Letra dhe përgjigjja qenë tallje publike

Arben Duka April 4, 2016 10:22

Letra dhe përgjigjja qenë tallje publike

Ç’po ja thotë bilbili,
nga bregu në breg,
se gjithë zhvillimet,
me kujdes i ndjek!

Ç’po ja thotë bilbili,
në man e në shtog,
thotë- “Jemi bllokuar,
se s’ka dialog!”

Ç’po ja thotë bilbili,
te molla-te thana,
një letër të bukur,
Lulit i shkroi Rama!

Dhe vazhdon bilbili,
te bregu-te lumi,
një letër të bukur,
për një tip forumi!

Që në dialog,
të ulen skiptarët,
vetëm sy më sy,
pa ndërkombëtarët?!

Pa ndërkombëtarët,
që janë këtu,
dhe pa Vllahutinën,
dhe pa Zotin Lu!

Rama i thotë Bashës,
vetëm ti dhe unë,
se ndërkombëtarët,
thjesht na prishin punë!

Që t’i zgjidhim punët,
pa sherre-pa grushte,
të ecim përpara,
të mos vëmë kushte!

Por dëgjon bilbili,
dhe shkrihet në vaj,
se e di që punët,
nuk janë kaq kollaj!

Vazhdon ligjërimin,
me oi-oi,
letra dhe përgjigjja,
qenë një ironi!

Qenë një ironi,
dhe tallje publike,
se s’lëshojnë pe,
dy frontet armike!

Ndaj vijon bilbili,
në Malin e Thatë,
letra dhe përgjigjja,
qenë një gallatë!

Gjithë ajo që quhet,
politikë e vjetër,
çudi që të zgjidhej,
vetëm me një letër!

Letër për Reformën,
që na lë në gropë,
dhe na pret gjithë rrugët,
për në Europë!

Të dy Frontet kanë,
ndasi të mëdha,
ndaj letra e Ramës,
duket si shaka!

Rama është bllokuar,
keq nga shoku Lul,
një milionë vota,
ja ka bërë nul!

Një milionë vota,
kot i more-kot,
se kanë zero vlerë,
kur s’i përdor dot!

Ndërsa Fronti Blu,
që s’ka shumë në duar,
veç me një grusht votash,
na mban të bllokuar!

Ai maxhorancën,
e ka bërë nuse,
se përdor pa fund,
pakicën bllokuse!

Kjo është sipas Ramës,
Qeveri e vjetër,
që për dialog,
i shkroi goxha letër!

Arben Duka April 4, 2016 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim