Letra e çuditshme për Enver Hoxhën

November 13, 2017 10:22

Letra e çuditshme për Enver Hoxhën

Xhevdet Shehu

Në shkrimin ‘in memoriam’ për shkrimtarin Kasëm Trebeshin, i cili u nda nga jeta para disa ditësh, nënvizoja se Kasëm Trebeshina mund të konsiderohet si një nga njerëzit me jetën më të paqetë të mundshme dhe e quaja ‘nopran’ dhe ‘rebel’.

Ish-komunisti i devotshëm që kishte shërbyer në organet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe njëherësh antikomunisti ekstrem, pas vitit 1991 është quajtur ‘shkrimtar disident’. Madje shpesh nuk përdorej emërtimi shkrimtar për faktin se vepra e këtij autori nuk u zbulua asnjëherë deri më sot e plotë. Ai më së shumë është thirrur si disident.

Albanologu Robert Elsie botoi një promemorie të Trebeshinës drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1953, me anë të së cilës ai i kundërvihej hapur metodës së realizmit socialist në letërsi dhe arte. Mirëpo të bën përshtypje fakti se kjo letër-promemorje nuk gjendet asgjëkundi, as në arkivin e shtetit dhe as tek ata 4-5 miqtë e ngushtë të Trebeshinës. E kam fjalën këtu për shkrimtarin Xhevat Beqaraj, piktorin Llambi Blido, biografin e Kasëmit, Nuri Dragoj e ndonjë tjetër. Përgjigja e tyre ishte negative.

Madje as shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi që është një arkiv më vete dhe një hulumtues këmbëngulës, nuk e disponon një letër të tillë. Nuk ka as edhe fotokopje gjëkundi. Megjithatë, miqtë e Kasëmit këmbëngulin se një promemorie e tillë i është dërguar Enver Hoxhës, ndaj dhe shkrimtari e pësoi me burgim dhe me ndalimin e veprës.

Madje piktori Llambi Blido shkon edhe më tej, kur tregon një episod nga kujtimet me Kasëmin: “Një letër të ngjashme Kasëmi ia ka dhënë rreth dy dekada më vonë në dorë Mehmet Shehut, e cila mbyllej me fjalët: ‘Pse për këto ideale vajte e luftove ti deri në Spanjë?’. Por edhe ajo letër nuk gjendet. Pse? Kasëmi më tregonte se pasi e kish lexuar atë letër, Mehmet Shehu e kishte palosur dhe futur në xhep pa thënë asnjë fjalë. Me siguri e ka grisur. Në këtë rastin e dytë nuk u muarr asnjë masë kundër meje, tregonte Kasëmi”, e mbyll rrëfimin e tij Llambi Blido.

“Mos u mundo kot se nuk e gjen dot atë letrën ne 53-shit” më thanë miqtë e Kasëmit. “Ka pasur më të interesuar se ti që kanë shkuar nëpër arkiva dhe nuk e kanë gjetur dot… Dikush ka qenë i interesuar për asgjësimin e asaj letre…”

Mirëpo, ku e gjeti këtë promemorie studiuesi i huaj Elsie? Ai citon ndoshta pjesën më të madhe të promemories, por nuk tregon burimin. A duhet besuar si e vërtetë kjo promemorie? Sespe, duke pasur në dorë origjinalin e asaj letre, ekspertët mund të zbulojnë autenticitetin e saj dhe kohën kur është shkruar, qoftë dhe nga lloji i letrës që është përdorur.

Elsie shkruan:

“Ndër figurat më pak të njohura të letërsisë shqiptare të viteve të para të pasluftës është Kasëm Trebeshina (l.1926). Trebeshina ka lindur në Berat më 8 gusht 1926 dhe ka studiuar në Shkollën Normale të Elbasanit derisa hyri në lëvizjen e rezistencës komuniste më 1942. Pas luftës ndoqi studimet në Institutin e Teatrit Ostrovski në Leningrad. Komunist i angazhuar, por kurrsesi konformist, Trebeshina doli nga partia dhe më vonë nga Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi në fund të viteve dyzet e në fillim të viteve pesëdhjetë, por pa u botuar kurrë.

Me një akt jashtëzakonisht të rrallë disidence të hapur në jetën intelektuale shqiptare, Trebeshina i dërgoi një ‘pro memoria’ Enver Hoxhës më 5 tetor 1953, duke e paralajmëruar se politika e tij kulturore po e shpinte vendin në rrugën e shkatërrimit.”

Në vijim po sjell atë çfarë dje Nuri Dragoi, i cili disponon të njëjtin tekst si dhe kritiku Behar Gjoka, i cili gjithashtu ka bërë një libër për Trebeshinën.

Promemoria dërguar Enver Hoxhës

Ngjarjet e fundit më kanë bërë të mendohem seriozisht, sa për faktin që ndodhën, aq edhe për shkaqet që bënë të ndodhnin. Mendoj se edhe ju duhet të mendoheni për këto gjëra dhe, më shumë akoma, se ato nuk duhet të ndodhnin në një shoqëri socialiste.

Këtu nuk është fjala se u bënë veprime të shëmtuara kundër meje, kundër një shkrimtari, nga një Lidhje Shkrimtarësh dhe në mënyrë të organizuar. E keqja është se këto sulme të këtyre shkrimtarëve u bënë të drejtuara nga ju dhe në emër të një shoqërie të ndërtuar ideologjikisht e politikisht nga ju, në një mënyrë që nuk mund të pranohet se është socialiste.

Kështu, nga sa më sipër, del se problemi konkret na paraqitet në dy pamje të përcaktuara mirë. Njëra nga pamjet na paraqitet përmes atyre rrjedhimeve që vijnë drejtpërsëdrejti nga qëndrimi juaj teorik lidhur me letërsinë, qëndrim që ju e keni paraqitur në formën e një ligji, që nuk mund të diskutohet; kurse pamja tjetër paraqet, gjithashtu, në formën e diçkaje absolute, pikëpamjen tuaj politike për ndërtimin e shtetit dhe të shoqërisë. Duhet të pranojmë sinqerisht se në të dyja rastet ndeshim në mënyrë më të pagabueshme me absolutizmin e Luigjit të Katërmbëdhjetë.

Në këtë fillim tetori dhe duke u nisur nga dëshira e mirë që ju të mos shkelni në rrugë të gabuara, të cilat do të kishin pasoja tragjike si për vendin tonë, ashtu dhe për ju personalisht, vendosa që të shkruaj këtë promemorje dhe t`jua nis pa humbur kohë.

Tani, le të shikojmë secilën nga pikëpamjet tuaja kryesore, atë lidhur me artin dhe atë që ka të bëjë me këtë realitet të ndërtuar prej jush. Kam bindjen se ju nuk keni vetëdijen e rreziqeve që vijnë prej një realiteti të ndërtuar në një mënyrë të tillë.

Të gjithë këtu në Lidhje, në harmoni edhe me ata përfaqësuesit tuaj, që sollën këtu porosinë tuaj, këndojnë në mënyrë të përsëritur himn për një realizëm të quajtur “socialist”. Pa qenë nevoja që të jesh shumë i zgjuar, këtu arrin në përfundimin e pashmangshëm se, ose ekziston një “realizëm”, ose prej momentit që ai ka nevojë që t’i vihet një bisht, ai pushon së ekzistuari. Realizmi ose është realizëm, ose nuk është fare i tillë. Që këtej del se kjo rrymë letrare, që në fillim të saj, niset shtrembër dhe kuptohet çfarë gjëje e përbindshme do të dalë më tej.

Vet emri realizëm socialist bëhet garanci për shtrembërime të përbindshme që edhe tani kanë nisur të duken me tërë qartësinë e formës dhe të përmbajtjes së tyre.

Le të shikojmë konkretisht se çfarë përmbajnë veprat letrare të realizmit socialist, qoftë edhe ato më të mirat. Një inxhinier i mirë, një inxhinier i keq dhe një që ndreqet!..Një fshatar i mirë, një i keq dhe një që ndreqet!…e kështu me radhë. Një i mirë, një i keq dhe një që ndreqet!…

Komunistët janë gjithmonë heronj të situatave. Ata vijnë në faqet e librave vetëm për të na recituar monologë me përmbajtje heroike!…

Le të kthehemi prapa në histori dhe le të shohim se si qëndronin punët në kohën e Luigjit të Katërmbëdhjetë.

Aty ishin ndarë punët në mënyrën më të qartë. Mbretërit dhe princat e kishin siguruar pjesëmarrjen e tyre në veprat më serioze. Ata lëviznin vetëm nëpër tragjeditë, kurse populli, të gjithë ata që ishin më poshtë se mbretërit dhe princat, e kishin vendin e tyre në veprat qesharake.

Ata ishin objekt gazi, përqeshjeje dhe fyerjesh të të gjitha llojeve.

Tani, a mund të pranohet si e drejtë që një gjë e tillë të zbatohet në shekullin XX dhe në një shoqëri që pretendon se është socialiste?

Me sa më sipër, del qartë se realizmi socialist ka lidhje të drejtpërdrejta me idetë e absolutizmit francez, qoftë si teori, qoftë si praktikë. Megjithatë, gjëja më e keqe nuk na shfaqet në praktikën e zhgaravitjeve letrare, se ato si vepra të dobëta do të zverdheshin në vitrinat e librarive dhe shumë shpejt do të harroheshin edhe nga vet autorët e tyre.

Gjëja më e keqe, sipas mendimit tim, vjen nga fakti se e gjithë puna letrare po organizohet sipas modeleve mesjetare të urdhrave fetarë e murgjëve.

Kështu, Lidhja e Shkrimtarëve është organizuar si një urdhër murgjish mesjetarë. Në krye të Lidhjes është një Mjeshtër i Madh dhe të gjithë janë të detyruar ta dëgjojnë, përderisa vazhdon funksionin e Mjeshtrit të Madh.

A nuk e kuptoni se është një koncept dhe veprim mesjetar të ndash në këtë mënyrë “funksione” dhe “privilegje”?.

Ju vendosni në Komitetin Qëndror që Kolë Jakova të jetë një shkrimtar i madh dhe të gjithë përposh aprovojnë vendimin tuaj. Kritika thërret e çirret që Halili dhe Hajria e Kolë Jakovës është një vepër e madhërishme.

Pastaj vëmendjen tuaj, së bashku me favoret, i fiton Dhimitër Shuteriqi, si kryetar i Lidhjes dhe si…

Më mirë le ta lëmë këtë pikë…

Shkrimtarët janë qytetarë me të drejta të barabarta me gjithë të tjerët dhe nuk është e drejtë që në mënyrën më të paligjshme t’i përgjigjen një çensure nga më të çuditshmet. Në qoftë se për një arsye ose një tjetër ju ngulni këmbë që të ketë çensurë, atëherë ajo le të krijohet si një institucion dhe le t’i ushtrojë hapur funksionet e saj. Kështu do të dinim se kujt t’i përgjigjeshim dhe nuk do të ngatërroheshin nëpër këmbë me funksionarët e partisë që, megjithëse nuk janë kopetentë, vijnë e japin mendime aty ku nuk ua kërkojnë.

Këtu nuk është fjala për një ose dy shkrimtarë, për mua ose për ndonjë tjetër. Këtu del në shesh fakti se, pa e kuptuar, po ndërtoni një letërsi mesjetare, me koncepte mesjetare të trashëguara nëpërmjet absolutizmit francez. Ka ardhur koha që të kuptohet se një letërsi si ajo që po kërkoni ju, na kthen prapa në kohën e Luigjit të Katërmbëdhjetë. Prandaj ka ardhur koha që të hiqet dorë nga praktikat si këto që po vihen në jetë në shoqërinë tonë dhe të kuptohet një herë e mirë se arti, duke qenë i një natyre specifike, nuk mund të përfshihet në format organizative të partisë. Ai, arti, megjithëse është superstrukturë dhe lind në një dhe nga një strukturë e caktuar, nga vet forma e paraqitjes, merr vlera dhe forca të tilla që e bëjnë të jetojë në mënyrë të habitshme edhe pasi të kenë vdekur strukturat që e lindën… Shoqëria e vjetër greke ka vdekur me kohë, por përjetësisht të gjalla janë veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut e të tjerëve. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Danten që nuk pësoi ndonjë gjë me vdekjen e Mesjetës.

Që këtej del se nuk janë të pranueshme ndërhyrjet brutale në punët e artit, sidomos nga njerëz që nuk kanë asnjë kuptim më të vogël rreth natyrës së tij të veçantë. Formave monarkike të ndërhyrjeve të ndryshme duhet t’u jepet fund dhe të lihen të qetë shkrimtarët që kërkojnë nëpër shtigje të vështira rrugët e vërteta të artit. Nuk është mirë që të ndërhyni, duke u shtuar vështirësive reale në art, vështirësi të tjera artificiale me anë të funksionarëve të huaj, që njohin vetëm praktikën e përditshme burokratike, se arti nuk mund të jetë një ushtrim zyrtar i disa veprimeve të planifikuara nga një qendër e plotëfuqishme. Prandaj ju nuk duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë si një zgjatje organizative të hallkave të ndryshme që ka organizuar PPSH-ja.

Lidhja e Shkrimtarëve është një organizatë njerëzish të lirë, por jo një hallkë në një shoqëri feudale, ku ushtrohen në mënyrën më të çuditshme të drejta dhe detyra feudale. Lidhur me këto të drejta dhe detyra do t’ju jap më poshtë një shembull që nuk duhet të kishte vend në shoqërinë tonë.

Dihet se romani im «Rinia e kohës» është shkruar që më 1948, kurse romani tjetër “Mbarimi i një mbretërie” është shkruar më 1951. Por nuk duhet harruar se romani “Harbutët” i Sterjo Spasses është shkruar më 1946!… Atëherë, pse Partia vë këmbën dhe i ndal këto shkrime më të hershme dhe i jep kohë Dhimitër Shuteriqit që të shkruajë më 1952, romanin e tij pa asnjë vlerë “Çlirimtarët”?… Pse Partia ia boton me një zhurmë shurdhuese këtë roman?… Pse mobilizon gjithë kalorësit feudalë të kritikës për ta trumbetuar si romani i parë në gjuhën shqipe?… Dhe dihet se në Shqipëri janë shkruar edhe më parë, edhe shumë më parë romane… Edhe në gjuhën shqipe!… A është e drejtë që të merrej një parti e tërë, nëpërmjet funksionarëve të saj kryesorë, me gjëra të tilla?

Historia ka ligjet e saj të pashkruara dhe nuk i ka dhënë ndonjë njeriu të drejtën që të sillet si të dojë me artin. Edhe Luigji i Katërmbëdhjetë nuk e gëzoi ndonjë të drejtë të tillë. Prandaj veprimet e bazuara në një strukturë feudale nuk mund të kenë vend në shoqërinë tonë dhe ju duhet t’i braktisni. Duhet t`i varrosni kohët e errëta dhe të ktheheni në shekullin XX, për idealet e të cilit u bë një luftë e madhe dhe u sakrifikuan shumë gjëra të shtrenjta.

Eshtë pranuar nga të gjithë se, sado i mençur dhe i zoti të jetë një njeri, ai kurrë nuk mund t’i dijë të gjitha. Shoqëria është një grumbullim individësh me mendime të ndryshme, që plotësojnë një të tërë në lëvizje. Po qe se një njeri i vetëm kërkon t’i zhvendosë të gjithë të tjerët, atëherë rruga të çon në mënyrë të pashmangshme te pushteti njëdorësh. Besoj se ju nuk keni për qëllim që të arrini një gjë të tillë, prandaj duhet të merrni të gjitha masat, duke ndërprerë të gjitha ato veprime organizative që çojnë në drejtimin që thamë më sipër.

Së pari, një parti që merr urdhra të prera dhe të padiskutueshme nga lart, nuk është më një parti, por një repart kazermë. Në parti është një gjë e pamohueshme e drejta për të diskutuar gjerësisht për të gjitha problemet që ka shoqëria. Vetëm kur ta kemi diskutuar çështjen gjer në fund, ajo mund të vihet në votë dhe pas votimit do të vihet në jetë vendimi i shumicës.

Le të kapim rastin e fundit lidhur me luftën kundër meje vetëm gjatë këtij viti. Të gjithë të deleguarit, që nga prokurori Niazi Shehu, që erdhi në fillim dhe gjer te sekretari i KQ-së, Manush Myftiu, ishin njerëz që nuk merrnin vesh fare nga arti dhe letërsia. Atëherë, si erdhën këta njerëz të diskutonin çështje, për të cilat nuk ishin fare të përgatitur?

Në një numër të madh anëtarësh partie ekziston mendimi pa bazë se nuk ka kala që nuk marrin komunistët, por këta njerëz harrojnë faktin e thjeshtë se ata nuk mund të bëjnë, bie fjala, një filxhan të thjeshtë kafeje!…Megjithatë, duke u nisur nga bindja se mund të marrin çdo kala, vijnë në Lidhje të Shkrimtarëve, si “nënoficerë” dhe “oficerë” dhe na kujtojnë se jemi “ushtarë të partisë”.

Në këtë qëndron një gabim shumë i rëndë. Në qoftë se ne do të pranonim se jemi ushtarë të partisë, siç bëjnë me mburrje shumë njerëz, pa u thelluar në një gjë që shkon shumë larg, atëherë do të na duhej të pranonim se në parti ka edhe nënoficerë… Pastaj do të shkonim më larg, duke pranuar se ka oficerë… Duke shkuar edhe më larg, ne do të pranonim se ka edhe gjeneralë dhe, mbi të gjitha, një kryegjeneral!… Dhe ç’do të bënin të gjithë këta njerëz të mbyllur në këtë piramidë të çuditshme?

Kuptohet!… Do të asgjësonin njëri-tjetrin!.. Dhe për këtë duhet të mendoheni ju, që jeni në krye të piramidës!

Duke qenë se e njëjta gjë ndodh edhe me ndërtimin e pushtetit, që nga qendra e gjer në bazë, do të kërkohet gjithnjë e më shumë shtypja e çdo mendimi, gjersa të arrihet që të mos ketë asnjë mendim, perveç mendimit tuaj. Kjo do të ishte një gjë shumë e rrezikshme për ju personalisht dhe për të gjithë popullin.

Thuhet se financat e Francës i ngriti sistematikisht kardinali Rishelje dhe i shkatërroi me luftrat e jashtme Luigji i Katërmbëdhjetë.

Shqipëria nuk është në gjendje që të luftojë me ndonjë shtet dhe, rrjedhimisht, do të luftojë në mënyrë të çuditshme me veten e saj dhe në këtë mënyrë financat e saj do të shkatërrohen plotësisht.

Megjithatë, unë mendoj se shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Njerëzit do të humbasin besimin te shteti dhe te udhëheqja, do të mbyllen në veten e tyre dhe, që të bëhet i mundshëm sundimi mbi ta, do të lindë nevoja për të krijuar një shtet të ashpër policor.

Dhe ky nuk do të jetë veçse fillimi. Prandaj duhet hequr dorë, dhe sa më parë, nga rruga e Luigjit të Katërmbëdhjetë nga Versaja dhe nga shtypja e mendimit, edhe brenda radhëve të partisë.

Nuk është çështja për fëmijët e varfër që ne i shohim nëpër rrugë, por për shtypje të mendimit që po bëhet sistem dhe që do të sjellë si përfundim lindjen e një monarkie të re. Kur të arrijë puna aty, varfëria do të bëhet e tmerrshme dhe vetëm regjimi i një terrori të pashembullt mund të bëjë të qëndroni në pushtet. Por ai regjim do të jetë shumë i rrezikshëm për atë vet. Ftohja dhe largimi i popullit do të sjellë një lëkundje edhe brenda radhëve të udhëheqjes, që do të transformohet dalëngadalë në një kastë të mbyllur në kornizën e një monarkie pa kuptim në realitetin historik të shekullit XX.

Në përfundim të këtij procesi historik ju do të detyroheni të vrisni njeri-tjetrin dhe populli do të mbytet në gjak.

Mendoj se jemi plotësisht në kohë që ta shmangni një të keqe kaq të madhe dhe kjo është arsyeja që po jua drejtoj këtë promemorie të shkruar në mënyrë të ngutshme.

Duke shpresuar se ju do të më kuptoni drejt dhe nuk do t’i keqinterpretoni mendimet e mia.

Tiranë, 5 tetor 1953

***

Elsie, jep një përmbledhje të kësaj letre në Historinë e tij.

Menjëherë pas këtij fragmenti, studiuesi Elsie duhej të kishte dhënë burimin ku e gjeti këtë promemorie, në cilin fond apo disje të arkivit. Asgjë të tillë nuk ka në ‘Historinë…” e Elsie-t. Në vend të kësaj, Elsie shkruan:

“Nënkuptohet se diktatorit nuk i erdhi mirë. Kasëm Trebeshina, autor i pabotuar i tetëmbëdhjetë vëllimeve me vjersha, dyzetedy pjesësh teatrale, njëzetedy romanesh dhe tregimesh etj., u zhduk nga skena letrare gati pa lënë gjurmë me këtë akt vullnetar vetasgjësimi. Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh burgu me ndërprerje, dënim ky relativisht i lehtë siç do të shënonte më vonë, dhe njëzet vjet heshtje, Trebeshina ka dalë tani në breg me një tufë shkrimtarësh, artistësh dhe intelektualësh të tjerë. Ndër ta përmendim Lazër Radi (l. 1916), Kapllan Resuli (l. 1935), Frederik Rreshpja (l. 1941), Fatos Lubonja (l. 1951), Visar Zhiti (l. 1952 dhe Bashkim Shehu (l. 1955), duke pohuar kështu parashikmin e Trebeshinës.

Nga krijimet e vëllimshme të Trebeshinës, vetëm një përmbledhje poetike, Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve, Tiranë 1961, si dhe një përkthim pa emër i pjesëve të Garsia Lorkës u botuan në kohën që u shkruan. Ndërkaq, tri prozat e tij janë botuar nga Ardian Klosi (l. 1957) në vëllimin Stina e stinëve, Prishtinë 1991, duke i hapur për herë të parë lexuesit një dritare për të hyrë në një botë fantazie që ngjason me atë të rrëfenjave të Mitrush Kutelit (1907-1967). Stili surrealist i asaj çka autori e quan ‘realizmi poetik’ i tij është rezultat i revoltës së vetëdijshme kundër rrymës sunduese të realizmit socialist.” (Robert Elsie “Histori e letërsisë shqiptare” f. 405).

 

***

Kaq shkruan Elsie për Trebeshinën në ‘Historinë’ e tij.

 

Gjithsesi, pas rënies së komunizmit Trebeshina filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë këtë promemorie. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.

Në të vërtetë lindin disa pikëpyetje. Kontestuesit e Trebeshinës dhe të promemories së tij sjellin argumentet e tyre. Promemorja mban datën 5 tetor 1953 dhe Kasëm Trebeshina ishte 27 vjeç. Rebelimi i tij duket i pabesueshëm, ndërsa i drejtohet Enver Hoxha dhe e krahason udhëheqësin e plotfuqishëm komunist me Luigjin e 14-të. Si mund të shpëtonte ai gjallë pas kësaj blasfemie?

Nga ana tjetër duket i pakuptimtë sherri i përjetshëm që Trebeshina ka pasur me Ismail Kadarenë. Në kohën e shkrimit të promemories, Kadare ka qenë 17 vjeç ndërsa gjatë viteve të shkëlqimit të Kadaresë si shkrimtar, Trebeshina ka qenë në burg dhe i ndaluar…

Në sprovën e tij “Mosmarrëveshja” shkrimtari Ismail Kadare, duke u bazuar në të dhënat e zbuluara në librin e Sadik Bejkos “Disidentët e rremë” pas hulumtimit në arkiva, e akuzon Trebeshinën si “një themelues i Sigurimit” dhe “vrasës” duke marrë si shkas vrasjen e një të bashkëluftëtari të ri me plumb pas koke që partizani Kasëm Trebeshina kishte bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me urdhër të eprorëve. Më tutje, Kadare shpreh indinjatën për shpalljen e një “ish-oficeri të Sigurimit” si disident, duke ia atribuar një pjesë të fajit për përhapjen e “mitit të disidencës” së Trebeshinës, albanologut Robert Elsie i cili e kishte futur në veprën e tij mbi letërsinë shqipe.

Por miqtë dhe ithtarët e Trebeshinës mendojnë ndryshe. Ata thonë se një rebelim i tillë ishte në natyrën e Trebeshinës dhe këtë ai e ka manifestuar shumë herë në jetën e tij. Është në stilin e tij shkrimi i kësaj letre.

Mënjanimi që Trebeshina i bëri vetes nga jeta publike dhe mediatike pas vitit 1990 gjithsesi ka bërë punën e vet. Si nopran që ishte, ai eci bashkë me zhgënjimin deri në fundin e jetës.

November 13, 2017 10:22
Komento

39 Komente

  1. intelektuali November 13, 12:40

    AMAN O GAZETA DITA ME KETO DACIBAO GROTESKE SI TE LEJ FENIT QE BOMBARDOJNE SHQYPTARET SI ME POROSI PARTIE KUR SHTEI DHE PUSHTETI ENVERIST PO TRONDITET NGA THEMELET NGA HABILAJT E SAJME QORRIT!

    sepse:

    Kujt i plas sot per letyrat e Xhevdet Shehut kur ky i pacipe i kendonte elegji Nexhmijes dhe xhelateve te Enverit?

    PO PSE ME KALEMXHIUN E NEXHMIJES DO ANTARSOHET SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  2. vigor November 13, 13:16

    per mua e ka shkruar
    autentike eshte

    Reply to this comment
  3. Disidenti November 13, 13:35

    Dhe gjyshi im ne vitin 1950 i shkroi nje promemorie Enver Hoxhes ku e quajti pedofil, kriminel, mut, zuzar, bir kurve, burre kurve, kelysh bushtre, madje edhe e goditi shqelm ne mes kembeve Enver Hoxhen bashke me Mehmet Shehun e Hysni Kapon sa u shkuan lotet rreke te treve etj etj dhe beri i shkreti gjysh rrafsh 2 vite burg. Kerkoni ne arkiva se e gjeni promemorien e tim gjyshi, nese nuk e gjeni atehere e ka zhdukur Katareja hahaha

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit November 13, 13:44

    nje 27 vjeçar e shkruante kete leter, nje 40 vjeçar absolutisht jo. Po te marresh ne analize kohen dhe rrethanat, brezin e njerezve qe dolen nga lufta dhe familjaritetin qe kishin me udheheqjen qe doli nga lufta beson se kjo leter eshte shkruar.

    Reply to this comment
  5. Mary Tereza November 13, 13:51

    Xhevdet,
    njeriu rron edhe pa e thene te verteten…
    Por, kur niset per ta thene ate, dhe kur sado-si arrin ta rroke ate, e ka perpara Vetes detyre ta rrefej.

    Nuk eshte fjala thjesht te data e Promemories, as thjesht te Kasem Trebeshina.

    Lexoni ne librin e At Zef Pllumit, ne cilin vit Kasem Trebeshina eshte shprehur se “ky shtet investon per dy Emra: Enver Hoxhen dhe Ismail Kadarene!”.

    Parathenien e ketij libri e ka shkruar Ismail Kadare.
    Po, nese nuk e keni lexuar lexojeni dhe kundershtojeni.
    Nese e keni lexuar dhe mbyllni syte qe te mbyllni syte e te tjereve, sic eshte bere tere jeten ndaj Kasem Trebeshines, eshte problemi qe keni me veten.

    I keni emrat e shkrimtareve qe kane dale deshmitare ne Gjyqin e Tij. Te tere te promovuar prej Lidhjes se Shkrimtareve: Naum Prifti, Bashkim Kucuku, Dalan Shapllo etj.

    Nuk ia merr kurrkush kuroren e Kohes se Realizmit socialist Ismail Kadarese. Thuaja kete profesorit te nderuar qe ti e permend ne kete shkrim dhe ai do vere buzen ne gaz…

    Kur jane dy dhe vjen i treti, ka rrezik qe njeri eshte spiun, thote ai dhe ngrihet e iken. Vrafshi Veten, dmth!

    Reply to this comment
  6. Enver Hoxha November 13, 14:27

    Sigurimsi Kasëm Trebeshina do t’ia hidhte Enver Hoxhës?
    Nuk e njohim ne kush ishte Kasëm Trebeshina? Një mut muti

    Reply to this comment
  7. Disidenti November 13, 14:38

    Trebeshina paska qene shef i financave të Enver Hoxhës që po i ditka shpenzime e tij? Ua, atëherë s’paska qenë disident fare Kasëm beu

    Nejse, kur u burgosën, të gjithë u bënë disidentë, para se të burgoseshin ngriheshin në këmbë e rrihnin shuplaka për shokun Enver e për partinë.

    Reply to this comment
  8. Diktatorët janë më pak se jashtëqitje dhe po të kenë përmendore...si Bonaparti... November 13, 14:48

    O Enver
    Muti te ben mut…
    E ti i Enver ai qe e do mbetesh…

    Reply to this comment
  9. CZT 53 November 13, 15:00

    i
    Fakti qe keto artikuj ne lidhje me Trebeshinen po diskutohen per here te katert brenda nje jave eshte ne demin e gazetes Dita se behet e merziteshme.
    ii
    .
    Nje verejtje kisha per faqen e pare…..fotografia e Enverit jepet e retushuar e sterrosur edhe pse eshte zgjedhur nje fotografi e dobet e tij.Nga ana tjeter kur jepni fotografine e Ahmetit ..Mehmetit apo Sali Qametit i jepni “me hijeshi”…Dihet nga te gjithe qe enver hoxha ishte nga fotozheniku i udheheqesve te shekullit kaluar…
    iii
    Nuk e diskutoj qe Trebeshina i ka cuar leter Enver por ne asnje menyre kjo qe tregohet ne kete artikull…qe je njohes i mire i politikes dhe i kohes (ekspert) e dallon qe ajo eshte shkruar pas 1992
    iiii
    Cfare nuk thone lexuesit dhe komentuesit qe eshte kryesore?
    Letra eshte botuar 6 muaj pas vdekjes Stalinit qe ishte garanti i Shqiperise dhe Enverit…Dhe sapo kishte filluar operacjoni ” enver shporru” si brenda dhe jashte….Nga brenda e filloi trebeshina qe vazhdoi ne konferncen e tiranes hapur kurse nga jashte ishte akoam me keq:
    ndiqni keto rrjeshta poshte te bindeni

    Plani Tito-Zogu-Cia për kryengritje në Shqipëri (pas vdekjes Stalinit )

    Nje dokument me rendesi sjell informacione shumë interesante mbi bisedimet e emisarëve të Zogut me palën jugosllave me ndermjetsimin e CIA-s. Jugosllavët, me sa duket shumë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri dhe qëndrimin e fortë anti-Tito që mbante pala shqiptare në linjën e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht një rrëzim të Hoxhës me çdo mënyrë të mundshme. Mbështetja për Zogun ishte një alternativë shumë e pëlqyer për Titon, i cili e kishte ndarë mendjen për një ndërhyrje sa më të fortë në Shqipëri, edhe nëse Zogu nuk do të kishte mundësi të përfshihej në një kryengritje të mundshme. Megjithatë, dërgimi i përfaqësuesve personalë të Titos pranë Zogut dhe ftesa për një zhvendosje të mundshme të Zogut dhe familjes së tij në Beograd duket se janë lëvizje, të cilat janë llogaritur nga Tito për të shprehur një besim tek ishmbreti shqiptar, por edhe për të arritur disa fitore diplomatike. Zogu, një diplomat i aftë për të nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me të dërguarit personalë të Titos, por duhet ta ketë refuzuar me xhentilesë ftesën për t’u zhvendosur në Beograd, të bërë nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisë. Nëse Tito do të merrte atë që kërkonte dhe të tërhiqte Zogun në Beograd, lideri karizmatik jugosllav do të kishte arritur një fitore shumë të madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si një alternativë për qeverisjen e një Shqipërie pro-jugosllave, e dyta si një kërcenim potencial ndaj Hoxhës dhe e treta, si një përpjekje për të zbutur faktorin kosovar, i cili duke parë ishmbretin Zog në krah të Titos, do të ulte tonet nacionaliste.

    TOP SEKRET Memorandum: Zv.drejtori për Koordinimin e Politikave, SE BGFIEND:
    Gjatë muajit shtator, përfaqësuesit britanikë dhe amerikanë në Romë vazhduan bisedimet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me të gjitha fraksionet, si dhe një ri-organizim të Komitetit si dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bëjnë me dije se deri më tani shumë pak progres është arritur në këtë drejtim. Balli Kombëtar refuzon me këmbëngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin që tashmë britanikët duan të mbajnë mbi këtë çështje. Kemi urdhëruar përfaqësuesin tonë që të jetë i kujdesshëm në bisedime, deri sa ne të sqarojmë pozicionin e britanikëve, si dhe të shikojmë se cilët elementë të Komitetit do të përkrahin qëndrimin tonë. Gjatë javës së parë të shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog në Aleksandri. Zogu deklaroi se përfaqësuesit e tij ishin pritur në mënyrë mjaft miqësore nga jugosllavët gjatë takimit në Shkup, në fund të gushtit. Zëdhënësi i jugosllavëve deklaroi se jugosllavët dëshironin të shikonin një rrëzim të regjimit aktual në Shqipëri nga vetë shqiptarët, me në krye Zogun, por në rrethanat e patolerueshme të vendit, jugosllavët do ta rrezonin regjimin vetë nëse Zogu dhe shqiptarët e tjerë nuk i kishin mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Jugosllavët ranë dakord që të dërgonin sa më shpejt përfaqësues direkt për të biseduar me Zogun në çështje të politikave, si dhe detaje operacionale. Jugosllavët gjithashtu deklaruan se nëse Zogu dhe familja e tij dëshironin të largoheshin nga Egjipti, ata do të ishin gjithmonë të mirëpritur në Beograd.

    Reply to this comment
  10. Toni November 13, 15:35

    Meruni akoma me ate qe ju beri njerez….me Universitet…Teater…Opera….hekurudha…elektrifikim….kush e kruante…..e hengri…gjeni nje bure qe te beje aq per Shqiperin po mbi varr le ti pshurin…po nuk e gjeni dot!!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku November 13, 17:29

      Ajo pjesa me pshurrje varri eshte pjesa me e bukur.

      Reply to this comment
    • Nausika November 13, 20:25

      0 Toni,
      Ai Kimi i Koresë ja ka kaluar në derdhjen e betonit dhe bile ka bombën atomike, ore, por çfarë ndërtojnë diktatorët, bien si kuti kartoni se i mungon bazamenti që përbën shoqërinë, i mungon humanizmi, respektimi i të drejtave njerzore…

      Reply to this comment
  11. demo November 13, 16:26

    Eshte fallco re,eshte fallco! Eshte si legjenda per poezine “Pashallaret e Kuq”,dhe kur u zbulua ne arkive,doli se ishte tjeter gje.Kjo leter eshte trukuar pas 90 dhe i eshte dorzuar dorazi Robert Elsie,nga ajo gollobordakja hollandeze,qe tentonte te permbyste vlerat dhe mbivlerat ne Letersine Shqipe.
    Neqoftese eshte viktime e diktatures komuniste,Kasem Trebeshina eshte viktime si:Hodo Habilaj, Koci Xoxe,Nesti Kerenxhua,Bedri Spahiu,Mehmet Shehu dhe kapterrat e togave te pushkatimit,qe u nxuarren ne lirim me dymijeshin.Neqoftese kishte ndonje papajtueshmeri me Enver Hoxhen dhe regjimin e tij,ishte i pangopur me ushtrimin e terrorit ndaj te ashtuquajturve reaksionare dhe intelektualeve properendimore.Kasem Trebeshina do te ndjehej mire vetem ne Kamboxhian e Pol Potit.Kjo ishte disidenca e Kasem Trebeshines.Dhe nqs.i ka shkruar leter Enver Hoxhes,i ka kerkuar :pse uli ritmin e pushkatimeve dhe arrestimeve te Koci Xoxes?Terroristet e puneve te brendeshme,me letersine i lidhte vetem urrejtja per shkrimtaret.Figuren e Kasem Trebeshines,shkrimtari Ismail Kadare e ka qendisur tek personazhet :shoku Raqi dhe shoku Aranit,veterane te sigurimit te shtetit,qe cfrynin ghithe kohen:-Ah keta shkrimtaret!

    Reply to this comment
  12. Arber Iliri November 13, 17:19

    O Xhevdet, letra duhet te jete ne dosjen hetimore qe denoi Kasem Trebeshinen per kete leter.Ma ha mendja se duhet te jete aty si procesverbai i Partise Komuniste ne dosjen ne Rome qe permendi Ngjela.Letra e Kasemeit per Enverin ishte baza e tij e denimit te pare.Do apo nuk don ti e te tjere eshte nje nga disidentet me te medhenj te Lindjes Komuniste.Kasemi nuk eshte anti komunist ne 91 por shume dhjetra vjet me pare.Me cudit kembengulja e juaj me injoru nje jete plot kundershti ndaj regjimit komunist.Me duket si skenar i ish Sigurimit, se nuk ma ha mendja te jete shtyse nga Kadare.Hajt tung

    Reply to this comment
    • Mira November 13, 21:17

      O Arben Iliri,
      Të lumtë o njeri i ndershëm, se këta spiunat e Sigurimit të Shtetit duan t’i bëjnë të ndershmit, si qenë vetë, funderrinat e kombit shqiptar dhe fatkeqësisht qe shume kjo kategori, se përndryshe do e kishim Shqipërinë në një tjetër gjendje sot, po akoma janë në fuqi këta llumra..
      .akoma nuk ka demokraci Shqipëria, si nuk kishte qysh në 1944…

      Reply to this comment
    • Nausika November 13, 21:42

      0 Toni,
      Ai Kimi i Koresë ja ka kaluar në derdhjen e betonit dhe bile ka bombën atomike, ore, por çfarë ndërtojnë diktatorët, bien si kuti kartoni se i mungon bazamenti që përbën shoqërinë, i mungon humanizmi, respektimi i të drejtave njerzore…

      Reply to this comment
    • Enver Hoxha e zagaret e tij janë funderrinat e kombit shqiptar November 13, 21:47

      O Disidentë,
      Paske pasë gjysh vërtet për t’u nderuar…
      Ashtu ka qenë…një kriminel, sadist vllavrases e të gjitha të këqijat i pati#

      Reply to this comment
  13. breaking news November 13, 17:37

    LAJMI SAPO LEXOVA
    SE VISHO AJAZI
    PROPOZOHET
    SI PERFAQSUES I
    SHQIPERISE NE NATO
    BESOJ QE JO VETEM DO SHOKOI
    GJITHE SHQIPTARET
    ..QE ME TE DREJTE
    KANE KTHYER KOKEN NGA ENVER HOXHA
    SI PROFET ABSOLUT

    ..LERE KASEMIN E NGORDHUR..LERE ENVERIN TE QETE NE VARRIN E TIJ…MERRUNI ME EDI RAMEN..ME VARREZATE EGREKUT..ME DETIN JON QE DUKET HAPUR SE JA KANE SHTERNGUAR
    BOLET ME PINCE EDI RAMES “GARANTET NDERKOMBETARE”

    JU LUTEMI MOS U MERRNI ME ENVERIN

    AI TASHME ESHTE KTHEYR NE LEGJENDE…
    .
    EDI RAMA KY ENVEROFAGOS I PANGOPUR

    E HOQI MASKEN…

    Reply to this comment
    • Tironsi November 13, 21:50

      Saliu e Edi nuk janë gjë tjetër veçse djali e nipi Enverit, apo çfarë i di ti?
      Ata u bënë milionere duke ju grabitur pronarëve tokat..
      Tironen na e vodhën..

      Reply to this comment
  14. Moisi Golemi November 13, 17:56

    Asgje s’ka shkruar K. Trebeshina. Kjo “promemorje” eshte nje trillim gomaresk, si puna e asaj “mbledhjes se Byrose per Katovicen”. Qurrashizma te pas ’90.

    Reply to this comment
  15. fteri November 13, 19:47

    Letrën e Trebeshinës drejtuar E.Hoxhës në çoftë se është e vërtetë ,do ta quajm promemore .Kërkesat që parashtron , nuk tregon forcën ,por dobësinë e shkrimtarit të Çoroditur borgjez kapitaëlistë,që nuk pranon kontrollin e Partisë (Manush Myftyu )në letërsi,me preteksin se nuk kuptojnë nga letërsia ,dhe shkrimtari mund të shkruajë çëfar të duan ,kjo është lajthitje dhe kapitullimi i vetë Trbeshinës dhe shenjë dobësie si agjentë të borgjezisë ,se nuk do kontrollin me metodat e ralizmit socilistë .Kjo promemorje ka për qëllim ralizimin e metodave të vjetra të politikës dhe letërisië raksionare të metodave të hegjemonisë të çmendura të borgjeze,kjo letër është një reaksion i hapët kundër popullit ,një kthimin te letërsia borgjeze.
    Për deri sa ndërtohej socilizmi edhe letërsia dhe arti duhej të pasqyronte këtë proçes dhe këto tiparte origjinale .
    Fytyra e përgjithshme e letërisë ,përmbajtja dhe forma ishte i lidhur me origjinalitetin historik kombëtar dhe ndërtimin të jetës me veçoritë ekonomik,politik ,kulturor SHkrimtari i vërtet është parimor patëriot që lufton për përparimin e vendit të vetë ,jo çoroditjen e sharlatanizmin e krijuesve ,poetve dhe shkrimtarve.SHembulli i shkëlqyer është Naim Frashëri që fillim e fund krijimet e tijë përshkruhen nga dashuria për atdhe.
    Në letërsinë e ralizmit socialistë të E.Hoxhës nuk kishte vend për erotizëm epsh,kriminalitet,banditizëm ,lakuriqësi e degjenerim.

    Reply to this comment
  16. NYTIMES 10.27.1971..Shqiperia mposht Ameriken ne new york November 13, 20:04

    Pse merreni me Kasem Trebeshinen qe ishte nje molekule para Enverit..dhe nuk u moret me kohen
    kur Shqiperia e vogel mundi Ameriken ne OKB..dhe e kakne pranuar vete amerikanet ??

    Shqipëria përshëndet rezultatin si goditje e madhe kundër SHBA.-së
    ————————————-

    New York Times, 27 tetor 1971
    ——————————————–

    Tiranë, Shqipëri, 26 tetor (Agjensia France Press). Vendimi për të pranuar Kinën Komuniste në Kombet e Bashkuara u prit sot këtu si një ngjarje historike, një “fitore e madhe” për Kinën dhe një “humbje serioze” për Shtetet e Bashkuara.

    Shqipëria sponsorizoi fillimisht Rezolutën për të larguar Nacionalistët dhe për t’i dhënë vendin e Kinës në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit, Pekinit. Agjensia Zyrtare Shqiptare e Shtypit, duke lavdëruar votimin tha: “Shtetet e Bashkuara kane pësuar një humbje serioze në përpjekjet e dëshpëruara që kanë ndjekur për 22 vjet që të injorojnë të drejtën legjitime të Kinës Popullore për përfaqësimin në O.K.B. dhe për të aplikuar një politikë me dy-Kina ose një në Kinë-një Taivan”.

    SHBA është tani në listë për të folur në ditën e parë të debatit mbi Kinën

    Kombet e Bashkuara , N.Y. , 15 Tetor. Shtetet e Bashkuara, të nëntët në listë fillimisht si folës në debatin mbi Kinën që hapet të hënën, u ngjitën sot në vendin e tretë, menjëherë pas Shqipërisë dhe Algjerisë – avokatët kryesor të dëbimit të Nacionalistëve Kinezë. Delegatit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, tani i jepet mundësia të adresuar Asamblenë në ditën e hapjes së debatit. Kjo u arrit kur Kina Nacionaliste ndërroi vend me Shtetet e Bashkuara në listën e folësve.

    Bashkimi Sovjetik ka pritur deri vonë sot, për të kërkuar fjalën për debat dhe është i 43-i në rradhë. Politika e Moskës që nga prishja e saj me Pekinin më shumë se një dekadë më parë ka qenë për të vazhduar përkrahjen e Kinës për një vend ne Asamble, por pa bërë përkrahje të hapur ndaj saj.

    Shqipëria kërkon të ndalojë Planin e SH.B.A.-së për Kinën

    Nga Henry Tanner

    New York Times, 24 shtator 1971

    Kombet e Bashkuara, N. Y. 23 Shtator

    Shqipëria sot u tha mbështetësve të rezolutës së saj për të larguar Kinën Nacionaliste nga Kombet e Bashkuara se ajo do t’i kërkojë nesër Asamblesë së Përgjithshme që të bllokojë nga programi i saj pikën për Kinën të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara.

    Kjo lëvizje e Shqipërisë do të detyrojë 130 deputetët e Asamblesë për t’u prononcuar në votim të hapur. Kjo do të japë një ide se sa mbështetje kanë fituar Shtetet e Bashkuara për propozimin e tyre të përbërë nga dy rezolutat për Kinën.

    Rezoluta Amerikane kerkon të mbajë Qeverinë Nacionaliste në Kombet e Bashkuara, ndërsa, në të njëjtën kohë, të pranojë Qeverinë e Pekinit dhe t’i japë asaj një vend në Këshillin e Sigurimit.

    Burime të informuara thonë se ministri shqiptar, Reis Malile, ka marrë udhëzime nga qeveria e tij sot për të filluar luftën në sallën e Asamblesë nesër dhe i ka komunikuar atë plan përkrahësve të tjerë të pranimit të pakushtëzuar të Pekinit në Kombet e Bashkuara.

    Aleanca në kërkim

    Ky votim do të ketë shumë më tepër efekt psikologjik se sa praktik. Secila palë është përpjekur të krijojë një lëvizje të bashkuar. Asambleja pritet të hedhi poshtë lëvizjen shqiptare, por një rezultat i ngushtë në votim do të konsiderohet si një shenjë ndoshta fatale e dobësisë Amerikane. Dje Komiteti i Përgjithshëm i Asamblesë votoi 11-9 në favor të futjes së idesë amerikane në rendin e ditës. Pika është e shënuar nën një titull neutral, “Përfaqësimi i Kinës në Kombet e Bashkuara”. Britania, Franca , Belgjika dhe Sierra Leone abstenuan.

    Pika shqiptare, e titulluar “Restaurimi i të drejtave të ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara,” fitoi hyrjen në rendin e ditës me 17-2, me 4 abstenime. Në një votim të tretë, Komiteti votoi 12-9 kundër një kërkesë amerikane që të dy artikujt të kombinohen. Ky votim u konsiderua si një pengesë e rëndësishme psikologjike për Shtetet e Bashkuara. Britania, Franca , Finlanda dhe Peruja morën anën e vendeve komuniste, afrikane dhe aziatike në kundërshtimin e propozimit amerikan. Burundi , Qiproja dhe Irlanda abstenuan.

    Reply to this comment
  17. Nausika November 13, 20:39

    0 Toni,
    Ai Kimi i Koresë ja ka kaluar në derdhjen e betonit dhe bile ka bombën atomike, ore, por çfarë ndërtojnë diktatorët, bien si kuti kartoni se i mungon bazamenti që përbën shoqërinë, i mungon humanizmi, respektimi i të drejtave njerzore…

    Reply to this comment
  18. Mira November 13, 21:18

    O Arben Iliri,
    Të lumtë o njeri i ndershëm, se këta spiunat e Sigurimit të Shtetit duan t’i bëjnë të ndershmit, si qenë vetë, funderrinat e kombit shqiptar dhe fatkeqësisht qe shume kjo kategori, se përndryshe do e kishim Shqipërinë në një tjetër gjendje sot, po akoma janë në fuqi këta llumra..
    .akoma nuk ka demokraci Shqipëria, si nuk kishte qysh në 1944…

    Reply to this comment
  19. DR November 13, 21:36

    Kjo thenie brilante e analistit grandioz Montanelit duhet shkruar me germa te arta
    (qe edhe pse e urrente Enver Hoxhes thoshte:)
    .
    Citoj:
    “””””-Shqiperia në fakt nuk kishte qenë kurrë e bashkuar
    as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.
    U bashkua nën Hoxhën i cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, …
    ndoshta është më mirë që të mos hetohet
    si i bashkoi.se kur pati në dorë vendin e tij të vogël,
    Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.”””

    ———————-
    JA CFARE I PUNUAN XHORXH BUSHIT NE OKB DIPLLOMATET E SHQIPERISE dhe ju thoni kishte frike enveri nga nje kasem leshi

    https://m.youtube.com/watch?v=lvmGhmncoXw

    Reply to this comment
    • ShkoDrani November 14, 01:40

      I nderuar DR,
      Diplomatet e Shqiperise nuk i punuan asgje Xhorxh Bushit. Rezoluta per dhenjen e Kines vendin qe i takonte ne OKB e inicioi Shqiperia dhe e bashke-konsporizuan shume shtete te tjera.
      Enveri me ate akt, pjeserisht i drejte, po paguante çmimin e ndihmes ekonomike qe cinte nga Kina.
      Sa per Xhorxh Bushin do te thoja se eshte nga presidentet amerikane qe ka bere shume per Shqiperine dhe me pas me te birin presidentin e 44 te Amerikes, edhe per njohjen e pavaresise se Kosoves.
      Uroj qe te mesosh dicka me shume per ate njeri te afte, shqiptare-dashes. Pa asnje nuance fyerje, do te shtoja se shume nga ata qe permenden si armiq, kurre nuk kane qene te tille. Ne te kundert na kane mbeshtetur si komb.
      Xhevdeti, komunisti i thekur i Zerit te Amerikes dhe Dites mund te deshmoje vertetesine e kesaj pergjigje miqesore.
      Sa per shkrimin mbi Trebeshinen, nuk dua te besoj qellimin e Xhevos, por besoj se kur te hulumtoje pak, ai do te ndjehet jo mire. Dokumentet nuk vine te ti, por ti si hulumtues duhet ti kerkosh. Perse u burgos Kasem Trebeshina? Xhevua mund ti jape pergjigje. Ndoshta po te kerkoje ne vendin e duhur ai do e gjeje pergjigje.

      Reply to this comment
  20. BLACK SWAN November 13, 22:38

    aman mar çuni hitlerit
    thuaje ketij kopilit te Mehmutit , qe te bej nje artikull per ata kalamajte e Bulqizes , aman se ju erdhi “kazani i jashtem” e ju plasi ne fytyre rrrrrrrrrrrrrilindjen
    aman mar gjerman , thuaj Xhevos te mos merret me TREBESHINEN , se Kasemi jua tha atyre si Xhevua “nuk kam hallin se enferri ishte mut , po kam hall kush do ju laje mutin qe ju ka lene ne tru juve ”
    edhe une nuk kam gje me komunizmin , inat e kam pse nuk lejoi prezervativet , do na kursente shtimin e idioteve !!!

    Ditaaaaaaa , po ju “kazani” i lyres se rrrrrrrrrrrrilindjes , nuk keni ndonje gazetar ta dergoni andej nga Bulqiza ?????????
    aman , se ju jeni shtyp i lire , jeni te lire te thoni çfare do udheheqesi ……

    Reply to this comment
  21. shabani November 13, 23:12

    Trebeshina mbetet I madh ka qene gjithe kohen rebel e urrenin te gjithe se ka thene te verteta dhe u ngrit me guxim ne konference e tiranes kunder kastes bllokmene qe bente jete mondane dhe populli ishte me triska per te marre nje buke misri

    Reply to this comment
  22. demo November 14, 00:10

    Dr.vetem per fjalet Kasem leshi,jam i nje mendimi.Emri i Kasem Trebeshines nuk eshte permendur kurre deri tek Enver Hoxha.Mund t`i kete thene ndonje fjale te shoqit Fiqiretja,qe e kishte kusheri te pare.Mehmeti ju ka pergjigjur:-Une s`po ja dal dot me psikopatet qe kam ne shtepi time,te rri te merrem me psikopatet e familjes tende.Shtrojeni ne spital psikiatrik,se ja futa plumbin me doren time.! Deri ketu mund te kete shkuar tema e disidentit Kasem Trebeshina,.Ka qene edhe nje disident tjeter i ketij lloji ne ato vite,qe firmoste K.S,Spiri.Shkruante lumenj me vargje dhe mbushte redaksite.Niko Nikolla therriste Dritero Agollin,Qamil Buxhelin dhe i perhershmi i redaksise se Hostenit,Gaqo Veshi gajaseshin me KS Spirin,kur recitonte ne vargje gazeten Zeri i Popullit.Lexoni kujtimet e Haxhi Kroit dhe Qemalit,.Letrat e popullit kalonin neper tre filtra sekretaresh,pa te arrinin tek Enver Hoxha..Sikur ajo leter qe paraqitni ju te kishte mberritur ne dore te Enver Hoxhes,Kasemin nuk e shpetonte as kusherira e pare,as ministria e brendshme me gjithe Mehmet e Kadri.Gjeneral Halim Xhelo nje leter anonime i shkroi Enver Hoxhes dhe iku si qeni ne vreshte,jo Kasemi!

    Reply to this comment
  23. MH November 14, 00:57

    Ka komente interresante.
    Por komenti i z.Toni vecohet si koment me permbajtje shkurt dhe koncize.Shume bukur i persosur me logjike mbi fakte te verteta!
    Vrejtje,ndaj keqkuptuesve te komentit ku shkruhet:
    “po mbi varr le ti pshurin….”Tregon se deri ku ka arrit trimberia e atyre qe e pshurrin.Sa kje gjalle mshifeshin ferrave e skutave bile bile a mund te hynin andej nga kane dale.

    Komenti tjeter:
    NYTIMES 10.27.1971..Shqiperia mposht Ameriken ne new york.Asht i shkelqyer.Por do te shtoj:
    Kur e merrte fjalen Halim Buto nuk kishte karrige bosh ne salle.Linin te gjitha muhabet,pirjet e cingareve dhe me shpejtesi marramendesa zinin karriget e mbushesh e gjithe salla e OKB.

    Komenti final!asht i z.DR.
    Qe cdo shqiptare duhet ta rregjistroi ne mos ne tru te pakten ne tefter arkivor personal:
    Thenie brilante e analistit grandioz Montanelit duhet shkruar me germa te arta
    (qe edhe pse e urrente Enver Hoxhen thoshte:)
    .
    Citoj:
    “””””-Shqiperia në fakt nuk kishte qenë kurrë e bashkuar
    as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.
    U bashkua nën Hoxhën i cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, …
    ndoshta është më mirë që të mos hetohet
    si i bashkoi.se kur pati në dorë vendin e tij të vogël,
    Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.”””

    Une qe lexoj,shtoj poqe nuk kam deshire t’iau prish bukurin e tre komentuesve te lartepermendur.
    A nuk bindeni qe fjala e Halim Butos ne OKB ishte arritje e shkelqyer si te ishte nji fuqi e madhe shtetit.Etj,etj,etj,etj!
    Pershendetje dhe pergezime tre komentuesve qe e shohin boten me objektivitet realist.

    Reply to this comment
  24. Lili November 14, 05:17

    Mbas 90 shit,iu duheshim disave disident,demokrate antiparti etj etj… po vetem disident,demokrat antiparti te zgedhur ne rrethin ma te besuar te Partise…
    Qe fjala te gjithe fajtore te vertetohet
    E sidomos per te thane se faji nuk kemi mbasi nuk kishte pasur as opozite as intelektuale qe nuk ishin te perlyer me regjimin e Enverit…

    Shfajsim per cdo gje kerkojshin edhe «  miqte » qe mbyllen syte 50 vjete e po mbyllin syte prape tash e 27 vjete…

    Nuk ka nevoje te shkojme aq larg shikoni sot realitetin tone…

    Reply to this comment
  25. Alban Dardani November 14, 05:47

    Perse lodheni kaq.shume.
    Ne se Kasemi eshte denuar, atij pa tjeter i eshte bere nje gjyq.,
    Shikoni domumentat e gjyqit
    Ne se atu permendet promemorja, pa nvaresisht se nuk ndodhet kopja origjinale
    do te thote se ai e ka derguar. Nuk ish detyra e Kasemit qe te gjente. origjinalin
    ORIGJINALIN KERKOJANI ATIJ QE ORGANIZOI. DHE DREJTOI —- PLURALIZMIN. POLITIK SHQIPTAR (PPSH)

    Reply to this comment
  26. "BOHOTINA" November 14, 08:55

    E kam degjuar vete ne interviste kur tha: “Po i kam bere nje leter tre çerek faqe formati me shkrim dore”. Nga na doli kjo leter kaq e gjate?

    Reply to this comment
  27. HAMDI TOBLI November 14, 22:41

    Edhe ti Xhevdet bie shpesh here ne kazan !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*