Letër kryeministrit nga 3300 kryefamiljarë të hedhur në rrugë

July 20, 2015 14:00

Letër kryeministrit nga 3300 kryefamiljarë të hedhur në rrugë

3300 kryefamiljarë të hedhur në rrugë nga Akti Normativ pyesin: Deri kur do të vazhdoni të na harroni në mos po na mashtroni?! Kupa është mbushur e derdhur disa herë me premtime e zotime se Qeveria do të vejë në rrugën e zgjidhjes të gjitha padrejtësitë që u kryen nga ish-qeveria e të paudhit Sali Berisha e kompani. E kemi fjalën për “Aktin Normativ” nr. 3 datë 10/08/2012 të qeverisë Berisha, akt i cili u kthye në ligj nga Kuvendi i Shqipërisë me nr. 82/2012.

Të nderuar qeveritarë e deputetë të maxhorancës së sotme.

Ishit Ju që kur ishit në opozitë e dënuat me forcë këtë padrejtësi historike që bëri z. Sali e kompani duke u larguar nga salla e Kuvendit në shenjë proteste. Ky veprim i drejtë nga ana ligjore, juridike, morale e shoqërore na dha shpresë dhe jetë se një ditë edhe ne 3.300 familjet që numërojne jo më pak se 25.000 qytetarë të cilët jetonin në shtëpitë shtetërore ish pronë private, do të përfitonim një shtëpi si 230.000 familjet që privatizuan banesat shtetërore me çmime simbolike (50.000 – 150.000 lekë të vjetra).

Ne ju mbështetëm me të gjithë forcën e shpirtit duke menduar se po afron dita e drejtësisë.

Kryeministër! Shoqata ka ndjekur me shumë vemendje të gjithë ecurinë e punëve jo të vogla që qeveria të cilën ju drejtoni ka kryer e po kryen, por nga ana tjetër shohim një neglizhencë totale në zgjidhjen e problemit tonë të strehimit.

Ju rikujtojmë se si Ju personalisht ashtu dhe shumë deputetë jeni zotuar se qeveria e ardhëshme do të ndërtojë shtëpi për të gjithë ato familje që u nxorrën me forcë e dhunë nga zbatimi i Aktit Normativ me premtimin se këto familje te mbetura në rrugë do te trajtohen sipas ligjit 7652 “per privatizimin e banesave shtetërore” te vitit 1992.

Po ju rikujtojmë edhe një herë premtimet e bera, në tubimin e organanizuar në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve më 8 Qershor 2013 ku dy deputetët e zgjedhur, Znj. Klodiana Spahiu, Z. Ilir Beqj së bashku me K/bashkiakun e Durrësit Z. Vangjush Dako të cilët në emër të qeverisë së ardhëshme, premtuan se qytetarëve të hedhur në rrugë po u afrohej dita e zgjidhjes së strehimit të tyre njëlloj si 230.000 familjet që privatizuan shtëpitë shtetërore.

Shoqata ka ndjekur rrugën ligjore e protokollare për të kërkuar se çfarë është menduar për rastin tonë. Por kanë kaluar muaj dhe shoqata ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sa çudi! Si ka mundësi që edhe korespondencat brenda qeverisë të mos lexohen?! Apo edhe ato ndjekin rregullin e lojës “ e ka kush e ka” e mjerë ai që e ha!

Kryeministër!

Nga sa po shohim, ju dhe qeveria që Ju drejtoni nuk keni ndërmend të shfuqizoni “Aktin Normativ” nr. 3 datë 10/08/2012. Arsyet i dini Ju dhe ministrat tuaj. Por ne kemi të drejtën morale e qytetare të shtrojmë një pyetje – mos vallë, ne qytetarët që ju dhamë votën për një të ardhme më të mirë kemi qenë në ëndërr? Apo forca politike që ju drejtoni dhe aleatët tuaj kanë të njëjtin “gen politik” me Sali Berishën dhe lakejtë e tij? N.q.s. jeni kështu na e thoni troç, që ne qeraxhinjtë paskemi qene pjella të lopës ndersa 230.000 familjet, në te cilën perfshiheni edhe Ju, antarët e qeverisë, deputetët, presidenti, antarët e Gjykatës Kushtetuese i bletë shtëpitë me çmimin e një biciklete, pra ju jeni pjella te nënës? Pyesim, ne që jemi pjella të lopës duhet të marrim kredi që të strehoemi?! Të jetë e vërtetë kjo gjëmë?

Kryeministër! Ne presim përgjigje nga goja e juaj! Shpresojmë të na pergjigjeni me kurajon e burrërinë që ju karakterizon.

 

Për shoqatën e qeramarrsëve në shtëpitë shtetërore ish pronë private

Kryetari Myftar Kurti

July 20, 2015 14:00
Komento

10 Komente

  1. . July 20, 14:48

    Z.Rama, nuk ka cfare t’i beje ketij vendi me popull injorant, kryesisht VERIORE,

    pasi pjesa me inteligjente (Tiransit) iken qekur krimineli SALI BISHA mori

    pushtetin me dhune (si Satrapi-Zog) … ja sot pasojat.

    Reply to this comment
  2. lato July 20, 15:03

    Mos i zaptoshit shtepite,qe nuk i keni ndertuar ju!

    Reply to this comment
  3. nazim July 20, 15:16

    Qeveria ne vend qe te prishe pallatet e ngritura pa leje, t’i shtetezoje dhe tu jape strehim personave sa me siper( natyrisht kur palllatet nuk demtojne urbanistiken)

    Shteti gjithemone ka rruge per te gjetur zgjidhje.

    Reply to this comment
  4. Ganiu July 20, 15:43

    Mire tu behet, jo ne rruge te rrini, po ne plehra te ndëreni. Vete e deshet, vete e votuat, tani mos u ankoni. Se tha kot Likja. Fituesi nuk paragjykohet. Tani rrini si qener, se kete pushtet deshet, kete votuat. Mbajeni e tu rroje!

    Reply to this comment
  5. Kris 1 July 20, 16:12

    ashtu si akti normativ per ushtaraket I miratuar nga krimineli Sali.Por duhet te Jemi plotesisht te qarte se Ps e Rames luajti si aktore duke u larguar ne te dy rastet nga parliamenti.Ajo ishte dhe eshte dakord me Saliun
    Cfare premtohet per fushate eshte mashtrim per voten

    Reply to this comment
  6. spataku July 20, 21:38

    Mendoje qe qeveria te merret seriozishte me zgjidhjen e problemit e strehimit te ketyre personave qe dergojne leter kryeministrit.Ky kryeminster,Edi Rama,te mos e haroje premtimin qe u ka dhene ketyre te mjereve qe sote jane te pastreh.Vota e tyre te merret ne konsiderate.Rama nuk eshte mashtrues e kriminel si Sali Berisha,por i derejte dhe poullor.Ai merret,dhe i ka ne konsiderate hallet e popullit.

    Reply to this comment
  7. Darius July 20, 21:56

    Po po mos e rruni fare,jo 12.000 po dhe 120.000 as nuk e rrun njeri per ju.
    Beni Revolucion qe tju degjojne se ndryshe,asnjerit si ha palla.

    Reply to this comment
  8. AC July 20, 23:42

    Zoteri i nderuar! Te pergezoj per letren qe keni shkruar,por per mendimin tim as mos prisni te merrni nje pergjigje zyrtare. Une jam nje i pastrehe ashtu si te gjithe ata qe u nxorren ne rruge. Keni tre vjet qe sorollatemi sa na ka humbur cdo shprese. Para nje viti ne FB, Kryeministri i vendit bente nje konference shtypi online me pyetje. Une i bera te njejten pyetje dhe nuk morra pergjigje,edhe pse 90 pergjind te pyetjeve Ai ju pergjigje. Mbas asaj dite i kam shkruar ne cdo postim qe ai bente ne FB per te marre pergjigje,duke ja kujtuar se nuk e kishte quajtur te arsyeshem shpjegimin per ate GENOCID qe na eshte bere,mes dites me diell,nepermjet disa permbaruesve me diplloma fallco,dhe ca policeve qe i kishin uniformat me ydyre. E di ti cfare pergjigje me dha?! Me hoqi nga faqja e tij te drejten e komentit. Ky eshte ai qe ti dhe une i besova,EDI RAMA. Tani per mendimin tim,jo keshillle,ne jemi rreth 15 mije dhe besoj sikur vetem 10 perqind te dalim protestojme cdo dite perpara zyrave te restauruara te Kryeministrise,perball asaj strehes qe kushton mijra dollare,ose dhe te Universiteti ku u shpenzuan milliona dollare per viziten 4 ore e 10 minuita te Papes,le te kerkojme te drejten tone qe na e mbron edhe Kushtetuta. Le ti tregojme kesaj Qeverie se me popullin nuk tallet b……..Le te shtrihemi aty deri sa te na jepet ajo qe na takon. Edhe gjeja fundit,Avokati Popullit premtoi do e conte ne Salsburg kete ceshtje,ne fakt e groposi ne plehra.

    Reply to this comment
  9. orient July 21, 07:26

    ..mendoj se kryeministri duhet te merret seriozisht me kete problem,pasi te gjithe ardhacaket qe hyne ne pronat shteterore po i legalizojne ato dhe ne qe jemi futur nga shteti, jemi te pashprese..si ta kuptojme kete realitet shume te hidhur.??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank