Leter mikut tim Dashamir Shehi

Nga Kolë MALAJ February 17, 2013 10:57

Leter mikut tim Dashamir Shehi

Hoshgeldeniz, Po ç’dreqi te pruni? Mirseerdhet! Po pse erdhet?!

 

I nderuar miku im!

Te kam ndjekur e te ndjek me kenaqesi si dhe shume shoke te tjere sa here qe ju jeni i pranishem ne ekranet e televizioneve, pa permendur edhe ato pak raste qe kemi qene bashke. I qarte, i sakte, i avashte si perhere. Disi jam çuditur me levizjen tende te fundit:

Se pari, nuk e kuptova ne se zoti Kryeminister ju ftoi juve ne koalicion, apo ishte inisiative e jotja. Ne fakt llogjika e bashkimit ishte fare e sakte. Por ka 15 vjet qe sillesh si opozitar vetmitar ne nje fare menyre kunder te gjitheve, e veçanerisht kunder Kryeministrit te sotem. Vitet e fundit, i pozicionuar ne krye te LZHK (pak i çuditshem ky pozicionim), kjo parti me shume mund te quhet nje levizje revolte e juaja personale ndaj te Djathtes (PD), qe nuk u soll kurre si e tille.

Ne se PD gjate kesaj dekade te fundit, e sidomos Kryetari i saj duhej te kishte ndryshuar sado pak, atehere levizja e juaj do te quhej e motivuar plotesisht, por sidoqofte per nje gje jam i bindur: Karrigia e deputetit “te bie” me mire ty se shume te tjereve qe dalin nga “vatha” koalicion i Berishes.

I nderuar mik!

Ndihem keq per koinçidencen qe Ju u deklaruat sapo ishte perfolur kudo ne media per nje prurje “te rendesishme kinezo-amerikane”, ne “vathen” e PD, Eduard Selami. “Ujguri” Ed Uard Sel e fyen antaresine demokratike te Partise Demokratike, e veçanerisht vehten e vet, sepse ka rreth 15 vjet qe nuk ka asnje kontribut, as per PD dhe as per politiken shqiptare ne teresi. Ai as ka qene keto 15 vite ne Guantanamo dhe as ne Departamentin Amerikan te Shtetit, por nje qytetar i thjeshte, qe ka punuar per vehten dhe familjen e tij, ne Amerike.

Shoqeria shqiptare tani pothuajse i ka harruar vargjet e Nolit te madh; “Mbahu Nene, mos ki frike, se ke djemte ne Amerike”. Me sa mbaj mend une, Eduardi erdhi edhe nje here per zgjedhjet e vitit 2009, por Berisha me duket pa ndonje “ender te keqe” dhe Selami nuki e di pse iku. Edhe tani me duket se eshte shpejt per t’ju gezuar mandatit te deputetit. Nejse! Nje fjale e urte thote: “Burre i mençur eshte ai qe njeh vehten”, e ti o miku im je nje i tille, por “burre i zoti”, vazhdon shprehja “eshte ai qe njeh te tjeret” dhe Patrioti im i njeh te TJERET.

Me vjen keq qe nuk votoj dot per ty.

Nga Kolë MALAJ February 17, 2013 10:57
Komento

9 Komente

  1. Mehmet Metaj February 17, 12:47

    Dashamir Shehi eshte dhe mbetet ( ndoshta i vetmi nga PD-ja e ’90) njeri fisnik dhe dinjitoz por dhe i ditur dhe nuk “bashkohet” me Berishen por hyn ne nje koalicion me te djathten, s’mund te rrije e s’duhet te rrij jashte parlamentit nje njeri si ai, dhe veten e gjen tek e djathta packa se te djathten e ka “kapur gjarperi” por ishallah shpeton gjalle. I uroj atij suksese ne zgjedhjet e radhes.
    Ndersa ndryshon puna me Eduard Selamin, qe nga nje “i perzene” apo” i “denjigruar” ne ekzil nga vet Sali Berisha do t’i bashkohet atij dhe me e keqja eshte se thote ‘ruaj konsiderate per te”.. ky eshte nje njeri me pak dinjitet qe te tille i kan prishur pune gjithmone ketij vebdi dhe te tille jane shume, keta kthehen ne servile dhe jago pa fund!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Chris February 17, 13:04

    Selami dhe Shehi jane dy krijesa te {pa]fajshme engjellore qe i vihen ne sherbim Berishes se gjoja bashkepunojme me te djathten,por Berisha e mbushi kupen nuk me vizion prandaj duhet te largohet,kete e kane thene te dy.Por tani c’fare po ndodh?! Ashtu sic beri me deputetet came ,Ndoken apo dhe shume te tjere ju poshtersira dhe jashteqitje te popullit shqiptar lepini ate qe keni peshtyre.Dhe nuk jeni te rinj apo te papjekur por thjesht nje race e vecante qensh qe prisni t’u hedhe ndonje kocke Sal krimineli.

    Reply to this comment
  3. arthur February 17, 13:35

    Nuk eshte aq idealist sa e kujtoni ju kete Dash Shehin, qe per disa vite ka qene zvendes kryeminister ne qeverite e para te partise se Berishes, 1992-1997. Ai ka aftesine e manipulimit te njerezve me oratorine dhe sjelljen prej tironsi nanian-ndroqi,- (fshat nga dhe ka prejardhjen), qokaxhi dhe “racional” por bashkepunetor ne fshehtesi me klanet e berishes. po ju sjell nje te vertete per ta faktuar kete: ne ate LZhK e tij ai ka si sekretare nje Aferdita Numani (Zere) e ardhur nga berati, qe dikur ne kohen kur Dashi ishte me pushtet ne PD, ishte deputete e partise demokratike dhe perfitoi jo pak. Kur e qeruan nga PD kjo iu bashkengjit partise se Dashit dhe sot eshte emeruar ne stafin e larte te bashkise se Lulzim Bashes. Nuk e quan bashkepunim nen qilim Dashi kete apo e ka futur Aferditen per ta patur kolone te peste ne permbysjen e Lulzim Bashes. keshtu qe Dashi ti lere llogjet e Ndroqit dhe ti nxjere kembet e te vertetes.Sepse Selami eshte ai qe ka qene edhe atehere; njeri qe po ti jepte ndonje qofte Berisha e hante po te mos i jepte prap thoshte faleminderit.

    Reply to this comment
    • Arioni February 18, 10:07

      Ky Dash “babaxhani” vertet nuk osht aq i pafajshem sa hiqet, perkundrazi, ka bashkepunuar nen rogoz me Saliun.

      Luli e futi ne pune Aferditen e Dashit, pasi Dashi si asnjehere, ne zgjedhjet e vitit 2011 nuk e vuni kandidaturen per Krytar Bashkie ne Tirane, cka i dha Lulit 3-5 mije vota tironsish qe normalisht i ka pas mor Dashi ne zgjedhjet e kalume. Skandali shkoi edhe me tej, nuk u perdor vetem Dashi por edhe “komunisti” rahmetli Hysni MIlloshi (me ndihmen e Baba Likes se LSI-se) i cili i hoqi Ed Rames rreth 1500 vota.

      Dashi nga ana e vet e mori shperblimin, futi ne pun te mir grun, pra rregulloi ene familjen biologjike (grun) ene familjen politike (Aferditen). Vet pi nonj got raki e osht i kenaq, pasi do i morri ene dy leje ndertimi nga Luli. Ene bojeni Dashin budall po deshet.

      Kur qenka kaq i djatht pse nuk shkon me Bamirin ku Dashi ?

      Reply to this comment
    • Arjana September 1, 00:18

      Zoti Arthur apo kushdoqofshi, ne themelimin e partise demokratike te viteve 90 kane marre pjese njerez me ideale te larta e nje vizion per te ardhmen e Shqiperise. Te tille ishin Dash Shehi e Aferdita Numani(Zere), por te zhgenjyer nga realiteti i asaj qe po ndodhte ne PD- shumica mendonin per perfitimin personal jo ecjen perpara te shqiperise- keta idealiste i jane larguar me vendimin e TYRE partise demokratike. E them kete sepse te lartpermendurit e shume te tjere i kam ndjekur nga afer ne aktivitetin e tyre. Fakti qe te siperpermendurit jane themelues te nje partie te perbashket (dikur PD e tashme LZHK) eshte sepse jane idealiste me vizion te perbashket e mbi te gjitha INTELEKTUALE, cilesi qe shume politikaneve shqipetare u mungon. Dhe fakti qe zonja Aferdita eshte emeruar me post te larte ne bashkine e Z. Basha eshte fale aftesive te saj dhe perfshirja e zotit Basha ne politike eshte ne vitet e fundit, ndoshta ai ka nje fryme te re per zhvillim qe e ka bindur. Ju sugjeroj te studioni me me vemendje e kujdes para se te shpallni opinionin tuaj te pabaze si fakt te pakundershtueshem

      Reply to this comment
  4. Aqif Kapartoni February 17, 19:56

    Une si kam ndjekur lajmet, po nuk ma ha mendja qe Dashi ta beje kete zgjedhje. Do te ishte me i vonuari se kure. Kam pershtypjen qe po qe se do zgjedhe midis qytetarise e katunarise, ma ha mendja se si “Plak” qe eshte do zgjedhe te paren, besoj tani ka me pak lap (leber) se malok ne Tironen e Dashit. Ai do dije te zgjedhe….

    Reply to this comment
  5. Koz Dynjaja February 18, 23:27

    mire ose keq Dashi luan djathtas ,kur angazhohen ato qe kane pase ortakllek me te majten si Nard Ndoka , Nikoll Lesi , Dulja , Idrizi , kur po lidhen me Berishen vete te majtet e Ilir Metes si mund te gjykoni Dash Shehun se beri hatanee??!! tung

    Reply to this comment
  6. e ardhmja February 19, 11:42

    Dava plehrash jane te gjithe keta emra qe behet fjale ne kete leter e ca te yjere tepa shfaqur akoma.Kemi per te degjuar dhe shume te tjere ,por kete radhe nga ata mender te quajtur socialiste qe do rreshtohen ne listat e lsi-s dhe pd-s.Nuk duhet tre cuditeti pasi ky eshte morali i poltikaneve tane.

    Reply to this comment
  7. Alexi May 13, 04:08

    Dashi eshte politikani me i sakte dhe me i pa korruptuari, Duhet te falenderohet per kthimin ne parlamentin e ardhshem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin