Letër klasës politike

Xhevahir Tahiraj May 31, 2013 16:57

Letër klasës politike

Askush nuk ka te drejte te talllet me popullin e tij. Aq me teper ta zvarriti ne udhetimin e gjate e sfilites me mashtrime e genjeshtra per lumturi brezash. Te gjithe lindim dhe fatin dhe rrisqet i kemi njelloje. A nuk paskemi te drejte te jemi bashkeudhetar te mirekuptuar, te miqesuar dhe ortak ne udhetimin e perbashket? Te gjithe kemi,trasheguar zgjuarsine dhe kapital diturine te tjerat si burrerin dhe vleren na e percakton shoqeria. Por cfare po beni ju politikanë me keto zgjedhje?

-A nuk u kemi mbajtur ne krahe mbi 22 vjet me shprese e besim se do te benit shtet? Por paturpesisht asnjeri nga ju nuk po flet ckini bere deri tani,por si aventurier me karshillek talleni me popullin duke thene cdo beni me tej.

Historia per 22 vjet mes jush dhe popullit eshte dukshem e ndare dhe e kundersjellte. Populli i varfer dhe i mundur as plackiti e as vodhi por ju turr detit dhe telit me gjemba te kufinjve qe me djerse e stermundim e ndryshoi  Shqiperin ne ndertim dhe ushqim. Ju me tere ekipet tuaja e dogjet e e shkaterruat e plackitet e shitet per skrap deri thesaret dhe resurset e mundshme  ja grabitet. Dhe? Na perplaset e vratë me njeri-tjetrin sa rrodhi gjak ne gjithe Shqiperin.

Tani qe e keni degraduar sistemin demokratik shtetin dhe tere strukturen piramidale te organizimin shoqeror na trajtoni si naivë duke na kerkuar prapë voten. Me veprimet tuaja aventuriere, te pabesa e te pa moralshme po na shkelni,nuk po na drejtoni,na moret erzin na ndotet jeten e viteve me te mira.

Ju e rreshqitet sistemin politik ne konfuzion e tymosje politike, sistemin ekonomik ne anarki te plote e peshtjellim. Edhe parlamenti i ardhshem i ngjan nje race, nje soji, nje shkolle. S’keni lene pa mbledhur ish-a qe vetë i keni peshtyrë, nemur, pergojuar e keni intriguar e dyshuar dhe tani i keni cuar neper krahina e rrethe me histori e lavde popullore. Ishalla mblidhet një ortek popullor kundër jush herët a vonë! Nuk e kam luksin te shkruaji bukur,por te pakten shkruaj ate qe ndjej. Nuk jam as i thelle ne mendime por edhe pse rropatem te mbijetojë as u jam ‘’lepire’, as u jam lutur e servilosur racës suaj të pështirë. Ngaqë jeni të tillë ju shtini me shkelma dhe brryla cdo shqiptar te ndershem, te drejte, guximtar, te vertete dhe te ditur e kontribues. Ju keni shtyrë e neperkembur inteligjencen, trurin dhe shpresen e kombit e cila e ka vullnetin e mundesinë per ta bere Shqiperinë.

 

Letër e nënshkruar, Xhevahir Tahiraj

Xhevahir Tahiraj May 31, 2013 16:57
Komento

1 Koment

  1. Gramoz May 31, 21:37

    BRAVO PAK DHE SAKT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*