Letra-amanet e Nexhmije Hoxhës për Ilirin dhe Teutën

December 7, 2017 12:23

Letra-amanet e Nexhmije Hoxhës për Ilirin dhe Teutën

 

Ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit një intervistë e Liljana Hoxhës, bashkëshortes së Sokol Hoxhës, djalit të Enverit. Në atë intervistë Liljana Hoxha i rikthehet zhvillimeve politike të afro 40 viteve më parë dhe flet për fundin e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, duke hedhur dyshime të forta se Shehu u eliminua nga dyshja Nexhmije-Ramiz. Nuk është e vështirë të kuptohet se më shumë nga të gjithë Liljana “inatin” e ka me vjehrrën e saj, Nexhmijen, të cilën e quan as më pak e as më shumë, por “fuqinë më të errët çubriloviçiane, për mbi 70 vjet, nga viti 1941 deri më sot”.

Në të vërtetë, këto mendime dhe opinione për zhvillimet e asaj kohe nuk thuhen për herë të parë nga Liljana. Ajo i ka shprehur ato vazhdimisht në intervista dhe librat që ka shkruar, duke shpërfaqur edhe problemet që dolën në familjen e ish-udhëheqësit komunist pas vitit 1990.

Në familjen Hoxha, ku përfshihen Nexhmija, Pranvera, Iliri dhe Teuta, intervista e fundit e Liljanës është përcjellë me një indiferentizëm të skajshëm. Gjatë një bisede dje në telefon më thanë se nuk merremi me intrigat dhe halucinacionet e saj, duke më lënë të nënkuptohet se nuk kishin ndonjë reagim të drejtpërdrejtë për të. Por më sugjeruan se përgjigjja asaj i është dhënë këtu e afro dhjetë vite më parë, nëpërmjet një letre që Nexhmija i dërgon Ilirit dhe Teutës në 100 vjetorin e lindjes së Enverit dhe të botuar në librin e Teuta Hoxhës “Enveri në kujtimet e mia” botuar ndonjë vit e ca më parë. Botojeni atë letër, më thanë, se aty është përgjigja për Liljanën, thanë ata për ‘DITA’-n.

Në këtë libër, Teuta, bashkëshortja e djalit të madh të Enverit, Ilirit, hedh dritë në shumë aspekte të panjohura të jetës familjare të udhëheqësit që sundoi për gati gjysmë shekullit Shqipërinë.

Sikurse shkruan vetë Teuta: “Në vend të epilogut, po e mbyll këtë libër me kujtime, me një letër shumë të dashur dhe të ngrohtë, që Nexhmije Hoxha na ka dërguar Ilirit dhe mua. Janë fjalë, jo vetëm që i dalin nga zemra, por, njëkohësisht, tregojnë kulturën e saj të gjerë, respektin dhe virtytin e spikatur të mirënjohjes që ajo ka për të tjerët”.

Kjo letër është shkruar në formën e një testamenti apo amaneti, ku bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Enverit, jep dhe porositë dhe këshillat e saj si nënë për Ilirin dhe Teutën. Idetë dhe mesazhet e kësaj letre, të cilën ne po e sjellim të plotë në këtë numër të ‘DITA’-s, janë të qarta dhe nuk lënë shteg për ekuivoke për gjithë thashethemet e përhapura gjer më sot për ç’ka ndodhur në gjirin e familjes së Enver Hoxhës.

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 

****

Letra e plotë e Nexhmije Hoxhës

“Të dashurit bijtë e mi, Ilir e Teuta,

Në hyrje të Vitit të Ri 2008, vit ky i veçantë për familjen tonë, viti i 100 vjetorit të lindjes së njeriut tonë më të dashur, Enverit, unë do të përmbledh urimin tim për ju të dy me një shprehje jo të zakonshme:

“Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën!”

Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra. Unë s’jam e shenjtë, bekimi im është “bekimi i nënës”, bekimi më i sinqertë dhe i pastër, i dalë nga zemra me gjithë shpirt. Lum kush e fiton! Ky “bekim” nuk është një pasuri në para e flori, në prona e të mira materiale, po është një pasuri e paçmueshme shpirtërore që njeriu e fiton me respekt, dashuri, mençuri e mirësjellje ndaj asaj që e ka sjellë në jetë dhe ndaj atyre që e kanë rritur e ndihmuar të bëhet “njeri”. Të kesh bekimin e nënës dhe respektin e gjithë atyre që ke pasur përkrah në rrugën e jetës, të bën të jetosh i qetë, në paqe me ndërgjegjen tënde, i dashur dhe i lumtur në familje, i nderuar në shoqëri.

U bënë 20 e ca vjet që po rroj pa Enverin, po ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”.

Në qoftë se mund të them se goditjet e kundër- revolucionit antikomunist të viteve ’90 i përballova me guxim e dinjitet, këtë e arrita edhe se pata mbështetjen e vendosur të familjes sonë, me të mëdhenj e të vegjël, të bashkuar fort në mbrojtje të emrit të nderuar e kujtimit të dashur të Enverit tonë.

Ti, Ilir, u ndodhe e qëndrove i palëkundur në ballë të një lufte të egër hakmarrëse, përballove përndjekje të paimagjinueshme, akte barbare si ai i zhvarrimit të babait tënd, shpërnguljen me dhunë dhe degdisjen e familjes tënde në një skaj të Tiranës, në një banesë gjysmë të shkatërruar, pa drita e ujë. Me shumë sakrifica ti, Ilir, bashkë me Teutën, më ndoqët me gjithë përkujdesjet e plotësimit të nevojave deri në burgun famëkeq të Tepelenës. Mbrojtjen publike në shtyp të emrit e veprës së babait tënd, si edhe në gjyq, ti e pagove me burgim, të cilin e durove dhe e kreve si bir i denjë i Enverit.

Por ti munde të përballosh e të dalësh i nderuar nga kjo luftë e pamëshirshme e forcave reaksionare, revanshiste, antikomuniste e antikombëtare, sepse përkrah teje pate shoqen e jetës tënde, Teutën.

Teuta me një mobilizim total, me vendosmëri e guxim shembullor, përballoi jo vetëm rrufetë që ranë mbi kokën e bashkëshortit të saj, por ajo s’u tremb e s’u ligështua as kur t’ashtuquajturit demokratë që përmbysën pushtetin popullor, lëshuan forcat e tyre të errëta, huliganët, falangat nga burgjet dhe rrugaçë injorantë të verbër, kundër gjithë familjes Hoxha dhe shtëpisë së tyre, për ta grabitur e djegur. Ajo, pa marrë parasysh rreziqet që e kërcënonin, duke hyrë e dalë disa herë nga shtëpia, tërhoqi sendet më të nevojshme jo vetëm të fëmijëve e të familjes së saj, por edhe të miat, të Sanos, të Pranverës. Nuk do të harrojmë kurrë se në këtë “aksion” të rrezikshëm mori pjesë me trimëri Beli, mëma e Teutës, jo vetëm për të ndihmuar vajzën e saj, por gjithë familjen tonë, kur sejmenët e Sali Berishës erdhën për t’ju nxjerrë nga shtëpia (vila 6). Nëqoftëse unë, kur dola nga burgu, gjeta një krevat për të fjetur, bibliotekën me veprat e Enverit si dhe 2-3 kolltukë ku të pres miqtë, këto i kam në sajë të kujdesit të Teutës. Krahas punimeve për t’i bërë disi të banueshme ambientet që i dhanë Ilirit e Pranverës përtej Laprakës, që si për poshtërim ia vunë emrin “te pularia”, Teuta (edhe pasi u burgos Iliri) përballoi plotësimin e nevojave për fëmijët e saj, për Ilirin e mua në burg si edhe për Sanon, që u vendos në një garsonierë pranë, duke e ndihmuar me shërbime që kish nevojë mosha e saj, duke i bërë edhe 1 a 2 herë në ditë injeksionin e insulinës për diabetin që kish, siç ia kish bërë edhe te vila 6, gjatë mungesës sime, kur isha në burg. Karakterin e saj të fortë, Teuta e tregoi veçanërisht gjatë arrestimit e burgimit të Ilirit. Si për çdo grua shqiptare burgosja e burrit, e babait të fëmijëve, vajtja për takim në ato ambiente të frikshme, qenë strese jashtëzakonisht të rënda.

Të jesh një grua e re, siç ishte Teuta, e të marrësh rrugën vetëm me djalin adoleshent ose një mik si shofer e të kalosh një zonë të shkretuar, siç qe ajo ku ndodhej burgu famëkeq i Bardhorës (Kavajë), në një kohë që pritat e banditëve për grabitje e dhunim ndodhnin edhe në mes të qyteteve kryesore e jo më në rrugë të humbura, ishte me të vërtetë një akt trimërie e vendosmërie e një gruaje të re, që ajo e bënte nga dashuria për shokun e saj të jetës, Ilirin, po njëkohësisht dëshmonte respektin e palëkundur për emrin e veprën e babait, Enver Hoxhës, të cilit ajo i dha tre nipër të mrekullueshëm. Ajo vazhdoi të udhëtojë sa në një burg në tjetrin, duke mos harruar të më vizitojë edhe mua, si kur isha në burgun e largët të Tepelenës edhe kur Pranverës iu desh të merret edhe ajo me burgimin e bashkëshortit të saj, Klementit, pas akuzave absurde të Sali Berishës.

Të gjitha këto që përmenda vërtetojnë atë fjalën e urtë të popullit: “Njeriu njihet në kohë të vështira”. Teuta e tregoi këtë.

Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral.

Që me ardhjen e forcave antikomuniste në pushtet, me goditjet që po i bënin familjes sonë, për shkak të emrit të madh e të lavdishëm të Enver Hoxhës që mbanim e mbronim, edhe ajo filloi të hedhë gurë. Krejt ndryshe nga Teuta, ajo s’erdhi as edhe një herë, në 5 vjet burg, të më shohë, me justifikimin se “nuk duronte të më shihte n’ato ambiente”, por e vërteta është se ajo kish ndërtuar në kokë planin e saj diabolik (planin e saj ose të sugjeruar) për t’i hapur rrugën e ngjitjes shumë të dëshiruar të protagonizmit të personit të saj, duke tërhequr interesimin e opinionit publik me “zbulime” nga jeta në familjen Hoxha, duke i paraqitur çështjet gjoja në plan politik e në mbrojtje të Enver Hoxhës.

Unë, hap pas hapi, i kam analizuar e komentuar në fletoret e shënimeve e të refleksioneve të mia, gjithë qëndrimet e kësaj “politikaneje” e “opinioniste”-je të vetëshpallur, marrëzitë që ka thënë, gënjeshtrat, trillimet, shpifjet etj. etj., që i shfaqi haptaz në publik në vitet 2000.

Por shpërthimet e humorit të saj të paekuilibruar me pjesëtarë të familjes ku haptazi, ku gjysmë të fshehta, ishin ndjerë edhe më parë. Duke qenë në burg, askush s’më ka shkruar letra aq të poshtra sa ajo.

Kur, me afrimin e daljes nga burgu, unë i shkruajta asaj se do të doja të vendosesha për ca kohë në shtëpinë e tyre (siç ishte e natyrshme të strehohesha te njëri nga djemtë e mi, i cili ishte në kushte më të favorshme me hapësirën për banim) dhe shtoja se do t’isha afër Vitës, për ta ngushëlluar e ndihmuar në dhimbjen e madhe për humbjen njëri pas tjetrit të djalit e të vajzës, reagimi i kësaj “nuseje” ishte i menjëhershëm, alarmoi Sokolin që ishte në Itali, i cili po ashtu më dërgoi urgjent një letër, me “argumentin” e justifikimin se bashkëjetesa me Vitën do t’ishte shqetësuese për mua. Nuk ia vlen të zgjatem me marrëzitë e saj…

Të gjitha këto më shkaktuan një dhimbje të thellë, por nuk e lashë veten të më mposhtë, se kisha detyrime të tjera, politike e njerëzore, të mbroja publikisht Enverin nga fushata e ndyrë e antikomunistëve, ballistëve e gjithë skota e bashkëpunëtorëve me nazi-fashistët, që s’kanë pushuar së përbalturi emrin e figurën e Enver Hoxhës dhe nuk do të pushojnë të shtrembërojnë historinë 50 vjeçare të pushtetit popullor e të shoqërisë socialiste, nën udhëheqjen e tij.

Dhimbja e keqardhja për këtë lloj qëndrimi është e madhe, por në ndërgjegjen time kam qenë e jam e qetë, se në asnjë kohë, si në fëmini, në rini e më vonë, Sokolin e kam dashur njëlloj si Ilirin dhe Pranverën, është absurde ta mendosh e ta thuash, përse mund ta paskam dashur më pak (!!!), përse “unë s’paskam qenë kurrë nënë për të (!!!). Përkundrazi jam kujdesur e i kam qëndruar më afër, sepse më vinte keq, se kish gruan me shëndet të dobët (kështu gjykonim atëherë kur kjo “nuse” nusëronte urtë e butë, duke buzëqeshur ose kur me “dobësitë” e saj të papritura na bënte t’i venim rreth shtratit a ta dërgonim në Paris). Për lidhjet afektive, normale me Sokolin, si nënë e bir, madje dhe me të shoqen, flet dhe Ditari im shumëvjeçar si dhe korrespondenca jonë me dhjetra e dhjetra letra.

Por unë nuk u lëshova edhe pse pata mbështetjen e ngrohtësinë e Ilirit e Pranverës, Teutës e Klemit si dhe të fëmijëve të tyre, po ashtu dhe të shumë shokëve e shoqeve, miqve e dashamirësve të familjes së Enverit.

Duke qenë ende në burg, Klemi më tha: “Ti ke në dispozicion shtëpinë tonë që na kanë dhënë nga Lapraka, do të jesh pranë Ilirit, deri sa të rregullohemi të vijmë edhe ne”. Klemi dhe Pranvera, për veten e tyre, me vite jetuan si mos më keq nëpër shtëpitë e njerëzve të tyre bujarë, duke fjetur në divane e krevatë portativë. Po për shërbimet, ndihmat e përkujdesjet e Klemit e Pranverës, nuk po zgjatem në këtë letër, që po e shkruaj më shumë për ju të dy, Ilir e Teuta.

Të dashur Ilir e Teuta,

Fillova t’u shkruaj një letër urimi për Vitin e Ri 2008, si vit i shënuar i 100 vjetorit të lindjes së Enverit dhe duke kujtuar se nga 10 janari 1997 kur unë u lirova nga burgu, u bënë më shumë se 10 vjet që po jetoj pranë jush, desha t’ju shpreh mirënjohjen time për dashurinë e përkujdesjet që keni treguar ju të dy ndaj meje, por padashur vajti “gjuha te dhëmbi i dhëmbur e i krimbur”, megjithëse ky kapitull për mua e për ju është i mbyllur. Në fund, për ta mbyllur përgjithmonë, po ju lë një këshillë time, si nënë dhe për nderin e dinjitetin e familjes së Enverit, që ju deri tani e keni mbajtur lart:

“Ruajuni dhe në t’ardhmen nga provokacionet djallëzore e plot ligësi të intrigantes delirante të Iliriana Shella-Sotiri”.

Përpjekjet e saja, të mbuluara gjoja me formulime e akuza politike kundër Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës s’kanë pasur qëllim tjetër veçse të më ndajnë mua nga Teuta e rrjedhimisht nga Iliri, sipas shembullit të saj në krahun tjetër, që më ndau nga Sokoli, po ashtu pa u ndalur në përpjekjet e saja, gjoja politike, për të më diskretituar mua para opinionit publik.

Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës.

Ilir e Teuta, unë ndjehem e lumtur që jam pranë jush, që ju shoh të lumtur e në harmoni e mirëkuptim të plotë me njëri-tjetrin, në përballimin e jetës e vështirësive të saj material-politike, për edukimin e fëmijëve tuaj me parimet e shëndosha morale, politike, kulturore e shoqërore.

Unë jam e lumtur që kam gjetur te ju të dy, bashkëpunëtorë të zellshëm në misionin tonë për të ruajtur të paprekur imazhin e Enverit, për ta bërë atë të njohur në brezat e rinj, kush ka qenë e për çka bërë ai për lirinë e Atdheut e ndërtimin e shtetit të pavarur e modern, të Shqipërisë socialiste, për përparimin kulturor, emancipimin shoqëror e mirëqenien e popullit shqiptar. Ja, sa kemi shkelur në vitin e veçantë 2008, jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë shqiptarët e ndershëm, atdhetarë e revolucionarë, kudo ku janë, të 100 vjetorit të lindjes së Enverit tonë. Në radhë të parë na bie neve, familjes së tij, për ta bërë vitin e 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës një vit të paharruar, të denjë për emrin e rolin e tij.

Po e mbyll këtë letër të gjatë edhe një herë me urimin:

Rrofshi e qofshi të gëzuar bashkë me fëmijët tuaj!

Paçi bekimin tim për gjithë jetën!

Dalshim faqebardhë në përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së Enverit tonë!

Ju përqafoj me dashuri mëma juaj

Nexhmije

Tiranë – janar – 2008

/DITA

December 7, 2017 12:23
Komento

18 Komente

  1. V.F.L.P December 7, 13:09

    NEXHMIJE XHUGLINI………
    -Simbol i inteligjences te istitutit femeror Tirane
    -Simbol i rinise kunder pushtuesve italiane e regjimit zogolljan
    -Simbol i luftes e femres per liri e pavaresi
    -Simbol i inteligjences e femres shqièpetare pas lufte per cibvilizim
    -Simbol i thkjeshtesise e moralit qe per 50 vjet nuk ju gjet as nje QINDARKE shperdorim ne kurriz te shqipetarever
    -Simbol i femres gruas nenes shqipetare qev per 50m vjet ish SHEMBULL brenda bllokut te kthyer ne ORGJI nga familja KAPPO,Lubonja,Ngjela,e tere KASTA e nomeklatures se Mihal Bishes qe ‘GEZUAN’ dsa ishinj gjalle ‘Te drejten borgjeze pa borgjezine’ e femijet e vtyre bastarde vazhdojne ta kerkojne edhe sot ne vkurriz te shqipetareve si te ishin SKLLEVER…

    Reply to this comment
    • intelektuali December 7, 13:44

      Ore ti MUT i paftyre mos je vete Ilir Hoxha more i pacipe?

      sepse:

      VETEM VAMPIRET E ENVERIT MUND TE FLASIN SI PUNA JOTE O MUT ENVERIST.

      Beji te fala Ermalit te Enverit dhe thuaj kujdes sapunin ne burgun e Rilindjes Enveriste.

      Reply to this comment
    • ISH ANTIENVERIST December 7, 14:07

      Ne fakt dhe Nexhmija ka gabuar shume….kurse per kete nusen llapaqene ajo ka probleme te shendetit mendor…Thjesht po e perdorin ‘makartistet” si vajzen e Stalinit Svjetllna qe e perdoren dhe e hodhen si limon te shtrydhur.

      .
      Sa me shume po kalon koha aq me shume po duket madheshtia e Enver Hoxhes….qe meriten mem te madhe e kane ish armiqte e tij te jashtem dhe te brendshem.

      Sali Kryeqelbesira eshte arkitekti i ringritjes se permendores se kollosit Enver Hoxha

      Shikoni ku eshte katandisur ai vend qe dikur per nje ore ngrihej nje ushtri me 1 miljon ushtare qe as izraeli nuk e kishte nje fuqi te tille.Pa permendur kromin,bakrin,hidrocentralet,naften,flloten ajrore,flloten detare etj etj

      Por nuk eshte vetem SERBerisha arkitekti i ringritjes Enverit por dhe nje staf i tere duke filluar me rajersonin,elez biberajn,fran shkrelin,fazllicin,janullatosin ,podestat,nikolla geixh,nanon,meten ,bashen,ramen,topallin,rucin,topin por dhe arvizune me blendi koqeziun

      .

      Plot pese shekuj nana priti
      Skenderbeut nji vella ia rriti
      legjendar n’lufte e n’liri
      enver hoxha emni i tij
      gjysem shekulli kombi t’pat
      lum si shqipja qe t’pat djale
      tan’ Shqipnia per ket emer
      me dy sy e me nji zemer
      ushton vaji, vaditi token
      shpi per shpi e ne çdo voter
      per ket’ vdekje t’burrit dheut
      qau dhe shpata e Skenderbeut

      Per Enverin qau dhe moti
      tan’Sshqipnin e ka shtang topi
      monumenti Nan’ Shqipni
      i ban roje birit te tij
      asht perkul i perkedhel ballin
      thue e ka t’pavdekshem djalin.

      …Thjesht enveri eshte kthyer ne legjende vettem nga fakti se ai vend tashme eshte kthyern ne shprehje gjeografike..ne kombinat droge dhe wc ambasadoresh

      Kaq mjafton ta quajme jashte deshires tone

      Shen Enveri..the great..

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 7, 13:40

    KJO KRIMINELE NUK NDJEN ASNJE PENDIM PER LUMENJTE ME GJAK NJERIU QE MBUSHEN ME GJITHE ENVERIN NE SHQYPNI

    Po kujt i plas sot per familjen e xhelateve sadiste dhe gjakatare te Enver Hoxhes?

    PO PSE ME KETO SHKRIME REZILI TE XHEVDET SHEHUT DO TE SHKOJE SHQYPNIA NE BE?

    Dallkauku arrogant dhe pa edukate i Enverit, Ilir Hoxha dhe idiotja hipokrite Teuta e Ramiz Alise ne vend qe t’i kerkopjne falje shqyptareve se nuk diten te edukojne djalin e tyre narkobaron kokaine be Xibraken e Taulant Balles qe e sillte nga Kuba Komuniste me mashtrime enveriste, tani duan te mallengjejne vampiret e Partise se Punes me Nexhmije Hoxhen qe duhej te ishte ndeshkuar rreptesisht per krimet e saj monstruoze dhe qe i tha nenes se pedagoges se shekncave te natyres, Sabiha Kasimati, te ciles Enveri i kishte kerkuar seks dhe ajo e kishte refuzuar me neveri por qe ishte eshe shoqe femijerie me Nexhmijen. Ja si u pergjegj Nexhmija nenes se Sabihase qe kishte kerkuar t’i kerkonte meshire per vajzen e vet qe do te pushkatohej me grupin e bombes se ambasades sovjetike vetem sepse kishte refuzuar seksin me Enverin:

    PARTIA NUK I FAL ARMIQTE E POPULLIT!

    Keshtu i tha Nexhmija nenes se Sabihase dhe sot Xhevdet Shehu e paraqit si nje ikone shembellore te familjes shqyptare.

    PO PSE ME LLOGJET E XHEVDET SHEHUT DO TE HUJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 7, 13:41

    KJO KRIMINELE NUK NDJEN ASNJE PENDIM PER LUMENJTE ME GJAK NJERIU QE MBUSHEN ME GJITHE ENVERIN NE SHQYPNI

    Po kujt i plas sot per familjen e xhelateve sadiste dhe gjakatare te Enver Hoxhes?

    PO PSE ME KETO SHKRIME REZILI TE XHEVDET SHEHUT DO TE SHKOJE SHQYPNIA NE BE?

    Dallkauku arrogant dhe pa edukate i Enverit, Ilir Hoxha dhe idiotja hipokrite Teuta e Ramiz Alise ne vend qe t’i kerkopjne falje shqyptareve se nuk diten te edukojne djalin e tyre narkobaron kokaine be Xibraken e Taulant Balles qe e sillte nga Kuba Komuniste me mashtrime enveriste, tani duan te mallengjejne vampiret e Partise se Punes me Nexhmije Hoxhen qe duhej te ishte ndeshkuar rreptesisht per krimet e saj monstruoze dhe qe i tha nenes se pedagoges se shekncave te natyres, Sabiha Kasimati, te ciles Enveri i kishte kerkuar seks dhe ajo e kishte refuzuar me neveri por qe ishte ishte shoqe femijerie me Nexhmijen. Ja si u pergjegj Nexhmija nenes se Sabihase qe kishte kerkuar t’i kerkonte meshire per vajzen e vet qe do te pushkatohej me grupin e bombes se ambasades sovjetike vetem sepse kishte refuzuar seksin me Enverin:

    PARTIA NUK I FAL ARMIQTE E POPULLIT!

    Keshtu i tha Nexhmija nenes se Sabihase dhe sot Xhevdet Shehu e paraqit si nje ikone shembellore te familjes shqyptare.

    PO PSE ME LLOGJET E XHEVDET SHEHUT DO TE HUJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  4. demo December 7, 13:49

    Kush nga keto te dyja eshte me e lige?Nexhmija i hengri gjithe shoqet e shkolles(se luften e beri ne krevat tek vila Bahri Omarit),Liljana mblodhi ne kupolen e bllokut intrigantet me te poshter qe linden ferrat dhe shpellat e malokerise:Mehmet Elezin,Sali Berishen dhe Fari Balliun.Me keta te tre thurte rrjeten e merimanges Liljana.Sorra sorres s`ja nxjerr syte-thote populli,por ja qe po ja nxjerr.

    Reply to this comment
  5. Lili December 7, 14:28

    Femijet e ilirit trafikant droge.
    Kaq per cfare edukate keta monstra kane dhane…
    Liliana cdo gje qe thot eshte e vertete, kete e di forte mire fashistja me vulnet te vete Nexhimije.

    Reply to this comment
  6. tupja i gramshit December 7, 14:41

    filluan kanibalet demo&nastradin&intelektuhalja te shqyejne gjahun e rastit..

    jo cdo njeri ne shqiperi k ate drejte te tregohet nekrofag me keto gra njera e rrjedhur dhe tjetra 100 vec pothuajse..
    .
    Vetem nje fakt; kur ishte e re partizane Nexhmija ja dhjeu dhe Abaz Kupit ne garen ne qitje….imagjinoni nje vajze e re mund nje gjeneral i rritur me alltije dhe belcik

    Nuk mjaftojne dhe monstrat anal-iste por jane dhe mostrat e internetit ku dhe te Dita jane disa si” intelektuali “apo ky “demo” mos qofshin e njejta dore.
    .

    .Zavalli “demo” edhe sot nuk ka kursyer helmin e tij.Deri diku e ka te drejte per NH-en ..por gjuha qe perdor eshte si e gjarperit..
    Se ky demo-ja
    -po na quan marshallin tito-shpetimtarin e Shqiperise
    -po na quan xhaferr deven Hero kombetar
    -po na quan lufte ncl si lufte civile
    -po na quan Karl Marksin budalla
    po ne 1984 na paska punuar ne nen firme kroate
    -po ne vitet 70′ na paska punuar ne Gramsh
    -dhe me e forta na paska shkruar 13 libra dhe shume dokumentare
    Pra Demoni Demo i fshehur pas ferres ka vite te tera qe hedh helm te zi..por kam nje pyetje:
    Po pse o monster merr dynjane me goje me gjuhe te helmatisur..
    Pse nuk na thua kush jane keto libra por rri pas gardhit dhe gjuan si puna jevgut ?
    .
    Pas zotin o demoni dema
    na kallxo ato 13 vepruat e tua dhe pastaj shko dhe munde ate 100 vjecaren…..
    .

    Reply to this comment
    • intelektuali December 7, 15:56

      Ore ti karagjoz enverist me ke flet ti o BOLE krimineli?

      Prinderit tane nuk u fshehen pas ferres si beri Nexhmija gjate Luftes ne vilen e Bahri Omarit por i thane Enverit:

      JE SPIUN I FASHISTEVE PRANDAJ IK DHE THYEJ QAFEN!

      Per kete trimeri e paguan me jeten e tyre sic e paguan edhe komunistet idealiste qe e mbajten dhe mbeshteten MONSTREN Enver Hoxha,

      prandaj:

      Eja tek Tajvani ne sabah qe te mesosh se kush eshte intelektuali, por mer edhe nje qese me vete ku te heddhesh BOLET e felliqura te fanatikut enverist,

      sepse:

      DO T’I PRESIM KOQET SIC JA PREU MEHMETI KATUNAREVE LUSHNJARE ME URDHER NGA ENVERI

      Reply to this comment
      • korçari December 7, 19:05

        O Intelektuali nuk je veçse vetem nje kufome qe qelbesh ere pasi ti duhet te kesh qene spiun i pushtuesve dhe vazhdon te vjellesh akoma ,nga niveli qe shkruan vetem intelektual nuk mund te jesh je vetem nje kufome e pavarrosur,nje bshibozuk qe shet dhe nenen per ca grada nga pushtuesit(serbe,italiane apo gjermane),nje b/luftetar i Esat Pashe Toptanit,nje qelbesire

        Reply to this comment
        • intelektuali December 7, 21:53

          Ore ti komunisti i Grupit te Korces

          PO NGA E NJEH TI INTELEKTUALIN?

          Qe e fyen dhe e ofendon me epitete pa patur kurfare informacioni per nje person te panjohur vetem sepse nuk i pershtatet orkesit tend te fanatikut enverist? Nga e di ti qe intelektuali ka qene fashist apo luftetar i Esad Pashe Toptanit. Po qelbesire je ti more MUT si te gjithe fanatiket qe nuk kane tru ne koke, por kashte dhe nuk jane ne gjendje te flasin asgje me llogjike minimale.

          sepse:

          Enverin e njihnin te gjithe qe ishte Spiun i fashizmit dhe fakti qe gjate gjithe Luftes ka jetuar ne vilen e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari me gjithe Nexhmijen i patrazuar nga askush, ky fakt i pamohueshem flet vete.

          Nga ana tjeter nje autor i ri ka publikuar nje Liber te ri qe doli ne Panairin e Librit ne tirane me fakte dhe dokumenta te arkivave britanike te cilat vertetojne tezen e hershme te intelektualit se Enveri ka qene ne sherbim te fashisteve gjermane nga njera ane dhe u sherbente emisareve te Titos nga ana tjeter. Pra ka qene nje spiun i dyfishte pa kurfare morali.

          Gjithashtu Nexhmije Hoxha ne rini ka qene antare e Partise Fashiste krejt me deshiren e saj dhe jo me detyrim sic eshte shfajesuar ne publik pas 80 vjetesh duke e fshehur per nje afro shekull kete te vertete rrenqethese per faktin se kush ka drejtuar Shqypnine pas vitit te ZI 1944.

          Reply to this comment
      • tupja i gramshit dhe...frances December 7, 19:27

        o intelek

        nuk dua te kthej pergjigje por vrtrm te pershendes me keto kenge qe i kendonte populli ‘ATIJ qe te shkerdheu me prag shtepie se kishit hallall

        Enveri ç’u ngre në këmbë
        Shokë, do t’u them një këngë,
        Si ka qenë historia;
        Si ka qenë dhe si është sot.
        Pesë shekuj Turqia.
        Zogu kur sundoi vëndë,
        Bëri shumë të këqia,
        Na shiti me gjithë rrënjë,
        Na shiti tek Italia.
        Enveri ç’u ngre në këmbë,
        Foli: Nga vate rinia?
        Merrini armët në dorë,
        Të çlirohet Shqipëria!
        Rexhin-Tepelenë, 1981
        ***

        O Enver flamur epoke
        Malet seç e ulën kryet,
        dritën seç e humbën yjet,
        lotët seç na i mbushën sytë.
        Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
        Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
        sytë i mbylli Enver djali,
        O Enver flamur epoke,
        na dhe frymë nga fryma jote,
        dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
        gaz dhe plakut dhe fëmisë.
        Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
        nuk vdes fjala jote hekur,
        se në ballë na prin Partia,
        në gjoks të ka Shqipëria.
        Në çdo vepër, si pishtar,
        do t’na rrish përherë, në ballë,
        në rrugën që çele vetë,
        yll karvani je përjetë.
        Vlorë 1985
        ***
        Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
        Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
        si qet qielli bubullima.
        Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
        pushkë e madhe, besë e madhe,
        nji kreshnik, nji lis me rrema,
        Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
        Kërcet pushka në Tiranë,
        djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
        djemtë e Shqipes s’janë jetima,
        vend për vend vetojn’ vetima.
        N’ball’ vetimash kush po prin?
        Enver Hoxha me Partinë,
        pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
        pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
        Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
        s’guxoi kush me e prekë Enverin.
        Sa jan’ malet rreth e rrotull,
        garda e tij asht mbar’ nji popull.
        Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
        kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
        kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
        Enver Hoxha mal me mend.
        Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
        te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
        Duhet kanga nji mij’ rreshta,
        tan’ ortiqet që ka bjeshka,
        duhet t’vij’ deti me valë,
        duhet malet t’ishin fjalë,
        prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
        Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
        Bajzë-Shkodër 1988

        ***

        Enver Hoxha të qofshim falë

        Enver Hoxha të qofshim falë
        çdo furtune i bane ballë.
        E godite rreptë tradhtinë
        si vigan e mbrojte Partinë
        shembull bote bane Shqipninë.
        Kur prej lajkave s’u gënjeve
        t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
        Shumë komplote të kanë kurdisë
        renegatë edhe titistë.
        Deshën t’na fusin në qorrsokak
        e t’na bajnë republikë t’shtatë.
        Krejt gabim jau mori mendja
        për me marrë kalanë nga mrena.
        Koci Xoxe me klyshët e tij
        shpresa e Titos ke n’Shqipni.
        Kur ata i muloi plehu
        në skenë doli Mehmet Shehu.
        Karta e fundit shteg nuk gjeti
        vet ia kthej revolen vetit.
        Ne jem’ kala e lashtë
        s’merrëm mrena as nga jashtë.
        Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
        çdo armiku do t’i bje kokës.

        Reply to this comment
  7. vasili December 7, 15:18

    Se pari nje grua e zgjuar,me kurajo dhe e kenduar,si Nexhmija dhe tani qe eshte njohur me tere panoramen e tragjedive te panumerta dhe ekstreme,te inidivideve dhe familjeve te pafajeshme shqiptare,per nje gjysem shekulli,nga regjimi qe udhehiqte bashkeshorti i saj me ate ne krah ,tani cirret dhe mallkon ata,qe i ofruan kesaj familje nje imitim te mikroskopikl,te vuajtjeve ekstreme qe ofronte regjimi i Nexhmijes.
    Persa i takon species liljana,ajo eshte produkt vulgar dhe djallezor i familjes se nje shoferi,qe duke rene ne nje ambient te kamur dhe me pushtet blloku,ju dha mundesia,qe eren e benzines se djegur te shpirtit te saj,arriti ta perhape ketu dhe te vazhdoje dhe tani.
    Me nje fjale perleshje kanibalesh kombetare,me intriga shtrigash te vogla dhe shpirt katranesh.
    ´´Analisti´´Xhot Shehu,ku vazhdon ta beje jeten e Partise,ne bllokun e pularise,tek lili,apo tek Dita hermafrodit?,
    Llojit te xhotes,nuk i mjaftojne xhepat,per teserat e shumta,por vec dy i ka ne zemer ate te ehoxhes dhe te shehut..

    Reply to this comment
  8. Nik Martini December 7, 18:22

    “Fati” i Nexhmijes i pas 1990-es mund te konsiderohet unikal ne kohet moderne. Simbol i neofashizmit me ne krye perbindshin Sali Berisha. Por do te sillja nje detaj se kush ishte dhe eshte Liljana Hoxha, mgjth jo pak komentues e kane cekur edhe here te tjera. Isha i ftuar ne nje Konference Kombetare te Gazetareve, disa kohes pas vdekjes se Enver Hoxhes, te salla sot “Unesko”. Aty u shfaqen shenjat e para te kundershtimit te gazetareve, si N. Roshi etj, ndaj sistemit. Kjo perkitazi eshte konferenca. Na cuan per te kaluar mbremjen ne Dajt, te shtepia e punetoreve. Do te behej dhe nje mbremje. Ate nate kam pesuar zhgenjim te madh pikerisht prej kesaj gruaje. Nuk them t’i mbante jazin Enverit (dhe kete mund ta bente), por deri me ate kohe s’kisha pare ndonjehere kercim me modern, me hare a legri te nje nusjeje djali, sidomos te Enver Hoxhes, vetem disa kohe pas vdekjes se tij. As kam qene dhe s’jam i brendshem i familjes Hoxha apo te atyre te lidhura me te, por qendrimi i saj, jo vetem eshte nje nonsens, por me duket misionare, perverse. Sa kohe i kushtova?! Ç’i bera vetes?! Sjellja me neveritese dhe ne nje gjatesi vale me bandite te tjere si Sali Berisha, qe ma quajne me negacion komunist. Zot, t’i marre te keqen komunisteve te ndershem e patriote qe bene kete vend, ai edhe funderrine t’i thuash, eshte komplimenti me i madh!…

    Reply to this comment
  9. Me Nene Pashakon ! December 7, 20:27

    MJAFT na PERCATE e shpernare ne gjithe BOTEN;
    O..a n t i s h q i p t a r e !

    Me Nik Martinin do te rjeshtohem, mirepo nga faqet e gazates “Dira”, te hiqet soji- “intelektuali”-qe vetem i tille s’mund te jene, per mbrodhesine e vendit.Vec keqberes.
    Ate te nderuar, tek te 100-nt vitet,lereni shkoje ne vendin e saj.Sa Emrin e ENVER HOXHES,lani gojen para se te flisni…. Historia ia ka dhene PAVDEKESINE …. i i treti po i VERTETI:
    1- GJERGJ KASTRIOTI-S k e n d e r be…
    2- I Madh ISMAIL Q E M A L I ..me VOREN…dhe
    3- E N V E R Hoxha me 28 mije DESHMORET.

    Mjaft me ! Na percate dhe shperndate ne gjithe BOTEN!

    Me Nene P A S H A K O N !

    Reply to this comment
  10. e drejta zhytet por nuk mbytet December 7, 22:13

    Jeta e shqiptare dhe e shqiperis gjate ketyre 77 viteve vertetoi me se mire dhe nuke te len te genjesh. Te gjitha ato qe thote LIlina per merimangen e zeza, Nexhmijen jane plotesisht te verteta. Faktet jane me kokforte. Pse? Ajo qysh ne 1941 filloi gjuetine e shtrigave duke vrare komunistet e vertete si Q.Stafen, V.Kushin, V.Shanton e te tjere me rradhe. Martesa e saj me E.H dhe ekzekutimi me radhe ne vitet e ardheshme te njerezve me patriote dhe te talentuar shqiptar, pra zhdukjen e inteligjences shqiptare deri me se sot tregon se ajo ka qene pas gjithe ketyre ngjarjeve.
    Kush kishte frike se zgjidhej Mehmeti pas vdekjes se Enverit -vetem Nexhmija, Kush e vdiq ne moshe te re Semiramin, gruan e Ramizit – dora e zeze e Nexhit, kush e zgjodhi Ramizin, Saliun dhe politikanet e tjere te deritanishem – vetem Nexhmija. Kush kishte interes ta shkaterronte Shqiperine dhe varferonte deri ne ekstreme popullin shqiptar dhe te krijoje nostalgjine per shtetin e saj te djeshmem,vetem Nexhmija e drejtuar nga agjentur ruse e serbe. Kaq per sot.
    Une qe i shkruajta keto jam nje njeri i thjeshte qe skam qene as komuniste, as balliste, as zogiste dhe as e burgosur,por thjeshte popull, prandaj ju kelyshat e merimanges se zeze,qe e la zoti kaq gjate per ta shkaterronte diskretituar, te mos hani shume se boll mo na cate trapin prej 77 vjetesh, duke i thur hymne kesaj te keqes se madhe qe e ka kap Shqiperine dhe shqiptaret per ta fyti.

    Reply to this comment
  11. asd December 8, 10:03

    Vetem per krimet qe keta kane bere vetem ne diten e pare te pushtetit te gjithe meritonin te kaloheshin ne gijotine, nderkohe qe tingellon qesharake “hakmarrja” e popullit qe i paska lene te jetojne me krevat portative ne Laprake. Nga ana tjeter jam i habitur me luciditetin dhe elokuencen me te cilen shkruan kjo ish 80 e ca vjecare. Kjo mjeshteri e saj me ben te besoj qe ka pasur mundesine intelektuale te permbushe pikerisht ate per te cilen e akuzon nusja e dyte. Por keto lloj te vertetash nuk kane me asnje rendesi. Thjesht vertetohet qe bota rrotullohet. Nga balta ne qiell dhe nga qielli prape… ne balte.
    Fale zotit shpetuam nga ky kancer.

    Reply to this comment
  12. Gjobeku December 8, 21:29

    Nder dhe Respekt per kete Zonje dhe Gjithe Familjes Hoxha ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*