Letra e Dakos që liroi Berishën? Rama: Letër ordinere, shhhhhhh

February 13, 2020 22:40

Letra e Dakos që liroi Berishën? Rama: Letër ordinere, shhhhhhh

Pas 7 vitesh në qeveri kryeministri Edi Rama thotë se në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.

“Nuk ka qenë problemi i vullnetit tonë, por i një sistemi drejtësi të kalbur”, tha shefi i qeverisë duke argumentuar se pse e nisi tani aksionin e OFL-së.

Drejtuesi i emisionit Opinion e pyeti drejtpërdrejt kryeministrin për lirimin e Lulzim Berishës, i cili është në listën e OFL-së, teksa ky i fundit u lira me anë të një letre nga ish kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Është një letër ordinere që jepen me qindra e qindra kur ia kërkon shërbimi i provës. Kryetari i bashkisë mund të jap edhe një letër që ku thotë është hero. Këtu çështja është çfarë bën gjykata, çfarë bën prokuroria. Nuk kemi patur aleatë kundër krimbnin, por aleatë me krimin dhe kundër policisë”, tha Rama.

Edi Rama – Unë flas me fakte

Artan Hoxha – Po fakt është ajo

Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll

Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…

Edi Rama – Po pusho moj pusho

(Edi Rama – Shhhhhhh…..)

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të partisë socialiste.

Edi Rama – Po si stë vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jot ë dëgjoj broçkullat e tua

Klodiana Lala – Unë pot ë them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike

Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

Blendi Fevziu – Ju mor zotri nuk torolisim ne ktu opinionin publik

Edi Rama – Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju

Blendi Fevziu – Jo nuk është nevoja të kërcënosh, përgjigju pyetjes.

d.a. / dita

February 13, 2020 22:40
Komento

3 Komente

  1. Adih February 14, 00:26

    Zoteri te nderuar gazetare ,e kini vrare Ramen ,kur e pyetet per banditin Vangjush Dakon .Ju i thoni ketij Rames me te drejte ja ku eshte ujku dhe ky thote gjemoini gjurmes.
    Akoma mereni me kete genjeshtar e mashtrues .Ketij i kemi derguar me kohe disa here me shkrim letra per gjemat e DAKOS, por ne vesh te shurdher . .Jane me ze e me figure ,bemat ,vjedhjet .
    Por ka heshtur dhe mbrojtur Dakon ,me gjithe se e kemi kapur me preshe ne duar .
    Ja disa bema te Dako trimit te Rames.
    Ka prishur te gjitha vend strehimet ,me gjithe se jane ne troje shteterore dhe i ka perdorur per perfitime ndertimi m2 ndertim .Jane te jashte ligjeshme ,ja kemi derguar Rames edhe me harta qe jane te mvarura nga min e mbrojtjes ,por eshte tallur ,palere ,te shikosh se sa truall ka vjedhur Dako me dhjetra km ne bregdet ,duke punuar me mafjen per perfitime miliardash me keq se na mall te babes .E spo ja kujtojme shtesat e katave ,jo nje por 4 kate pernjeheresh si me qene bombone ..Por do ti vije radha Vangjush Dakos mos u merzit o Rame .

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta February 14, 16:25

    Nuk ka faj ky “mashtrusi profesionist’,as kjo ,qe nuk ka vetem fytyren te deformuar,por gjithcka qe del nga goja e saj,por vete Edi RAma qe eshte “i fiksuar”tek Klani , sic beri edhe me ate “cfaqen”me te shemtuar qe kane pare ekranet tek ne dhe qe neperkemb dinjitetin edhe te atyre per te cilet eshte bere” filmi”,se ata qe luajne ne te jane mesuar me te tilla ndyresira:Po Edi Rama c’deshi ne ate dhe ne kete cfaqie!?

    Reply to this comment
  3. Lala February 15, 06:48

    Kam një foto me Ramën qysh në fushatën e parë elektorale , nëse mua më mer trut era Rama e ka fajin! Fotografia është bindëse sepse jemi me gratë tona .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim