Letër në redaksi për mbarimin e një jete bashkëshortore 60 vjeçare

August 27, 2019 11:40

Letër në redaksi për mbarimin e një jete bashkëshortore 60 vjeçare

I dashur Adrian, të dashur miq të redaksisë “Dita”

Do t’u lutesha që këtë letër ta botonit në gazeten tuaj të cilën unë e marr për ditë.

Është një shkrim në kujtim të largimit nga kjo jetë të bashkëshortes time, Merjeme Kajo.

E kam shkruar me shumë dhimbje, sepse jam në moshë të thyer e gruaja tani u dashka, në pleqëri.

Në Shkodër, kur duan të mallkojnë, të thonë të vdektë gruaja.

 Ju të dashur miq mund të shkurtoni ato rreshta që mund të jenë të përsëritura. Sepse kam shumë dhimbje.

Mallkuar qoftë ai që krijoi fjalën vdekje.

Eqerem Kajo, Shkodër

 

*****

Thonë që për dashurinë e vërtetë shkruhet vetëm pas vdekjes. Këtë gjë e kanë bërë shumë autorë të huaj, por e kanë bërë edhe Çajupi e Lasgushi ynë, që thoshin:  S’të vjen keq për mua / s’të vjen keq për djalë…

Por unë nuk jam poet si ata, që të thurr poezi.

Ne nuk kemi qenë Romeo dhe Zhuljeta që kanë një histori të shkruar botërore dhe që tërheqin njerëzit për të ditur të fshehtat e tyre.

Ne jemi një familje e zakonshme që kemi historinë tonë familjare.

Unë nuk dua t’u mbush mëndjen njerëzve se bashkëshortja ime ka qenë më e mira në botë.

Në botë ka edhe më të mira, por unë këtu do flas vetëm për gruan time, e cila më ka dhënë gjithë jetën dashuri, besnikëri, respekt mua dhe fëmijëve, prindërve, miqve tanë.

Në emër të të gjitha grave që kanë qenë të heshtura dhe dinjitoze në këtë jetë, ajo meriton që diçka prej saj të përkujtohet.

Meri iku pa fjalë e pa dënesë (qarje e të bërtitura), pa alarmuar kënd; e mbylli ciklin e jetës së saj në moshën 82-vjeçare.

Në çastin e ndërrimit të jetës, 19 Korrik 2019, ajo dha shpirt papritur me një libër në dorë, librin “Një matëse amerikane” (Hayari Jones).

Gruaja ime fisnike ishte e dashuruar që fëmijë pas librave. Në shtëpinë e prindërve kishte një biblotekë të pasur.

Meri u lind më 16 korrik 1937, në një familje të nderuar, qytetare shkodrane artdashëse, vajzë e vetme midis katër vëllezërve. Që në djep u përkund me humorin shkodran me nënë Naziren, e cila tok me Et’hemin, e mëkuan me dashuri dhe me fjalët mjaltë të tyre.

Ah, Meri im ishte edhe rrobaqepëse e talentuar. Punimet e saj në qëndisje ishin shumë të pëlqyera nga njerëzit.

Por ajo ishte edhe amvisë, edhe kuzhiniere klasi.

Them se ajo i përshtatej thënies së Sami Frashërit: “Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën dhe në dorën e majtë librin”.

Meri tregoi shumë kujdes për t’i mbajtur të pastra dhe të forta marrëdheniet bashkëshortore.

Nuk mbaj mend të më ketë thënë kurrë ndonjë fjalë fyese. Kur e kishte të nevojshme për të më drejtuar ndonjë kritikë, ajo më drejtohej me dashamirësi.

Ajo diti të krijojë ekuilibrat e nevojshme në një familje ku jetonin tre breza, e siç dihet, çdo brez ka të veçantat e tij, që e dallojnë nga brezat paraardhës dhe nga ata pasardhës.

Brezat dallojnë nga njëri-tjetri për konceptet për familjen, për prindin, për punën, për marrëdhëniet në shoqëri, për dashurinë, për martesën.

Kjo paraqet një kompleks problemesh e kundërshtish, të cilat mund të kapërcehen vetëm me respekt reciprok dhe me urti, cilësi që ishin shume të spikatura në karakterin e Merit.

Duke qenë e drejtë nga natyra, ajo i jepte gjithkujt atë që meritonte, pa lejuar që të krijoheshin moskuptime e keqkuptime.

Vitet rrodhën një nga një dhe çdo vit që kalonte, aq më tepër unë isha i bindur për bashkëshorten që kisha zgjedhur.

Ajo më ka zbukuruar jetën, më ka qëndruar pranë edhe në ditët më të vështira. Kur unë në vitin 2007 bëra operacion në zemër, ajo i falej zotit tri herë në ditë që unë të shërohesha shpejt.

Tani që nuk është më, në vullkanin virtual të endrrave të mia ajo ndonjëherë më parakalon si vajzë me gërsheta, si nuse, si grua e plakur.

Për mua ishte një këshilltare e pazëvendësueshme, ishte mikja ime më e dashur.

Iu përshtat karaterit tim jugor, zakoneve e dokeve të familjes time.

Ajo mbajti në mënyrën më të denjë premtimin e saj bashkëshortor që të kujdesej për prindërit e mi.

Nuk e keni idenë sa lumturohesha kur dëgjoja nga goja e prindërve fjalët më të mira për Merin. Ata e konsideronin si bijën e tyre.

Meri i rriti fëmijët, shpesh-herë edhe pa prezencën time, sepse unë si ushtarak, shumë kohë e kaloja në repart, kështu që ajo problemet familjare duhet t’i zgjidhte vetë.

Edhe kur shkova për studime në Akademinë Ushtarake, ajo nuk u bë pengesë, rriti 3 fëmijet, por u mor edhe me dy prindërit e mi të moshuar.

Nuk u ankua kurrë për jetën e saj personale, si gratë e tjera që u kërkonin burrave “qiqra në hell” për veshje apo relike e ringe-xhinge të tjera.

Ajo ka përballuar vetë gjithçka pa zhurmë e pa ankesa

Krenohem që ajo e mbajti gjithmonë hapur derën e shtëpisë time, edhe kur unë nuk isha.

Të afërmit tanë nuk ishin të pakët në numër, nga Tirana, Elbasani, Korça, Kolonja e të tjera.

I priste dhe i përcillte me dashuri e respekt, asnjëherë nuk krijoi konflikte, miqtë dhe shoqëria e vlerësonin shumë mikpritjen e saj.

Njëherë më tha: “Eqerem, une jam e dënuar vetëm për punët e shtëpisë, t’i bëj ato mirë, që ju të jini të kënaqur; të rris fëmijët të shëndetshëm dhe me edukatën më të mirë, të mos flas keq për të tjerët, të bëj mirë për këdo”.

Unë u përlota, s’më ngeli gjë tjetër veç ta përqafoja e ta puthja fort.

Jeta jonë nuk kaloi si në vaj. Vdiqën prindërit e mi, e xhaxhai, prindërit dhe dy vëllezërit e saj. Por gjëma më e madhe për ne ishte sëmundja e djalit në moshën e re, e cila na ra si rrufe në qiell të hapur.

Unë nuk isha më në gjendje të mrë psikike dhe m’u duk se për ne çdo gjë kishte mbaruar.

Por ishte Meri ajo që me shpirt e me zemër të madhe, më mbante afër duke me thënë se Zoti është i madh, djali jonë do shërohet. Dhe me të vërtetë Artani çdo vit vjen duke u përmirësuar.

Ne kemi edhe dy vajzat që më mbështesin e më japin kurajo. Mundi e djersa ime dhe e Merit nuk shkoi kot. Ato u shkolluan, morën arsimin e lartë, krijuan familjen a tyre dhe ne ndiheshim të gëzuar që ato po e kalojnë jetën e tyre pranë bashkëshortëve dhe fëmijëve.

Unë them se Meri i ngjan Sofies, personazhit kontroversal në mitologji gjysmë njeri e gjysmë hyjnore, e cila mendohet se ishte fshehur për shumë shekuj.

Vellai i Merit, Lutoja, në lamtumirën e fundit shkroi: Motër, çdo fjalë e thënë për ty, çdo lavd më duket krejt i kotë. Njerëzit si ty, veç engjëj janë në këtë botë

Unë kam qenë burrë me shumë fat që gëzova dashurinë, ngohtësinë, mbështetjen, buzëqeshjen e saj.

Kam pasur pranë meje një zonjë, një mike, një shoqe,  një nënë ideale për fëmijët.

Ajo shkoi në botën tjetër pa asnjë mëkat.

Për familjen time më mirë do ishte përballimi i një tërmeti, se sa largimi i Merit.

Nuk di pse Zoti i merr kaq shpejtë pranë tij të mirët e kësaj bote.

Nuk di për sa kohë do mbetet ky guri i rëndë në zemrën time.

Më duket e pabesueshme që nuk e shoh më si përnatë në shtratin tonë bashkëshortor.

Lotët më kanë errësuar shikimin dhe tani çdo gjë më duket terr.

Nuk do t’i gjej dot kurrë fjalët e duhura për të shprehur gjithçka ndjej.

Por me një fjali të vetme dua t’i them:

Faleminderit, falemnderit për jetë  “shkodrania ime” !

 

*****

Botuar në Dita. I shprehim zotit Kajo ngushëllimet tona si redaksi për humbjen e bashkëshortes

August 27, 2019 11:40
Komento

13 Komente

  1. Optimisti August 27, 13:36

    I nderuar Eqerem, ngushëllime për bashkëshorten tënde një grua e mirë që edhe tani, me fjalët e tua në këtë shkrim përkujtimor, rrezaton mirësi nerëzore. Ato që shkruan ti nuk janë thjesht ndjesi individuale të një njeriu të pikëlluar por një mesazh në këtë botë të zvetënimit të familjes shqipëtare, ku mardhëniet burr grua janë kthyer në një makth shokues dhe shkatrrues për fëmijët që shëndrrohen jo në qytetar të denjë por në gërmadha të gjymtuara njerzore. Le të reflektojmë duke lexuar këto rreshta për gruan e mirë shkodrane , Merjemen. Mbretëroft mirësia dhe dashuria në familjet shqipëtare si në familjen Kajo.
    Më tepër mesazhe të mirësisë njerëzore ju të Ditës për t’ju kundërvën mesazheve “prekse” të djajve me fytyrë ëngjëlli.

    Reply to this comment
  2. Vasili August 27, 13:47

    Mrekullohesh,kur nje burre shqiptar,te flase me fjale thellesisht te ndjera,per bashkeshorten e tij,qe ka shperndare ne cdo situate,dashuri dhe respekt per te gjithe.
    Dhe mbas humbjes fizike te saj,bashkeshortit,ndjen qe i mungon ajri,per frymemarrjen e shpirtit te tij.
    Ne keto raste,njeriu duhet te dale mbi vetvehten dhe te mos lejoje te rrokulliset ne ortekun e dhimbjes se momentit dhe te kuptoje ate,qe bashkeshortja e tij,dhe atje ku eshte,desheron qe ay te vazhdoje jeten,si me pare,prane femijve dhe miqve te tij,duke pasur dhe ate gjithmone,ne krah te tij, qe memorai ja sjell gjithmone te ndjere,fjalen dhe frymemarrjen shpirterore te saj.

    Reply to this comment
  3. beni August 27, 14:50

    shyqyr qe me ne fund pas shume kohesh ne median shqiptare lexuam nje gje qe ja vlen, qe ka kuptim, qe eshte e bukur. Se na mbyten lajmet politike. NA I shpifet. Po si nuk gjen artikuj te tille me ne media? eshte helmatisur komplet shoqeria me politike. bravo gazeta dita. bravo dhe ti zoteri. Kjo eshte fantastike qe ke shkruajtur. as remark dhe Gabriel garsia markes nuk do ta shkruanin kaq bukur.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit August 27, 14:59

    Ngushellime te sinqerta per humbjen e gruas tuaj! Jeta eshte e shtrenjte por e pabese kur te le vetem ne pleqeri kur gruaja behet shoku me I ngushte.

    Reply to this comment
  5. Z August 27, 16:39

    I nderuar

    E bukura, e mira e verteta qe keni perjetuar me bashkeshorten tuaj nuk mund te perfundojne me vdekjen por fiksohen pergjithmone pas saj.

    Ju nuk mund ta humbni me Merin sepse ajo tashme eshte ne perjetesi.

    Pikerisht ai Zot qe ajo luste eshte origjina e bukurise, se vertetes e se mires dhe perjetesise.

    Neve na ngel detyra mos te shperdorim kete trashegimi.

    Me respekt

    Reply to this comment
  6. faro August 27, 17:16

    Respekt për këtë burrë, që di të nderojë kaq dhëmbësh gruan e tij.
    Të LUMTË Z. Eqerem!
    Me shembullin e njeriut tënd te dashur, ke nderuar një pjesë të madhe të NENAVE shqiptare.
    Përkushtimi deri në sakrificë ndaj familjes, Dashuria e thellë për të dhe sidomos për fëmijët, janë karakteristikat dalluese të nënave shqiptare të brezit që kaloi.
    Sa do Desheroja që ky përkushtim të trrashegohej! Fatkeqësisht vërej se ky tip nene
    Po zbehet çdo ditë e më shumë.
    Uroj të jem gabim!
    Koha do ta tregojë.
    Shoqëria e re, po zbeh rolin e madh të Nenes dhe po përpunon një femër më shumë argëtuese për vete, më shumë jashtë së sa në familje, me shumë vëmendje tek ” silikoni” se sa te familja.
    Kjo nene e re, e këtij lloji do të prodhoj fëmijë, pa dashurinë e domosdoshme, për trashëgimine e një brezi të shëndetshëm shpirtërisht. Do të dominoje divorsi, rimartesa, njerka, njerku, por akoma më keq, po nxjerrin koke edhe familjet grua – grua e burrë-burrë, me fëmijë importi. Deformacione të sigurta për prodhime fëmijësh me Deformacione psikike. Dhe kjo ndodh për hir të jetës argëtuese, deri në shfrenim, që kërkojnë të përjetojnë, gjoja FEMRAT Moderne, që na serviren dukshëm dhe intensivisht në shumë media.
    Jo larg do të shohim edhe këtu ngjarjet me fëmijë të armatosur, që kënaqen kur zbrazin vargun e fishekëve vrastar mu në mes të shkollës apo superarketit, që deri sot jemi mesuar t’i shohim vetëm jashtë shtetit.
    Keta fëmijë, në vend të DASHURISE se nenes, që u ka munguar janë ushqyer me përbuzjen e shoqerise.
    Sa e domosdoshme është kjo dashuri, veçanërisht për një vend të vogël, siç është katandisur Shqipëria e sotme.!

    Reply to this comment
  7. Ethem Lalaj August 27, 19:10

    Ne morin e lajmeve urrejtese per politiken e politikanet tane IDIOT,me ne fund gazeta D I TA botoi kete shkrim shume preks te z.Eqerem Kaja i cili shkruan per shokun me te mire te jeres se tije MERIN qe e vlereson si PERENDI.
    -Une si moshatar e ngushelloi perzemersisht per humbjen e madhe e te pazevendesueshme por dhe e pergezoi per shkrimin shume preks dhe edukues per te gjithe ata burra qe i thone vehtes “burre” kur vene dore mbi gruan,nenen,motren…pa te cilen nuk ka jete,familje,lagje,fshat,qytet,shtet.!
    -I dashur Eqerem:Une nuk e imagjinoj dote te me ndodh nje gje e tille dhe te gjej force te jetoj pas sime-shoqe dhe tu jape kurajo njerzeve te mire te ksaj bote siç po u jepni ju te gjithve qe lexojne D I T E N,sidomos brezit te RI qe tashme qe ne po komunikojme ne Internet ,ata jane ne disko,kabare,me cigare ne goje…dhe imagjinata e tyre shkon shume larte e larg,pa vershellitur fare per studimet punen,familjen,shoqerine..ku shpesh degjojme se disa syresh i grabisin nga xhepat moshataret si ne e me keq se kaq.
    -Z.Eqerem: Edhe une kam qene ushtarak dhe kemi patur te njejtin rrugtim ne jete me plot sakrifica.Ju djalin-Tanin e keni mire ndesa Artani im 30 vjeçar u aksidentua ne 10 janar 2006 dhe ime shoqe ka 13 vjet me te zeza.Por une i jap kurajo asaj se nuk eshte e vetme ne kete vend,pasi ka shume nena te tjera shami-zeza qe na i solli tranzicioni qe ska te mbaruare kurre.
    -Z.Eqerem:Te uroj te jesh mire me mendje,kembe e dore dhe te rrosh sa me gjat per te miren e femijve,familjes,shoqerise Shkodrane e cila shquhet per kulture te larte qytetare.
    Me respekt Ethem Lalaj-Fier.

    Reply to this comment
  8. Bes Brani August 28, 09:14

    Nè tè tilla raste vdekja nuk ekziston, kètu ka vetèm ndarje, ndarje nga ajo qè quhet jeta e pèrditèshme. Meri si çdo grua qè ja vlen tè dashurohet e tè sakrifikosh pèr atè, nga sot nuk èshtè vetèm nè mèndjen dhe zemrèn tènde zoti Kajo. Ajo èshtè njè vajzè, motèr, bashkshorte, nènè e çdonjèriu tè emancipuar, qè mbart nè vetvehte njè dashuri tè thellè e respekt pèr njè nènè qè e ka rritur e pèr çdo femèr nè pèrgjithèsi. Nèse do tè pranojmè qè femrat janè dhuratè e zotit, ata qè janè pranè nesh janè vetèm pèr tu dashur. Ajo qè ju zotèri shkruani pèr Merin pèrfaqèson dhuntitè e femrès sè vèrtetè shqipètare tè asajè kohe, ku familja ishte e shendetèshme, kur djemtè dhe vajzat pèrcillnin me dhimbje e respekt baballarèt e tyre. …… Familja sot, shumè e vèshtirè pèr tè mbijetuar, lum kush e ka.

    Reply to this comment
  9. Kaltra August 28, 09:30

    Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dashurisë së jetës suaj ! Ka shumë dhimbje dhe shumë dashuri në këto rreshta.Juve i takoni një brezi të lavdishëm do të thoja, në të gjitha aspektet, dashurisë së pastër ,përkushtimit deri në vetëmohim për familjen ,duarve të arta ,burrave dhe grave inteligjent,të lexuar…Kjo letër është një leksion për brezat e sotëm,sepse fatkeqësisht shumë vlera kanë humbur.Ata që lexojnë janë të pakët.
    Unë do t’ju uroja forcë dhe kurajo për ta përballuar dhimbjen ,megjithëse e di që nuk është aspak e lehtë.Zonja juaj të prehet në paqe !!!

    Reply to this comment
    • Lala August 31, 17:39

      E megjithate ajo zonje e nderuar dashuroi me me force e me bukur se Zhuljeta . Ajo dashuroi jeten dhe JU me te mirat dhe belate qe sjell vete jeta.
      I perjetshem kujtimi i saje! Te rrojne femija e ta kujtojne!

      Reply to this comment
  10. Patrick Schmid August 28, 11:58

    E paste dheun e lehte dhe Allahu i Madherueshem e shperblefte me Xhennetin Firdeus. Amin.
    Mbahu i forte zoteri, te gjithe te kesaj toke jemi.

    Reply to this comment
  11. Egla August 31, 18:44

    Ngushëllime, qofsh gjithmonë i nderuar dhe i respektuar , i rrethuar me dashurinë e njerëzve të t’u të dashur. Më solle në mëndje dy prindërit e mi të shtrenjtë që kanë pak vite që jan larguar nga kjo jetë. Jetuan bashkë 60 vjet, duke rritur me sakrifica pesë fëmijë. Fjalët e thëna nga ju me aq dashuri e aq bukur për Merin, të duket sikur e kemi njohur dhe ne.Atë nuk t’a zëvëndëson kush, por prania e vajzave dhe djalit të lehtësoftë dhimbjen. Respekte.

    Reply to this comment
  12. ALBAN DEGA September 4, 02:59

    KUR MENDJA SHKRUAN ME FUQINE E SHPIRTIT PREK CDO SHPIRT NJEREZOR !

    Vetem nje shpirt i fuqishem ndjenjash te pastra njerezore ka miresine te ndaje jo vetem Gezim un e lumturine por edhe trishtimin me te tjeret.
    Vlerat e larta rrezatojne njerzillk te cdo qenie njerezore…
    Bashkeshortes suaj i paste drite e qetesi shpirti ne Parajse dhe emri e kujtimi i mire te kushdo qe edhe nuk e ka njohur e as degjuar kurre emrin e saj…
    Jeto edhe per te, edhe per femijet tuaj e nipat e mbesat tuaja Eqerem.
    Pervec njerezillekut ( humanizing ) siperor perkujtimorja juaj percjell edhe nhe mesazh te fuqishem atdhetar Eqerem.
    Mesazhin e vellazerise midis Jugut dhe Veriut, Veriut e Jugut…
    Duke snare dhimbjen tuaj me ju u pershendes Merin dhe ju me nje poezi:

    VERI A JUG
    JUG E VERI …
    NE JEMI NJE
    JEMI SHQIPERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork
    Mos shihni Jug Mos shihni Veri
    Veri a Jug
    Jug e veri
    Nje trup ne jemi
    Jemi Shqiperi !
    Nga Presheva
    deri ne Cameri
    Nga Preveza
    gjer ne Plave- Guci
    Nga Mitrovica
    deri ne Rumeli
    Ne jemi nje trup…
    vetem nje ne jemi
    Jemi Shqiperi!
    Ku bukes buke i thone
    E ujit i themi uje
    Eshte toka jone
    S’ka vend i huaj!
    Ku jetes i thone jete
    E kujes i thone kuje
    Gjaku shqiptar s’ humbet
    Kurre s’ behet uje
    Sa te jete njerezia
    E te gjalloje jeta
    Askush si ne s’uron
    Tungjatjeta
    Askush ne Gjithesi
    Si ne nuk mirepret
    Buke e kripe e zemer
    Mireseardhe o vella
    Lipsar a n’qofsh mbret
    I njohur a panjohur
    Asnje dallim s’ka
    Kush ne Bote
    Bese si ne s’mba !
    Askush si ne
    Besen nuk e jep
    Te bashkuar nje grusht
    Jemi mbret mbi mbret !
    Nje trup te bashkuar
    Si gishtat e dores
    Si dhomezat e zemres
    Si stuhi e Vlores
    Suferine e bores !
    A ka gisht te Jugut
    A gisht te Veriut
    A ka gisht te Lindjes?
    A ka gisht te Perendimit ?
    Jemi nje pellembe dore
    Ne zemer te Njerezimit !
    Jemi si pese gishtat
    Ne pellembe te dores
    Nje pellembe Shqiperia
    Ne Globin e Botes
    Malesia ne Veri
    Ne Jug Cameria
    Kosova ne Lindje e Ilirida
    Gegni apo Toskeria
    Nje pellembe dore
    Nje zemer rrah Shqiperia!
    Leber, Laluce a Maloke
    Fusharake a kodrinore
    Jemi nje pellembe
    Ne faqen e Tokes !
    Jemi vec nje grusht
    Ne harten e Botes !
    Kemi ne nje gjuhe
    Nje gjak ne kemi
    S’na mposht dot askush
    Te nje Nene jemi
    Gen Iliro- Pellazg
    Ne damare ne kemi!
    Shqiptare te bashkuar
    Vdekje nuk kemi
    Mallkuar percarja
    Ngaterresat mallkuar
    Nje trup ne jemi
    S’ka aspak rendesi
    Jug apo Veri
    Ne jemi nje
    Jemi Shqiperi !
    Nje per te gjithe
    E te gjithe per nje
    Te gjithe se bashku
    Ne jemi vetem nje
    Veri a Jug
    Jug apo Veri
    Hej … mos gabo!
    Ne jemi vec nje
    Jemi Kuq e Zi
    Jemi Shqiperi !

    Shenim:
    Shkruar gjate ceremonise se ngritjes se flamurit me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Vlore me 28 nentor 2012 ora 10:30 para dite…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*