Letër Ramës nga një djalë dëshmori

June 18, 2017 13:29

Letër Ramës nga një djalë dëshmori

 

Nga Gjon Bruçi*

Kur bie fjala për LANÇ, Veteranët dhe veçanërisht për Dëshmorët ai që nuk ia njeh kryeministrit Rama “biografinë” e familjes, do ta merrte për pinjoll të Ballit Kombëtar, apo të ndonjë kolaboracionisti të orëve të para. Kur fatkeqësisht është e kundërta. Dhe kjo fatkeqësi qëndron tek fakti i hidhur se, ai është bastard i njerëzve të tij të lidhur ngushtësisht me luftën çlirimtare, disa prej të cilëve i kushtuan asaj edhe gjakun e pastër atdhetar.

Nëse habiteni me këtë vrull që mora qysh në krye të shkrimit tim modest, lexoni debatin e tij me një mbesë veterani të zhvilluar gjatë një takimi elektoral në njësinë nr. 5 të kryeqytetit.

Debati në fjalë është skriptuar e botuar në datë 14 qershor 2017, shoqëruar madje edhe me një video të shkurtër, por për lehtësi të lexuesit po riprodhoj këtu pjesë nga ky debat:

Në bisedë e sipër me veteranë e qytetarë të ndryshëm të njësisë Nr.5 në Tiranë, ku ndodheshin Edi Rama e Pandeli Majko, ra muhabeti edhe për 5 majin, Ditën e Dëshmorëve.

Një e moshuar, mbesë veterani dhe njëherësh edhe bijë Dëshmori, i rikujton Ramës premtimin e para zgjedhjeve të vitit 2013 për rikthimin e shpërblimit për pasardhësit e Dëshmorëve, shpërblim që e hoqi Berisha, sapo erdhi në pushtet në vitin 2005.

Kryeministri ynë, jo vetëm premtimin e vitit 2013, për rikthimin e shpërblimit të pasardhësve të Dëshmorëve e ka harruar, por ka harruar edhe vetë Dëshmorët. Ndaj dhe përgjigja e tij për të moshuarën, bijën e dëshmorit është kjo:

-Ne kemi rritur shpërblimin për veteranët (një gënjeshtër e thatë kjo), ndërsa për dëshmorët, … ata nuk janë vrarë që të marrin shpërblim stërnipërit…

-Është fjala për bijtë e bijat e dëshmorëve e jo për stërnipërit, – mundohet të korrigjojë e preçizojë bija e dëshmorit, por Kryeministri me kopjen e “dy gishtave lart”, të huazuar nga Basha, vijon në të tijën:

-Ja, unë kam dajën dëshmor, por nuk marr shpërblim…

-Daja juaj nuk ka qenë i martuar dhe për pasojë nuk ka lënë trashëgimtarë, – ndërhyn Majko, i cili mundohet ta ulë kryeministrin nga lartësitë e qiellit qeverisës, në pluhurin e zakonshëm të Njësisë nr. 5 të Kryeqytetit.

-Kanë kaluar tashmë 70 vjet dhe s’ka vend për shpërblime, – mbylli debatin kryeministri dhe u ngrit për të vijuar bisedën në njësinë e radhës.

Megjithë ndërhyrjet me lezet të Majkos, i cili kishte edhe merakun e Televizionit ERTV, që po filmonte e incizonte, Kryeministri qëndroi mbi poturet e tij, pa u lëkundur asnjë fije nga era e egërsuar e fushatës,

Mbesa e veteranit dhe njëherësh bija e Dëshmorit, nuk arriti t’i thoshte Kryeministrit, se 70 vjet kanë kaluar edhe për të persekutuarit, por shpërblimin bijtë e tyre po e marrin. Madje jo vetëm bijtë, por edhe nipërit e stërnipërit.

Por, edhe nëse do të arrinte t’ja thoshte, gjatoshi ynë nuk ha pyka. Ai mund të “pranojë” pyka nga Berisha, Meta e Nano, por kurrsesi nga socialistët e thjeshtë, aq më pak nga bijtë e bijat e Dëshmorëve.

Pse kjo urrejtje prej ballisti për dëshmorët dhe pasardhësit e tyre? Nga përbërja familjare? Jo! Siç e thamë më lart ai është pjesëtar i familjeve të Dëshmorëve. Me gjakun, lavdinë dhe meritat e tyre, ka mbaruar të gjitha shkollat, madje në Kryeqytet, ku këmba i ka rrëshqitur në asfalt e pllaka shumëngjyrëshe, e jo t’i grisej ndër ferra si shumë të tjerëve.

Pikërisht se ka ndodhur kjo e fundit, ai i ka nxjerrë nga memoria Dëshmorët. Se ata nuk mund të votojnë, si veteranët, të gënjyer me 200 lek, të shtuar në shpërblimet e tyre mjerane.

Mund të kesh prejardhje nga gjaku i Dëshmorëve, por sa pare bën, kur në deje të lëvrin gjaku i shprishur. Dhe që Kryeministër ka gjak të shprishur, na e ka treguar me frazat që, së bashku me të ndjerin Ardian Klosi kanë lënë të shkruara në “Dekalogun” e tyre neoballist të viteve 190-92, ku midis të tjerave, e zeza mbi të bardhë kanë shkruar: “Komunistët në litar, veteranët në hanxhar”!

Çdo koment i mëtejshëm është i pavlerë.

*Bir i Dëshmorit të Atdheut, Zef Bruçi

June 18, 2017 13:29
Komento

53 Komente

  1. Mark uk June 18, 13:44

    Boll e ropet ket popull per 50 vjet.Prap kerkoni o bastarda.Mbrapa diellit shkoshi.

    Reply to this comment
    • Mark uk . June 18, 15:25

      Nuk e kuptoje pse shkrun ne emnim tim o njeri i perendise .
      Ti nuk je as shkodran as katolik .
      kush e ropi kete popull o Thi i eger ?

      edhe nje here
      Mos shkruj ne emnim tim
      , ti qe nuk kupton se ç’fare eshte politika , dhe ç’fare perfaqson ajo .

      Ti shaj , sepse aq ti e aq mendon .
      Une nuk te shaj , sepse me vjen keq te te shaj ,
      AQ KUPTON .
      27 VJET o Mark se ç’u tha e se ç’u be ti ske marre vesh asgje .

      Hajde Mark
      kendej nga zalli
      me te diftu ku asht halli ,
      Dhimbjen e ndjejme njillioj
      Ty te dhemb Nona
      e mu Baba
      nuk jena tu kuptu
      se kush u ka Qi
      por ne te Dy kena ngele pa shpi .

      Oooooooooooooo Mark uk
      pse bre burre i dheut duhet
      me te thene :
      Mos na rrokanis , Sumen me derdellitjet
      e Tua bajate .
      Me edukate e dashni
      te LUTNA
      Hiq dore prej budallallikut te demokracise .
      te duhen :
      Ne mengjes , Para buke nje Ilaç per dhimjet e stomakut .
      Ne dreke nje Ilaç demokratik ,
      qe ndalon te vjellat Sali meta Rame Basha

      Ne darke , duhet te mbash diete Politike
      qe te flesh i qete duke mbajtur Ramadan politik .Qe ne ender te shikosh te shenjtin Enver .

      Hiq dore Nga budallalliku ,
      Laje halete si i majte ,
      dhe voto si djathte .

      Reply to this comment
    • Mark uk. June 18, 16:52

      Pse mo vlla delni e shkruni ne emrin tem! Shum thjesht mund te kesit shru ne emer te xhozefina topallit a pjeter abnorit!

      He e det, edhe emr8n ta vjedhin kemunistat!

      Reply to this comment
    • abc June 20, 16:42

      Edi Rama eshte nje tradhetar i idealeve te te pareve te tij!
      Ai hedh poshte gjakun e deshmoreve per te ndrequr imazhin e tij para botes kapitaliste!
      Ashtu sic ben edhe sharlatani Andi Bushati,qe eshte kthyer nga nipi i Hysni Kapos ne bythe lepiresin e krimineleve Berisha,Basha apo Meta!

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku June 18, 14:00

    Or ti biri i deshmorit, ne ka ndonje gje per te cilen jam dakord me Ramen eshte pikerisht ky qendrim. Po cfare kujtoni ju rob koti qe meqe ju vra babi apo mami ne lufte ju duhet te hani qyl? Shko puno or lesh deshmori, shko puno dhe nxirre byjen me djerse.

    Reply to this comment
    • mateo June 20, 16:40

      Pikerisht se kaq antishqiptar ti,o plaku i sat eme,ENVER HOXHA ju pushkatoi ju kermave fashiste!
      Ne te gjithe boten ata qe kane rene deshmore per ATDHEUN nderohen ne shekuj!
      Po keta sternipat e ketyre pederasteve,spiuneve apo hajduteve te denuar nga drejtesia socialiste,pse po marrin miliarda leke demshperblim?

      Reply to this comment
      • ELIOT June 21, 13:09

        Mateo ;;; te rroni vete se citroni te paska lene me kohe ;;;;;; ENVERI VRAU DEMOKRACINE … VRAU LIBERTENE … VRAU EGALITENE ….POR SMA HA MENDJA TA DISH CDO THONE KETO FJALE …. KE NJE KULTURE SA NJE LOPE HOLLANDEZE …KUR TE MESOSH CDO TE THOTE DEMOKRACIE SHKRUAJ ….PERNDRYSHE SHKO MERRE LOPET DHE

        Reply to this comment
  3. Partizani June 18, 14:07

    Me mire t’ja shkruaje kete leter
    ””””” Sali Protopapes ””’
    do t’ju koptonte me mire se sa Edi Rama .

    Nuk e kuptoje pse ja ke shkrujt Edi Rames
    dhe jo Ilir metes apo Lulzime Bash Tulipanit ?
    Ku eshte ndryshimi ?

    Reply to this comment
  4. 2plus2 June 18, 14:19

    megjithese ceshtja mund t’i perkase kuvendit, me shume sesa KM, prape Edi Rama duhet te beje shume kujdes kur flet me te majtet.
    Asnje tjeter nuk ka bere apo eshte ne gjendje te beje, sakrifica personale per hir te gjerave te pergjithshme psh. vendi e shoqeria jone, si njerezit e majte.
    Argumentet pro (shperblimit) nuk i hedh dot poshte argumenti kunder (i modestise) qe ka imponuar Rama sepse ky rrezohet nga marrdheniet e ekonomise se tregut mes individeve ne sistemin bashkekohor.
    Dhe ne kete menyre ai eshte arrogance par exellence, ne sjelljen e KM.

    Reply to this comment
  5. korçari June 18, 14:35

    Mosmirenjohja dhe harbuteria jane dy veti qe na dallojne ne shqiptaret nga popujt e ballkanit dhe me e keqja tani keto po shiten si virtyte pra nje paradoks me shume ne realitetin shqiptar dhe le te shpresojme se brezat e ardheshem duhet t’i harrojne keto ane negative dhe te mos i trashegojne qofte ky dhe k/minister .

    Reply to this comment
    • Devolliu June 18, 15:30

      KorQARI :

      Prinderit tane te majte e meritojne te jene Krenare .
      Jo Ti !
      Sepse ti je si Mark uku .
      Prinderit tane e fituan luften me Kapitalizmin ,
      KURSE ti i bene Fresk kapitalizmit
      duke mbrojtur Edi Ramen ,
      sepse Beson se ay perfaqson ngjyren qe luftoje Babai Yt .
      O njjeri – a e kupton se ç’fare po bene ?
      Ti – a ke nje ideal qe lufton ne kete jete ?

      Reply to this comment
      • korçari June 18, 16:49

        O Devolliu i fasuleve kam thene thjesht qe dhe refuzimi i nje kerkese mund te behet me respekt dhe politese dhe jo me harbuteri dhe se fundmi kemi dy anet e nje monedhe ku po demshperblehen dhe sterniperit e te persekutuarve nga rregjimi totalitar i Hoxhes mendoj se do te ishte korekte te veprohej ne te njejten menyre dhe per femijet e deshmoreve te rene per çlirimin e atdheut ashtu siç behet ne çdo vend te Europes demoktatike ,por per ty eshte e veshtire t’i kuptosh keto gjera pra me mire futi nje pilaf dhe nje fasule dhe fli gjume

        Reply to this comment
  6. eli-tiv June 18, 14:38

    …femijet e deshmoreve…dem shperblim..??? prinderve te tyre po; e me siguri e kane mare…femijet e tyre i kane patur te gjitha avantazhet…perse u dashka edhe nje pension plus….Detyre e ketyre “femijeve” eshte ta kalojne ne breza idealin e tyre e jeten e tyre…..c’hyn paraja ketu..?? kjo pune nuk ka fund..

    Reply to this comment
  7. Zgalem June 18, 15:15

    Eshte problem me delikat social . Si mund te heqi pasardhesi , ate , qe ka dhene para ardhesi , qofte dhe gabim ? Veprim llogjik do te jete , qe keto probleme te shtrohen ne parlament , me tendence qe te shperblehen denjesisht vetem veternet . Per kategorite e tjera , te caktohet nje limit kohor , per t’u eliminuar . Ne gjithe boten , financiarisht trajtohen vetem veteranet dhe heronjte . Ka nevoje , qe keto lista te saktesohen , me emra te merituar . Shoqeria civile duhet ta coi deri ne fund , ket eproblem social , duke ven en levizje parlamentin . Si mund te mbetet nje problem I tille ne dore te nje Kryeministri , cilido qofte ai .Kryeministri eshte thjesht hallke ekzekutive , me prioritet te ekonomise . Zgalem

    Reply to this comment
  8. intelektuali June 18, 16:32

    “DESHMORET” IMAGJINARE TE ENVERIT BENE TE MUNDUR IMPLEMENTIMIN E MURTAJES BOLSHEVIKE NE SHQYPNI

    prandaj:

    Ne radhe te pare duhet t’i kerkojne falje popullit shqyptar dhe te huajve te masakruar nga regjimi stalinist i Enverit dhe jo te kerkojne si vampira komuniste leka nga buxheti i shtetit kur akoma nuk jane denuar nga Drejtesia Demokratike per krimet e tyre te ndyra ndaj popullates.

    Krahasimi qe bejne vetes keta “deshmore” kriminele te Partise se Punes me te persekutuarit politike apo me viktimat e tyre eshte aq cinik sa nuk gjen dot analog ne asnje vend ish komunist te Evropes Lindore, nje krahasim qe mund ta bejne vetem kriminele qe nuk kane piken e moralit qytetar sepse te persekutuarit politike qe kane punuar pa u paguar duke u masakruar ne burgjet e Enverit per vite me radhe ne kushte cnjerezore dhe po marrin tani nga shteti demokratik ate qe u kishte borxh shteti komunist bolshevik i Enverit ne nje mase tejet te vogel duke gjykuar per permasat e shperblimeve simbolike qe po paguan me hipokrizi Edi Rama apo para tij edhe Sali Berisha per ata qe regjimi gjakatar i “deshmoreve” spiune te Partise se Punes u ka borxh jeten dhe pasurine e grabitur. Atehere ketu lind pyetja:

    PSE PO ULERIJNE PER SHPERBLIME XHELATET E ENVERIT?

    sepse:

    Para do kohe ishte po ky Edi Rama qe u vetshpall ne sallen e Parlamentit si PARTIZAN i Enverit, gjate 4 vjeteve ne pushtet qau dhe vajtoi si nje stalinist i vertete per 29 nentorin e ZI jugosllav dhe per LANC-in kriminal qe vrau aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit. Me pas dekoroi kriminelet Nexhmije Hoxha dhe Vito Kapo me medalje trimerie dhe u leshoi nga buxheti i shtetit pensione shtese veterani bashke me prokurorin gjakatar te Enverit Aranit Cela, kjo u ka dhene guxim vampireve te Partise se Punes qe te inkurajuar nga keto veprime antievropiane te Kryeministrit KAQOL shqyptar kane dale nga brimat e miut ku ishin futur pas viteve 90 dhe po kerkojne revansh duke kamufluar kerkesat e tyre me demagogji te vjeteruar enveriste.

    NE CILIN VEND TE RAJONIT GJEN KOMUNISTE QE TE KERKOJNE SHPERBLIME PER KRIMET E TYRE KUNDER NJEREZIMIT?

    Mjafton te hedhesh nje veshtrim te shpejte rreth e rrotull qe te bindesh se shkrime te tilla te turpit dhe rezilit per nje vend qe aspiron te behet pjese e BE-se Antikomuniste mund t’i gjesh vetem ne Shqypnine e Rilindjes Enveriste.

    Reply to this comment
    • sali Serbi June 19, 20:59

      Hajde fyell me nje vrime i mesjetes ,hajde. 7 vjet me nje vrime dhe perseri bisht qeni ngelet, nuk ua veme veshin njeri, jeni bere si ai kaqoli i lagjes qe edhe kur nuk i flet njeri perseri vazhdon avazin me veten.

      Reply to this comment
    • Zogist nga shen naumi June 19, 22:30

      Eja Kumandar
      te Qajme me Oiiiiiii
      per Enver djalin
      qe beri Shqiperi .

      Pension dhe keste
      Enveri te dha
      Lutu per te
      sepse Saliu pa brek te la .

      Eja tek Tajvani
      o Tajvanist ,
      Bej Rixha Kafese
      dhe lutu mo semuresh ,
      se demokracia para se te vdesesh ,
      te gjitha kestet ti Kerkon
      Lakuriq ne varr do te çoje .

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 20, 09:57

      nastro o karabush!!
      nastro o i çmëndur i pandreqshëm!!
      ta kam thënë shpesh se inati tënd me enverin të bën që jo vetëm të shkosh me mullixhinë por dhe të kënaqesh nga helli tartar ose hunjtë në bythë të vlad drakulës!!
      or debil patollogjik!!envari bëri çfar bëri,prap nuk duhet të hedhësh poshtë gjakun e atyre që luftuan pushtuesin!!
      çfar them dhe unë!?
      sipas urrejtjes tënde patollogjike dhe sipas mëndjes tënde që është në stomak,ne nuk kemi qënë të pushtuar!!pavarsisht se gjithë bota dhe vetë pushtuesit thonë që pushtuam shqipërinë!?idiotër të lindur dhe të rëndura gjat jetës si ti thonë se nuk kemi qënë të pushtuar!!
      po si mund të diskutojë njeriu me ty mor idiot??
      “NE CILIN VEND TE RAJONIT GJEN KOMUNISTE QE TE KERKOJNE SHPERBLIME PER KRIMET E TYRE KUNDER NJEREZIMIT?”
      a thua se jepen diku në francë beneluks e gjithë vëndet e tjera të pushtuara nga nazi-fashistët dëmshpërblime për bashkpuntorët e tyre!?
      falë ndarjes lindje perëndim!!falë luftës së ftohtë,ajo ndyrësirë që ti kërkon ta quash patriote,mbeti gjallë!!
      po të mos kishte ndodhur një gjë e tillë!?fatin që ofruan francezët dhe gjithë perëndimi kishin për të pasur!!

      Reply to this comment
      • intelektuali June 20, 13:18

        Ore ti laje gjen me kolinoz para se te flasesh llogje enveriste ne DITA dhe te fyesh si garib dhe halabak intelektualin,

        NAZI-FASHIST ISHTE ENVER HOXHA QE JETOI ME NEXHMIJEN NE VILEN E BAHRI OMARIT GJATE LUFTES SI KOKONE BORGJEZE DHE JO VIKTIMAT E TIJ QE I MASAKROI PER 50 VJET ME RADHE ME NDIHMEN E SPIUNEVE TE TIJ QE I SAJOI SI “DESHMORE” PAS PILAFIT.

        Intelektualet properendimore nuk ishin bashkepuntore me fashizmin, Enver Hoxha ishte bashkepuntor i tyre duke spiunuar nga vila e Bahri Omarit te gjithe kundershtaret e tij qe nga Qemal Stafa e deri tek oficeret angleze qe erdhen ne Mukje ne 1943 me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare, por me kushtin qe Shqypnia te nderronte kursin politik nga Lindja Bolshevike drejt Perendimit Demokratik, oferte qe u tradhetua me pabesi makaber nga Enver Hoxha sic e pranojne edhe te gjithe sot ne vendin tone dhe historiane te huaj.

        PER CFARE FRANCE FLET TI MORE MUT ENVERIST?

        sepse:

        Programi MARSHALL i SHBA per Evropen kishte gjithashtu nje kusht thelbesor per te gjitha vendet qe do te fitonin ndihma ekonomike amerikane dhe ky kusht ishte njesoj si ai i Mukjes per shqyptaret:

        TE NDALONIN PARTITE KOMUNISTE STALINISTE

        dhe:

        Franca ishte vendi i pare qe ndaloi me ligj Partine Komuniste dhe me pas edhe Italia shoqeruar nga shume vende te tjera, por Shqypnia e Enverit dhe e xhelateve te tij sadiste dhe gjakatare te ashtuquajtur DESHMORE nga propaganda enveriste, qe u vrane duke luftuar jo me gjermanet, por me shqyptaret ne nje Lufte te Mirefillte Civile nuk ndoqi rrugen e Frances dhe as te popujve liridashes te Evropes Perendimore, por u bashkua ne fillim me Jugosllavine Komuniste te Titos, me pas me BRSS bolshevike te Stalinit dhe akoma me pas me Kinen e Mao Ce Dunit derisa mbeti fillikat vetem si nje Rezervat Komunist i rrethuar aneembane me tela me gjemba ne nje mjerim total ekonomik dhe shoqeror.

        PER CFARE PUSHTUESI FLET TI MORE MUT ENVERIST?

        kur:

        Pushtuesi kryesor i Shqypnise ishte Enver Hoxha me Partine e tij Staliniste te Punes qe i beri shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori?

        Kete te KEQE makaber po vuan deri me sot Shqypnia me keta enverista me pushtet qe jane Mafia e Kuqe qe la pas Enveri me Nexhmijen si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore.

        KUSH ESHTE KARABUSHI DHE I LIGU ATEHERE KETU?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 20, 17:40

          ah mor nastro
          ske faj ti!!fajin e kam unë që merrem me ty!!ti nuk je në rregull dhe në të ftohtin e dimrit kur merr ilaçet,përfytyro në këtë të nxehtë pa ilaçe!!
          “KUSH ESHTE KARABUSHI DHE I LIGU ATEHERE KETU?”
          karabushi je ti or debil!!i lig nuk je!!
          sepse je i PAPËRGJEGJSHËM!!
          thjeshtë i sëmur mendor!!
          ps:më fal për fjalët me të cilat të kam rënduar!!një shoku tim thoshte gjithnjë”të marrin respektoje sepse dhe ajo që arin e bën është një mrekulli!!perëndia ja ka marrë trutë,por ai bën më të mirën që mundet dhe pa tru në kokë!!”
          kështu o nastro ti je më lart se ne!ne me tru në kokë e prap ja fusim pordhës këtu e aty!!

          Reply to this comment
  9. Arben June 18, 16:44

    U BETE V K (VESHTRIM KRITIK), ME KETO PERRALLAT ME DESHMORE.

    MJAFT ME SE NA CATE B…

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit June 18, 16:45

    ne fakt, mendoj se Rama ka shprehur me terma te thjeshte se ky tip pensioni per niper e sterniper te deshmoreve dhe heronjve nuk ka sesi te qendroje ne kembe. Persa i perket bijve te deshmoreve, kete nuk e di me saktesi, por psh nqs vritet qofte nje ushtar amerikan ne Afganistan ( fiksoje Edo, ne Afganistan, jo ne Amerike), per gruan dhe femijet shteti amerikan akordon nje forme pensioni qe kush merret me keto pune duhet te ndjeke me hollesi. Se e vertete, heronjte dhe deshmoret nuk u vrane per privilegje femijeve, por ama lane ne mes te kater rrugeve femijet dhe bashkeshorten. Verej se Majko eshte munduar te ripertype argumentin, duke e kuptuar se ajo pyetje e thjeshte e asaj gruas ne vetvete perbente nje pike shume delikate te shtetit social, qe Rama as ha pyke fare ta kuptoje, por e majta e ka detyrim primar. Rames, sa i ben meraku per kravatat nuk kushton varreza e deshmoreve te nje qyteti. Me qe ra fjala, me kanotiere si del Rama ne fushata, nuk qenka kujtuar per kravatat. Konkurrence te vetme i ben kaubojsi prej Manatise se Lezhes qe del me sombreron e Zapates, e te dy keta, rama dhe kaubojsi, jane gjetja me trendy e fushates. Meqe rama eshte kujdesur qe nastradinet dhe sternipeit e te persekutuarve te marrin deri ne kestin e nente( meqe ra fjala, sa keste jane gjithsej?) dhe shendet iu befte, kur vjen puna tek femijet e deshmoreve, qe jane detyrim i shtetit kundrejt familjareve direkte, pse kaq e thate pergjigja o nipi i shoferit te mender mbretit Zog? Po ti kete dil e thuaj ore mik, qe dajen e ke deshmor te lirise dhe ji krenar per dajen qe dha gjakun per vendin tend; çfare del e mburresh per faktin se gjyshi ngiste makinen e malokut nga Burgajeti?

    Reply to this comment
    • sali Serbi June 19, 21:01

      Shyqyr qe lexova nje koment njeriu, keta me siper jane o nene nene.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 20, 09:46

      mono
      i një mëndje me “sali Serbi” dhe unë!!
      fjalinë e mbylljes e ke bërë “etalon”!!
      ska faj “skorpionsi” se është vizionar dhe mbi të gjitha artist!!
      para ’13ës dikush thoshte:asgjë e keqe nuk mund të vijë nga një artist!!
      kështu është kur njeriu është injorant!!kur njeh pak historinë!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit June 21, 00:25

        ceno, nga nje artist kurre nuk vjen gje e keqe. Problemi eshte se kush eshte artist e kush e “shkruan” veten per artist. Rama eshte demagog dhe me thene te drejten eshte nje demagog i shkelqyer.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 June 21, 12:49

          mono
          precedentin e kemi për të hedhur poshtë”ceno, nga nje artist kurre nuk vjen gje e keqe.”këtë thënje!!
          hitleri ishte,bile më i zoti se rama,po ashtu artist!!
          prandaj “kurrë”nuk thuhet as për një të ardhme të panjohur dhe jo më kur ke një ndodhi pak a shumë të freskët në historinë e re!!

          Reply to this comment
  11. . June 18, 16:48

    po marrin shperblime ballistat e LIIB dhe gjithe mediokritetet e dekoruar si mjeshtra gjigande te punes nga presidenca, diskutoni ju femijet e deshmoreve

    mos t’u hyjme qitapeve me listat e krimineleve qe marrin pension te vecante ose te jadhtezakonshem, buxhet qe barazon gjithe pensionet e zakonshme ne shqiperi

    Reply to this comment
    • sali Serbi June 19, 21:02

      Shume sakt mor djale i shqipes. Keta duhet ti marresh perpara dhe ti çosh me zor tek varezat e deshmoreve e ti detyrosh te perunjen para tyre.

      Reply to this comment
  12. Lungara June 18, 16:49

    Shoku Gjon Bruçi !
    Në s’gaboj , ju jini komunist dhe unë kam respekt të thellë për komunistët !
    Por , për komunistët ama !
    I dashur shok , PS është një parti borgjeze , ç’pret prej saj ?! Lëmoshë ?!
    E pate pushtetin 50 vjet dhe ja prure shpirtin popullit majë hundës , sa që edhe emrin s’do të ta dëgjojë , e jo të të japë votën .
    Ku vajtën komunistët e Enverit e të Ramizit që u futën në ombrellën PS dhe lanë Ramën të dalë në krye ?!
    Kjo temë , or mik , është shumë e thellë e shumë e gjërë
    Po e mbyll me ç’ka thënë I madhi Vladimir Iliç Lenin :
    Në 100 të ashtuquajtur komunistë , vetëm një është komunist , 39 janë banditë dhe 60 janë oportunistë, naivë ose budallenj !
    Azreti Lenin I mbyll diskutimet , pikë !

    Reply to this comment
  13. MH June 18, 16:56

    Qofte te persekutuarit dhe trashigimtaret e deshmorve te luftes.nuk asht e drejte te shperblehen.Shperblimi asht hipokrizi ne forme dhe ekzekutim.Te peresekutuem,asht i gjithe populli per 500 vjet nen robenin turke.Shto dhe deri me sot.Keshtu qe kjo “lemosh” duhet shuar e mos te shesim demek demokraci.
    Ndersa per deshmoret e luftes,duhet te damshperblejme te gjithe deshmoret qe nga gjeneza e deri me sot.
    Pra dhe kjo duhet te shuhet se asht hipokrizi ne forme dhe ne ekzekutim.
    Lufta nuk asht biznes per perfitime.Aq ma teper lufta humanitare ne mbrojtje te liris kombit.
    Askush nuk shkon ne lufte me qellimin.Nese vritem me garantoni trashigimtaret.Po te ishte keshtu.Atehere kemi tem tjeter.Cdo njeri i frontit te luftes te paguhet si luftetare dhe te ardhurat ti kalohen trashigimtarve.Kaq dhe ketu mbyllet bilanci i pretendimeve absurde.

    Reply to this comment
  14. .....maj thanes June 18, 17:33

    ehe tani e noka un mor xhaj. ty te paskan qit ne faqe te pare se paske sha ramen. shko voto liken se ai eshte socialist i oreve te para, hajdut i oreve te para, intrigant i oreve te para dhe shok per kok i berishit.

    Reply to this comment
  15. ELIOT June 18, 17:53

    Cjane keto dembela ;;;;; femije spiunash ;;; komunistash ;;; qe seben as lufte ;;; dhe rrejten popullin per 70 vjet ;;;; dhe tani akoma duan qyl ;;; keto jane debila ;;;;; ne France femet e ish luftetareve smarrin as moren 100 lekshat e luftes ;;;qe enveri pederasi ja dha kot shume shqiptareve ;;;jo ne France edhe gruaja e general DE GAULLE SMERRTE RROGE QYL SI NEXHMIJA KURVA ..JO DHE ASNJE ISH KOMUNIST I LEVEZJES NE LUFTEN E 1944 SMORRI PENSION SI NE SHQIPERI … FAMILJA E JEAN MOULIN …QE U PUSHKATUA NGA GJERMANET ..AS PRETENDO PER NJE PENSIO LUFTE ….. HEROJTE E VERTETE E BENE LUFTEN PER SHQIPERINE APO PER LEKE QYL …ME THONI PAK JU INTILIGENTA … DHE SA PER VETERANET … 90 % AS QE E SHKREPEN ASNJEHERE PUSHKEN …POR DOLEN PARTIZANE KUR GJERMANET PO IKNIN …..KISHA 2 GJAJALLARE PARTIZANE …QE NJIHTE TIRONA SI ISH ..PARTIZANE ..POR REALITETI ISHTE NDRYSHE ..MERCI … NIPI I NJE DESHMORI ……… ME BERI PER TE QESHUR KY LABI …NIP …LLESHI …

    Reply to this comment
    • sali Serbi June 19, 21:04

      O te marrte mortja qe as shqip nuk di te shkruash e jo me te gjkosh ti funderine per gjera kapitae.

      Reply to this comment
      • ELIOT June 20, 14:56

        vas te fair fautre ;; tete de bite ;;;;;;pover sali serbi ;;;; saliu ja thithte enverit dhe tani eshte korupsioni ;;;; qe e kthen xhaketen s kurvat ;;;; e mori mesimin nga daja e vet enveri;;;;; tradhetare te populit ;;;;si skeni turp more katunre ;;;;; NE FRANCE KUR I THUA NDONJERIT SALE KOMUNIST ….. TE PERSHTYN NE SURRAT …JU KATUNARE PA KULTURE PA CIVILIZIM SKENI AS TURP AS CIPE ….. BOLSHEVIKET SHQIPTARE VRANE 10 MIJE TE RINJ NE KUFIJ VETEM SE DONI TE JETONIN T QETE NE LIBERTE …DHE KY DEBILI CUN PARTIZANI KERKON DOLLARE QYL …. PAK VODHET GJATE 60 VITEH MORE LABE MORE HAJDUTA … JA MORET TOKAT POPULLIT ..JA MORET SHTEPIJAT QYTETAREVE DHE JA DHA ENVER PEDERASI SHOKEVE SPIUN … SIC BERI EDHE HITLERI KUR JA MORRI CIFUTEVE SHTEPIJAT DHE PARATE ..PER NAZISTE E VET ….. JA EDHE JU NIPERIT STERNIPERTI E BAJGAVE TE DEMOKRACIE ….JU JENI LLUMI I BOTES … TURPI I SHQIPERISE ..EJ NIPERIT E ENVERIT ….. I KENI AKOMA BIDONAT QE JU LA DJA JUAJ APO JU A KANE VJEDHUR …PO BICIKLETAT QE JU A BERI DHURATE MAO I KENI AKOMA SE ENVER PASHAI JETONTE ME BENZA ME 5 VILA LUKSOZE ME ANIJE PRIVATE …DHE JU ME BUKE ME KOS ………MBETURINAT E BOTES… KUR MENDOJ GJENERALE DE GAULLE MBASI DOLI NE PENSION …. THA …. JO NUK E DUA PENSIONIN ..JO POPULLI KA ME SHUME NEVOJE …..DHE JU CA KACABUJE SPIUNA DONI AKOMA QYL……. SJU MJAFTOI PER 70 VJET HANIT QYL DUKE SPIUNUAR KOMSHIJTE …..MERCI …ET A BIENTOT ..

        Reply to this comment
  16. Korabi June 18, 18:42

    Femijet e deshmoreve jane pleq per vete tani, se ne rastin me te mire jane 73 vjec. Femijet e deshmoreve ka kuptim te mbeshteten nga shteti deri sa te dalin ne jete, te mbarojne studimet dhe te fillojne pune. Deri ketu shteti u detyrohet jo vetem me pension por dhe lehtesira te tjera. Por te marri pension plaku se prindi i tij eshte vrare ne lufte kjo s’ka bythe ku te rrije.

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic June 18, 19:21

    Duhet te behet dallimi ne mes deshmrve te luftes dhe tradhetarve te vendit. Ligji ne demokraci nuk e ka shkocitur se c`fare pririoritetesh kan deshmoret dhe veteranet e luftes dhe si duhet te trajtohen koloboracionistet.dhe bashkepuntoret me qarqet me te egra antishqioptare.
    Duke qene keshtu sote te dashur komentues shqiperia eshte mbushur plote me deshmore dhe shqipoeria eshte mbushur plote me armiqe. Si ti ndaj
    m keto. Per mendimin time.!
    Ata qe i kthyen pushken shqiperise pavarsishte se ishte shtet Komuniste at ngelen armiq te betuar te shqiperise.Ket e ka then edhe kryeballisti Abaz Ermeni ne Bruksel dhe ket thenje e gjeni tek Libri “Ekrem Bardha Ja si thote ai: Ekrem Bardhe ne takim me kryeballistin Abaz ermeni i thashe. Zoti Kryetar( i drejtohet Ekremi Abaz Ermenit.) -Duhet te mbeshtetemi tek nje shte i fuqishem fqinje per ta rrezuar Enver Hoxhen nga pushteti. dhe Anas Ermeni i thote Ekrem Bardhes – Jo kjo nuk duhet te behet kurre. Shqipoeris sote (vazhdon Abas Ermeni )eshte nje shtet qe njifet nga 155 vende te botes. Ne se veprojme keshtu athere neve i humbasism shqiperise sovranitetin .Pra u keshilloi thote Abaz Ermeni.-Mos ngatrroni ceshtjen e rregjimit me ceshtje e pushtimit ne se shqiperia pushtohet athere ne humbasim sovranitetin kombetar.!
    A ka thnje me te sakte se ket.Ne vijim te kesaj deklarate te Abas Ermenit nuk duhet te vlersohet ata qe i kthyen pushken pushteti popullore pasi shqipoeria u be shte. Sote koloboracionistet padrejtesishte jan bere deshmore, hero dhe marrin shperblime e kompesime perse bashkepunuan me UDB-ne dhe Asfalin Greke kunder vendit te tyre. Kjo eshte e pa drejte.
    Kjo Ceshtje duhet te zgjidhet me ligj.Ligji ne se i referohemi ligjit nderkombetar te luftes se dyte botrore, nuk lejon qe koloboracioniste te riehabilitohet pasi kolona e peste eshte denuar nderkombetarishte.
    Mbi keto baza Bellistev dhe koloboracoionisteve duhet tu hiqen te gjith ato “merita” qe i dhane vetes dhe qe u dhe tradhetari Berisha ne kundershtim me ligjet nderkombetar te luftes antifashiste botrore.!
    Keshtu shqiperia do te vlersoi deshoret real dhe jo kolaboracionistet. Ne keto kushte do te kemi vetem deshmoret e vertet at qe dhan jeten per lirin e Atedheut, dhe per mbrojtjen e Atedheut e jo tradhetaret e kombit tone.
    Ne se behet nje gje e tille athere edhe une bashkohem me Edi Ramen qe perjetsishte nuk do te ken shperblim familjet e deshmorev . Pore nese padrejtesishte shperblejn pinjollet e koloboracionistev dhe te atyre qe i kthyen pushken Atewdheut athere kjo eshte e padrejte.
    Te pakte Kryeministri te mo ece me dy standaret, nje pro ballisto Zogisteve dhe tradhetarve te vendit dhe nje tjeter kunder Bijve te Partizanve dhe te atyre qe rane per mbrojtjen e Atedheut.!
    Koloboracioniste dhe tredheter e vendi jo deshmore dhe jo shperblimkjo edhe sipas deklarates qe citova me larte te Kryeballistity Abas Ermeni.!

    Reply to this comment
  18. Shqiptari June 18, 20:36

    Keto “Bij Deshmoresh” duan te rrojne e te trashegohen brez pas brezi me kete ofiq “Familje Deshmori”. Kerkojne qe edhe pas 75 vjetesh nga lufta, te vazhdoje statusi i tyre dhe c;eshte me qesharakja, Te Trashegohet deri ne perjetesi!
    Per deshmoret, per ata qe kane luftuar (90 vjecare) duhet respekt gjithmone.
    Por eshte e turpshme e qesharake njekohesisht zelli i disa njerezve per te jetuar nen kete status “Familje Deshmori”. Deshmoret u vrane per atdhe por jo qe edhe pas 100 vjetesh disa birbo te kerkojne privilegje prej gjakut te gjakut te gjakut tyre. Jane keta qe perdhosin kujtimin e Deshmoreve duke i degraduar ne Mercenare.
    Kjo histori duhet marre fund, eshte turp per shtetin te mbaje me pare shoqata karagjoze si ” Veterenet e Rinj” vetem se jane kontigjen votash per PS.

    Reply to this comment
  19. vasili June 18, 21:56

    Nuk e kuptojne keta ´´bij´´ deshmoresh,qe fyejne keq se pari prindin e tyre:
    Gjakun e derdhur per liri,keta kerkojne ta shesin dhe ta kthejne ne para.
    Se dyti,ne diktaturen e kuqe,keta jane shperblyer per vite te tera me para dhe favore te tjera(pune te mire,bursa studimi etj,)
    Paturpesia dhe antinjerzorja e ketyre pinjolleve vazhdon me ate, kur ankohen per shperblimet ndaj te persekutuareve,kur diktatura e kuqe,me keta pinjolle si leva te verbra te saj,u a shkaterroi,ne menyre te parikthyeshme dhe me pa te drejte jeten atyre.

    Reply to this comment
  20. spartaku June 18, 22:28

    Mosnjohja e familjeve te deshmoreve te kombit shqiptar,eshte poshtersia dhe ofendimi me i madh.Kryeministri duhet t’i njohe dhe t’i shperblej.Pse te perndjekurit i sherblen? ç’fare kane dhene keta per atdheun? Kurse deshmoret e LANCL-re luftua kundra pushtueseve dhe dhane jeten e tyre te shtrenjet.Prandaj ata duhet te vleresohen,dhe jo te burgosurit,te cileve u hengi bytha duke dale kundra pushtetit.Sot ata shperblehen me miljona.Marin miljon,pa i dhen asgje ketij vendi.

    Reply to this comment
    • intelektuali June 19, 09:47

      CFARE I SOLLEN “DESHMORET” ATDHEUT?

      Apo qe sollen sovjetikun dhe kinezin ne Shqypni dhe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendin tone, pandemi qe e vuajti gjithe Bota, por qe po e vuan akoma Shqypnia enveriste e mafies me pushtet qe la amanet Enveri.

      Apo qe qe keta spiune pa shkolle dru me pre te Partise se Punes qe i quan “deshmore” dhe qe tani pinjollet e tyre duan shperblime kur prinderit e tyre katile dhe xhelate te Enverit masakruan intelektualet properendimore, grabiten pasuri dhe shkaterruan biznese si KULCEDRA te verteta dhe e transformuan Vatanin si nje CIFLIG feudal, prone e tyre personale me pederastin sadist Enver Hoxha ne krye te cilin e vajtojne edhe sot.

      PER KETO KULCEDRA KOMUNISTE DUHET TE HAPI THESIN E BUXHETIT TE SHTETIT EDI RAMA?

      Te perndjekurit politike po marrin nje pjese te vogel te asaj qe i grabiti Enveri dhe Partia e Punes duke i masakruar si vampire te vertete,

      prandaj:

      O BOLE enveriste mbylle squpin e fanatikut se do t’i presim KOQET njashtu sic ja preu Mehmet Shehu lunshnjareve te ngrate vetem sepse nuk deshen te ngrinin pushken kunder shqyptarit.

      Reply to this comment
    • ELIOT June 21, 13:05

      spartak ;;;; nuk e din a ke jetuar jashte ne demokracie ;;;apo e imaginon si eshte liberteja ;;;;; demokracia ;;;;por do te shpjegoj si behen punet ;;;;;; kur nje person qe denohet kot kur gjukata ben nje gabim ;;;;;;; dhe mbas vitesh nje avokate i drejte me prova dhe me deshmimtare ja mbushe menjden trupit gjukues qe ;;eshte gjukuar gabimisht se se meritonte burgun ;;;;;;;; qeveria jep shume dollare per vitet qe i morri kot ;;; p shembul ;;per 5 vjet i jep 50 mije dollare edhe me shume ;;;;;; donc edhe ne shqiperi ;;;; te burgosurit politike dhe ;;;;; ato qe jane denuar kot ;;; se i tekej komunistave dhe enverit ;;;;;;meritojne shperblimit ;;;;;; me kupton apo ta bej me vizatime ;;;;;; ndersa niperit dhe mbesat e ramiz alise hekuran isait fadil carcanit ;;;; edhe shume e tjere ;;; niper deshmoresh ;;; smeritojne asgje ;;;sepse ato skne bere asgje ;;; pe shqiperine ;;;;; ne rast se qemal stafa ra deshmor per shqiperine ;;;si kujton ti se e beri luften qe nipi mbesa e tije te ishte e privilegjuar ,,,,, si kujton ti se trimat e luftes ;;;; i luftuan fashistat dhe nazistat per ;; ty edhe disa dembela ;;qe duan qyl ;;;jo e ke gabim ;;; amerikane qe u vrane ne europe ;;;; erdhen sepse donin te luftonin hitlerin nazistat ;;; dhe kurre se menduan asnjehere qe niperit e tyre te kerkoni edhe 10 centimes ;;;euros;;;; pak dinjitet ;;;; pak karaktere ;;;;;; por ju kuptoj ;;;;;;une se kush jeni ;;;;;;;une nuk cuditem me ju ;;;;merci;;;

      Reply to this comment
  21. Aliu nga Selenic June 19, 00:36

    Uedhe une jam dakoret me mendimin e Shqiptarit dhe te Vasilit pore me nje kushte.Ne se keto pagesa nuk behen per pinjollet5 e dyte dhe te tret te te burgosev si tradhetar te Atedheut,
    Ne se behen per pi9njollet e atyre tradhetarve athere perse te mos behen per pinjollet e deshmorve qe realishte at dhen jeten per Atedhe.!
    Nuk duhet te ket dy standartye.!

    Reply to this comment
    • 2plus2 June 19, 21:12

      edhe ti trajtosh njelloj nuk eshte standart ajo se s’ka krahasim mes deshmoreve dhe tradhetareve, dhe sistemi demokracise qe i barazvendos te dy kategorite eshte demokraci se prapthi alla shqiptarce.
      Sic thone edhe te tjere ketu, bota i ka te qarta qendrimet referuar pjesemarresve te LIIB. Sovjetiket u renditen ne kahun fitues bashke me perendimin dhe kjo s’diskutohet me.
      Aliu nga Selenica zakonisht ke te drejte por ketu jo se hperblim ju takon bijeve qe jane gjalle pavaresisht mosha dhe pseudopersekutuarit.
      Po komunistet e ndershem sot moshe e trete qe u margjinalizuan nga vala salistave antikomuniste per 20 e ca vjete dhe vazhdojne te margjinalizohen si kjo bija deshmorit nga vete kryetari i PS, a ka menduar t’i kompensoje shoqeria

      Reply to this comment
  22. anticensurë25642654 June 20, 09:36

    “Mund të kesh prejardhje nga gjaku i Dëshmorëve, por sa pare bën, kur në deje të lëvrin gjaku i shprishur.”
    o djal dëshmori
    mos harro se vetëm nga nëna e ka këtë gjak!pra vetëm gjysmën!!
    nga babai më duket se nuk e ka!!
    dhe po të fillojmë me thënjet e saliut!?
    e ke parasysh se ku dalim!!
    sa për adrian klosin,atë bastard,jo vetëm si pjellë dështake e një familje që ka luftuar,por dhe si një bastard i shqiptarizmës!!ai ndyrësirë kalonte në orgazmë më shumë për gjuhën e adoptuar se për gjuhën e nënës!!çmund të presësh nga njerëz të tillë që përbuzin gjuhën e nënës dhe hyjnizojnë atë????
    as të njerkës nuk mund ta thuash!!
    varju kart!!
    votë të bardhë për bastardët që kanë pushtuar politikën shqiptare!!

    Reply to this comment
  23. paci June 20, 11:41

    Ato qe nuk respektojne me perulje LANÇ dhe 28 mije deshmoret e asaj epopeje me te lavdishme te kombit shqiptar qe per here te pare u radhitem me fitusit e nje lufte mbar boterore ne sofer me shtetet me te fuqishme te botes .Sa i perket politikaneve qe nuk respektoje deshmoret mund te them se kane te drejten e tyre per te mohuar te vetmen sakrifice sublime te ketije populli qe beri te mundur te vazhdohet mbas L2B te i thone bukes buke e ujit uje ne troje Ilire ku sot quhet Shqiperi e Kosove .
    Politikanet sharlatane imitojne njeri tjetrin se nuk kane kellçet e Enverit ta bejne Shqiperine si Evropen e civilizuar me ekonomi e rend te garantuar te mirearsimuar e me shendetesi falas , me infrastrukture rrugore e hekurudhore ne te gjithe vendin , por jo politikanet tane po i çajne trapin ketije populli duke ju kerkuar votat pa piken e turpit sa ne media me ze te ngjizur sa ne rruge e sa ne shtepite e tyre me bllokun e mashtrimeve te radhes ne dore .
    Ne fund dua te i them te nderuarit djale deshmorit ose pasardhes te veteranit te LANÇ beso dhe voto me te mirin e te keqinjve .
    Une votoj dhe besoj nr. 2 Edi Ramen se ne kushtet ku e kane katandisur vendin dhe ekonomine shqiptare vetem Edi Rama po ve edhe nje here shinat e te berit shtet shqiptar ne kete vend .

    Reply to this comment
  24. KOZi June 20, 13:28

    Ndersa “Kozi” kujton cdo 5 Maj si dite e deshmoreve te Kombit ( disa kujtojne se 5 maji eshte vetem per luften e dyte) pra kujton deshmoret e luftes se Vlores ne 1920. Gjithashtu kujton veteranet e Luftes se Vlores ne 1920. ( e dini juve qe nga veteranet e Luftes Se Vlores ne 1920 shumica u denuan ose u pushkatuan nga Komunizmi qe gjate luftes se dyte boterore. !??? tung

    Reply to this comment
  25. MH June 21, 16:04

    Ky artikull qellimkeqe asht me destinacion per te ulur numrin e votuesve pro PS.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*