Letër në redaksi / Veglat më të poshtra dhe më të ulëta të gjermanëve

Nga Jorgo Mandili August 18, 2016 13:56

Letër në redaksi  / Veglat më të poshtra dhe më të ulëta të gjermanëve

Kështu i deklaronte togeri Gary, i misionit ushtarak britanik në Shqipëri,. më 8 nëntor 1943, komandantit të Ballit Kombëtar: “…. Fjala ime e fundit është se drejtuesit tuaj dhe pikërisht ata të Komitetit të Tiranës, Komitet që u formua nga gjermanët, janë veglat më të poshtra dhe më të ulëta të gjermanëve” (Renaud de Jouvenel, Intrnacionalja e Tradhtarëve, shtëpia botuese “Naim Frashëri”, 1951)

Kjo vërteton atë që me të drejtë gazetari i mirënjohur Alqi Koçiko në editorialin e gazetës DITA, pohon për botimin e asaj gazete, “në mes të Tiranës, me roje gjermane”.

Dy editorialet e këtij gazetari inteligjent e patriot, të parit që “Balli ka mbetur në bythë të kamionit të historisë” dhe i dyti që “Balli i Kazanit, ato pak pika që i kanë mbetur, ende nuk ka kuptuar gjë prej gjëje”, i vënë vulën asaj që “Lufta Antifashiste Nacional-Clirimtare, përveçse e nderon Shqipërinë dhe shqiptarët, është shpëtimtarja e këtij vendi në hapësirat gjithsesi të cunguara që ka sot, përtej çdo debati mbi pushtetin që erdhi më pas”. Në mënyrë më të qartë, më të kuptueshme e më të shterueshme nuk mund ta thoshte njeri tjetër.

Është merita e stafit botues të kësaj gazete dhe në mënyrë të veçantë e kryeredaktorit të saj Z. Adrian Thano, që lejuan një debat të tillë të hapur (që asnjë gazetë tjetër nuk e ka praktikuar deri më sot, jo vetëm për këtë por edhe për probleme të tjera të “gjoja demokracisë”, siç thekson pena e mirënjohur, Viktor Malaj, kur shtron pyetjen: I kujt është pushteti?”), për t’ia nxjerrë “petët lakrorit”.

Dhe kam bindjen, duke parë reagimet e dhjetëra njerëzve në gazetë, rrjetet sociale si dhe opinionet e gjalla të njerëzve kudo në rrugë, klube, mesazhe etj, kjo gazetë ia arriti të evidentojë më së miri edhe për brezin e ri “Shkëlqimin e Mjerimit të Ballit të Kazanit”, që ka mbetur ende në “B.. të Kamionit të Historisë”. Këtu duhet kërkuar shkaku kryesor se pse ende janë dëshmi të gjalla të historisë dhe artit shqiptar veprat satirike për Ballin, këngët partizane për luftën, dëshmorët dhe heronjtë, dramat dhe filmat për luftën kundër fashizmit, që shihen me endje edhe sot e kësaj dite, lapidaret e varrezat e dëshmorëve, pavaresisht neglizhencës së qeverive “dokratike” të këtyre 25 vjetëve, që shkatërruan gjithçka të atij sistemi, deri sa nxorren edhe të vdekurit nga varret, pa le të kujdeseshin për to.

Janë dokrrat “demokratike” të këtyre qeverive të majta e të djathta, të këtyre 25 vjetëve, janë përpjekjet e disa ligjvënësve “kastraveca të papjekur”, që kërkojnë t’u marrin medaljet dhe dekoratat nga gjokset e tyre (por nuk kanë për t’ia arritur kurrë: Vetëm në qoftë se u shkulin edhe gjoksin së bashku me dekoratat), janë pra këto e shume zullume të tjera që kanë bërë këta politikanë e qeveritarë që kanë grabitur, vjedhur e vrarë në kurriz të këtij populli dhe që janë e do të mbeten “turpi i një shfrytëzimi të pamëshirshëm”, janë këto e shumë bëma të tjera, që nuk janë objekt i këtij opinioni, se pse veteranët e luftës dhe të punës, ish minatorët e punëtorët e fabrikave dhe uzinave, pasardhësit e tyre, një popull i tërë, që rritet çdo ditë e më shumë, “… Që nuk pranojnë të errësosh në proporcion të zhdrejtë me sa ishte në realitet ajo kohë, sa të bësh krahasimin skizofrenik që Hitleri dhe Enveri ishin një” (Idajet Beqiri, gazeta Dita, 17 gusht 2016) Dikujt tjetër do t’i shkonte ky krahasim!

Nga Jorgo Mandili August 18, 2016 13:56
Komento

7 Komente

  1. hari August 18, 14:02

    perfect!

    Reply to this comment
  2. partizani August 18, 15:08

    Partine Komuniste dhe Ballin Kombetar i ndau nje here e pergjithmone LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE!
    Partizanet ishin clirimtaret dhe FITIMTARET e vetem te Shqiperise,qe u mbeshteten nga FUQITE E MEDHA,SHBA dhe Britania e Madhe deri ne clirim,ndersa Balli u rreshtua me PUSHTUESIT,me humbesit !
    Nderi ishte me PKSH,ndersa turpi dhe TRADHETIA u mbeti ballisteve perjete.
    Kjo ishte vula e nderit dhe e tradhetise qe moren keto dy formacione politike ne funf te luftes.
    Arsyet dhe interesat e disfates se ballisteve,le t’i gjejne vete,le te hane kokat me njeri tjetrin,por asgje nuk do te ndryshoje per njr gje qe edhte vulosur 73 vjet me pare.
    Ne cdo pervjetor te mbatimit te L2B,komisioni nderkombetar fton ne festimet jubilare vetem partizanet dhe jo ballistet.
    Edhe SHBA etj kurre nuk kane mbajtur anen e ballisteve si gjate L2B adhtu edhe keto 26 vjet kapitalizem,gje qe hedh poshte pretendimet e kelysheve te ballit per te gjetur shkaqet e prostituimit te tyre antishqiptar tek ndonje gabim te PKSH!
    Gjate luftes ballistet u rreshtuan ne krah te pushtuesve ,prandaj u trajtuan si pushtues e jo si shqiptar.

    Reply to this comment
  3. MH August 18, 16:57

    Gjeja ma mend e te humburve bashkpuntoret me pushtuesit.Nji e vertet qe vlersohen tradhetaret kombetar me shqipen mu ne ball.Bejne mire te tregohen se u ka ngelur nji cik tru ne rrashten bosh e shterpe,te HESHTIN.Historia i ka mbuluar me turp duke ngelur te vetflijuar ne Wc,duke u operdorur kavie laboratori pa histori,jo te lavdishme po me nji histori tejskajshme te turpeshme dhe tradhetare.Bile per te treguar se u ka ngelur nji cike tru ne rrashten bosh duhet ti kerkojne kombit na fal o popull per tradhetin kombetare qe bashkpunuam me pushtuesit duke iu ven pushken juve popullit te shumices qe mbeshteti levizjen NaCl per liri demokraci,e jete ma te mire.

    Reply to this comment
  4. info analitike August 18, 19:38

    Ja dhe disa deshmi te britanikeve per “trimat partizane”:
    “Partizanët burracakë, refuzojnë të luftojnë:

    Në një pritë të organizuar nga oficeri David Smiley në një rrugë kodrinore në Barmash, jo shumë larg Borovës, britanikët do të ndienin shijen e zhgënjimit ndërsa partizanët shijen e burracakërisë. Brigada I, e frikësuar nga humbjet që mund të pësonte, refuzonte të sulmonte një vendroje të vogël gjermane me 18 ushtarë.
    Ndërkaq, një tjetër performancë e turpshme e partizanëve u shfaq kur italianët nisën një mësymje kundër Shtyllës dhe Vithkuqit. Kjo ishte hera e parë kur italianët u përpoqën të vinin në këto zona, njëkohësisht edhe hera e parë kur britanikët u ballafaquan me një sulm, dhe sulmi erdhi i shoqëruar me elementin e surprizës. Të ulur në mëngjes në xhaminë e Shtyllës, McLean-i dhe Smiley ishin duke luajtur kur predha e para ra mbi çati, duke rrëzuar tavanin dhe duke thyer xhamat. Bombardimet vazhduan gjatë gjithë ditës, ndërkohë që kolonat me italianë nga Korçë, digjnin fshatrat që ndodheshin në mesin e rrugës së luginës. Një partizan të ri gjendej në agoni për shkak të një cifle predhe që i ishte futur në stomak ndërkohë që përpiqej të thoshte “ujë, ujë, ujë…, por askush nuk i dha ujë…shokët e tij partizanë ia mbathëm me të katërta dhe ai vdiq. Partizanët u tërhoqën drejt maleve, dhe përpiqeshin t’u impononin britanikëve tërheqjen nga luftimi.
    Përkthyesi i David Smiley një burrë me një pamje të egër, me mustaqe të zeza, i cili më parë kishte qenë shumë luftarak, shumë krenar për veten e tij dhe për partizanët, si dhe shumë përçmues ndaj italianëve, e kaloi shumicën e mëngjesit dhe të pasdites duke u ankuar si i mjerë: “Duhet të na largosh që këtej zotëri, është shumë e rrezikshme këtu”, sa herë që ndonjë predhë binte 200 metra larg. Por sapo mbaroi beteja, iu ngriti bishti e i tha oficerit britanik me përbuzje se italianët nuk mund ta merrnin kurrë Shtyllën, po të mos ishte për artilerinë e tyre.”
    Aman bre shoku Mandili mos na detyro te hapim akoma deftere qe te zbulojme fytyren e vertete te LANC.
    Pa lere kur lexon dhe kete dokumentin tjeter:
    http://ilirida.net/ana-e-erret-e-luftes-partizane-dhe-leksionet-e-enver-hoxhes-per-seksin-dokument/.
    Persa i perket ceshtjes se sjelljes se enferrit me Nolin ja ku eshte e dokumentuar: http://www.citynews.al/2016/08/enver-hoxha-mos-i-coni-kartoline-fan-nolit/1

    Reply to this comment
  5. vjola August 18, 22:16

    Ju falenderojme qe jeni vetvetja dhe jo sahan lepires .Lavdi Luftes Heroike qe bene partizanet tane trima . ishin keta partizane qe i vune gjoksin edhe ndertimit te Shqiperise .

    Reply to this comment
  6. Beso August 19, 05:56

    Te lumtë pena mir ja paske kenduar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*