Letër nga karantina nipave në Shqipëri: Mos bëni gabimin që bëra unë

March 10, 2020 22:13

Letër nga karantina nipave në Shqipëri: Mos bëni gabimin që bëra unë

Iris Xh. është një avokate italiane me origjinë shqiptare, e rritur, e shkolluar, e diplomuar në Breshia, qytetin ku jeton dhe punon prej shumë vitesh me bashkëshortin, gjithashtu avokat dhe me prindërit e tij. Ata janë tashmë të izoluar në shtëpi, ndërkohë që qyteti i tyre dhe më pas e gjithë Italia u shpall zonë e kuqe. Irisi ua ka nisur letrën e mëposhtme nipave të saj në Shqipëri.

“Ju mund të mos vuani simptoma e të mos vdisni nga koronavirusi por nëse nuk ndryshoni për ca kohë mënyrën e jetesës, mund të bëheni shkak për sëmundjen dhe vdekjen e dikujt tjetër më të dobët se ju” – është thelbi i mesazhit të saj.

Për mesazhin që përcjell e sidomos për targetin të cilit i drejtohet ky mesazh (të rinjtë) letra u bë shpejt virale në rrjet. Më poshtë, teksti i saj i plotë publikuar sot nga Dita: 

 

 

 

Miremengjes te gjitheve 

Po ju shkruaj nje mesazh te gjate e te detajuar sepse ju dua shume e shpresoj qe te me degjoni.

Prej javesh Italia dhe sidomos rajoni ku banoj une eshte prekur nga nje virus, sic edhe kemi folur me pare.

Para disa ditesh Gezimi me pyeti si ishte gjendja e virusit dhe une u pergjigja qe… ishte grip si gjithe te tjeret!

Kjo rezultoi qe nuk eshte e vertete, por ky ishte informacioni qe kisha deri ne ate moment.

Menyra si u perhap virusi tregon qe eshte shume ngjites, gjithashtu shkakton komplikacione, sidomos te personat ne moshe te thyer dhe tek ata qe kane probleme te tjera shendetesore.

Çfare ndodhi nderkohe qe ne nuk u shqetesuam filimisht nga virusi?

Ndodhi qe vazhduam jeten normalisht, duke mos e kuptuar qe, sa here qe shkonim ne supermarket, ne pazar, neper qendra tregtare, sa here uleshim neper baret e restorantet qe gelonin nga njerezit ia ngjisnim njeri-tjetrit keq e me keq.

Keshtu, edhe pse, vertet, shumica e kalojne pa simptoma, per shkak te ketyre kontakteve te vazhdueshme, qe ne nuk patem largpamesine ti evitonim, rastet e atyre qe e kalojne gripin me komplikacione u shtuan gjithmone e me shume.

Spitalet brenda dy-tre diteve u mbushen plot me te semure. Sot nuk arrijne qe t’i shtrojne te gjithe sepse nuk kane mjaftueshem aparatura.

Sot, ngaqe i gjithe personeli mjekesor eshte i perqendruar tek te semuret me virus, personat qe kane semundje te tjera, jo te lidhura me virusin, po vdesin sepse nuk ka kush t’i mjekoje e t’i sheroje.

Meqe jeni akoma ne kohe, mesoni nga gabimet tona. Mos u beni trima, mos e perkeqesoni situaten duke menduar “mua nuk me ze”, “si te jete e shkruar”, “ç’ka per tu bere, do behet”.

Mos mendoni vetem per vete. Te gjithe kemi rolin dhe pergjegjesite tona ne kete situate. Te evitosh kontaktet do te thote te shtosh shanset e jetes per te gjithe komunitetin.

Une e kuptova me vonese, po ju me degjoni e mos perserisni gabimin tim. Duhet te ndryshojme menyren e jeteses.

Ne te rinjte, duhet te kujdesemi mos t’ua ngjisim virusin te moshuarve. Ti evitojme hipjet neper autobusa, grumbullimet, shtrengimet e duarve, ‘qafosjet, qendrimin fryme per fryme. Le ta respektojme distancen prej te pakten dy metrash qe Organizata Boterore e Shendetesise po e rekomandon me ngulm.

Te gjithe duhet te ruhen, edhe te moshuarit, jo vetem per veten e tyre, por edhe per gjithe te tjeret.

Ne fund te fundit, eshte çeshtje matematike:

Sa me pak kemi kontakte, aq me pak ngjitet virusi. Sa me pak te semure, aq me mire do munden mjeket te punojne. Sa me pak te shtruar ne spitale, aq me shume do kene shanse ata qe tashme jane te shtruar te marrin mjekimet e nevojshme e te sherohen.

Mos shikoni vetem “b..” tuaj, mendoni qe, thjesht sepse nuk ndenjet larg nga njerezit e tjere, mund te beheni pergjegjes per semundjen dhe madje, larg qofte, vdekjen e dikujt.

Dhe sikur trupi juaj te jete duke e kaluar virusin pa asnje problem, kudo ku prekni, çdo siperfaqe me te cilen bini ne kontakt, behet nje vater e rrezikshme per te tjeret.

Shume persona, te te gjitha moshave, kane probleme te renda shendetesore, kane imunitetin e dobet, mendoni per ta, e vetmja menyre per t’i ndihmuar eshte t’i ruani nga ngjitja e virusit.

E di qe e zgjata shume por po jua perseris edhe njehere: Lani duart, evitoni kontaktet me njerez, lani duart, dizinfektoni siperfaqet, lani duart.

Nuk do jua kisha shkruar te gjitha keto po mos te ishte nevoja, me besoni.

Ju kam shume xhan, jeni shume te shtrenjte per mua, shpresoj qe kjo situate te kaloje sa me shpejt!

Me dashuri

Irisi

March 10, 2020 22:13
Komento

36 Komente

  1. Bashkim March 11, 00:37

    Ti therrasesh per lufte, asnje nuk shkon. U thua rrini ne shtepi, asnje nuk rri.
    Me mire tu thuash: “Dilni po ua mbajti”. Asnje nuk del.
    Shqiptaret, po aq sa trima, jane dhe frikacake. Frika sot eshte mbrojtja me e mire.

    Reply to this comment
    • Blendi March 11, 08:18

      O vlla ti mire e ke dhe kjo qe po ndodh esht me keq se lufta se kur je ne lufte armen e ke zemren e ke dhe armikun e di kush esht e i bie por tani ti as qe nuk e di se ku eshte armiku dhe nuk ja ke idene fare se sa i vogel eshte ai prandaj esht nje situate me keq se lufta

      Reply to this comment
  2. silva March 11, 00:42

    Une dhe im shoq provuam sot te punonim nga shtepia. Edhe nqs ne parim do ia dalim t’ia hedhim paq coronavirusit, me gjasa do mbysim njeri-tjetrin pa ardhur fundi i javes 🙂 🙂

    Reply to this comment
  3. Gjorgu March 11, 00:43

    Ndoshta nuk e dini por sa here qe secili prej nesh ka kaluar nje grip me pasoje bronko- pneumoni, ka mposhtur nje coronavirus.
    Me kete nuk dua te them se nuk duhen lare duar per 20 sekonda apo te mos kontrolloni daten e skadences se maskave para se ti blini. Ajo per te cilen nuk ka nevoje, jane rezervat e ujit te pijshem neper shtepi duke lene marketet bosh e per pasoje pa uje ca me te ngathet si une. Nuk eshte prag lufte berthamore, rrini te qete, pini vitamine C dhe uje aq sa ju duhet per te shuar etjen!

    Reply to this comment
  4. Fitim-xhanari March 11, 00:44

    Faleminderit shume Iris !
    Per kete mesazh sensibilizues dhe per ndergjegjesimin e gjitesecilit per te miren e perbashket !

    Reply to this comment
  5. Poooo ka te drejtë!!! March 11, 00:46

    Sipas virologëve CORONAVIRUS mund të qëndrojë aktiv mbi sipërfaqen e OBJEKTEVE deri në 9 ditë.

    Kujdes :
    – dorezat e dyerve
    – tastierat e kompiuterave
    – banakët e dyqaneve( aty paguajnë dhe mbeshtesin duart të gjithë)
    – autobuzat
    – kapakët e tualeteve
    – lavamanët
    – pështymoren te dentisti
    – tavolinat e punës
    – tavolinat e bukës
    – tavolinat e lokaleve
    – krahët e karrigeve etj.

    DESINFEKTOJINI këto SIPËRFAQE herë pas here.

    Prekini LEKËT ME DOREZA. Kujdes sidomos në dyqanet ushqimore. Mos lejoni shitësit të prekin me dorë bukën dhe ushqimet me ato duar që prekin lekët.

    Kujdes! Mund ta sillni në shtëpi virusin edhe nëpërmjet KËPUCËVE për shkak të personave që pështyjnë ose hedhin sekrecionet e hundës në rrugë. Desinfektoni këpucët që tek dera kur hyni në shtëpi.

    Mos u takoni duke u puthur as duke dhënë dorën. Në këto ditë mjafton një valëvitje e dorës

    MOS hani thonjtë, mos i fusni duart fare në gojë!!!

    MOS qëndroni nëpër RRADHA me shumë njerëz.

    Mënyra më e mirë për të shmangur virusin është të qëndroni sa më shumë brenda. Përpiquni të mos dilni.

    Vendet me shumë njerëz rrezikojnë përhapjen më të shpejtë të virusit.

    Le ta kalojmë frikën duke dëgjuar MUZIKËN që na pëlqen. Duke parë FILMA, duke lexuar LIBRA, duke bërë muhabet me njerëzit e shtëpisë ( mbase zbuloni se janë njerëz të mirë )

    Zoti apo çdo lloj gjëje tek e cila besojmë : NA NDIHMOFTË!

    Por please edhe një herë : rrini brenda, lani duart, desinfektoni sipërfaqet.

    Reply to this comment
  6. Roland March 11, 00:48

    Mjafton që gjithsekush që i ka kushtet dhe mund të mbyllet në shtëpi, të lexojë, të punojë nga kompjuteri, a të shikojë filma, dhe kjo situatë do kalojë pa pasoja.

    Mendimi se gjithçka e keqe që ndodh është shumë larg meje, apo se maksimumi mund të mbërrijë deri te komshiu, por jo tek unë, është thjesht vetvrasje si fillim, dhe vrasje në seri për njerëzit e tjerë të afërt apo jo që të kanë kontaktuar.

    Duke ruajtur veten, kemi ruajtur fëmijët, prindërit, të afërmit, miqtë dhe gjithkënd tjetër të pafajshëm pranë nesh.

    Kjo nuk është frikë, është inteligjencë.

    Reply to this comment
  7. K.V. March 11, 00:49

    Sensibilizohuni!!
    ” Ditet e para jane te skeptikeve. Te teoristeve te “eshte nje grip”. Te patrioteve te rakise. Dhe sidomos te cinik

    Pastaj vijne vdekjet e para, por duken gjithsesi te largeta, sikur nuk jane tek Zogu i Zi apo ne Allias por ne nje bote tjeter. Fillojne te ulen ankesat por perseri i degjon si ushetime thashethemesh.

    Klubet serish plot por sikur i kane mbaruar muhabetet.. vetem ky grip dhe njerezit me maska ua shpifen. Thashetheme.

    Ja sa te mbaroje. Jeta vazhdon. Ketu do jemi, Shqiperia nuk eshte Kina…

    Pastaj fillojne vdekjet masive, dy komshinj ne reanimacion, tendat jashte spitaleve, ushtria ne rruge.

    Fillon qetesia. Por eshte vone…

    Sot fillon java e trete qe ne Milano jemi ne izolim. Sot nuk mund as te largohemi per me shume se 500 mt nga shtepia, kemi harruar tashme drekat, kafet, miqte, familjaret. Jeten sic e jetoni ju…

    Te duket cudi..?

    Te ishte vetem kaq. Sot disa spitale duhet te zgjedhin ke te shpetojne. Jo te gjithe fatmiresisht por drejt asaj po shkojme cdo ore me shume. Probabilisht kush ka semundje kronike, kush eshte ne moshe te madhe dhe kush eshte i dobet, ka pak shanse t’ja dale dhe ky nuk eshte me nje skandal i cili mund te na revoltoje. Sot ka mijera biznese te falimentuar, miliona ne prag falimentimi.. Por serish eshte dicka qe na ben thjesht te heshtim. Ka prioritete te tjera. Ti revoltohu po deshe…

    Nuk eshte e thene qe ky skenar te perseritet ne Shqiperi. Madje nuk duhet.

    Problemi eshte qe.. E ke vetem ti ne dore. Ti vetem. Jo Rama, as Meta, as Basha, as hoxha e as prifti. As doktori e as polici. E ke vete ti, ja ti qe do qeshesh me kete status. Ti qe je aktiv, qe ke halle, pagesa, ti qe snuk rri dot i izoluar. Se pi dot kafen ne shtepi, srri dot pa shoqnine, pa dashnoren, pa birren e pa ardh verdalle dy ore ne dite.

    Njoh njerez qe me raste marrin edhe tre avione ne jave. Njoh njerez qe kane biznese, njerez qe punojne 6 dite ne jave nga 15 ore ne dite, qe nuk i sheh kurre te ndalojne. Sot jane ne shtepi. Maksimumi shkojne ne pune kur e kane te pamundur te ndalojne dhe pastaj kthehen ne shtepi. Vetem ne shtepi.

    Ej, mblidh mendjen. Ka ndaluar Milano… e ke ndonje ide sa vrapon Milano? “Vrapi” i Tiranes para kesaj te Milanos eshte si nje karroce me gomere ne krahasim me nje Ferrari. E megjithate, ka fikur motorret. Ka parkuar per te pritur te kaloje furtuna.

    Shko ne pune (nese nuk ben dot ndryshe) dhe pastaj ktheu ne shtepi. Rri ne shtepi.

    Pas pak ditesh, te gjitha problemet e sotme do te te duken nje kujtim i larget. E gjithe jeta jote do te te duket nje mirazh. Do kesh halle te tjera qe as i imagjinon dot.

    Me beso. Jo se me dhimbsesh ti. Me dhimbsen prinderit e mi. Prandaj po harxhoj kohe me ty qe mbase me lexon nga ndonje klub ne bllok.

    Nga Milano. Rri ne shtepi!”

    Reply to this comment
    • Blendi March 11, 08:27

      Shum bukur e ke cituar do te doja shume ta degjonte e gjithe shqiperia zerin tend por ja qe e kam degjuar vetem une dhe poshte nje artikulli ku askush nuk eshte i interesuar ca thone te tjeret

      Reply to this comment
  8. Ngela ne Shqiperi!!! March 11, 00:50

    Del polici perpara, sa sheh targa italiane ul tabelen sikur eshte duke i kaluar shefi.
    Mut muti eshte ky covidi ama nje te mire e paska

    Reply to this comment
  9. Abazaj March 11, 00:52

    Covid 19 eshte pasqyra qe na tregon se cilat gjera kane vertet vlera dhe ne c’realitet idiotesh jetojme. Kthejme syte nga shteti, por harrojme se shteti eshte ai i thesit te miellit dhe cunave problematike. Kthejme syte nga fqinji, por me te nuk flasim per pune gardhi, kthejme syte nga vetja, por vetja na ka lene dhe ka kohe qe eshte futur ne garen e babezise, ose luftes se mbijeteses. Gjithsesi keto rrjeshta nuk jane per servilat debila qe brohoriten sistematikisht cdolloj horri qe shkaterroi shtetin ne kete vend.

    Reply to this comment
  10. Shum Albania March 11, 00:52

    Nuk duhet te hapim panik ,por historikisht i kemi marrë gjërat lehtshem dhe kam frike se kësaj radhe do jete fatale.
    Ju lutem ruhuni!
    Qoftë me kaq!

    Reply to this comment
  11. Edmond March 11, 00:54

    Coronavirusi na mësoi dhe ende do na mësojë më shumë, të rrimë para televizionit, të shohim filma dhe të lexojmë, të mos puthemi më pllaq plluq, ti rrimë larg toksikeve (viruseve), të mos harxhojmë shumë lekë lokaleve, të kollitemi dhe tja fusin vrapit, të bëhemi mjekë, të mos hedhim gellbuqet në tokë, të mos kruajme me çelësa veshët, të mos ngjeshemi si sardele në autobuze, të mos bëjmë kutullambe qyrresh, e mbi të gjitha propaganda na mëson, të lahemi me sapunë Duru, të jemi vlonjate që të mos na zë, të pimë sa më shumë raki e hudhra (kjo e fundit vlen edhe për pjesën toksike që ta mbajmë larg), të mësojmë se si vihet maska. Pra, ky virus na mësoi shumë gjëra të reja, por edhe të fillojmë pak nga pak ta duam më shumë jetën!…Rendisni dhe ju çfarë na ka mësuar më shumë se kaq…

    Reply to this comment
  12. Aladini me Eskortë March 11, 00:58

    Ti Iris ke të drejtë, po e di me çar m vjen inat mua e ti nuk e prek hic ne letër?
    Me kët karagjozin që e kemi kryeminister.
    Si bre kaloi nga ekstremi ne ekstrem pa u skuqur hic???

    Deri dje na çau erion braçen te gjitheve, duke na akuzu per panik.
    Sot ia paska humbur pordha vërën, njoftoi qe i mbylli t gjitha rruget me Italine, lokalet, pubet.
    Po sikter kokerr debili.

    Reply to this comment
    • Gani USA March 11, 01:00

      Klloun,kopjac i pacipë,i skaduar dhe amator që vazhdon të luaj me jetët tona sic beri me termetin e pare dhe varrosi të gjallë ata te mjeret e Thumanes në të dytin

      Reply to this comment
  13. Pietra Albanese March 11, 00:59

    Doktori thote mos pini te ftohta, dentisti thote mos pini ne ngrohta.
    Ore ndajeni mendjen se ngela si ai papagalli.

    – papagall, ngreje kemben e djathte.
    E ngriti papagalli
    – papagall,ngreje kemben e majte.
    Ul te djathten e ngre te majten papagalli.
    -tani ngreji te dyja kembet.
    Kur degjohet papagalli;
    – Po une ku te mbahem, te pidhi satem?

    Reply to this comment
  14. Emigranti March 11, 00:59

    Kujtoni që disa njerëz rrezikojnë jetën e tyre & familjarëve për
    t’u përballur me virusin!
    Dhe Edi u jep maska
    të skaduara.. Natën

    Reply to this comment
  15. hendeku rritet March 11, 01:02

    Drejt keshilla per nipat
    S’ma merrte mëndja që Ripjellja edhe maskat prej lecke ti sillte të skaduara. Mbro veten dhe të tjerët. Mos dil nga shtëpia se s’ka shtet.

    Reply to this comment
  16. Hall i madh March 11, 01:09

    _____________________
    Na ngjau si te historia ku flinin bashke tre veta po s’dinin ku ta mbanin koken se brenda jorganit njeri pirdhte e jashte jorganit tjetri peshtynte

    Reply to this comment
  17. Paulin March 11, 01:12

    Ata qe fatekeqesishte preken nga Korona virusi,mundohuni te takoni sa me shume politikane dhe merrni e puthni dhurojani atyre KOV.

    Reply to this comment
  18. Hazir Isufaj March 11, 01:15

    – Jo panikut, ilaçi ma i mire sot ashte besimi ne Zot, çka don Zoti bahet.”

    Reply to this comment
  19. deni March 11, 01:16

    Te berit sacme dhe te peshtyrit ne toke eshte zakon i shqiptareve. Ta marresh me nge kete gjendje sic e mori gjeniu i Surelit vec tek ne ndodh!!!

    Reply to this comment
  20. Gojët e Liga March 11, 01:17

    Ej e lexuat te BBC???
    Në Angli Ministrja e Shëndetsisë del pozitive në testin për Coronavirus!Kish përdorur maskë të skaduar dhuratë nga një mik i saj shqiptar!

    Reply to this comment
  21. ago March 11, 01:18

    Ky gripi qenka budalla.Nuk korruptohet e nuk e ha lekun.I kap edhe te pasurit.Prandaj shqetesohet qeveria.
    Po mos i kapte te pasuritt as nuk do ta vinte ujin ne zjarr qeveria.
    Ja psh e keqe eshte edhe uria.Por qeveria nuk shqetesohet ngaqe ajo prek dhe vret vetem te varfer.

    Reply to this comment
  22. THJESHTË, RRINI NË SHTËPI !!!! March 11, 01:19

    Rrini ne shtepi njerez… 15 dite ikin shpejt… shijoni femijet, vizatoni me ta, luani me ta, lexoni libra, gatuani receta te reja, harxhoni kohe me njeri-tjetrin… beni ate qe nuk mund ta beni gjate rutines se perditshme… kush nuk e ka te nevojshme/domosdoshme te dale mos e beje.
    Pergjegjesia personale mdihmon ne te miren e perbashket.
    Veteizolimi ose autokarantina, ne rast se keni udhetuar ne itali 2 javet e fundit apo nese keni takuar persona te cilet kane udhetuar ne itali 2 javet e fundit, eshte nje detyre shoqerore.
    Lani duart shpesh, mbani higjene personale, rrini larg njeri -tjetrit, kryeni sherbimet online nepermjet portalit eAlbania, evitoni mbipopullimin ne dyqan dhe farmaci.
    Perseritini keto rregulla me veten dhe bejini agjenden tuaj/tonen te perditshme te 15 diteve ne vazhdim, shkruajini neper rrjete sociale se ndihmojme njeri-tjetrin per te shpetuar veten dhe te gjithe se bashku.

    Reply to this comment
  23. B.Peca March 11, 01:24

    Ç ështe Jeta?

    Jeta ështe nje lufte që duhet ta fitosh
    Një det me stuhi që duhet ta përballosh
    Një kalvar dhimbjesh, uljesh e ngritjesh
    Nje dallgë e fuqishme nga e cila duhet te mbijetosh..
    Mos i mbyll syte përballe sfidave të saj dhe mos e kthe shpinën kundrejt stuhive te forta pasi ato do të ikin nga rruga qe erdhen.
    Të jetosh cfarë te sjell fati, të shijosh të hidhuren dhe te ëmblen e gjithckaje.
    Shpeshherë kur ndodhesh ne dilema hedhim syte edhe nga e keqja.
    E vetmja dukuri per te cilen nuk dyshoj se do te gjendet paqja.
    Dikush per ti shpetuar kesaj jete vendos te lendohet vuaj, per te shpetuar nga vuajtjet dhe ndeshkimet e fatit, ndërsa dikush tjetër zgjedh te jetoje jeten duke ënderruar, por ëndrra veç një ënderr ngelet.
    Më mire te jetosh…
    Jam duke thënë te jetosh vertete..jo vetëm të kryesh funksionet jetike, të hash, të pish, të flesh.. Joo përkundrazi..Duhet ta shijojme jeten..
    Ta jetojme sepse prandaj na ështe dhënë, ajo eshte nje dhuratë nga Zoti, një sprovë, ku njeriu sprovohet me mënyra te ndryshme…
    Dikush sprovohet ne pasuri, dikush ne varferi, dikush ne shëndet, dikush ne sëmundje, dikush me humbjen e dikujt, e dikush me lindjen e një jete te re.
    Jetoje jetën me te mirat dhe te keqijat e saj, sepse jemi krijuar te jetojme , te punojme, te krijojme familje, shoqeri, te sfidojme veten me gjithcka qe jeta na sjell,
    Të pikëlluar, të lumtur..
    Por…gjithmone ka nje por…
    Nqs do të zgjedh te keqen si mund te luftoj per nje jetë me te mirë?
    Si do mund ti jap jetë qëllimeve te mia??!
    Po ta mendosh ka me mijera njerëz qe jetojne me gypa oksigjeni, pa gjymtyrë..
    Sa e sa njerez jetojme me kushte ekstreme, sa e sa njerez bien ne gjume pra ngrënë dicka, sa e sa fëmije janë analfabet, sepse nuk frekuentojne shkollen sepse zgjedhin te punojne te mbajne familjet e tyre.. Ne kontinentin Afrikan por jo vetem, duhet te zgjedhin midis ujit apo bukes, dhe ne Siri midis jetes apo vdekjes.
    E pra gjitha keto njerëz cfare nuk bejne për te jetuar edhe pse vuajne..
    Te luftosh, pasi ne jetë te gjithe fitojnë, përveç atyre qe se duan atë..!

    Reply to this comment
  24. . March 11, 01:26

    Vendet më të sigurta për t’u mbrojtur nga koronavirusi në Shqipëri

    1. Libraritë!
    2. Bibliotekat!
    3. Teatrot!
    4. Ekspozitat!
    5. Muzetë!
    6. Galeritë!
    7. Institutet shkencore!
    8. Kantieret e Rilindjes!
    9. Shtëpitë e prindērve!
    10. Zyrat e punësimit!

    Hahahahahaha

    Reply to this comment
  25. Shkelqim March 11, 01:28

    Unë mendoj qe të ruhemi nga infiktimi nuk duhet vetem te izolohemi brenda. Por kush i ka mundesit te kaloj ca dite ne zona pak te banuara ku jeta sociale zëvendesohet me çka të ofron natyra…..mal…bregdet…fshatra te thellla ku kontakti me njerëz te tjerë te jetë sa me i pakët…..”koha” per “pushime” larg botes së mbipopulluar.

    Reply to this comment
  26. SUGJERIM March 11, 01:28

    CORONAVIRUS COVID-19

    SHQIPËRIA TË BLLOKOJË KUFINJTË DERI ME 1 PRILL

    – KUSHDO QË VJEN NË SHQIPËRI, TË MBYLLET NË KARANTINË PËR 14 DITË, DERISA TË SQAROHET GJENDJA E TIJ/SAJ!

    Reply to this comment
  27. Elidon March 11, 01:31

    Nuk e di nese genjen kaq hapur Sali Berisha po sipas nje postimi te tij
    I infektuari me coronavirus merre pjese ne ceremoni mortore ne Puke!

    Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

    Mirembrema z.Berisha ! Njeri nga pacientet e shtruar ne QSUT per koronavirus,sipas informacioneve,eshte nga Puka,ai ka rrerh 20 dite qe shetit lirshem,dje me dt 08/03/2020,ai ka qene ne nje ceremoni mortore,ne nje fshat te Pukes(Gomsiqe),ku eshte takuar me shume njerez,….!!!! anonim ju lutem….

    Reply to this comment
  28. Nga Milano March 11, 01:40

    Credevamo fossero in pochi…ma l’ignoranza, la strafottenza e il menefreghismo sono diffusi peggio del virus e da anni…aiutate Pandia che da qualche anno denuncia il basso livello culturale del nostro Paese (e tra questi vi sono anche universitari )

    Reply to this comment
  29. Ylli March 11, 02:16

    Ankthi i një italiani;

    “Na kanë bërë me kaq ankth me këtë koronavirus sa tani sa herë shkoj në banjon e trenit, e hap derën me bryl, e ngre kapakun me këmbë, hap çezmën me gjunj, e mbyll derën me bryl dhe eci gjatë gjithë vagonit deri në vendin tim duke bërë kujdes të mos prek asgjë dhe asnjeri. E pikërisht aty kuptoj që e kam akoma by… jashtë”.

    Reply to this comment
  30. Adih March 11, 04:22

    Maska te skaduara ,te viti 2011 , uje me orar .????

    Reply to this comment
  31. Lazy March 11, 07:16

    Kjo qenka italiane. Vetem origjinen paska shqiptare. Me siguri do jete nga shqiptaret qe shkuan ne itali ne kohen e Pirros se arbereshet e quajne veten shqiptare.

    Reply to this comment
  32. Kujtim Kapllani March 11, 13:45

    E shtrenjta sahqiptaro-italiane e madhe! Duket që je pasardhëse e Nënë Terezës! Sa mirë! Fjalë argjendi, shpirtmadhësi.. U shërofsh sa më shpejt ti dhe gjithë të tutë! Po të drejtohem me “ti”, se edhe Majakovski kështu iu drejtua diellit. Edhe Naimi shkruante: “Ti, Shqipëri, më jep nder…”.Rrofsh për porositë e shtrenjta!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim