Letra e 1942/ Kur Fan Noli i shkruante Hitlerit

January 8, 2017 11:25

Letra e 1942/ Kur Fan Noli i shkruante Hitlerit

 

Në mes të shqiptarëve të shquar të vitit 1942 që u përpoqën të shpëtojnë nga nazizmi albonologun Norbert Jokli, ishte padyshim edhe Fan Noli.

Ishte koha kur nazizmi gjerman i Adolf Hitlerit nuk kursente asnjë hebre.

Norbert Jokli ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje, një ndër themeluesit e albanologjisë.

Ishte profesor në Universitetin e Vjenës. Një personalitet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Në atë kohë Jokli ishte arrestuar nga forcat e Gestapos dhe ishte vendosur në kampet naziste të përqëndrimit. Në atë kohë, Fan Noli vendosi ti shkruaj Adolf Hitlerit një lutje në emër të të gjithë shqiptarëve për të shpëtuar albanologun hebre, Norbert Jokli.

Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë shtetit janë të shqetësuar për shëndetin e keqësuar të profesorit në pension të Universitetit të Vjenës, dr. Norbert Jokl, autoritetit të gjallë më të madh në filologjinë shqiptare dhe pasusit më të shkëlqyer të një vargu të gjatë të studiuesve gjermanë, që kanë bërë një punë të paçmueshme pionieri për historinë, letërsinë dhe folklorin e Shqipërisë. Në emër të gjithë shqiptarëve unë i bëj thirrje shkëlqesisë suaj për ta ndihmuar këtë studiues të madh albanolog në çfarëdo mënyre të përshtatshme në kushtet e tashme të vështira.

Peshkopi Fan S.Noli

Norbert Jokli është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Jokli krijoi një bibliotekë albanologjie e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot kanë shpëtuar më pak se 200 copë.

Ndër të tjera ai ruante dorëshkrimin e një Fjalori etimologjik të gjuhës shqipe, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun prej G. Meyer-it.

January 8, 2017 11:25
Komento

2 Komente

  1. demo January 9, 03:00

    Mjerisht shqiptaret nga viti 1939,(kur Jokli kerkoi nenshtetesine shqiptare),deri ne 1942,e kishin mundesine ta ndihmonin diellin qe ndricoi ethno-gjenezen shqiptare,Norbert Joklin,por nuk e bene.Por ne ate kohe kemi ndihmuar caristet e Vrangelit te vendosen ne Shqiperi,kemi ndihmuar greket e Venizellosit me buke.Ketu hynte e dilte derri dhe dosa,paska qene nenshtetesia shqiptare per shkencetarin,, e pamundur!!!!!E kishte mire greku minoritar Harilla Panajoti,qe thoshte:-Ketij populli,q..nenen,te njofi per babe! Mosmirenjohes!

    Reply to this comment
  2. demo January 10, 22:58

    Kam dy dite qe e kam postue komentin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*