“Letër prej Durrësi”

February 17, 2019 20:52

“Letër prej Durrësi”

I nderuar Z. Thano

Mbase do të gjehet pak vend, në faqet e të nderuares gazeta “DITA”, edhe për Pavli Terka; Mihal Ramo/a; Th. Truja; Gogat; Spirut; Llavdat etj., nga Durresi, të ashtuqujtur vlleh të Shqipërisë. Fjala vllah në gjuhen shqipe ka kuptimin: blegëtor,  ose malësor, ose malok. Këta janë ata njerez të cilët – sipas dokumentave historike shkencore të Perandorise Romake të Perëndimit dhe pastaj të Lindjes – ruajnë dhe përfaqësojnë prej të paktën 2200 vitesh vazhdimësinë Ilire, Arbërore, aktualisht Shqiptare. Ndërkohë që për pashallarët, bejlerët, effendilerët – latifondiste tokash dje dhe sot – nga Arabistani, që kane bujtur në Shqipëri këto 300-400 vitet e fundit – shkruhen e botohen të bëra e të pabëra; I’u ngrihen statuja nderi; blatohen tituj, grada, dekorata; kurora lavdie kombëtare!? … . Flm.

Nasho Bakalli

 

*****

“Letër prej Durrësi” ribotohet për herë të parë mbas 110 vitesh

( Haxhi Sulejmani; Pavli Terka; Hristo A. Dako; Mihal Rama; Jahja Ballhysa…)

Gazeta  “Bashkim i Kombit” – gazetë e përjavëshme që mbron të drejtat kombëtare. Botohet prej shoqërisë: Botonjëse Literare. Drejtor: Fehim  A. Zavalani” . “Bashkim i Kombit” në No 2 të saj, Manastir, e enjte 17 Vjeshtë e Parë, viti 1909, shpërfaq  në kry të faqes parë, korespondencën me titull “Letër prej Durrësi”, siç mëposhtë vijon (me disa shkurtime, nga N.B., që nuk e prekin thelbin e ngjarjes).

Pa dyshim  që e muartë vesh nga telegrama që i dërguan Kllubit të Manastirit, se, këtu ndë Durrës u hap një Kllub Shqipëtar me emërin “Bashkimi”. Ja disa hollësi:

Një pleqësi e qënur prej zotërinjëve: Haxhi Sulejmani; Pavli Terka; Abas Effendi; Jahja Ballhysa; Mihal Rama; dhe Filip Sereqi, të cilët zotërinj janë dhe të zgjedhurit e popullit Dursak për të mbrojtur  të drejtat e tyre ( les representatives du puples), u mblodhnë dhe vendosnë që të hapin dhe këtu ndë Durrës një kllub Shqipëtar.

Të mërkurë më 2 të vjeshtës së parë, ora 8 para dite u mblodh përsëri kjo pleqësi, këtë radhë ndë shtëpi të Kllubit për  me biseduarë ( me disa veta të tjerë të cilët ishin ftuar), hollësirat e fillimit si dhe mënyrën e qeverimit të Kllubit tonë.

Më parë se të fillonin bisedimet, zoti Pavli Terka tha këto fjalë:

Vllezër të dashur vërtet vonuam pak për themelimin e klubit tonë; vërtet u gjendëm prapa  të tjerëve vllezër në këtë punë, por, kemi shpresë se puna që ne po nisim me kaq mendime dhe me kaq kujdes do të ketë fund të mirë. Kjo shpresë, ky vendim na ngushëllon. Me gaz të madh jemi mbledhur këtu të dashur vllezër, për një punë të shenjtë, për me themeluar Kllubin tonë Shqipëtar. Qëllimi i të cilit, sikundër ju të gjithë e dini,  do të jetë të përhapurit e diturisë me anën e gjuhës të prindërve tanë,  dhe kështu ti ndihim dhe neve së dashurës tonë Shqipëri që të shpëtojë nga errësira që e ka pushtuarë prej kaq qindra vjete.

Gëzohem vllezër, sepse dashuria ndë mes tonë po shtohet dit për dit, Dashuria që neve kemi për mëmëdhenë do të na afrojë, do të na tregojë se jemi vllezër, do të na bëjë një trup, do të na japë fuqi dhe kurajo që të shpëtojmë ardhenë nga errësira dhe mjerimi… . rroftë Shqipëria, rroftë Liria … .

Pavli Terka – Nëpunës konsullor. Kryetar i pleqësisë ortodokse Durrësit dhe Tiranës. Ishministër i shtetit shqiptar.

Pas  zotit Pavli Terka, fjala e të cilit u prit me pëlqim të madh, foli zoti Hristo A. Dako. Zotëria e tij pasi tregoi historinë e kombit shqiptar gjer në kohë të tiranisë tha: … Na pëlqeu  të mbesojmë se qeveria jonë  ka kuptuarë qëllimet e fqinjëve tanë dhe kemi shpresë se ka marë masa kundër këtij rreziku.

Dashuria që kam për mëmëdhenë më bën  të guxoj që t’iu ap mendimin tim, dhe kam kurajon të mbesoj se ky mendim po të vihet në praktikë siç duhet, do të jetë masa më e mirë, më e fuqishme, më e sigurtë se çdo tjetër që qeveria mund të përdorë.

Si mund ta shpëtojmë atdhenë nga lakmia e fqinjëve tanë? Po të kenë shqiptarët, përveç trimërisë së tyre, dhe armën e luftës së sotme, diturinë më gjuhën e vet,  atëhere, s’ kam dyshim  se ata do të jenë të zotërit ta shpëtojnë atdhenë nga rreziku. …

U lutem të dashur vllezër, dyke mbarur,  të thërrisni  bashkë me mua: rrofshin zotërinjtë që u bënë shkak dhe hapnë këtë kllub. Rroftë Shqipëria, … .

Pas kësaj fjale, zoti Dako sipas kërkesës të pjesmarësve të mbledhjes, mbajti një raport për punën e kongresit të Elbasanit.

Pleqësia, që u bë shkak për të hapurit e kllubit, ngarkoj zotërinjtë Agostini Sereqi dhe Dako për të bërë kanonizmën sipas së cilës do të qeveriset Kllubi.

Kjo kanonizmë do të këndohet të Premten, më 4 të vjeshtës në mbledhjen e përgjithshme të Kllubit, ku do të zgjidhet edhe pleqësia për këtë mot.

Hristo A. Dako (Veprimtar i dalluar i mërgatës shqiptare. Ish ministër i shtetit shqiptar. Arsimtar.).

Durrës më 4 të Vjeshtës Parë 1909.

Sot më orën 8 para dite u hap kllubi “Bashkim” i Durrësit. Ishin mbledhur më tepër se 180 veta. Folën zotërinjtë Omer Effendi. Nikolla Kaçori dhe Mihal Rama. Pleqësia që u zgjodh është kjo:

Kryesonjës: Haxhi Sulejmani. Nënkryesonjës: Pavli Terka. Arkëtar: Mihal Gjeroshniq. Shkronjës: Omer Effendi. Këshillonjës: Abas Effendi; Jahja Effendi; Mihal Rama; dhe D.A.Kadiu. (Nga korespondeti ynë në Durrës: H.D. ).

 

 

 

Jahja Ballhysa (ishkryetar i Bashkisë Durrës. Veprimtar – Fannolist – i periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare).

Gazeta “Bashkim i Kombit”

 

Mihal Rama (Financier, publicist, veprimtar i kudogjëndur për përhapjen e gjuhës dhe letrave shqipe. Vëllai i patriotit Kristaq Rama, stërgjyshit të kryeministrit Edi Rama).

February 17, 2019 20:52
Komento

7 Komente

  1. KOZi February 17, 22:03

    Pavli Terka mos ka qene Minister i Jashtem ne qeverine e Esat Toptanit. Ne rast se eshte po ky atehere ben pjese edhe ne gjyqin e Avni Rustemit ne Paris.E jap per info se gjithe politikanet shqiptare kane drite -hije ne veprimet e tyre , kur drita e kalon mbi 50 % hijen si tek Mit;hat Frasheri jemi ok…….tung

    Reply to this comment
  2. Feniks February 18, 13:23

    Mihal Rama paska qene patriot,ndersa sternipi i tij Edi Rama na u be antishqiptar me damken e kuinslingut ballist!

    Reply to this comment
  3. KOZi February 18, 13:44

    Mihal Rama eshte vellai i Kristaq Rames -Gjyshi i babait te Edi Rames- Ne pervjetor te 25 vjetorit te Pavaresise ne 1937. Komisioni i krijuar per festimet krahas shume personaliteteve nga Shqipria dhe diaspora deklaron ” Veteran i Pavaresise” Kristaq Ramen ( nuk jetonte ne ate vit). mes veteranve ishte edhe Mit’hat Frasheri prandaj Edi Rama sot nuk ka bere ndonje mekat historik. Vazhdoni juve perseri me Luften e Dyte qe eshte nje moment historik ne histori te Shqiperise…..tung

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat February 18, 16:02

    Kozi = cosi, cosi (italisht) … .

    Reply to this comment
  5. Adih February 19, 13:06

    Ne kohen e Mihal Rames ,as edhe nje nga keta burrat patriote ,nuk e njihte komunizmin ..
    Por ky Rama i sotem ,eshte veshur nga Ramizi me pardesy te bardhe ,besnik i pa lekunder i tij .
    I lutem zotit , qe Edi Rama te jete katovicari i fundit ,per ne popullin e mjere .Lista eshte bere e gjate , nga Ramiz Alia ,kjo dihet ,por ishallah na ben pune reformimi i SPAK ,.Ku eshte shume e demosdoshme ,ne keto kohera te vijne te rinj te drejtojne politiken Shqiptare ,me principe perendimore .Perndryshe po te vazhdoj lista e gjate e R .Alise , na mori dreqi qe te gjitheve .Do te boshatiset me keqeardhje Shqiperia ,ku deri me sot perqindja e te ikurve nga vatani eshte tragjike dhe shume e dhimbeshme.

    Reply to this comment
  6. Vasili February 21, 12:41

    Nasho po te citoj fjalet e tua:.
    ´´.nderkohe qe per pashallaret,bejleret,efendilerit-latifondistash dje dhe sot-nga Arabistani,qe kane bujtur ne Shqiperi keto 300-400 vitet e fundit-shkruhen e botohen te bera dhe te pa bera;tu ngrihen statuja nderi,;blatohen tituj grada e dekorata,kurora lavdie kombetare!?´´
    Kjo eshte e gjitha qe pershkruan menxyren historike,te ketij vendi mbas viteve 90,menxyre qe nuk krahasohet as me ate te pushtimit ogurzi osman.
    Eshte ripushtim,me i ndyre se ai i sulltanit,nga vet´´shqiptaret´´(kolonet e azise)apo shqiptaret laramane islamik,qe e transplatuan perseri shpirtin dhe trupin e ketij kombi europian ne shkretetirat aziatike,me forcen e rigrabitjes se pushteteve dhe pronave.
    Dhe prandaj vazhdon te ndodh ky renim pafund,drejt erresirave te vrimave te zeza islamike,qe gllaberojne shpirtin dhe trupin liridashes te shqiptarit demokratik perendimor.
    Dhe gjema e madhe vazhdon qe askush nuk flet per kete.
    Falangat islamike te dala nga shpellat,bashke me neoosmanet e rizgjuar te klubit te Selanikut,apo lakej qe ju bashkuan rruges,nuk kane pse flasin,pasi ata vazhdojne te marrin dhe shkaterrojne te qete.
    Ne anen tjeter shqiptaret europiane o kane ikur nga syte kembet,ose rrine te strukur ketu,ose flasin,por kurre nuk thone te verteten deri ne fund ,qe bandat e saliut,metes,jane banda haxhiqamilase,te zbritura nga shpellat,qe vazhdojne te sillen me kete vend europian me eger dhe mizorisht se haxhiqamili vet.
    Turkoshaket,qe e kane shitur dhe denatyruar kete vend ne shekuj,nderohen nga pjellat e tyre qe kane pushtuar institucionet e ketij shteti,si figura kombetare.kurse heronjte dhe sakrifikuesit e vertete per lirine e ketij vendi,vazhdojne te denigrohen apo te mbeten ne hije nga dumbabistet e te gjitha llojeve.
    Prandaj e perseris,qe gjeja me perverse dhe e paftyre ne kete mocal kundermues oriental eshte kur institucionet e tij festojne diten e pavaresise apo te clirimit.Dhe qesharakja e hidhur shkon me tej,kur zihen si qeni me derrin per datat e tyre.
    Kur shume me mire se nga sundimi i te ´´veteve´´ ky komb e ka ndjere vehten dhe kur ka qene nen sundimin e dushmanit me te keq.

    Reply to this comment
  7. Vasili February 21, 13:48

    Ju ka djegur shkrimi im.
    Nuk kishja asnje dyshim,se ne grundin tuaj,gjendet erresira islamik,qe shperthen koje mbas kohe me emrat e atrofizuara qe ju paguani dhe shkruajne ketu,megjithse mundoheni te maskoheni mjerueshem mbas vitrines se emrit Dita.
    Keshtu dhe ju vazhdoni te jepni nje dore te forte,per te vazhduar gremisjen e ketij vendi,ne humnerat islamike, enverhoxhiste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*