, hipokrite, në të njëjtin emision, juve shfaqët sërish sjellje bullisti ndaj një ish-deputeti, duke e përqeshur. Më la shije të keqe. Por nuk u habita. Sepse nuk është hera e parë shfaqja e sjelljeve të tilla. Janë shfaqje të karakterit tuaj shpërthime histerike, me lëvizje si në ethe, me  ngërdheshje, skërmitje, grushta të mbledhur, batuta fyese, impostim superior ndaj medias, publikut, elektoratit etj.

Për oratori “nuk t’a ha qeni shkopin”, jep shpresë, por në praktikë me veprimet dhe sjelljet e tua  të hedh në dëshpërim. Këtu qëndron hipokrizia dhe demagogjia ekselente. Kjo sjellje nuk ju nderon si kryeqeveriu  i Shqipërisë. A nuk është vallë  pikërisht kjo sjellje është një “gjymtyrë e shthurur jashtë lidhjes me trurin”?

Përgjigja ndaj zemërimit me zemërim “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, shkakton vetëm dëm. Prandaj janë të pafalshme qëndrimet e tua në parlament ndaj kundërshtarëve me të njëjtën gjuhë si të atyre. Ti  je kryeministri Edi Rama dhe jo piktori Edi Rama, as anarshisti Edi Rama i viteve 90. Dashamirësia, vlerësimi, inkurajimi dhe mirëkuptimi hyjnë në mendjen dhe shpirtin e çdo kujt duke ua shëruar plagët. Gjuha e shëndetshme është një pemë jete. Këtu qëndron mençuria e një kryeqeveriu.

Kujdes biri im në bashkëbisedimin me njerëzit gjatë turneve të tua. O dëgjoi njerëzit deri në fund, o mos bashkëbisedo fare me ta. Njerëzit e kuptojnë mospërfilljen tënde gjatë dëgjimit, sidomos kur flet ndonjë pensionist apo veteran. Përshfaqet hapur përçmimi yt për ta. Se ti “tepsinë e pushtetit” e ke prej votave të tyre. Pavarësisht se po i përçmon thuajse hapur, ata prapë të qëndrojnë besnikë. Po ti çfarë bën për ta? Indeksimin e pensioneve? Dhe atë jo të plotë …një tallje, menefregizëm e indiferentizëm për këtë shtresë që ka krijuar ato të mira materiale, të cilat klasa politike i ktheu në vila e pasuri. Ti premtove se do t’i ndëshkoje, pastaj vetëm për ta na nxorre justifikimin se nuk je as prokuror e as gjykatës. Vetëm për ta! Sepse të kemi pare që me të tjerë je edhe prokuror edhe gjykatës.

Saliu në 2005 erdhi me parullën e duarve të pastra dhe e përfundoi me fytyrë të nxirë. Ti erdhe me rilindjen për të bërë shtet dhe dashtë zoti nuk e përfundon me zhbërjen totale të tij!

Peshoje mirë kur e nxjerr fjalën nga goja. Të flasësh nuk do të thotë thjeshtë të shprehesh. Ju qeveritarët e politikanët mendoni se të bindësh do të thotë të manipulohen njerëzit. E vërteta është krejt tjetër.

Shumica e konflikteve lind nga veprimet e tua të nxituara, nga mungesa e trasparencës, nga moskuptimi i problemit apo veprimit që do të kryhet nga mendjemadhësia e arroganca që të karakterizon, duke i dhënë të drejtë vetes si më i dituri  e më i mençuri. Kështu ndodhi me teatrin, Astirin, rrugën e Kombit, studentët etj..

Ktheji fjalët në melhem si burrë shteti, nëse do të lësh gjurmë për mirë në histori, që fjalimet e tua të ” hyjnë në librin e oratorisë shqiptare, që nga koha e oratorëve të mëdhenj”

Shqiptarët, pavarësisht se janë të ndryshëm, duan dinjitet nëpërmjet respektit dhe shërbimeve, mirëqenie nëpërmjet trajtimit human e aftësive, drejtësi nëpërmjet gjykimeve ligjore e siguri në punë e në jetë. Këtë melhem për plagët e tyre të hapura gjatë këtij tranzicioni pritnin nga ty dhe Rilindja tënde, Edi!

Mos vazhdo t’i gënjesh! Ti vetë shpesh herë u drejtohesh kundërshtarëve të tu, duke iu tërhequr vëmendjen që të kuptojnë se “populli nuk është budalla” . Mirë ata nuk e kuptojnë dhe mashtrojnë, po ti e kupton vallë? E kupton se të gënjesh është mendjelehtësi?

A ke ti këshilltarë të mençur? Pa këshillën e duhur, planet bëhen pluhur. Fatkeqësisht ti biri im, dukesh përditë e më tepër nga ata njerëz që ose nuk do këshilla ose edhe kur zgjedh këshilltarë apo bashkëpunëtorë i do “adoleshentë”. Pse? Që të mos të të kundërshtojnë apo t’ju bëjnë vërejtje?

“Bëra sa munda”… E dëgjojmë shpesh këtë shprehje justifikuese nga ana tënde të shprehur, në mënyra të ndryshme si “nuk mund të bëja më shumë”,”nuk është faji im, është i Saliut”, “nuk kam një shkop magjik” , “nuk mund të bëhen të gjitha në njëherësh” etj. Ti nuk e ndjen se nga të vjen, ndaj shpesh humb kontrollin e situatës dhe arrin në gjendjen ku mbulohesh me turp e poshtërim.

Je i detyruar si drejtues shteti jo vetëm të marrësh këshilla e mësime nga të mençurit, por edhe nga njerëzit e ditur e me përvojë që kanë kontribuar për këtë vend dhe mund të dinë diçka më shumë se ty në një fushë të caktuar, por edhe më shumë se ata kalamajtë e tu ministra, drejtues e këshilltarë, që i hapin punë jo vetëm qeverisjes tënde, por bëhen edhe gazi i portaleve.

Ti drejton dhe ke marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së një populli dhe  qeverisjes së  tij. “Nëse do të qeverisësh njerëzit ,vendose veten poshtë tyre. Nëse do të udhëheqësh njerëzit, duhet të mësosh se si duhet t’i ndjekësh ata” (LaoTzu).

Kujdes  z. kryeministër! Ruaju nga lajkatarët. “Goja lajkatare mbjell shkatërrim.” Kur një lajkatar të bën lëvdata, bëni kujdes….lajkatari të ledhaton sedrën e sëmurë aq shumë saqë edhe një njeri me karakter të fortë tundohet. Hapi veshët dhe dëgjo, hapi sytë dhe shiko, hape mendjen dhe kupto! Kur më kaploi lakmia dhe babëzia, mendjemadhësia dhe arroganca, kur nuk ua vura veshin këshilltarëve dhe të afërmëve, atëherë pësova disfatën më të madhe. E pandeha veten se isha më i zgjuar se të tjerët. Kur gabova unë, Solomoni, njeriu më i mençur më i ditur dhe më i pasuri i të gjitha kohërave, atëherë…?

Të drejtosh një shtet Edi, biri im, siç të ka këshilluar edhe Monteskie (që ti nuk e përfille fare), kërkohet ndershmëri, humanizëm, virtyte, zell, pasion dhe vizion. Kur mungesa e këtyre cilësive bashkohet me injorancën dhe papërgjegjshmërinë , atëherë kalohet në marrëzi. Një sjellje e tillë e klasës politike gjatë këtij tranzicioni e çoi vendin tonë në ato pasoja shkatërruese që përpos një të marri nuk mund t’i bënte njeri tjetër. Shpresoi populli se ti do t’i zbutje këto pasoja, prandaj edhe ta dha timonin e tepsinë, por më kot. Ju të gjithë keni një të keqe të madhe: ju pëlqen vetja aq shumë, sa mendoni se jeni më të mençur se të tjerët dhe në fund është populli që “nuk ju meriton”.

Poshtë kostumeve dhe fustaneve tuaja firmato gjendet një “derr i kënaqur”. Nuk të bën papë veladoni, as froni mbret, as gradat e titujt  shkencëtar e dijetar.

Kryelartësia shkon para rrënimit, arroganca para rrëzimit. Sjellja që mund të shkaktojë pasojat më shkatërrimtare në jetën tënde është krenaria apo mendjemadhësia.

Sinqerisht, Solomoni,

mbret i Izraelit, biri i Davidit, 7 tetor 2019

 

*****

Botuar në Dita. Letra e parë mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

October 8, 2019 22:47
Komento

39 Komente

  1. Mendjemadhesi qe tregon injorance - Mbaje koken poshte Mandili October 9, 00:34

    Bej hartime z. Mandili (apo z. Kumbllandili) sepse nuk bejne as per ne hale. Perrallat qe ke lexuar per Solomonin nuk i ka zbatuar as Izraeli dhe si do ti zbatoje KM i vendit. Ik ore merru me punet e tua dhe lere KM te beje punen. Ore, po pse e keni egon kaq te madhe? Po kush je ti ore, cfare kredencialesh ke qe ti dergosh letra te hapura KM te vendit? Ore, pse nuk ju le mendjemadhesia te qete? I drejtohesh edhe me ti, pa pike respekti. Ore KM te vendit i duhet drejtuar me “JU” dhe zoti; dhe jo me ti. Sepse nuk eshte shoku i jot ore; e ka zgjedhur populli. I jep keshilla sikur ai e ka banken plot dhe nuk po ben per te varferit! Po si do beje per te varferit ai kur gjysma e Shqiperise jane hajdute dhe nuk paguajne apo as kane paguar as taksat as dritat as ujin dhe as shit qe te hash ti. Ike ore bej shurren dhe nos hidh balte. I vike emrin vehtes edhe Solomoni. Ore trangull, po si s’te vjen turp dhe shkruan edhe ne emer te Solomonit. Ke marre ca thenie aty ketu dhe i ke vene bashke sikur ti je i zgjuari dhe KM nuk dika gje. Po nese do te ishte keshtu merr edhe ti nje parti dhe behu KM dhe zbatoje solomonin.

    Reply to this comment
    • korçari October 9, 12:35

      Mendoj se kjo leter e hapur e z.Mandili ne thelbin e saj ka mendime pozitive dhe nga çdo gje pozitive nuk te vjen asnje e keqe,asnjehere te rifreskosh virtytet nuk eshte gje e kote.Pra ai qe ka sy te shohe ,ai qe ka veshe te degjoje dhe ai qe ka tru te reflektoje.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 15:59

      “Ik ore merru me punet e tua dhe lere KM te beje punen.”
      çfarë pune po bën mor kërriç gomari me pseudonim prej idioti”Mendjemadhesi qe tregon injorance – Mbaje koken poshte Mandili”??
      punë e quan vjedhjen grabitjen e tyksave të tua mor hale??
      është e vërtetë që dhe hajduti bën punë për të vjedhur,por normalisht nuk quhet punë por KRIM!!
      IDIOT nuk mund të lihet tjetri të bëjë KRIMIN e tij!!

      Reply to this comment
  2. mirel October 9, 00:44

    Oh Jorgo, e ke lodhur Solomonin

    Reply to this comment
  3. kris 1 October 9, 01:21

    Sikur keto keshilla tja kishe dhene nje gomari ne fushen e drinos Ai nuk do Te pelliste me.Por horr piktorin nuk ka burre ta ndaloje te pellase.Pellet bukur tha Elisa.

    Reply to this comment
  4. teuta October 9, 02:59

    Shume llafe paske o Sollomon…

    Reply to this comment
  5. Vrapuesi nga liqeni October 9, 05:51

    Profesor,ke shumë të drejtë në pjesën më të madhe.A thua që udhëheqësi,nuk kupton pasojat e sjelljes së ti,apo i mungon një pjesë e duhur që shërben për këtë qëllim.Njësoj si talenti për të vizatuar apo gustua për tu veshur.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 15:54

      Vrapuesi nga liqeni
      po të ishte se mandili do tia kishte dërguar në formë letre këtë artikull dhe ti të kishe pasur rastin ta lexoje!?
      atëherë mund ti kishe thënë mandilit këto që ke shkruar këtu!
      pra “përse lodhesh kot,dobiçi i tironës as bythën nuk e fshin me letrën tënde”!!
      POOOOOOOOR mandili nuk ja ka dërguar ramës në një zarf,ai e ka shkruar në një gazetë!pra,nuk është një “letër e hapur”,por pak a shumë e tillë!
      mandili nuk ja dërgon ramës,nuk e ka shkruar për ramën,o Vrapuesi nga liqeni!!
      mandili e ka shkruar për ty e mua,për ne që të shohim se kush është rama!!
      një pjesë e shqiptarëve e dinë,pjesa më e madhe jo!!kurse një pjesë si ti,nuk arrijë të kuptojnë se,si në këtë rast,nuk është një letërkëmbim ndërmjet ramës e mandilit,se nuk është një diskutim fillozofik ndërmjet dy njerëzve që nuk ka lidhje me të tjerët!!nuk arrijnë të kuptojnë se duhet të nxjerrin përfundime nga shkrime të tilla,sido që të jetë mënyra e të shkruarit!!
      ti o Vrapuesi nga liqeni,a do ta kishe kuptuar më mirë se ku rreh çekani nëse mandili do të të ishte drejtuar ty dhe do të të shkruante “Vrapuesi nga liqeni rama është kështu e ashtu(si e ka shkruar në artikull!në të dy)??”sigurisht që kishe,jo vetëm lexuar ndryshe,por dhe kuptuar se ku rreh çekani!!
      në këtë rast ti nuk ke bërë gjë tjetër veçse e ke vënë veten në rrolin e arbitrit,pra të një njeriu që nuk ka asnjë lloj interesi në këtë mes!!pra këshillon mandilin që të mos harxhojë kohën kot më kot!!pavarsisht se e di fare mirë që mandili nuk shikon vetëm interesin e vet por dhe tonin!duke e ditur se mandili e ka bythën më ngrohtë dhe më të siguruar se unë dhe ti!!
      mor njerëz përse nuk fusni trurin në punë para se të godisni me gishta shkronjat e tastierës??

      Reply to this comment
  6. Tartufi October 9, 07:53

    Evgjiti I Prongjise u be djali I Davitit te hebreut izraelit !!
    Si gjithmone per fryrje bythe,,, Kjo krijese I quajtur I pari I vendit eshte ideali per turrmen ,,,,reptile ,te Mandileve,.

    Reply to this comment
  7. per korofillakun e vetshpallur Solomon, mbret i Izraelit October 9, 07:56

    Jorgaq Korofillaq Bandilli, lere se na mallengjeve te gjitheve kur i drejtohesh Timonierit te tepsise pushtetit – Biri im! Vetem se ke gjetur fjalet qe e acarojne teper kryekaqolin Rama se i kujton baba Taqin te cilit i faturoi ate Grigoraqin ne gjygjin e vet te divorcit me Matild Makocen.

    Reply to this comment
  8. E èma e Zeqos October 9, 08:16

    Vonè èshtè pèr zgjuarsinè e èmbèl tè Salomonit. “Oratorè” nuk kèrkuan shqiptarèt, kur i dhanè votèn sepse tè tillè kanè nja 4 a pesè nè çdo fund rruge. Ata syresh, tè vjetrit tanè i quanin PEMÈ PA KOKRRA sepse oratoria e tyre fillonte me teken e parè dhe mbaronte me dopjon e fundit. Pèr punè, nuk ishin, pèr lagjen jo, e lère pastaj qytetin apo shtetin.
    Ai kufiri midis tè qènit ORATOR dhe njeri idobishèm pèr shoqèrinè, ndahet tek rendimenti i veprave nè tè pèrditshmen, tek plotèsimi i programit me tè cilin premtove dhe morre votèbesimin e njerèzve tè tu.
    Edi Rama, ngjan sot me ato figurat e kinematografisè shqiptare tè viteve tè mèparshme, ato qè ai shpesh i pèrdor si sinonim pèr kundèrshtarèt e tij tè çastit.
    Le tè zgjedhè midis Robert Çèmçakizit dhe Mato Grudès. Diku nè mes èshtè e vèrteta.
    Pèr ne shqiptarèt qè shpresuam tè jetonim nè njè shtet pa korrupsion dhe nè njè vèndlindje qè ofron tè ardhme nè dinjitet pèr brezin qè vjen, Edi Rama, èshtè humbje kohe dhe njè rast i humbur. Asgjè tjetèr.
    Nèse do duheshe patjetèr tè zgjidhja njè qyfyrexhi, nè kèto kohè dèshpèrimi, do zgjidhja VER LLAPÈN. Ata qè njohin sadopak kryeqytetin tonè, e njohin.
    Èshtè mè origjinal ai, nuk gènjen dhe nuk tè pret nè besè. Edhe me hajdutèt, nuk para kishte shoqèri.
    Koha pèr tu larguar z.kryeministèr

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 12:39

      “Le tè zgjedhè midis Robert Çèmçakizit dhe Mato Grudès. Diku nè mes èshtè e vèrteta.”
      robert nga mëndja dhe mato nga budallallëku!!
      pra pasi ka thënë një gomarllëk si rob çamçakëzi e mbron me këmbënguljen mushkore të mato grudës!
      pra ai nuk mund”tè zgjedhè midis Robert Çèmçakizit dhe Mato Grudès.”,ai është fillimi dhe fundi!!
      “Diku nè mes èshtè e vèrteta.”dhe kjo e vërtetë jemi ne!!njerzit normal,është mandili!!
      rama është muri rrethues!!
      besoj e ke parasysh si vizatohet një segment?!
      vijë vertikale,vijë orizontale,vijë vertikale!!pra si roberti dhe mato janë vijat vertikale që bllokojnë vijën horizontale,njerëzit normal!!ne sot po rrojmë ndërmjet këtyre vijave!po rrojmë me idetë idiote të mbrojtuar me këmbëngulje prej budallai të ramës!!

      Reply to this comment
  9. uskania October 9, 08:22

    Një përrallë me Solomon. Çfar është kjo “analizë”, kurs oratorie?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 12:25

      uski
      dhe teuta
      kjo është për njerzit dh ejo për kafshët,pavarsisht se kris1 thotë se dhe gomari do të mësonte!!
      ju jeni nga ato kafshë që ska pykë që ju hynë në kokë!!
      jo se e keni të fortë,jo!
      skeni kokë!!

      Reply to this comment
  10. g October 9, 08:34

    pirdh se lirohesh!

    Reply to this comment
  11. Admir October 9, 09:09

    Kot lodhesh qe shkruan, ky qe kemi per KM ka ikur me kohe nga realiteti!
    Degjon vetem ato pjeshkat/kastravecet qe ja bejne fushe me lule, se normal lodhet shume nga ppp-te e do ta shplodhe veshin me fjale te embla!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 12:44

      Admir
      një gabim tmerrësisht të madh që bëjmë shumica jonë”Degjon vetem ato pjeshkat/kastravecet qe ja bejne fushe me lule”!!
      ai i përdor këto “pjeshkat/kastravecet”!nuk i dëgjon aspak!!këto “pjeshkat/kastravecet” i bëjnë fresk e fushë me lule,jo sepse jua kërkon ai,por vetëm e vëtëm për të mos e lënë ti zëvëndësojë me të tjerë!!ata/ato e dinë fare mirë se ai nuk ka nevojë as për ferskun e fushat me lule!!ato i ka në kokën e tij,atij i duhen “pjeshkat/kastravecet” vetëm për të vënë firmën!!kur i duhet i fut një të zëvëndësuar duke ju hedhur dhe fajin!ai del fushë e lëndinë “i pastër”!!

      Reply to this comment
      • Ai October 9, 13:58

        Ej, o Hajdar me numra mbrapa. Vazhdo merr rrogèn e Lulit ti. Ktu kritikohet kryeministri por juve nuk iu do njeri tu shohè me sy. Vazhdo ti, bèj bajgèn poshtè kpuce pèr komentusit

        Reply to this comment
  12. ETHEM LALAJ October 9, 09:34

    ZOTI J.MANDILI:ME ANALIZEN TENDE TE NJE-ANESHME NE D I T A I BERE QEJFIN OPOZITES MJERANE TE RRUGES TE KASANDISUT NE 20-25 %,TE CILEN NUK E DO 95 % E SHQIPETAREVE,SHBA+BE,PASI ME VEPRIMET E SAJ SIDOMOS NE KETO 10 MUJ KA SHKAKTUAR NJE TERMET 6 BALL,I STUSUR NGA ZENI+ÇIM PAKA I LIKES +LULIT.KETE SKEN TRAGJIKE -KOMIKE VETEM JU E NDONJE TJETER NE D I T A NUK E SHIKONI OSE SHTIRENI PRO OPOZITES SE KRIMIT 30 VJEÇAR.DHE I TURRENI RAMES SIKUR U KA VRARE BABANE.
    -DHE RAMA NE VEND QE TE MERRET ME PUNET E QEVERISJES PO MERRET MA PASTRIMIN E GUREVE,DINAMITIT,FLAKADANEVE,SHPIFJEVE NE SHQIPERI,BALLKAN,EUROPE E BOTE TE HEDHURA NJA AKUPATORET E BERISHIZMIT TE CILET FRYMZOHEN NGA AGJENTURAT E HUAJA ME PSEUDONIMET E VITIT 1974 ” BISTURIA” & ” PENICILIBA”.
    -SIÇ DUKET JU NUK U VJEN MIRE TE SHKRUANI PER 1996,1997,98,11,21 JANARI,GERDECI,2 PRILLI,AZEMI,OLLDASHI,REMZI HOXHA,XHINDI,TREBICKA,SHITJA E DETIT,RRUGA E KOMBIT,ÇEZ,etj,KUR ME KETO KRIME SB TUNDI VENDIN DHE BOTEN DEMOKRATIKE DHE JU KERKONI QE KETE FRYME AGRESIVE KRIMINALE KERKONI TA BINI PERSERI NE PUSHTET PER TE VRARE PERSRRI MBI 20.000 NJRZ,SEPSE URRENI EDI RAMEN SE U KA HEQUR NGA PUNA BDONJE FAMILJAR,SE PO PRISH NDERTIMET PA KEJE QE NA KANE ZENE FRYNEN,SE PO ÇMONTON KRIMINEKET E SALIUT QE I LA NE DERE E.RAMES..ME TE CILET MBOLLI DROGEN NE SHQIPERI DHE LIGJEROI LAZARATIN,QE VODHI SA DESHI NE DREJTESINE E KURSIT TE PLEPAVE ME 5,6,7,8 KLASE SHKOLLE E ME VON I BERI ME DIPLLONA PLAGJIATURE TE 2O-30 UNIVERSITETEVE FANTAZME,ETJ
    -NUK MUND TI PERSHKRUAJ MBI 65 KRINET E PD-SALIUT HOORR,POR 23 TE EVIDENTUARA NGA BIDIGUARDI TIJ IZET HAXHIA..QE D I T A ESHTE MARRE MIRE ME ATE PERSON EHE AI TROPOJAN AGRESIV SI SALIU,POR QE THOT TE VERTETEN PER VRASJEN E A. HAJDARIT,KU 99.99 % E POPULLIT E DI MIRE VEÇ JUSH Z.MANDILI.DHE PER JU NUK DI KUSH JEN,E SA SHPETBLEHENI SI I TILLE NE D I T A.
    -NDERSA UNE JAM NJE ISH OFICER MADHOR ME 17 VJET SHKOLLE-PESIONIST,KU BABA I NDIER ME KA MESUARE:TE JEM I NDERSHEM,PATROIT,TE DUA NJRRZIT E MIRE,FAMILJEN,ATDHEUN DHE MOS RRI IBDIFERENT NDAJ KUJDO QE I BEN KEQ ÇDOKIJT,”SE INDIFERENTI ESHTE ME I KEQ SE FAJTORI. ”
    -E FUNDIT:RAMA KA BERE GABIME TE PUNES SI ÇDO KRYEFAMILJAR,POR NUK DIM NDONJE DOSJE TE HAPUR PER VJEDHJE E VRASJE.SHPIFJET E TIPIT BABALE TE SAJUARA NGA DIXHITALBI SALIKRIMT,TE KOPJUARA NGA LULI,SALIANERIA,ALIBEGU,BARDHI,ETJ,PO DESHTOJNE ME TURP.
    -RAMA GABOI ME M.FRASHERIN,PO VONON PER AGRON TUFEN,HEQHEN E BUSTIT TE TRADHETARIT A.ZOGU,ETJ.POR AI NUK PO MERRET ME QENT E RRUGES TE CILET KA 6 VJET QE DUAN TA SHQYEJNE SE GJALLI.
    -TI MARRIN TE KEQEN.RAMA ESHTE KM ME I MIRE NE 30 VITE.DHE KJO SIPAS ALFRED MOISIUT DHE REXHEP QOSES.TE TJERAT JANE NJ “0”-“0”.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 12:31

      o kapterr madhëria
      a ke kuptu ndonjë gjë,nga ajo që është shkruar??
      lexoje dhe njëherë,këshillë timja për ty dhe moshën tënde tepër të thyer,jepja nipçes të ta lexojë dhe ai disa herë!
      mos e lërë të kalojë nga “ndërzimi artificial tek lufta në vietnam”,pra mos u kot ndo pak,mos ja fut gjumit kur lexon nipçja!!
      ndoshta do të kuptosh diçka!!nëse nuk kupton!?mbylle gojën dhe mos llap shumë!!ta kanë thënë se si mënçurija dhe budallallëku dallohen vetëm nëpërmjet asaj që thuaaaaa??
      o debil kapterri madhor,je bërë për të të qarë hallin!!
      u bëre më keq se ata mallakstriotët e tu duke filluar nga xhota,idajeti e duke e mbyllur me duro shehun!!
      jeni pjerdh në tru të tërë!vetëm se ska kush që jua heq prizën e kompiuterit nga rryma!!

      Reply to this comment
  13. Goni October 9, 10:11

    Edi Rama eshte thjesht nje i mbaruar me shume lek te vjedhura.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 12:46

      o gono,të mbaruarit jemi ne që po vazhdojmë ta lëmë të na vjedhë!
      ai është vetëm i fituar dhe asgjë më tepër!!
      ashtu si është saliu,like floriri dhe zarushët buzkuq a bythëzinj!!

      Reply to this comment
  14. Dhimbia e madhe popull ! October 9, 14:32

    Nga Jorgo Mandili,qe ka ditur ke te sjelle”Sollominin…”sa “anicensure 25642654”,me jo pake komentues,thone ……c”duhet thene….
    Po…
    Puna eshte c’duhet BERE?!

    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 15:41

      kur i ke të gjithë të dhënat o Dhimbia e madhe popull !
      si është e mundur që nuk mund të zgjidhësh problemin por shtron pyetjen: “Po…
      Puna eshte c’duhet BERE?!”??
      njëherë njëri i thotë një tjetri:
      -or filan ka shumë peshk në lumë,jashtëzakonisht!
      -ti a ke ndonjë rrjetë?ja këthen filani
      -po mor kam për vete e për ty!!
      -atëherë zër ca peshk dhe për mua,gatuaji po nuk të rëndua dhe mi bjer në shtëpi!!
      e di si ju përgjigj ai tjetri??
      -a mos dhe duhet me i përtyp unë për ty??

      kështu dhe e ty o Dhimbia e madhe popull !,jorgo të thotë or njerëz,nuk i drejtohet dobiçit të tironës por mua dhe ty,kur një shoku tënd që ti e ke ndihmuar të ngjisë shkallët!pasi i ka ngjitur ato,sillet me ty fodull,përçmues,të vjedh të dhunon,etje,etje,nuk po përmënd të gjitha që thotë mandili?!
      çfar do të bëje ti??
      do ta kishe më shok??
      e njëjta gjë dhe me K/ministrin që ne e prumë atje ku është!që ne i dhamë besimin për premtimet që ai na bëri!!nuk ka asnjë ndryshim!!
      si do të veproje ti me shokun tënd K/ministër??
      unë e di dhe e kam thënë mijëra herë se si veproj dhe do të veproja!!
      tashti shtroj pyetjen tjetër:
      mos vallë të duket vetja i qut që me një pyetje të tillë “gjeniale” na mbylle gojën duke na thënë se “duke mos pasur zgjidhje,nuk keni të drejtë të shtroni problemin”??
      apo je me të vërtetë idiot që nuk e kupton zgjidhjen??
      apo je aq dembel sa zgjidhjet duhet ti bëjnë të tjerët sepse ty të majfton të lëshosh ndonjë pordhë herë pas here??
      lali nëse nuk je në gjëndje ti japësh një zgjidhje këtij problemi që i ka të gjithë të dhënat e mundëshme dhe aq të thjeshta sa nuk ka më!?
      atëherë të këshilloj që të ndërrosh pseudonim në BUDALLALLËKU i madh popull!!të garantoj që nuk je i vetëm!!ke një popull të tërë,me pak përjashtime,PAS!!

      Reply to this comment
  15. rapsodi popullor October 9, 17:06

    Solomon Jorgo shkruan leter,
    per Ed Ramen e per ke tjeter,
    po kerkon qe ta instruktoje,
    ne rruge te Zotit ate ta coje,
    ti tregoje atij udhen e mbare,
    ketij Rames, karagjoz gomar,
    or ti mbreti Jorgo Solomoni,
    ketij Rame kot po ju drejtoni,
    akoma o trap nuk qenke bindur,
    se i shkruan nje idioti te lindur?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 17:26

      nuk është rama idiot i lindor o rapsod!!
      është tërë ai që ti ke si “mbiemër” në pseudonim!!
      nuk është për ramën o rapsod,nuk është për ramën!!
      kuptojeni një herë që është për JU,për NE!!

      Reply to this comment
  16. ? October 9, 18:27

    Nga 28 komente deri ne ket moment, 11 jane te ketij anticensures numerik? Shtrohet pyetja, perse i dhemb bytha kaq shume ketij? E ka gje kusheri kete Mandillon, apo eshte inatci profesionist?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 09:53

      ?
      nuk e kam kushëri!
      sa për të të hequr kureshtjen!!gjithashtu përveçse nëpërmjet shkrimeve të tij!?as për të njohur nuk e njoh!!
      “inatçi profesionist”?!nga dole me këtë mendim gjenial??
      sepse nuk është se vetëm kritikon o pikë pyetje,dhe mbështes mendimet e të tjerëve!!
      kështu që duke mos e ditur se ku e ke hallin po të këshilloj të lirohesh njëherë dhe pastaj ec e bojm një dorë muhabet!!rras nja dy suposta në bithë dhe ta shohësh se do të të lirojnë!!
      ps:jua ka dhënë rrogën rama??po të isha unë asnjë qindarkë nuk kishit për të marrë!!çar kujtoni mor dobiça se ju paguan dikush për dy rreshta idioti??I MASHTRUARI,ishte dhe për ty!!mëso të shkruash njëherë pastaj kërko rrogë!!

      Reply to this comment
      • ? October 10, 14:03

        Qeke ene doktor bythe zotnia jote. Noi eksperience personale me supostat?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 October 10, 16:33

          jo,por kujt ja kam këshilluar i ka bërë mirë!!
          provoji njëherë!
          mos ki frikë se mësohesh!!nuk janë ashtu si mendon ti!!vetëm një këshillë,të dytë!mos i blej në amerikë!!

          Reply to this comment
          • ? October 10, 19:16

            me kaq sa dike ti per keto pune, nuk ka mundesi mos ti kesh provuar vete rregulisht, pastaj ku e di ti o trangull se cfare mendoj une? keshillen e dyte e ke me vend, cfaredo gjeje nuk do blere ne amerike se me siguri e ka infektuar trampi me noi virus imperialist.

          • anticensurë25642654 October 11, 10:57

            jo mor debil nuk është punë virusi trampist,është punë madhësie!!
            amerikanët i bëjnë gjithnjë XXXXL!

          • ? October 11, 14:34

            po mire o kungull, nuk e kupton ti qe secili ka arsyet e veta? ja une psh me shume i trembem ndonje infeksioni trampist, ti paske hall se mos shqyhesh me shume nga c’je shqyer me keto te skaduarat qe blen ne Shqiperi. ndonje kujtim i pakendshem nga femijeria? nuk prish pune eshte sukses qe ke mbijetuar, me pak demtim psikologjik, po perseri fizikisht ne gjendje per te perballuar edhe me keq.

  17. I MASHTRUARI October 9, 18:31

    Flamurin e me idjoteve , qe komentojne ketu , e mban “info – anarrota” , qe e kujton veten me te mencem se gjithe te tjeret , ka zene 2/3 e hapesires se komenteve , si disa tregetare te betur tej mase , qe zene trotuaret . Edhe injoranca e idjotesia , kane nje fare kufiri , por ky ushtari i verber i SHQUP-it , nuk njef asnje kufi morali e ligji , aq sa , me banalitetet e tij , na neverit edhe te lexojme komentet !

    Reply to this comment
  18. Zgalem October 10, 02:46

    Zotni Mandili , u lodh , duke mesuar Kryeministrin si te sillet , si te vishet , si te komunikoi . T’i mbledhesh te tera shkrimet , per kete teme behen volume te tera . Kush I laxon , krijon bindjen e pa tundur , se Mandili , ka konsumuar nja tre mandate si KM . Keshtu mendon Mandili , po Dita , pse I boton mostruozitete te tilla , qe nuk vlejne as nje grosh . A ka mundesi te na argumentoi Mandili , sa I kane sherbyer Shqiperise leksionet e tij skollastike . Mandili hedh kripe ne gjalle te botes. Per te denigruar KM , ka thirrur dhe Solomonin.. Nuk I dollen Saliu , Meta dhe Luli ? Po puneson shume argate , qe I gjen rruges te pa pune .Te terve , nuk u ka thene njeri “puna mbare ” . Intriga nuk eshte pune . zgalem

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 10, 10:36

      zgale
      pikpyetjes i ka bërë pështypje se shumicën e komneteve në këtë shkrim të mandilit i kam bërë unë!!
      pra nuk i intereson se çka shkruar mandili,se çkanë shkruar të tjerët,çkam shkruar unë!!por thjeshtë se qënkam ludhur unë!!
      kurse ti!?
      pasi ke lexuar mandilin,jo vetëm këtë herë!?
      pasi ke lexuar,fakultative,dhe ndonjë koment,përfshirë dhe nodnjë timin!?
      prap vazhdon të mos e kuptosh se mandili nuk po i jep mësime ramës!?
      nuk po e kupton se kujt ja adreson këtë shkrim??
      atëherë ka dy arsye!!
      -o je idiot,i lindur a partizan!
      -o je një zhurmues me pagesë!!
      sido që të jetë!?
      je për të qarë hallin!!

      Reply to this comment
      • ? October 11, 15:40

        pikpyetja ruan te drejten te vere ne dukje vazhdimisht qe ti je kungull dhe pergjithesisht me bark e te vjella te vazhdueshme. fatkeqesi per familjen, po sidomos fatkeqesi per shoqerine. me nje fjale c\taksirat ka kjo kopeja paqesore te degjoje vazhdimisht percartjen tende?

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*