Letër ngushëllimi Presidentit të Senatit, Ruçi: Senatori McCain ishte një mik i madh i Shqipërisë

August 26, 2018 18:34

Letër ngushëllimi Presidentit të Senatit, Ruçi: Senatori McCain ishte një mik i madh i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgoi një  letër ngushëllimi Presidentit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Mike Pence, për ndarjen nga jeta të Senatorit John McCain.

Ruçi shpreh në letër trishtimin dhe dhimbjen e tij, teksa cilëson se McCain ishte bir i sakrificës deri në vetëmohim për lirinë, madhështinë dhe begatinë e kombit amerikan.

“Populli shqiptar, si edhe popujt e botës, e kanë njohur Senatorin McCain si një hero të kombit amerikan, liridashës të pashoq, luftëtar të shquar e komandant legjendar të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe si luftëtar të papepur dhe të pakompromis kundër terrorizmit dhe tiranisë.

Shqiptarët i janë mirënjohës Senatorit John McCain, këtij miku të madh e të sinqertë, për mbështetjen e pakursyer për transformimin demokratik dhe integrimin e Shqipërisë në NATO si  dhe përkushtimin e tij për një Kosovë të pavarur, demokratike, të fortë dhe multietnike”, shkruan Ruçi.

Kryetari  i Kuvendit e mbyll letrën e tij të ngushëllimit duke shkruar se “sot një shpirt i lirë u ngjit në përjetësi”.

s.a/dita

August 26, 2018 18:34
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*