Letër ministres Shahini (provat e reja të një krimi të rëndë akademik)

September 13, 2019 08:53

Letër ministres Shahini (provat e reja të një krimi të rëndë akademik)

Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republkës së Shqipërisë, zonjës Besa Shahini

E nderuar zonja Ministre,

Uroj që të jeni mirë me shëndet e me punën Tuaj.

Duke ditur se jeni shumë e ngarkuar me punën Tuaj shumë të rëndësishme, më lejoni megjithatë t’Ju shqetësoj për një problem jashtëzakonisht serioz e të rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë në normalitetin e jetës politike e shoqërore të vendit.

Shqetësimi im ka të bëjë me një skandal të rëndë (krim akademik) që ka ndodhur në Universitetin e Tiranës dhe konkretisht në Departamentin e Letërsisë së Fakultetin Filologjik dhe që, po të vërehet në thellësi, kuptohet se gjendja është tepër më e rëndë dhe alarmante seç paraqet rasti në fjalë i një plagjiature…

Gjatë muajit shtator 2019 kam botuar 2 shkrime në gazetën Dita, ku kam denoncuar me argumente dhe fakte,

1) Plagjiarizmin shkencor të zotit Agron Tufa (me detyrë aktualisht drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit) në dëm ish-lektorit të Universitetit të Tiranës, Dr. Aristotel Spiro, të cilit i ka marrë një tekst të gatshëm dhe e ka përfshirë në punimin e doktoraturës si tekst të vetin.

2) Falsifikimin dhe mashtrimin shkencor të zotit Agron Tufa, i cili në vend të një punimi shkencor ka përfshirë në doktoraturën e vet leksione të përkthyera nga rusishtja për historinë e përkthitarisë botërore dhe teoritë e kaluara e të sotme të përkthimit.

3) Sjelljen antiakademike të Departamentit të Letërsisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe Këshillit Shkencor të këtij Fakulteti, që miratuan hartimin e një doktorate me temë të papërshtatshme dhe dhënien e gradës doktor i shkencave filologjike një punimi që duket fare hapur se është një përmbledhje leksionesh universitare të paraqitura si punim doktorature; mandej rrethanat e dhënies së gradës doktor i shkencave zotit Agron Tufa krijonë dyshime shumë të forta e të mbështetura se kjo gradë i është akorduar atij pa paraqitur asnjë punim (!!!) në shkelje të rëndë të procedurave dhe të ligjshmërisë për kualifikimin pasuniversitar.

4) Sjelljen e rëndë komprometuese të Departamentit të Letërsisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës (me përgjegjëse zonjën Dhurata Shehri), të dekanatit të këtij Fakulteti (me dekan zotin Shezai Rrokaj), si dhe të rektorit të UT zotit Dhori Kule, të cilët, në vend që të vepronin sipas kreut III, paragrafi 3 të Rregullores “Për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese” (shih Urdhrin Nr. 105, datë 23.3.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës), duke reaguar në rrugë gjyqësore pas denoncimit të plagjiarizmit prej të dëmtuarit Dr. Aristotel Spiros, u munduan ta mbrojnë me çdo kusht plagjiaristin Agron Tufa.

5) Posti shumë i rëndësishëm i drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që mban zoti Agron Tufa, është akorduar pas mashtrimit të rëndë që ka kryer ky person me punimin e doktoraturës së tij. Ky post nuk do t’i jepej nëse do të ndiqeshin procedurat e rregullta të hartimit dhe mbrojtjes së gradave dhe titujve akademikë. Rrjedhimisht, qëndrimi i këtij personi në këtë post jashtëzakonisht të rëndësishëm publik përbën një kërcënim për jetën normale të vendit, pasojat e të cilit i kemi përjetuar tashmë për fat të keq disa herë.

Në mbështetje të sa më sipër, po Ju dërgoj lidhjet e dy artikujve të mi në sitin zyrtar të gazetës Dita në rrjet:

http://www.gazetadita.al/drejtori-qe-hulumton-krimet-e-komunizmit-kapet-me-vjedhje/

https://www.gazetadita.al/thellohet-skandali-i-doktoratures-se-drejtorit-te-antikomunizmit/

Gjithashtu, po Ju bashkëngjit prova që kam mundur të mbledh lidhur me plagjiarizmin dhe falsifikimin e doktoratës së zotit Agron Tufa:

1) Fotokopjen e dorëshkrimit të artikullit “Fan Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”, të të dëmtuarit Dr. Aristotel Spiro.

2) Separatin e kumtesës së të dëmtuarit“Fan Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”, botuar nëaktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare kushtuar 130-vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit (Korçë, 2012).

3) Fotografinë nga siti i Universitetit të Tiranës, ku duket se teksti i doktoraturës sëAgron Tufës është ngarkuar në datën 19 shkurt 2015, ora 11:41 nga përdoruesi “rektorati”

4) Tekstin e letrës që i dëmtuari Dr. Aristotel Spiro i ka drejtuar ministres Lindita Nikolla për vjedhjen e pronës intelektuale nga Agron Tufa.

5) Tekstin e letrës që i dëmtuari Dr. Aristotel Spiro i ka drejtuar rektorit Dhori Kule, ku jepen argumentet për vjedhjen intelektuale të Agron Tufës

6) Tekstin e letrës që i dëmtuari Dr. Aristotel Spiro i ka drejtuar Dhori Kules, ku ankohet për mospërgjigje nga ana e Universitetit të Tiranës.

7) Lidhjen e rrjetit ku gjenden leksionet e historisë dhe teorisë së përkthimit të profesores ruse I.S. Alekseeva, të cilat u përkthyen dhe u përdorën të gatshme si punë shkencore në tekstin e doktoraturës së Agron Tufës.

8) Tabelë, hartuar prej meje në të cilën majtas është pasqyra e lëndës së kreut II të doktoraturës së Agron Tufës, ndërsa djathtas pasqyra e lëndës së leksioneve rusisht të profesores ruse I.S. Alekseeva, ku duket qartë kopjimi / plagjiarizmi kryer nga zoti Agron Tufa.

Rezervohem t’Ju ndihmoj edhe me fakte e argumente të tjera që provojnë sa më sipër…

E nderuar zonja Ministre,

Pra, për t’Ju ndihmuar në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij skandali (veç dokumenteve të publikuara në dy shkrimet e mia në gazetën Dita) po ju dërgoj bashkëngjitur edhe burimet nga ka kopjuar kreun II të “doktoratës” së vet Agron Tufa (plot 88 faqe histori përkthimi nga teksti Historia e Përkthimit e profesores së Universitetit të Shën Petërburgut I. S. Alekseeva, botuar më 2004 nga Qendra Botuese “Akademija”) (Алексеева И. С. А47 Введение в перевод введение: Учеб. пособие для студ. филол. и лингв, фак. высш. учеб. заведений. — СПб.: Филологический факультет СПбГУ; М.: Издательский центр «Академия», 2004. – 352 с.) Teksti i plotë gjendet online:https://studfiles.net/preview/1197096/

Për t’i krahasuar plagjiaturën me origjinalin në këtë rast kam vënë në dy shtylla pasqyrën e lëndës nga “doktorata” e Agron Tufës në shqip dhe përbri pasqyrën e lëndës përkatëse të I. S. Alekseevës në rusisht.

Tekstin rusisht e kam gjetur edhe në pdf., të cilin e kam kthyer në formatin Word.

(Ps: Rezervohem edhe për fakte e argumente të tjera që provojnë sa më sipër.)

***

E nderuar zonja Ministre,

Mendoj se ka ardhur momenti që Ju të mos heshtni. Nuk është vetëm detyrimi Juaj, por është gjithashtu në nderin Tuaj që të ndërhyni me vendosmëri për të vënë para përgjegjësisë të gjithë fajtorët:

Jo vetëm zotin Agron Tufa, si autorin kryesor të gjithë këtij skandali, por edhe gjithë bashkëpunëtorët e tij: ish-përgjegjësen e Departamentit të Letërsisë Dhurata Shehri, ish-dekanin e Fakultetit Filologjik Shezai Rrokaj, si dhe gjithë të implikuarit e tjerë, që do të nxjerrë në shesh hetimi i dikasterit Tuaj.

Jam në dispozicionin Tuaj për çdo sqarim të mëtejshëm…

E nderuar zonja Ministre,

Pas gjithë ç’Ju shkruajta më sipër, më duket e tepërt të nënvizoj para Jush rrezikshmërinë e lartë shoqërore e kombëtare që paraqet rasti në fjalë në dëm të edukimit universitar të brezit më të ri. Universitetin që ndërtuan me gjak e me djersë korifenjtë e filologjisë sonë Xhuvani, Buda, Çabej, Shuteriqi, Domi, Demiraj etj, e ka mbuluar balta e korrupsionit… Bash për këtë: se nuk mund të punonte mes plagjiatëve, baltosjes, etj, edhe shkencëtari Aristotel Spiro – një ndër albanologët më seriozë e më të zotë që njeh sot Shqipëria (dhe që mirëpaguhej nga Universiteti i Athinës) e braktisi atë ambient të ndotur bashkë me rrogën e konsiderueshme…

Gjithashtu më duket e tepërt t’Ju kujtoj se 14 tetori, dita e parë e çeljes së vitit akademik universitar po afron dhe, të ftosh studentët të ulen në auditore për të dëgjuar leksionet nga pedagogë të inkriminuar, kam bindjen se nuk është aspak normale…

Situata është shumë alarmante dhe koha nuk pret. Na falni e nderuar zonja Ministre! Heshtja Juaj e deritanishme është pak të thuash: e çuditshme…

Edhe nëse këto ditë jeni e zënë me shpërndarjen dhe shitjen e librave shkollorë për parauniversitarët, unë mendoj se kjo nuk e justifikon heshtjen Tuaj dhe të institucionit të rëndësishëm që Ju drejtoni për këtë skandal në arsimin universitar me pasoja të jashtëzakonshme për të sotmen e për të ardhmen e vendit.

Gjthsesi, mbetem me shpresë se do t’i shkoni deri në fund kësaj çështjeje.

Me respekt,

Ilir Mborja

12 shtator 2019

Г л  а  в  а   6

ИСТОРИЯ ПЕРЕВОДА

 

Всякое занятие имеет свою историю. У перевода история чрезвы­ чайно длинная. П ереводчик — одна из самых древних и самых ус­ тойчивых по отношению к общественным переменам профессий. Ведь в любые времена и при любом состоянии общества контакты между народами порождали необходимость в переводчике.

Поучительная библейская история о Вавилонской башне — не только мифическая версия происхождения языков и печальная прит­ ча о житейских причинах разноязычное™ человечества. Это еще и миф о сотворении переводчика, ибо переводчик появляется тогда, когда есть разные языки. Вавилонская башня — это и великий  сим­ вол миссии переводчика, ибо только он, переводчик, может помочь строить ее дальше… И помогал строить ее все те долгие века, о кото­ рых у нас сейчас пойдет речь.

Эта глава представляет собой краткий экскурс в историю искус­ ства перевода, историю профессии переводчика, историю  взглядов  на перевод в разных странах мира. Мы коснемся также истории раз­ вития теоретической мысли в области перевода. Все эти сведения помогут нам в дальнейшем разобраться в некоторых особенностях современного состояния теории и практики перевода.

6.1.     Перевод в древности и в эпоху античности

Нет сомнения, что первые контакты  между народами, говорящи­ ми на разных языках, были устными. Перевод, очевидно, довольно долго существовал без письменной фиксации. У нас почти нет сви­ детельств о переводе бесписьменной поры. Однако исторические данные, а также общие соображения о наличии разнородных кон­ тактов между народами даже в самые древние времена позволяют предполагать, что устный перевод появился задолго до возникнове­ ния письменности.

Древнейшее из известных нам изображений переводчика — на древнеегипетском барелье ф е — относится к III тыс. до н. э. Тогда задачей переводчика, как и сейчас, было, по-видимому, обеспечение контакта между людьми, говорящими на разных языках. Его роль посредника в передаче информации считали необходимой и важной, однако на древнеегипетском барельефе фигура переводчика вдвое меньше по размеру фигур сановников, ведущих  беседу,  —  значит, его рассматривали как обслуживающий персонал, а роль его счита­ лась второстепенной, подчиненной. Австрийская  исследовательни­ ца истории устного перевода М. Снелл-Хорнби отмечает, что в Древ­ нем Египте к переводчику относились несколько пренебрежительно,

 

потому что он умел говорить на языке презренных варваров и поэто­ му  сам был достоин         18.

презрения

С другой стороны, в  древнеегипетских текстах  XX V III-X X  вв. до н. э. неоднократно упоминается «начальник переводчиков». Это означает, что переводчики в Древнем Египте представляли особые профессиональные группы и имели собственную иерархию. Пред­ положительно такие «отряды» переводчиков существовали при кан­ целярии фараона и при храмах. Переводили они, по-видимому, и уст­ но, и письменно. Правда, письменные переводы этой самой ранней поры до нас не дошли.

Первые документальные памятники перевода в  Египте  относятся  к XV в. до н. э. Это переводы дипломатической переписки с древне­ египетского языка на аккадский клинописью. Несколько позже, в цар­ ствование Рамсеса II (ХШ в. до н. э.), начинается эпоха наивысшего расцвета Древнего Египта; к ней относится наибольшее количество памятников перевода: дипломатических и.договорных текстов.

Затем наступает некоторое затишье, и новая волна переводов при­ ходится на эпоху завоевания Египта Александром Македонским — ведь местное население не знало греческого языка, на котором гово­ рили завоеватели и который был введен как официальный.

В V в. до н. э. Геродот отмечал: «В Египте существует семь раз­

и кормчие»
. Составляли ли толмачи (т. е. пе­

личных каст: жрецы, воины, коровьи пастухи, свинопасы, мелкие торговцы, толмачи                              19

реводчики) в действительности особую касту в Древнем Египте, точ­ но не известно, но они явно занимали определенную профессио­ нальную нишу.

“”Кстати, первый переводчик, которого мы знаем по имени, — тоже египтянин. Это Анхурмес, верховный жрец в Тинисе (X IV в. до н. э.).

Культура перевода была также высока и в Древнем Шумере. Здесь еще к концу III тыс. до н. э.  использовалось письмо в  виде клинопи­ си, Шумер на раннем этапе своей истории попал под аккадское вла­ дычество, но сохранил культурное главенство. Шумерский и аккад­ ский языки были, по-видимому, в равной мере употребительны в общественном обиходе. Об этом свидетельствуют сохранившиеся шу- меро-аккадские словари, грамматические пособия, а также парал­ лельные списки выражений на этих двух древних языках. Древний Шумер сохранил для нас и самое первое в истории человечества упо­ минание о переводчиках вообще. Сохранились глиняные таблички XX III в. до н. )., где упоминается «мелуххский драгоман» (т. е. пере­ водчик) и «кутийский драгоман», а также сведения о выдаче драго­ манам муки, пива и т. п.

В развитии переводческого дела в Шумере большую роль играли школы. Шумерская школа э-дуба (т. е. «дом табличек») сложилась

 

Snell-Hornby М. Translation und Text. — Wien, 1996. — S. 12.

19 Геродот. История / Пер. Г. А. Стратовского. — Кн. 2, 164. — Л., 1972.

September 13, 2019 08:53
Komento

45 Komente

  1. Buda September 13, 09:19

    E emeruara “Ministre” nuk ka asgje ne dore. Autori duhet t’i shkruaje Zotit dhe te lutet per qetesimin e shpirtit te tij , pasi Agron Tufa neser do te jete kryeministri i ri.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 13, 09:57

      Buda
      ke shumë të drejtë për,pothuajse gjithçka!kjo fyçka është po aq fyçkë sa dhe braçja e leshi!kopili i tironës është ai që vendos,por kur thua se “Agron Tufa neser do te jete kryeministri i ri.”,të them se gabohesh tmerrësisht rëndë!!
      nuk lë dobiçi njeri që ti afrohet!!ja ka kaluar të gjithëve!!enver e gjysh i ka lënë pas!!ky ka rrezik që të zhdukë dhe shqipërinë vetëm e vetëm që të mos i marrë dikush karriken dhe kur të ketë ngordhur!!
      tufa kur të ketë mbaruar misionin e tij?!
      do të përfundojë si Dritan Prifti!!thjeshtë do diritanpriftëzohet!!

      Reply to this comment
    • Kozi September 13, 12:25

      Buda ka te drejtë në atë që Çeshtja e një plagjiature shkencore nuk eshte pune e ministres por e trupit akademik qe I ka dhene doktiraturen ketij idioti. Edhe letra e gjate e autorit te shkrimit duhet ti drejtohet pikerisht autoritetit perkates.
      Për mua Jane te peshtira në thelb çdo leter e hapur – ca në teper kur ju drejtohen personave publik. I ngjasojne Daci Bao-ve kineze dhe në sensin ligjor e bejne autorin dhe gazeten pergjegjese per shpifje. Nuk ja vlen te merresh me keto lëtyra te hapura edhe kur trajtojne çeshtje te verteta – dallimi mes një opinioni dhe një nevoje grandioziteti qe e gjen me bollëk mes Ballkanasve dhe në pergjithesi në kulturat post-koloniale/post-komuniste.
      Per mua eshte e turpshme dhe ligjerisht e duskutueshme hapesira qe Dita ju jep ketyre Letrash te hapura, qe duket qarte qe kane një prirje ideologjike/politike dhe aspak informuese.

      Ps. Per mua Tufa eshte një hajvan I paafte, shejtan-budalla dhe person I rezikshem në kontekstin e pozicionit te tij institucional – por kundervenia ndaj tij me mjete e metoda komuniste eshte po aq infantile, idiote dhe e paefektshme.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit September 15, 07:22

        Po ja o Koz si mund te behet? Tufa eshte gomar thua ti, por letrat e hapura nuk duhen bere. Ato “te hapura”, dhe s’i lexon kush, pa lere te ishin te “mbyllura”. Po te ishte e mbyllura letra, me siguri Tufa e gomarit do e qeraste Mborjen me para qyl nga instituti I dosjeve. Letra te hapura kane shkruar Emil Zola, Anshtajni e mijera figura intelektuale boterore, po ja qe ty ta shpif se helbete, qenkan dacibao. Sipas teje, edhe plagjiatura eshte poshtersi, edhe denoncimi ta shpif. Dmth lesh me tresh se katersh keputet.

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 16, 09:47

        Kozi
        përgjigjen ta ka dhënë moni fare mirë!
        “Për mua Jane te peshtira në thelb çdo leter e hapur – ca në teper kur ju drejtohen personave publik. I ngjasojne Daci Bao-ve kineze”ja ke idenë se çështë një ” letër e hapur”? më duket se jo!!ti mun d ta quash daci a pacibao,si të ta dojë qefi,por një letër e hapur nuk është gjë tjetër veçse një çështje e bërë publike!!një çështje që fshihet,një çështje për të cilën nuk zbatohen ligjet e shtetit,një çështje që pasi janë ndjekur tërë rrugët ligjore ajo është fshehur nga shteti ose organet që e kanë në kompetencë!!
        kështu ti e pe fare mirë se si personi që është vjedhur dhe të tjerë pas tij,kanë vite të tëra që përpiqen të vënë drejtësinë në vënd,dhe nuk ndodh asgjë!asgjë është fjala më e mirë,por normalja do të ishte,po mbrohet hajduti!është gjë normale sot në shqipëri!!prandaj njeriu e bën publike!e bën publik që të marrë dhe ndihmën e popullit!!
        por populli është shpesh,idiot!është si puna tënde dhe e shumë të tjerëve si ti!!
        në vënd që të dënojë hajdutin!?dënon denoncuesin!!pra të vjedhurin!!
        të sjell turrli ndyrësie në pjatë dhe të thotë “meqënëse e ha unë duhet ta hash dhe ti”!!
        lali,kush ka vjedhur,si tufa,ka bërë plagjiturë!?
        balla,monika e floririt,tufa a çfardo pidh sëme qoftë!?ata duhet të përgjigjen për veprimin e tyre kriminal!!
        nëse dita ja mëshon më shumë tufës!? nuk do të thotë se qënkan shantazhe komniste!!sepse ka vite që vetë organet shtetrore nuk kanë bërë asnjë veprim!!mos vallë dita duhe të këthehet në paditëse e të tëra plagjiturave që kanë bërë shqiptarët??
        e rëndësishme është që ne të mbështesim të drejtën,ligjin dhe respektimin e tij!!
        kozi
        mbështetja e shkelësit të ligjit,çfardo qoftë arsyeja,nuk bën gjë tjetër veçse shton shkelësit e ligjit!
        dhe të jesh i sigurtë se jo vetëm që do ta pësosh dhe ti një ditë,por shumë kanë për të vepruar kështu si ti po vepron sot!!
        të garantoj që do të të rëndojë shumë!!
        të garantoj se ti as ke për tu kujtuar se dhe vetë ke qënë i tillë!!
        njerëz si ti nuk mësojnë kurrë!!

        Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 13, 09:29

    o Ilir Mborja
    a me të vërtetë i mendon këto fjalë”Duke ditur se jeni shumë e ngarkuar me punën Tuaj shumë të rëndësishme….”??
    kjo mor lal asqë ja ka idenë se është ministre!!sepse kjo vetëm firmën di të vërë asgjë tjetër!!
    sa për gon tufë shkrimtarin më të mirë që kanë parë shqiptarët por që nuk di ti bëjë dy fjalë bashkë në bisedim,ai ka mbrojtjen e sadrazemit të tironës!!atij dobiçit që di me i bo të gjitha gjonat,përveçse të hedhë firma!!gon debil tufa është një nga mashat e dobiçit për të rrealizuar interesat e tij dhe sidomos “kompleksin e edipit”!!
    kot i bie penxheres të dëgjojë dera!!dera nuk dëgjon dhe me top ti biesh!ai e ka ngulur në kokë që të bëjë atë që ka në mënd dhe pikë!!po nuk e morrëm me shkelma bythëve!?harxhojmë kot kohë duke shkruar ministrave a nëpër portale!!

    Reply to this comment
  3. Komunisti September 13, 09:40

    Ish spiunet e sigurimit ne lufte kunder “armikut te kllases”

    Reply to this comment
  4. spiro vasili September 13, 09:50

    Posti i agron tufes nuk kerkon si kusht te jesh doktor, por vetëm të kesh arsim të lartë dhe të votohesh nga bordi. Kaq gjë ilir mborja nuk e ditka. Sa harxhon kot kohën për një gjë koti, duhet të përgatetit per gjyq pasi nuk ka krijuar asnjë bindje për kaq sa shkruan. Madje kam përshtypjen se as vetë nuk i kupton këto që shkruan. Le t’ia vërtetojë gjykatës.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 13, 10:28

      spiro vasili

      “Posti i agron tufes nuk kerkon si kusht te jesh doktor”
      je apo bën si budalla??
      nuk ka rëndësi a duhet apo nuk duhet doktoratura,ndoshta duhet vetëm një krrabë çobani!
      çështja është se tufa ka bërë plagjiturë!!
      edhe sikur të mos ishte në atë pozicion që është!?prapë plagjitura është bërë!
      pozicioni që ka!?pra ndershmëria që kërkohet për një pozicion të tillë ku ti do jesh personi që ka “peshoren” në dorë,duhet të jetë e padikutueshme!!
      tufa e ka dhjerë këtë faktor duke vjedhur punën e dikujt tjetër!!
      spiro,tek ne këto që shkruajta unë,pra ndershmërinë dhe vjedhje të këtij lloji,asqë i llogarit kush,përfshi dhe ty!duken si puna e alienëve,por në një shoqëri që duhet të jetë normale!?janë baza e saj!!
      ne për normalitet kemi krimin,kemi korrupsionin politiko shtetror që vetëm me krimin e organizuar dhe të legalizuar mund të barazohet!!
      kështu që dhe këto që shkruan ti,nuk janë gjë tjetër veçse shprehja e mdnimit të shoqërisë shqiptare!!
      shoqëri që në vënd që të mësojë nga pësimet e saj!?
      nuk bën gjë tjetër veçse çmëson dhe pëson gjithnjë e më shumë!!

      Reply to this comment
    • Glaukias September 13, 10:30

      “harxhon kot kohën për një gjë koti” ???
      Kot të duket ty o Spiro, vjedhja ? Kot të duket që studentët, të cilët nesër do të ulen në poste drejtuese shtetërore, të marrin mësime nga pedagogë që kanë shkelur ligjin, kanë gënjyer, kanë fallsifikuar e kanë mbrojtur vjedhjen ? Çfarë mund të mësojnë studentët nga këta pedagogë ? Si gënjehet ? Si fallsifikohet ? Si vidhet ? Kot të duket që hajduti, gënjeshtari dhe fallsifikatori është drejtor tani e paguhet nga taksat tona për të zbuluar të vërtetat !!! e kohës së diktaturës ? Si mund të besohen të “vërtetat” e këtij drejtori kur edhe për vetën e vet ka gënjyer ? Plus edhe pagesën shtesë që merr nga taksat tona për titullin shkencor …
      Nëse gjithë këto të duken kot o Spiro, atëherë më vjen keq por je një njeri që rron kot …

      Reply to this comment
      • Komunisti September 13, 11:59

        Ke te drejte Glaukias, studentet duhet te mesojne “doktoraturen” e enverit ,Si nuk gënjehet ! Si nuk fallsifikohet ! Ups….prit na fal, se me erdhi nje po….

        Reply to this comment
    • Semi Nina September 13, 10:40

      C’lidhje ka a ka nevoje posti ose jo per doktorature? Nese nje njeri si Tufa qe presupozohet se nxjerr ‘te vertetat” e sistemit monist del qe qenka nje genjeshtar dhe mashtrues ordiner me punimet e tij, atehere atij i bie besushmeria. Domethene ato tregimet me hetues qe perdhunonin te akuzuar qenkan perralla. Ne nje vend europian do kishte dhene doreheqjen. Si nuk ka krijuar bindje per gjera qe shkruan? Iliri e ka treguar me fakte se Tufa ka vjedhur punimet e dikujt tjeter dhe madje qe doktoratura eshte thjeshte perkthime leksionesh. Puna e gjyqit eshte thjeshte presion i nje te mbyturi.

      Reply to this comment
    • mirel September 13, 14:48

      Kujdes se do te rrahi dhe burri i Beses ore. Mire qe Tufa, kafsha ripertypese ta ka bere bene ne “fejsbuk”, po do hash dhe ndonje grusht nga hamshori qe ka inat kur ja permendin gruan.
      Cke qe kruhesh kot, kur fajin e ka gjithe sistemi? Hamshori i madh e di mire sa vlejne buburecat qe ka poshte kembeve. Ndaj tall b.then me te gjithe.
      Heren tjeter drejtoju me shprehjen:
      Te nderyar buburrece!
      E nderuara Ministrja Buburece, e arsimit..
      Dhe, ..pastaj permend me rradhe gjithe buburecat e tjere.

      Reply to this comment
  5. V.F. September 13, 10:17

    Që është plagjiaturë e sojit extrem kjo bën muuuu si lopa o zotni i ndruar, por e keqja eshte se personi te ciles ti ju i jeni drejtuar ka ne dore vetem celsat e kashtes. Ajo eshte marionete, fijet e se ciles i komandon me marifet buburreci. Buburrecit adresoja letren, se ke bodrumi i tij e ka zanafillen procesi i mbareshtrimit te tufes se teveqelave balliste.

    Reply to this comment
  6. Vasili September 13, 11:29

    Me habit insistimi i semure i mborjes karshi plagjiatures se tufes,kur ka shume plagjiatura te ekspozuara,ne pozicione me te larta nga tufa dhe te pa denuara,nga institucionet.
    Fillo me rektorin,nje qenie qe vazhdon ta shkaterroje ne shume drejtime universitetin shteteror deri tek antikombetari turkoshaku, hysenqenferamedini,qe ka marre graden doktor ne universitetin shqiptar,duke e kthyer heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin,permbys etj,etj.
    Prandaj mborja,se pari per keto duhej ti ishje drejtuar ministris,nqse te dhimset kultura dh arsimi i ketij vendi dhe jo te nxjerresh dertet e tua vetjake me tufen,qe nuk ja ka ngene kush ti degjoje.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 13, 11:58

      spiro vasili je dhe Vasili????
      vaso nuk ka rëndësi se sa ka”Me habit insistimi i semure i mborjes karshi plagjiatures se tufes,kur ka shume plagjiatura te ekspozuara,”rëndësi ka që të dënohen!!
      janë thënë deri tashti dhe nuk është bërë asgjë!nuk është insistuar fare!pra një shkrim të dytë pas demoncimit nuk ka pasur!
      e kështu sipas teje!?
      vari hajdart dhe nuk duhet këmbëngulur??
      vaso një gjë më bën sa përshtypje aq dhe vërteton tezën time se tufa është koburja e realizimit të qëllimit të naziskinit edvin,me kompleks edipi,rama!!
      ti je një mbështetës i ramës!!pra e mbështet në çdo gjë!!normalisht duhej të ishe nga PS,por si e dimë fare mirë se brënda PS ka një grup që është si kundër PS,asaj origjinale,ashtu dhe kundër lanç që quhet rilindje!!
      pra ti je një rilindje e tradhëtisë shqiptare!!je një nga ndyrësirat që ke përkrahur varrezat greke,nënshtetësinë e janullës,pret dhënjen e detit,mbështete nderimin e trahdëtisë me përmendore në krah të rilindasve të shqipërisë,mbështete emrimin e grekut safi bendo në krye të SHISH,mbështete kthimin e SHISH në një filjal të EYP,tashti po mbshtet dhe kërmën me mbiemrin tufë??
      edhe nëse mborja “nxjerresh dertet e tua vetjake me tufen,” unë ja kam “ngene kush ti degjoje.”ta dëgjoj!!sepse unë dua shqipërinë dhe jo atë që do ti!!
      ti vetëm shqipërinë nuk do!!
      nuk je i vetmi!!

      Reply to this comment
      • Vasili September 13, 12:53

        Bjeri vetes se ti, as nuk shikon as nuk degjon.
        Duket qe nuk te duan as pjestaret e familjes,qe nuk te cojne per te vizituar.

        Reply to this comment
  7. demo September 13, 12:09

    Ne rradhe te pare ky shkrim eshte model i gazetarise investigative.Gazetaret e punesuar ne Media, te mesojne pse duhet kultura e te lexuarit.
    Model i gazetarit nuk eshte botoxi i Sonila Mecos,por ky shkrim investigativ,me fakte dhe argumenta i Ilir Mborjes.
    Ministrja e Arsimit le te jete kukull sa te doje.
    Plagjaturat ne nivelin Universwitar dhe Akademik shqiptar le te behen mullar,KY SHKRIM E VENDOS MINISTREN NE POZITEN QE OSE TE MARRE PERGJEGJESINE TE VEPROJE PER C`BERJEN E DOKTORRATURES PLAGJIATE TE AGRON TUFES DHE SHKARKIMIN E PERGJEGJESVE,OSE TE JAPE DOREHEQJEN DHE TJA PERCJELLE KETE ROL KRYEMINISTRIT.

    Reply to this comment
  8. moko September 13, 12:12

    Mos u lodhni onjerez te shkruani,te denonconi,e te kerkoni te drejten,e do thoni ku? te Shahini? Marezi.Ka nivel kjo qe nuk flet mire shqip te dale mbi Tufen?Mendoni se ka nivel qe te largoje kete lango neofashisto-ballist? Kurren e kures.Me tregonte para pak ditesh nje arsimtar,mbaruar ekselence qe kerkonte ta takonte per probleme te arsimit ne nje qytet,e mbasi u lodh me sekretaren,e mbasi erdhi disa dite ne tirane e se priti kush,u largua pasi i thane qe,as kjo e as minisstrja e pare nuk takon intelektuale e sidomos ata qe kane mbaruar master me medalje.Ka ku ri me ky palo shtet?E ju vertetoni e se Tufa ka vjedhur doktoraturen,por mos mendoni se do e largoje nga ai pozicion.Ate e ka caktuar krye neo fashito ballisti Edvin Rama.Ju paça Ju bij e bija,niper e mbesa te patizaneve,te komunisteve qe Tufa ju beri tradhetare,kriminele dhe ballistet çlirimtaret e LNÇ.

    Reply to this comment
  9. Optimisti September 13, 15:00

    Njerëz mblidhni mëndjen, shteti i Edvin Ramës është si shkopi i lyer me mut nga të gjitha anët, të duhet por s’ke ku ta kapësh, e ka dhjer Edi Rama në çdo hallkë të tij. Dhe ju prisni që ministrja e arsimit, përzgjedhur nga kryeministri me kriteret e tij që kurr nuk i shërbejnë shtetformimit , të zgjidh krimin e shëmtuar të plagjiaturës së kopjacit Tufa. Këta profesorë me tituj shkencorë që kopjojnë janë në nivelin e një studenteje që për të mar provimin, kopjet e pyetjeve teorike i fuste në vëndin më të sigurt që profesorët nuk mund ta kontrollonin, tek të mbathurat. Dhe këta profesorë gëlojnë si krimat me shumicë në institucionet tona.
    Njerëz , a e dini që kopja, që për titujt shkencor mer emrin e fisëm plagjiatur, po shkatrron sistemin arsimor. Mendoni, pronarin dhe drejtorin e një shkolle private, që ditën e provimit na porosit ne mësuesit që të jemi gati se do të mar të gjithë tezat e provimeve me zgjedhje. Dhe për gjysëm ore tezat ishin në dorën e mësuesëve, për tre çerk ore maksimumi përgjigjet e sakta ishin në dorë të nxënsve në sallat e provimit. A e dini që kur provimi koinçidon me një fushat zgjedhjesh drejtorët e shkollave thonë haptazi që kemi orientim që tu lemë të kopjoni vetëm votoni bashkë me familjet për partinë qeverisëse? A e dini që profesori u thotë studentëve haptazi që do t’ju kaloj të gjithëve vetëm juve dhe familjet tuaja do të votoni për partinë time dhe studenti i imponon familjes se kujt do t’ja jap votën? A nuk është shteti që me këto akrobacira po i ve kazmën arsimit duke e bërë kopjimin edukatë që në provimin e klasës së nëntë deri te mender Tufa e Monika Kryemadhi me tituj shkencor. Po kryeministri ynë i nerum ka ndonjë titull shkencor? Në ç’ fushë mund të mar i nerumi Edvin ndonjë titull shkencor që të mos ngelet pas Tufës dhe Monës?
    Artikull shkruesi do të mar përgjigje pozitive vetëm kur ky shtet hale të smontohet nga themelet bashkë me Edvinra, Tufra, Rrokra e kompani dhe të hidhet në koshin e plehrave të historisë së kombit tonë.

    Reply to this comment
  10. mirel September 13, 15:00

    Po c’e thaka rusishten dhe Tufa. Dhe thone kush jane spiunet ruso-sllave

    Reply to this comment
    • mirel September 14, 16:39

      O VFLP, thashe une qe eshte spiun serbo-rus Tufa. E paska rekrutuar kjo armikja e Stalinit
      Tani e kam me qind per qind. Keta qelbesira minuan traditen e Atdhedashurise dhe e shiten Shqiperine dhe njehere te serbe e malazezet si Zogu dhe Esat Pasha. Tipike tradhetare te ndyre

      Reply to this comment
  11. intelektuali September 13, 16:01

    PLAGJIATURA ESHTE ULUR ME KOHE KEMBEKRYQ NE SOFREN E SHKENCES SHQYPTARE,

    ndryshe:

    Doktoraturat “origjinale” albaneze jane plehra qe vlejne vetem per:

    LETER BYTHE

    Shikoni Doktoraturen e Taulant Xibrakes qe te mos keni as dyshimin me te vogel per kete fakt te trishtueshem per shkencen famoze shqyptare dhe Doktorat e saj me mjere te gjate,

    prandaj:

    ME KE E KA KUNJIN ILIR MBORJA QE SI SPIUN I SIGURIMIT KALLEZON NGA FERRA “ARMIKUN E KLLASES?

    sepse:

    Irina Alekseeva, Drejtore i Shkollës së Lartë të Përkthimit në Shën Petersburg, Rusi, Kandidate e Shkencave Filologjike, Profesore e Asociuar, Përkthyese profesioniste njihet me intelektualin prej shume kohesh dhe ka nje vlersim te larte per Agron Tufen qe e njeh kur ishte student ne kete vend me nje popull me kulture te lashte, por fatkeq,

    atehere:

    ME CFARE LLOGJIKE E PERDOR IRINA ALEKSEEVEN KALLEZUESI I ENVERIT ILIR MBORJA NE DACIBAON E TIJ QESHARAKE DHE ALLOGJIKE PER AGRON TUFEN?

    kur:

    Dihet boterisht se as ne Shqypni dhe as ne Kosove nuk gjen dot nje shkencetar qe te mburret se nuk e ka kopjuar Doktoraturen e tij gjetke ne nje vend te huaj apo nga kolege te tjere brenda vendit, tregojne se nje Doktorature me buje albaneze me teme famoze shkencore ishte kopjuar nga nje vend i Afrikes, por me pas doli se profesori afrikan nga Nigeria e kishte kopjuar Doktoraturen e tij ne Bullgari, gazetari investigativ nuk u ndal dhe zbuloi se profesori bullgar e kishte kopjuar Doktoraturen e tij ne Rusi dhe ja ku erdhem te Agron Tufa qe spiuni i Sigurimit, Ilir Mborja nga Greqia e ndjek pas ferres si “Armikun e Kllases.

    PO PSE ME DACIBAO ENVERISTE KUNDER “ARMIKUT TE KLLASES” DO TE LUFTOHET PLAGJIATURA E SHKENCETAREVE TANE DRU ME PRE?

    Per ilustrim ja nje rast Doktorature origjinale nga intelektuali:

    Partizani Zihni Sako qe nga yzmeqar i familjes se intelektualit dhe katunar dru me pre u be shkencetar, mbaroi studimet ne Athine dhe madje shkoi edhe ne Moske per t’u mesuar bolshevikeve gjuhen shqipe ne Universitetin e Moskes dhe me vone u kthye ne Shqipëri si Drejtor ne Institutin e Skkencave dhe pas Kongresit IV të Partisë në Shqipëri më 1961 qe ndër shkruesit e kalemxhinjte artikujve të propagandës komuniste enveriste që orvateshin t’i shpjegonin popullit lidhjen midis besimeve fetare dhe modeleve të sundimit dhe shfrytëzimit kapitalist, ja me cfare punimi origjinal famoze shkencor e mbrojti Doktoraturen e tij profesori i Enverit, Zihni Sako:

    ME SHEQER, O ME SHEQER
    TE NA ROJE SHOKU ENVER

    Por populli i krahines se intelektualit qe e njihte Zihnine me soje e sorrolope nga pas i shkruajti nje leter te hapur-dacibao Ministres se kohen Tefta Cami me kundershtimin:

    TEFTA BEJ ZAP ZIHNINE
    SE NA SHOI BAGETINE

    Por Tefta ja ktheu:

    S’E BEJ DOT ZAP ZIHNINE
    SE NGA PAS KA PARTINE

    dhe keshtu:

    TELEGRAMET VENE E VINE
    ASKUSH S’E BERI ZAP ZIHNINE

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku September 13, 16:28

      o shoku intelektual prej Gramshi. pse e permend dhe tregon adresen e “Irina Alekseeva, Drejtore i Shkollës së Lartë të Përkthimit në Shën Petersburg, Rusi, Kandidate e Shkencave Filologjike, Profesore e Asociuar, Përkthyese profesioniste”. Apo qe te prononcohet edhe ajo? Se ku i dihet? Sigurimsat cfare nuk bejne e i shkruajn ndonje leter edhe asaj

      Reply to this comment
      • Nik September 13, 17:41

        O “Xhuxhumak”, po ç’te keqe ka ne se prononcohet Irina Alekseva?! Frike duhet te kete Z. Tufa jo “Xhuxhumaku”!

        Reply to this comment
      • VFLP September 13, 17:53

        Sa i mencur “Intelektuali” Tufa vjedh miqte e vet te huaj e shqiptaret i perbuz. Bravo intelektuali Tufa

        Reply to this comment
        • intelektuali September 13, 18:35

          O Rrezik-Vdekje antifashiste:

          Po miliardierin e kokaines, Taulant Xibraken te Edvin Droges e ke pyetur se ke ka vjedhur me Doktoraturen e tij rumune? Te pakten Agron Tufes ja kane dhene miqte e tij falas dhe badiava materialet shkencore, se helbete dihet dhe njihet qe pa “breke ne bythe” dhe nuk ka Toyota plot me miliona euro te paguaje per Doktoraturen e tij qe ja kerkon vendi i punes

          PO MONIKEN E LIKES, PO EDVIN KAQOLIN PSE NUK I PYET TI O RREZIK-VDJEKJE ANTIFASHISTE?

          apo:

          I jeni qepur Tufes nga prapa si qente rrugace te lagjes enveriste kur Diktatori Kaqol qe nuk kishte mbaruar asnje shkolle paguante 100 lekeshin per kallezime dhe spiunime kunder Armikut te Kllases?

          Reply to this comment
      • intelektuali September 13, 18:07

        Plaku:

        Irina Sergeevna Alekseeva eshte profesore e nderuar ne Shën Petersburg, Rusi, familja e saj ka qene e persekutuar nga Stalini dhe xhelatet e tij dhe eshte e njohur si perkthyese profesionise e gjermanishtes se folur dhe te shkruar qe ka publikuar plot libra dhe tekse mesimore, por me shume ka perkthyer per Institucionet nderkombetare, perfshire ketu edhe per Gjykaten e Hages krah per krah me intelektualin,

        prandaj:

        QYSH MENDON TI QE DO TE REAGOJE NJE LETER NGA NJE SPIUN I ENVERIT SI NJE KALLEZIM STALINIST PER DREJTORIN E INSTITUTIT TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT, AGRON TUFA QE E NJEH VETE PERSONALISHT?

        He si thua ti a mund te “pine uje” kallezimet e spiuneve te Sigurimit te Enverit tek viktimat e Stalinit ne Rusi?

        Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku September 13, 23:24

        Ky koment nuk eshte imi. Eshte Plaku fallco, qe e ka zakon e perdor nickun tim se i mungon fantazia qofte edhe per te qene anonim.

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku (origjinal) September 14, 08:17

          Me fal NIko se ta paskam shkruajtur emrin gabim. Dje ne mesnate nuk i kisha vene syzet e qorrit, pagjumesia ben te veten. Me beso Niko, dje isha shume i lodhur dhe i dermuar shpirterisht. Pse do pyesesh ti? Po ja, se c’me eshte qepur kembe pas kembe nje si bicim plaku xhuxhumaku fallco dhe s’po me le rehat. Me ka bere te flas me vete, por une jam i forte si tallashi. Mullaqet c’eshte e verteta me jane fishkur fare, por une nuk e ul kollaj koken se jam ballist me shpirt dhe me zemer. Kokat le t’i ulin komunistet. Ai xhuxhmaxhuxhi fallco eshte komunist i terbuar. Atij i qan shpirti aq shume per Enver Hoxhen, sa s’le rast pa postuar kenge, manifeste dhe fajlime nga plenumet e PPSH-se. E ben vetem qe te me terboje mua, por une jam ballist teper inferior dhe indiferent. Per nga inferioriteti une ja kaloj bile dhe nastradin pejkamerit.

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku September 14, 13:14

            Hajde me ha pak kaken, me vehte po flet ti mer hajdut, ha mut ha mut.

          • Plaku Xhuxhumaku September 14, 13:17

            Jo o lesh, nuk i kam shkruar gabin emrin Nikos se nuk kam pjerdhur per komentin e tij, por i ka thene intelektualit Miko, si me thene o mik? A e more vesh o lesh?

      • sigurimsi September 13, 23:47

        O Xhuxhumaku qe flet ne pleqeri,dukesh qe te kane moplepsur qe ne rini o mavri, me enver e me parti, qen zagar i sigurimit,qe zakonin se harron,prapa ferres te kafshon

        Reply to this comment
  12. Para se të merret me Tufën Ministrja duhet të nderhyje urgjent per kete rast September 13, 18:01

    Drini
    Ndersa une kam nje shqetesim tjeter per ministren.
    Kam nje femije ne klasen e nente ne nje shkolle publike te kryeqytetit.
    Para disa ditesh e gjeta duke lexuar ne internet materiale te Deshmitareve te Jehovait. Mbas nje bisede te shtruar me femijen mesova qe ajo ishte prej kohesh frekuentuese e tyre. Kjo kishte ardhur nga ndikimi qe ka tek femija nje mesuese biologjie ( A.LL) e qe sic mesova ishte deshmitare e Jehovait.
    Une femijen e kam cuar per te mesuar ne shkolle dije dhe jo te behet ushtare e te trokase ne dyert e botes per te bere predikimi. Shkolla eshte e ndare nga feja e une do bej te pamunduren qe ajo mesuese mos jete me e tille ne nje shkolle publike te pakten
    Sic e dini, deshmitaret e Jehovait predikojne mos respektimin e flamurit, kryenecesi ndaj ligjeve dhe patologji ndaj ushtrise e rrjedhimisht ndaj atdhedashurise.
    Kjo eshte ngjarje shume e rende per femijen tim. Imagjinoni femijen tuaj te trokase ne dyert e botes duke shperndare materialet e nje feje qe nuk njihet nga shteti.
    Dhe kete e kam dhurate nga mesuesja e femijes.
    Me ndihmoni ta demaskojme kete palo mesuese !
    Une nuk dua te abuzoj ne kushtet e anonimatit, nuk do isha e besuar.
    Per mua kjo eshte ndodhi shume e rende dhe jam shume e preokupuar per femijen tim. Kam lexuar gjithe keto kohe ne internet per bemat e ketyre deshmitareve.
    Sic e thate dhe ju kjo eshte shkelje shume e rende e te drejtave te femijes.
    drejtoresha e shkolles e di kete problem, drejtori i drejtorise arsimore e di gjithashtu. Une po pres reagimin e tyre me tej e nese nuk del gje ne drite atehere do ndjek rruge te tjera se pari per ti dhene fillimisht imunitet vajzes time e me tej indirekt femijeve te tjere qe mund te jene pre abuzimesh.
    Po mendoni nje here agresivitetin hakmarres qe mund te linde ndaj femijes tani qe do filloje dhe shkolla. Nje ngarkese tjeter negative per femijen.

    Reply to this comment
  13. intelektuali September 13, 18:08

    Plaku:

    Irina Sergeevna Alekseeva eshte profesore e nderuar ne Shën Petersburg, Rusi, familja e saj ka qene e persekutuar nga Stalini dhe xhelatet e tij dhe eshte e njohur si perkthyese profesionise e gjermanishtes se folur dhe te shkruar qe ka publikuar plot libra dhe tekse mesimore, por me shume ka perkthyer per Institucionet nderkombetare, perfshire ketu edhe per Gjykaten e Hages krah per krah me intelektualin,

    prandaj:

    QYSH MENDON TI QE DO TE REAGOJE PER NJE LETER NGA NJE SPIUN I ENVERIT SI NJE KALLEZIM STALINIST PER DREJTORIN E INSTITUTIT TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT, AGRON TUFA QE E NJEH VETE PERSONALISHT?

    He si thua ti a mund te “pine uje” kallezimet e spiuneve te Sigurimit te Enverit tek viktimat e Stalinit ne Rusi?

    Reply to this comment
  14. intelektuali September 13, 18:36

    O Rrezik-Vdekje antifashiste:

    Po miliardierin e kokaines, Taulant Xibraken te Edvin Droges e ke pyetur se ke ka vjedhur me Doktoraturen e tij rumune? Te pakten Agron Tufes ja kane dhene miqte e tij falas dhe badiava materialet shkencore, se helbete dihet dhe njihet qe pa “breke ne bythe” dhe nuk ka Toyota plot me miliona euro te paguaje per Doktoraturen e tij qe ja kerkon vendi i punes

    PO MONIKEN E LIKES, PO EDVIN KAQOLIN PSE NUK I PYET TI O RREZIK-VDJEKJE ANTIFASHISTE?

    apo:

    I jeni qepur Tufes nga prapa si qente rrugace te lagjes enveriste kur Diktatori Kaqol qe nuk kishte mbaruar asnje shkolle paguante 100 lekeshin per kallezime dhe spiunime kunder Armikut te Kllases?

    Reply to this comment
  15. Konti Sbalta September 13, 19:08

    Pershendetje Ilir Mborja!I kam ndjekur me shume interes keto shkrimet tuaja per keto skandale ne sistemin tone te arsimit te larte dhe te trupes akademike te tyre!Ju tregoni me fakte e prova se deri ku eshte zhytur ne keto skandale ,trupa akademike e nji Institucioni te rendesishem te arsimit tone te larte ,a ndoshta edhe ne tere kete sistem!Jo me pak alarmante eshte edhe rasti qe sjell”DRINI”nji nga komentusit tuaj te sotem , qe nje mesuse i drejton femijet tek “deshmitaret e Jahovait”.Kjo mesuse duhet te largohet menjihere nga kjo shkolle,sepse shkolla jone eshte e ndare nga feja edhe se institucionet fetare kane vendet e tyre dhe jane te lira ti kryejne ritete fetare aty dhe jo neper shkolla!Te dyja keto raste jane te renda dhe duhet ta trondisin opinioni publik ,icili duhet tu thot ndal ketyre cfaqieve qe po demtojne rende sistemintone arsimor!

    Reply to this comment
  16. Konti Sbalta September 13, 19:11

    Pershendetje Ilir Mborja!I kam ndjekur me shume interes keto shkrimet tuaja per keto skandale ne sistemin tone te arsimit te larte dhe te trupes akademike te tyre!Ju tregoni me fakte e prova se deri ku eshte zhytur ne keto skandale ,trupa akademike e nji Institucioni te rendesishem te arsimit tone te larte ,a ndoshta edhe ne tere kete sistem!Jo me pak alarmante eshte edhe rasti qe sjell”DRINI”nji nga komentusit tuaj te sotem , qe nje mesuse i drejton femijet tek “deshmitaret e Jahovait”.Kjo mesuse duhet te largohet menjihere nga kjo shkolle,sepse shkolla jone eshte e ndare nga feja edhe se institucionet fetare kane vendet e tyre dhe jane te lira ti kryejne ritete fetare aty dhe jo neper shkolla!Te dyja keto raste jane te renda dhe duhet ta trondisin opinioni publik ,i cili duhet tu thot ndal ketyre cfaqieve qe po demtojne rende sistemin tone arsimor!

    Reply to this comment
    • mirel September 14, 16:38

      Jepni emrin e mesueses. Mos rrini gojekycur. Te pakten te diskreditohet publikisht dhe ta njohin te gjithe kush eshte.
      Con femijen ne shkolle njeriu dhe ta kthejne ne kamikaz. Te bejne dhe vetevrasje, pale te tjerat

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 16, 10:08

      Konti Sbalta
      me drinin pata një replikë në kopertinën e ditës ku ishte ky shkrim si kryeartikull!!
      drini nuk do për arsye të ndryshme të bëjë publik emrin e mësueses që vepron kundër ligjit!!
      më vjen keq për të dhe për tërë fëmijët që e pësojnë nga mos denoncimi i tij/saj!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim