Letër në vargje Edi Ramës

Nga ARBEN DUKA April 5, 2013 13:27

Letër në vargje Edi Ramës

Po të bëhej kjo o shok,
Nja katër vite më parë,
S’do qe “Njeriu me bllok”,
Dhe s’do kishim as të vrarë!

Dhe do flas meqë ra fjala,
Me “gjuhën e analistëve”,
Metën e hodhi te Sala,
“Politik’e socialistëve”!

Unë Metën nuk e dua,
As Edvinin mund të them,
Por po s’thashë të vërtetën,
I pandershëm do të jem!

Në vitin dymijë e nëntë,
LSI-së iu bë zbor,
Kur kërkoi kualicion,
Si tani parazgjedhor!

Më pas dihet si vanë punët,
Kur u bë një e pabërë,
Meta nuk ndëshkoi veç Ramën,
Po socialistët të tërë!

Rama ndreqi një gabim,
Që bëri me LSI-në,
Por sot Meta pa dyshim,
Me ne e ka llogarinë!

Ne, a do ta falim Metën,
Është ky, problem’i parë!
Edi Rama s’ka ç’të falë,
Se ai qe vet’ shkaktar,

Me gjasa Kryeministër,
Rama do të jetë në vjeshtë,
Po këtu mundin e ferrit,
E hoqën njerzit e thjeshtë!

Dhe pse u bë aleanca,
Asnjë gjë s’mund të harrohet,
Dhe elektorat’ i gjerë,
Nuk mundet të injorohet!

U ule dhe shkrove letër,
Për ata që u zhgënjyen,
Fjalët pa vend të sarkazmës,
Në “baltën tonë” po i ngjyen!

Thua të kemi baltosur,
Se s’kuptojm’ vizionin tënd,
Këto që na ke prrallisur,
S’duhet t’i kesh me gjithë mend!

Mendon se zgjidhi gjithçka,
Aleanca që na nxorët?
Mos u ngut more aga,
Jemi ne më kryesorët!

Për aleancën që bëre,
Për gozhdën që na ke ngulur,
Së paku për sy e faqe,
Duhet të rrije kokulur!

Mos mendo se je rrethuar,
Nga ca njerëz milingona,
Karriken e ëndërruar,
S’e merr dot pa votat tona!

Aleanc’e LSI-së,
Votat do t’ia rrisë dyfish,
Por vetëm nga vota jonë,
Do mbytet shoku Berishë!

Ne jemi elektorati,
Që socialisten voton,
Ndaj dhe mirë nuk bën i gjati,
Që si shpesh na zemëron!

Ne jemi elektorati,
Brilantë në besnikëri,
Si çdo fenomen në botë,
Dhe durimi ka kufi!

Që në luftën e përbashkët,
Gjithë të jemi miq e shokë,
Edi-dhe me më të fundit,
Duhet të rrish kokë më kokë!

Të kam thënë dhe tjetër herë,
Mos i shih njerëzit nga lartë,
Se në një parti me norma,
Të gjithë janë të barabartë!

Unë e di që s’më honeps,
Se ndryshe nga unë je ti,
Po arsyen e vërtetë,
E dimë vetëm ne të dy!

Mua s’më sheh dot nga lart,
S’do ta kesh kurrë këtë fat,
Se dhe unë o Edi xhani,
Qëllova goxha i gjatë!

Unë kam qenë tek socialistja,
Që ditën e themelimit,
Ndaj kam të drejtë të të shkruaj,
Në këtë pikë të rrugëtimit!

Elektoratin që ke,
Asnjëherë s’e mburra kot,
A e ke vën re që është?
Më i duruari në botë?

Kan’duruar dhe luftuar,
Këto tetë vite mynxyrë,
Fashizmit i rezistuan,
Ndaj duan një fjalë të mirë!

Ti që zot shtëpie je,
Dëgjoi njerëzit o njeri,
Sot ti ke nevojë për ne,
Mbase nesër ne për ty!

Marrëveshje edhe bëhen,
Për një “luftë” më të butë,
Të gjithë janë ndihmës faktorë,
Kryesorët janë të tutë!

Kjo është thembra e Akilit,
Që ti shpesh e injoron,
Ty s’të votojnë alienët,
Socialistja të voton!

Ndoshta do të të mbështesim,
Edhe në këtë qershor,
Po me ngulm kemi kërkuar,
Të bëhesh më njerëzor!

“Mos çaj kokën hiç për ta”
Ndonjë loço ty të thotë,
Vërtetë s’kemi shumë para,
Po e kemi nga një votë!

Një nga një e bëhen shumë,
Bëhen plot edhe më plot,
Pija lëngun aleancës,
Po na bërë për bojkot!

Gjithë fiksimin e ke ti,
Tek “froni” që ka Saliu?
Por unë dua që aty,
Të shoh një fytyrë njeriu!

Me ne kurrë mos u nxito,
Hidhi hapat me kadale,
Dhe zgjedhjet mos i mendo,
Si betejë personale!

Është beteja e të gjithëve,
Është luft’ e çdo njeriu,
Jemi ne që do ta japim,
Kolltukun që ka Saliu!

Nga ARBEN DUKA April 5, 2013 13:27
Komento

16 Komente

  1. Sofika April 5, 16:24

    shume e goditur!

    Reply to this comment
  2. daja April 5, 16:36

    si gjithmoni te qemton,por ne fund te voton mjaft mire arben djali

    Reply to this comment
  3. ilir April 5, 17:14

    shume e gjate. Nuki shkova ne fund se harroj fillimin.
    Edhe p…. dhe te rruar e duan kritiket e veprimit te Rames. Per mua cfare keni duhet ta thoni per Berishen qe nuk di por o e keni frike ose ju kane bere magj. Pastaj Meten ja ku e keni.
    Dhe po qe se nuk deshet koalicionin Meta Rama ketu ishit o njerez deklaroheshi, perfshiheshi ne kete beteje e jo benit opoziten e opozites ne vend te benit opoziten e pushtetit.
    Mjaft me me qendrimet as mish as peshk. Tani qe ju erdhen mend kane ikur dhente.

    Reply to this comment
  4. eduard April 5, 17:30

    O Beno , po e postoj ne faqen time.Ste ngel qefi besoj per te drejten e autorit,megjithese jo jo ty do te ve .

    Reply to this comment
  5. laraska April 5, 18:26

    Brilante!!! I ke permbledhur te gjitha. Mendojne se partia e qeveria eshte cifligu i babit. Harrojne qe ky popull sot i ngre e neser i zhyt shtate pashe nen dhe…..edhe pse ketu numeron sala. I kane ndare votat ata qe Sala te rri ne opozite si kryetar (hic gje) dhe Rama e Meta ne qeveri e asnje ne burg. Turp sidomos per ate Edi GELBAZEN mbi te gjitha qe tradhtoi besimin e shqiptarit mbi te gjitha!

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA April 5, 18:38

    I nderuar Poet,
    P U S H T E T I
    P A R A S….
    NË Shqiperi sundon pushteti Parase!
    Ka plot politikane qe sapo shohin thesin me para, ju shkojne syte shtrember!
    SHQIPERIA = KOLUMBIA DHE SIÇILIA E EUROPES….
    Dinosauri i Krimit dhe Hajduteris,
    Saliu yne,
    Tano Karridi yne,
    tregoi nje Talent te jashtzakonshem per ta kthyer Shqiperine çifligun e Mafjes!
    Klani tij nuk kane moral tjeter veç shitblerjes se palopolitikaneve si bagetit ne Pazar!
    Fatkeqsisht njerzit qe nuk thyhen nga pesha e e Eurove, Dollareve, jane te rrallë…
    Mos i bini ne qafe Ed Rames, se nuk u ka faj ….

    Reply to this comment
  7. amir April 5, 20:28

    faj ka sala dhe faj ka edi ma shum faj kena na mileti .se na banen turpi i botes me marr rruget e europes men ishalla kena xan voten me dit kuj me ja dhan .njati ma te mirit ket rradh tham itakon bamirit .

    Reply to this comment
  8. amir April 5, 20:28

    faj ka sala dhe faj ka edi ma shum faj kena na mileti .se na banen turpi i botes me marr rruget e europes men ishalla kena xan voten me dit kuj me ja dhan .njati ma te mirit ket rradh tham itakon bamirit .

    Reply to this comment
  9. Fanolist April 6, 08:21

    Mire o Arben mire po kujt i flete drurit a.

    Reply to this comment
  10. Mark.uk April 6, 08:30

    Ndigjoni o milet.Kryetari i levizjes socialiste islamike Meta me islamikun tjeter Sali kan pregaditur per te minuar Ramen dhe ta hyj metra kryetar ps.

    Reply to this comment
  11. ivani i madh April 6, 10:00

    Mire e ke i dashur poet na ferkojne 3 muaj e na rjepin 4 vjet po ky miku jot i gjate ka filluar pa mare pushtetin te na rjepe se u be ortak tani me kasapin e rjepjes .ty te faleminderit qe na i zbut thimbjen.

    Reply to this comment
  12. Siri April 6, 10:37

    Mua s’me pelqejne as fyerjet e as lavderimet ektremiste. Nje njeri intelektual i formuar le ti shpreh mendimet te kthjellta dhe pa paragjykime. Une e kam thene mendimin tim per aleancen PS-LSI, edhe kritiken per EDI RAMEN dhe nuk e ndryshoj ate, por nje gje eshte kryer, le te presim c’do te shohim me tej? Se cili esht ILIRI, kete e dijne te gjithe, por i madhi gjithnje fal. Per kete une e vlersoj Qendrimin e PS dhe te EDI RAMES. Ne se ILIRI do ta dredhi perseri, EDIT i a kam thene edhe ai te shkoje pas tij, se nuk ka me vend aty ku eshte, pa folur per atje ku do qe te vej. Por per kete esht akoma heret. Ne si popull, me voten tone do t’ja tregojme vendin VAMPIRIT qe na e la…….si do qe justifikohet ILIR FLORIRI.

    Reply to this comment
  13. lani April 6, 21:45

    Historikisht skrapalinjte jane treguar te pa moralshem me aleancat e tyre per interes.
    Enveri i zbriti ne Tirane dhe ne fusha, i dha buke dhe nje uniforme ushtarake apo kostum gri sigurimsi per te shtypur popullesine vendase. A ju kujtohet ? Ata e kishin mire me regjimin dhe e perkrahnin ate. Normal, sepse ne malet e tyre nuk kishin cte hanin.Shkurt MERCENARE.
    Tani eshte Meta ai qe po kujdeset per cudirat e Skrapalinjve te diteve te sotme.
    TURP por ky qenka mentaliteti i tyre, interesi.
    Historikisht ajo krahine nuk eshte njohur per kulture si Shkodra apo Elbasani ku popullesia ishte e shkolluar dhe studionin edhe jashte qe atehere. Por keto mund te presesh nga mentaliteti i varfanjakut, i varfer ne bark, i varfer ne shpirt. Dhe ka ardhur dita qe qeverisemi nga Skrapalinjte apo jane dhe opinionista. Po pyetini nje here cpune ka bere gjyshi i tyre, a ka qene i shkolluar ? A vijne nga familie qe e kane tradite punen intelektuale ? Po keshtu katandiset vendi po ishin ne krye bijte e varfanjakeve te pa shkolluar apo barinjve.Ata nuk kane patur gjithe jezen prandaj DO TE VJEDHIN se kane uri.

    Reply to this comment
  14. era April 9, 21:38

    Ne keto rrjeshta eshte e vertete se Shqiptaret “Kan’duruar dhe luftuar,
    Këto tetë vite mynxyrë”
    nqs ne kolltukun e saliut nuk do ulet nje fytyre njerezore atehere:
    Një nga një e bëhen shumë,
    Bëhen plot edhe më plot,
    Pija lëngun aleancës,
    Po na bërë për bojkot!
    Poezi perle.
    Sapo e lexova po filloj ta shperndaj neper miq.

    Reply to this comment
  15. Mark.uk April 10, 17:57

    Ju shoku Duka eshte hera e pare qe flisni te verteten ne nje stof kur thuani jam socialit qe ne krijim.Do ju pyes a ishe pjesmarres ne kongresin e 10 te PPSH nje nate para se te ndrroj emrin.Si mund te besojm ju apo partis sate qe ala mban gazeten zeri i popullit,qe ne te vertet, kurr nuk ka qen i popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*